Gjendet i varur 50 vjeçari. Zhdukjen e denoncojnë dy të dashurat

12 Qershor 2013, 10:23Kronika TEMA

Një 50-vjeçar nga Tirana është gjetur nga policia i varur me litar, 4 ditë pas zhdukjes, në apartamentin ku jetonte prej 2 vitesh në Durrës.

Në rrethana shumë të dyshimta, 50-vjeçari Haxhi Ismailaj, ose Rino di Fiore, me identitet të dyfishtë, me shtetësi shqiptare e nënshtetësi italiane, lindur në Tiranë e banues prej dy vjetësh në plazhin e Durrësit, është gjetur i varur në apartamentin që kishte me qira në lagjen 13 në Durrës.

Burimet policore bënë me dije zyrtarisht, se zhdukjen e tij gjatë katër ditëve e kishin denoncuar dy gra në polici.

Ndërsa në datën 8 qershor, ditën që dyshohet se është kryer akti i vetëflijimit, një tjetër femër e ka denoncuar 50-vjeçarin për plagosje të lehtë.

Policia po heton intensivisht për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me vetëvarje, megjithatë nuk përjashtohet edhe pista e vrasjes.

4 komente në “Gjendet i varur 50 vjeçari. Zhdukjen e denoncojnë dy të dashurat”

  1. myzeqari says:

    Ore bravo i qofte ketij te pakten dashnoret nuk e lane te zinte ere. Po ne qe skemi dashnore si do bejme?

  2. shqiponja says:

    50-vjeçari Haxhi Ismailaj, ose Rino di Fiore, me identitet të dyfishtë, me shtetësi shqiptare e nënshtetësi italiane!!!!! QE KETU KUPTOHET PSE ESHTE VETEVARUR!

  3. BESA says:

    Ngushllime familjes por kush esht ne haram jeten e ka ne rrezik ,me dashnore???merrni grue siq ka hije mos luni me jeten…

  4. Lidi says:

    e njihja une mire.ishte nje kokrre e mashtruesit dhe e kurvarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje