Telashet e Doktorit me mjeken e botoksit

12 Qershor 2013, 22:12Antena TEMA
Telashet e Doktorit me mjeken e botoksit

Pas shfaqjeve të lodhura në publik dhe refrenit të Ramës se Doktori është katragjysh me antiplumb, Doktori vendosi të bënte botoks për t’u dukur më i ri. U gjet dhe zgjidhja pasi kishte një klinikë private që e bënte këtë punë, përballë fundit të rrugicës ku ka shtëpinë Doktori.

Doktori shkoi në klinikë, dhe para se të fillonte terapinë, pyeti mjeken se çfarë tipi botoksi duhet të bënte.

-Unë mendoj se ke nevojë për tipin A, i tha mjekja, pasi me këtë trajtim toksina injektohet në muskuj të vegjël duke i relaksuar dhe zbutur rrudhat. Në këtë rast botoksi bllokon impulse nervore që shkojnë në muskujt e vegjël dhe parandalojnë këta muskuj që të mblidhen. Në këtë mënyrë, lëkura sipër lëmohet dhe shtrihet pa rrudha….

Doktorit iu duk ekzakt ajo që donte.

-Shumë mirë. Këtë trajtim due, tha. Due me ma injektue me shiringa të vogla, sidomos tek rrudhat e ballit, tek “muskuli i zemërimit” midis vetullave, tek rrudhat rreth syve si dhe tek “këmbët e pulës” që quhen ndryshe, si dhe rrudha të tjera të fytyrës apo qafës.

-Ua sa mirë, i dini gjithë muskujt, i tha mjekja. Edhe pse jeni kardiolog, i njihni shumë mirë muskujt e fytyrës.

-Kam 22 vjet që merrem me muskujt e fytyrës, i tha Doktori. Veç një merak e kam. Sa ditë zgjat efekti i këtij botoksit?

-Besoj se mjafton për fushatën, i tha mjekja. D.m.th zgjat deri nga korriku pa u kuptuar.

-A, shumë mirë, tha Doktori. Atëherë të fillojmë nga puna.

-Dua të të shpjegoj para se të filloj dhe disa efekte anësore, i tha mjekja.

-M’i thuaj, tha Doktori.

-Mund të kesh ngritje apo ulje të vetullës, por që janë efekte të rikthyeshme kur përfundon efekti i botoksit. Ju keni premisa të keni efekt të uljes së vetullës.

-Në asnjë mënyrë, i tha Doktori, se ashtu dukem i mërzitur. Duhet të bëjmë që të më ngrihet vetulla.

-OK, i tha mjekja, po e provojmë. Tani që unë po të bëj botoksin, po e hap TV tek ndonjë miting i madh i Ed Ramës që ti të çuditesh dhe të funksionojë ky nervi i zemërimit dhe të ta ngrejë vetullën lart. Pas botoksit mund të ngelet lart.

-Në asnjë mënyrë, i tha Doktori. Mitingjet e tij nuk më impresionojnë. Aq sa ai mbledh në shesh, unë i kam bodigardë nga pas.

-Po atëherë të të vë diçka që të çudisë, i tha mjekja, se duhet patjetër që ndërkohë që unë injektoj, vetulla juaj të ngrihet lart nga çudia. Për shembull të vë një intervistë të Ed Selamit që thotë se do jetë besniku juaj gjithë jetën?

-Jo, jo, se më ngre nervat ai kur flet ashtu.

-Kam një fjalim të Nard Ndokës, i tha mjekja, ku nuk thotë asnjë fjalë në rregull. A të ta vendos?

-Jo, jo, se më mbeten sytë mbyllur, i tha Doktori.

-Kam një intervistë të ambasadorit Arvizu, i tha mjekja, shikoje një herë mos ka diçka që s’e ke dëgjuar dhe mund të çuditesh?

-Jo moj zonjë, e di se ç’do thojë ai pa hapur gojën, nuk më lëviz qerpiku!

-OK atëherë, lexoni këtë revistën, i tha mjekja, se ka një intervistë kjo Armina ku thotë se i dashuri e saj nga 1 deri në 10, e do 10, kurse ajo e do 8.5.

Doktori çakërriti sytë duke parë revistën dhe nuk u besonte syve. Mjekja përfitoi nga rasti dhe i injektoi botoksin menjëherë.

-Urime, i tha. Tani është e sigurt që do të rrijë vetulla lart deri në dasmë të djalit.

8 komente në “Telashet e Doktorit me mjeken e botoksit”

  1. sali berisha says:

    jua them une ju ,fejesa e re e djalit do me japi suskes ne zgjedhje ,nezgjedhjet e kalume me kritikun pse spronoja hallen per nuse te djalit ,dh eune u detyrov ame e pranu,,,tani me kritikojne pse zeni u divrcu m ehallen dh epo dashuron mbesen ,,,,po fatos nano mo q e mori xhoana nanon a sishin kushuri dhe t e majtet e quajten nusen e fatit edh eune e kam beku fejesen e zenit me ate misin ate si e ka emrin armeni a kristavgji ska rendesi nedo fitojme nejemi ndruyshimi per para sb

  2. Landi Zverige (Tr) says:

    GAZ PAÇ O MERO!
    -OK atëherë, lexoni këtë revistën, i tha mjekja, se ka një intervistë kjo Armina ku thotë se i dashuri e saj nga 1 deri në 10, e do 10, kurse ajo e do 8.5.

    Doktori çakërriti sytë duke parë revistën dhe nuk u besonte syve. Mjekja përfitoi nga rasti dhe i injektoi botoksin menjëherë.
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/countdown.html

    1. MAKS BUNGA says:

      HA HA HA HA!
      Po ku ka botoks qe I ben derman doktor gangrenes o Mero! I eshte bere surrati zi filmi brazdat….

  3. julian laci says:

    ky ishte humori i vitit. une mendoj se berisha ka nevoje per operacion plastik.une kam nje pjese lekure tek bytha ime qe do te jepja berishes falas vetem per pjesen e buzeve.

  4. VERONIKA says:

    Hhahahahahahhahahhahahhhhhhhhhhhhhhhhahahahahhahahahahhahahhaha
    Me gjithe kto te qeshura ,do na paguani botoksin te gjithve
    hahhahahahahhahahhhhhhhhhhhhhhhhahhahhhahah
    Me Ndoken i ngelen syte mbyllur fare hahahahahhahahahahhahahahhaha
    Vetulla do i rrij lart deri ne dasem …hahahahahahahhahahahhahaha
    ishalla nuk po i vjen ndonje ‘kolopuc” tjeter se do ma sterilizoje Xenin
    hahahhahahahahhahahahah Jeni te paarritshem !

  5. k says:

    Nje humoreske aq e persosur sa qe jam e sigurt qe me se shumti ka m’i pelqy Sali Berishes si personazh i saj. Thjesht, shkronje per shkronje, fjale per fjale eshte humoreske e persosur.

  6. ivani i madh says:

    O Mero vellai ai ska nevoje per botoks po per psikiater se sa vjen dhe me shume po e rendon semundja edhe pse po e BLINDOJNE NGA JASHTE dhe e mbulojne me beze te porositur .Ai e ka problemin nga brenda se mizat e krimbat kane bere punen e tyre per ta dekompozuar teresisht .

  7. era says:

    Do te them si Landi Zverige: GAZ PAÇ O MERO!
    Kur njerzit e shtepise nga tjeter dhome, degjojne qe une qesh me te madhe me pyesin: cfare ka shkruar Mero?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje