Intervista e Sekretares së Përgjithshme të Aleancës Popullore, Armelina Fushekati, për Ora News
Çfarë përfaqëson Aleanca Popullore dhe pse çamët janë të ndarë, të paktën në opinionin publik?
Komuniteti çam nuk është aspak i përçarë. Aleanca Popullore lindi si një emergjencë dhe domosdoshmëri për përfaqësimin e kauzës çame, e komunitetit çam. Aleanca Popullore iu përgjigj thirrjes së komunitetit çam për të zëvendësuar matrapazllëqet politike, ato tallje të njëpasnjëshme, me një përfaqësim dinjitoz dhe të drejtë të kauzës çame. Përfaqësimi i komunitetit çam në këto 4 vitet e fundit nuk është gjë tjetër veçse një dështim spektakolar dhe i turpshëm. Partia jonë përbëhet nga burra dhe gra, djem dhe vajza, të cilët janë të vendosur të ecin përpara së bashku, pa u ndalur, pa e tradhtuar çështjen çame dhe atë kauzë që të gjithëve na bashkoi. Tashmë dihet fituesi i zgjedhjeve, koalicioni ku bën pjesë edhe Aleanca Popullore, “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Votat për Aleancën Popullore janë votat për çështjen çame në qeverisje dhe në administratën shtetërore. Votat për Idrizin janë vota që do të ngelen në opozitë. Koha nuk pret më, komuniteti çam nuk mund të humbas edhe 4 vite të tjera.
Çfarë është menduar për të përkujtuar gjenocidin çam më 27 qershor?
Aleanca Popullore i bën thirrje dështimit dhe dështakëve të tjerë politikë të mos hedhin baltë mbi këtë ditë të përkujtimit të gjenocidit çam për interesa elektorale dhe politike. Të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë e dinë që dita përkujtimore është data 27 qershor. Është ditë historike, e cila nuk mund të ndryshohet me dëshirën e askujt në një ditë tjetër. Idrizi dhe shpura e tij duan dhe janë gati ta përdorin gjenocidin dhe dhimbjen e Çamërisë martire vetëm për arsye elektorale. Aleanca Popullore dhe të gjithë mbështetësit e saj, siç kemi bërë çdo vit, në datën 27 qershor do të jemi të gjithë bashkë në Kllogjer. Çamë, labë, myzeqarë, dibranë, kosovarë, mbarë populli shqiptar do ta përkujtojnë në Kllogjer këtë ditë.
Çfarë do të ndodh me Aleancën Popullore pas 23 qershorit?
Aleanca Popullore do të jetë në qeverisjen pas 23 qershorit me një program tejet dinjitoz për të gjithë bashkëkombësit tanë, me një ideal patriotik në zemër. Koalicioni i majtë, sipas të gjitha sondazheve publike dhe jopublike do të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve dhe votat çame të cilat shkojnë për aleancën janë votat që do ta çojnë çështjen çame në qeverisje duke e bërë çështje të shtetit shqiptar. Pas 23 qershorit, Aleanca Popullore është e gatshme dhe ka marrë përsipër të gjithë përgjegjësitë historike për ta kthyer fitoren jo vetëm në mandate deputetësh, por në një zgjidhje reale dhe përfundimtare të çështjes çame. Aleanca Popullore është një pjesë shumë e rëndësishme e koalicionit të majtë dhe do të jetë në Kuvendin e ardhshëm, pas 23 qershorit, me një program tejet dinjitoz, që nuk ka në themel vetëm çështjen çame, por edhe pika të tjera për gjithë bashkëkombësit tanë.
Cila është pika më e fortë e Aleancës Popullore në programin e saj?
Aleanca Popullore jashtë çdo ngjyrimi ofron zgjidhjen e duhur për problemet jetike të popullsisë sonë, një nga të cilat është varfëria. Partia jonë gjykon se prania e varfërisë në nivelin e bukës së gojës është e patolerueshme dhe si rezultat ne do të lobojmë për të krijuar fondin kombëtar të zhdukjes së urisë. Programi i Aleancës Popullore ka detajuar një projektligj për sigurimin e një minimumi jetik prej jo më pak se 5 mijë lekë të vjetra në ditë për çdo person si një kusht për një ekzistencë dinjitoze dhe sociale. Ndërkohë që çështja kombëtare është madhore, por mund të them se nuk ka patriotizëm më të madh se sa të mbishtesës bashkëqytetarët e tu që janë në kufirin e ekzistencës së jetës. Gjithashtu, në programin e Aleancës Popullore, shëndetësia është një nga problematikat kyçe.
Sa deputetë pretendon të marrë Aleanca Popullore?
Duke pasur parasysh formulën e koalicionit në të cilin ne bëjmë pjesë, Aleanca Popullore do të përfaqësohet denjësisht në parlamentin e ardhshëm me 4 deputetë, që janë figura tepër të njohura, njerëz të shkolluar dhe të “panjollosur”. Këta përfaqësues do t’i kushtojnë vëmendje maksimale çdo mbështetësi, çdo votuesi, pasi kjo është edhe një nga motot tona. Ne nuk kemi bërë dhe nuk do të bëjmë premtime që nuk i realizojmë dot. Deputetët e Aleancës Popullore në Parlamentin e ardhshëm do të jenë aty ku janë dhe sot, pra afër komunitetit, afër mbështetësve, përgjegjës për nevojat e mëdha e të vogla të këtij komuniteti.
Fakti që çamët nuk përfaqësohen më vetëm me një parti, a e dëmton kjo disi të ardhmen e tyre?
Dëshiroj të ripërsëris që komuniteti çam nuk është i përçarë. Është Aleanca Popullore, partia e cila mbështet, është në ballë të komuniteti çam. Vetë komuniteti çam e ka informacionin, e di shumë mirë se vetë Idrizi, duke pasur parasysh që nuk merrte dot votat e këtij komuniteti është fshehur pas listave të PD. Pra, ai nuk pretendon të marrë votat e këtij komuniteti, të cilin ne e përfaqësojmë denjësisht.
Oj zonje votat tua i merr Dule se del para teje ne qarkun Vlore.Ju rrofte Dule dhe Bollano depudete ju te Aleances Came.Lexo ligjin dhe mesoje me 23 qershor se si fiton ju.
te rrofte spiro ksera ty mo i pafytyre
Idrizi nuk mbron interesat e askujt, pervec te vetes se tij. s’i jepet vota njerit qe e perdori ceshtjen came si arsye per te krijuar nje tjeter parti.
Vellezer Cam te Vlores
1. nese ju votoni per PDIU votat tuaja do ikin kot se koalicioni i PD-se merr vetem 3-4 mandate ne Vlore dhe ai i PDIU eshte me 99% i djegur.
2. Nese ju votoni te gjithe (pra te gjithe jo gjysma)per Aleancen Popullore ju do te keni me 100% nje deputet ne parlament dhe gjeni pak se kush do e marri karrigen tuaj nese percaheni: PBDNj.
me nje gur=vote ne Vlore, ju mund te vrisni 3 zogj (Idriz legenin, Sali anitshqiptarin dhe Dule anticamin) dhe te fitoni perfaqesimin qe ju takon
Betohem qe kjo qe thashe eshte e vertete dhe jo propagande.
PSE MASHTRON MORE KELMENDAS QELBESIRE.

Kurse votat per tornitorin jane vota per traktoristin ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/koha-per.html
PSE MASHTRON MORE QELBESIRE.
Vellezer Cam te Vlores
1. nese ju votoni per PDIU votat tuaja do ikin kot se koalicioni i PD-se merr vetem 3-4 mandate ne Vlore dhe ai i PDIU eshte me 99% i djegur.
2. Nese ju votoni te gjithe (pra te gjithe jo gjysma)per Aleancen Popullore ju do te keni me 100% nje deputet ne parlament dhe gjeni pak se kush do e marri karrigen tuaj nese percaheni: PBDNj.
me nje gur=vote ne Vlore, ju mund te vrisni 3 zogj (Idriz legenin, Sali anitshqiptarin dhe Dule anticamin) dhe te fitoni perfaqesimin qe ju takon
Betohem qe kjo qe thashe eshte e vertete dhe jo propagande.
Fakti,qe Idrizi u fut nen CIZMEN FASHISTE TE BERISHES,per te fituar nje KOCKE DEPUTETI,verteton ate se ky BATAKCI e di mire se ka punuar kunder interesave came dhe se CAMET nuk do ta votonin kete PALACO!!!
Berisha kurre nuk ke qene per zgjidhjen e drejte e LIGJORE te ceshtjes CAME,por perkundrazi u FALI GREKEVE 360 KM/2 nga DETI JON!!!
NJELLOJ SI ZOGU,qe i fali serbeve Vermoshin dhe Shen Naumin!!!
Te dy TRADHETARE!!!
Mesazh per Vellezerit Cam te Vlores
1. nese ju votoni per PDIU votat tuaja do ikin kot se koalicioni i PD-se merr vetem 3-4 mandate ne Vlore dhe ai i PDIU eshte me 99% i djegur.
2. Nese ju votoni te gjithe (pra te gjithe jo gjysma)per Aleancen Popullore ju do te keni me 100% nje deputet ne parlament dhe gjeni pak se kush do e marri karrigen tuaj nese percaheni: PBDNj.
me nje gur=vote ne Vlore, ju mund te vrisni 3 zogj (Idriz legenin, Sali anitshqiptarin dhe Dule anticamin) dhe te fitoni perfaqesimin qe ju takon
Betohem qe kjo qe thashe eshte e vertete dhe jo propagande.
Ja ku po ja them qarte ju laramaneve te temes ,qe une per tokat e mia behem edhe grek
turkobytha edhe ti rilndes je mo, e paske kapur trenin eee
Aleanca juaj me grekun per rilindje vetem Rama e kupton.
Votat per ju, jane vota per DULEN.
Votat per Idrzin jane vota per tradhtarin e ceshtjes Came, jane vota te shkuara dem, Me 23 qershore Camet e vertet do te votojne Aleancen Popullore, per ti trguar Idrizit qe nuk tallet dot njeri me kauzen e njerezve te vuajtur.
Po pse cfar i din camet ti more rilindas budalleqen te japin
voten qe ta marre Dulja.
Rilindje kurvash
Nuk ka me vota te Cameve per Idrizin, sepse ai perdori besimin e popullit Came per interesat e tij personale, ne gojen dhe ne mendjen e tij Rezoluta Came ka qene thjeshte nje fasade….
E dashur shoqja sekretare came
Po kur te jeni ne parlament juve te HALEances populiste dhe ai idioti Idrizi ,{nuk ja di emrin e partise } si do behet ???Ju do kerkoni rezoluten came dhe ai …cfare do bej ai ????
Ja te jap nje shembull ,ktu ne FR kantidon Musaj po dhe Mamo …i njoh te dy dhe po evitoj tu tregoj sa me shkolle dhe si jane ber biznesmen …e dini vete juve …po kur te jene ne parlament te dy si i behet ???
Nje gje eshte e sigurt ..qe bizneset e tyre do lulezojne !
Po me hale.atin Dule si do ja beni ????
Apo do jeni opozitare vellezer …hajt mo haleance beqirash jeni
Pershendetje Veronika,
Mesa shikoj z.Musaj nuke njike dhe aq mire.
por me vjen shume keq qe nese do ishe patriote came do dije te beje diferencen.
Te uroj gjithe te mirat dhe shpresoj te njohesh njehere vetne ne radhe te pare pasaj te japesh mendime.