Mbërrin në Shqipëri Grosruk, që vlerëson Berishën për fushatën civile

22 Qershor 2013, 15:16Politika TEMA

Kush mendonte se Volfgang Grosruk do të mungonte në këto zgjedhje, e ka pasur gabim. Ai ka mbërritur ditën e sotme në Shqipëri dhe është takuar me kryeministrin Berisha.

“Kryeministri Berisha priti sot në një takim Presidentin e Asamblesë parlamentare të OSBE-së, z.Volfgang Grosruk dhe delegacionin që e shoqëronte

Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, kryeministri Berisha falenderoi presidentin e Asamblesë Parlamentare  të OSBE-së, për mbështetjen e vazhdueshme që po i dëshmojnë sërish Shqipërisë me ekipin e gjerë të vëzhguesve, të cilët do të ndjekin nga afër procesin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të ditës së diel në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Sipas këtij njoftimi, Grosruk ka falenderuar Berishën për fushatën civile dhe të qetë.

“Zoti Volfgang Grosruk e falenderoi për pritjen e ngrohtë dhe miqësore dhe i shprehu kryeministrit Berisha vlerësimet e tij më të larta dhe përgëzimet më të sinqerta, për fushatën elektorale intensive dhe transparente të zhvilluar në Shqipëri gjatë kësaj periudhe, në një atmosferë tërësisht të qetë, pa kurrfarë incidenti dhe në një klimë thellësisht  të civilizuar, brenda së cilës partitë politike shpalosën platformat dhe programet e tyre”, vijon njoftimi.

Në fund, Berisha e ka siguruar atë për zgjedhje të ndershme.

“Kryeministri Berisha e siguroi zotin Grosruk se qeveria shqiptare është tërësisht e vendosur dhe e angazhuar, që këto zgjedhje të shënojnë standardet më të larta ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe shfrytëzoi rastin për të falenderuar komunitetin ndërkombëtarë për numrin e madh të vëzhguesve, të cilët ndodhen tashmë në Shqipëri dhe do të kenë mundësinë të shikojnë nga afër mbarëvajtjen e këtij procesi, i cili padyshim do të jetë procesi zgjedhor më i mirë i zhvilluar në Shqipëri gjatë këtyre dy dekadave”, përfundon njoftimi./b.l

31 komente në “Mbërrin në Shqipëri Grosruk, që vlerëson Berishën për fushatën civile”

  1. demi says:

    Po i gjetet anen futini ndonje dru.Rasti me i mire eshte kur te ngacmoje Jozefinen.

    1. erenik says:

      se ka problem saliu te bej si engjell per 2 dit se ska gje te keqe !! po kamnje pershtypje qe sdo e kete te gjate mardhenia e mire !! ky te iki te foli me arvizun se ai eshte njishi e ja trego si eshte situata ne realitet e jo si e jep KLAN TV ABC se ato e qesin saliun akoma te virgjer e jo mo te bej krime

    2. lorena says:

      Te gjithe shqiptaret I kane syte nga keto zgjedhje dhe po ndjekin me vemendje maksimale cdo gje qe po ndodh, ne kerkojme mbeshtetjen e nderkombetareve per te shpetuar nga manipulimi I ketyre zgjedhjeve, se saliu s’do ta lere pushtetin. Ne kerkojme qe te mbajne qendrim agresiv ndaj politizimit te KQZ, ne duam qe keto zgjedhje t’I fitojne shqiptaret, jo pushtetaret.

      1. ingo says:

        lorena me ben pershtypje kjo lloj frike qe ke ti (por edhe shume e shume shqiptar te tjere)se mos valle saliu vjedh votat….une do te thosha ate thenien e vjeter te dikurshme qe: ‘toka i takon atij qe e punon’…dua te them qe qeverria i takon atij qe eshte me i zoti dhe qe ka miq me shume qe di ti fitoje zgjedhjet me nje menyre apo me nje tjeter pak rendesi ka,kujtoni vezen e Kolombit…pra nqs rama nuk eshte i zoti te ruaj rezultatin e zgjedhjeve atehere cfare duhet te presim prej tij??beson se do tu dali zot problemeve te kombit??boll me me akuzat boshe :’hajduti”i vodhi”i beri’…saliu edhe nqs i vjedh votat i lumte sepse eshte me i zoti dhe di si ta menaxhoje situaten,rama po te jete i zoti ta kapi dhe ta fusi ne burg perjetesisht ndryshe te mbylli gojen dhe ti leroje vendin dikujt tjeter qe eshte me i zoti sepse jemi lodhur me akuza boshe,
        edvini po te ishte i zoti nuk kishte arsye pse te priste kaq shume kohe per tu perballur ne zgjedhje me nje sali sharlatan dhe super te korruptuar dhe me nje qeverri qesharake…mbeshtetja qe ka rama nga greqia fqinje eshte nje ogur i zi per shqiperine sepse besoj se nuk ka asnje shqiptar qe nuk e di qe greqia punon nate e dite per ta pasur shqiperine nen mbikqyrje keshtu qe edhe nese rama i fiton keto zgjedhje une mendoj qe ai nuk do te jete i zoti te nxjerri vitin sepse ate nuk e duan as vete socialistet dhe me nje koalicion hajduterish rama nuk e kalon dot as ‘uren e beshirit’,mendoj qe poshtersine me te madhe rama e beri ne nxjerrjen jashte loje te AK…madje kjo nuk quhet thjesht nje poshtersi e radhes por nje tradheti sepse rreth AK u mblodhen shqiptaret me patriote dhe me te ndershem,loja ishte e gatuar dhe e dirigjuar direkt nga athina pra ishte menyra e vetme per te fundosur cunamin AK,cunamin qe greqia nuk harronte ta krahasonte me agimin e arte ose me parti fashiste,mendoj qe kjo tradheti e rames ishte tradheti faturur patrioteve shqiptare dhe mendoj qe nuk do te kaloj kaq lehte,kreshnik spahiu u tregua burr qe nuk pranoi ti bashkohej koalicionit te hajduteve,
        lorena une jam emigrant dhe aspak militant(sic jane pjesa derrmuese ketu ne forum) dhe nuk dua tia di se kush fiton zgjedhjet e neserme por une e quaj edi ramen po aq bashkefajtor sa edhe sali berisha per deshtimet per ekonomine e dobet per varferine dhe papunesine ne shqiperi keshtu qe nuk jam aspak optimist se pas ketyre zgjedhjeve do te ndryshoj dicka pozitivisht per shqiptaret…

    3. teona says:

      Cfare vezhgimi do beka ky qe vlereson si civile fushaten e Berishes, kur ai s’ka lene gje pa bere ne fushate, nxori te burgosurit, incidente elektorale, sulme ndaj perfaqesuesve dhe mbeshtetesve te opozites, leke te hedhura per te blere votat. Urojme vetem per votim masiv per te mbrojtur votat sepse s’ka rruge tjeter, saliu po blen edhe fjalen e te huajve tashme me parate tona.

    4. enisi says:

      Po ca fushate e ke fjalen Z.Grossruck ?! Se fushata Edi Rames eshte fushata me e bukur qe kam pare ne tere keto vite qe jetoj !! Eshte fushate aq e bukur sa dhe vet Sali Berisha ka filluar ta imitoj te madhin Edi Rama !! Se kuptoje ca fushate ka bere Saliu qe te thoni kshtu ?! Saliu ka 8 vjet qe ben te njejtat premtime dhe per me teper ska bere as 1 % te atyre premtimeve qe ka thene ketu e para 8 vjetesh !!

    5. aqifi says:

      T’i fuse nje qofte me baba Mondin…

      1. ALIU says:

        po ik o xhaxh te keqen aman!
        me 23 qershor te thuash cte duash ti ne prapeseprape e kemi ndare mendjen
        DO VOTOJME PS
        DO VOTOJME NR 29!
        ME KRYEMINISTER EDI RAMEN!!

      2. JORI says:

        o sali te erdhi fundi!!!!
        ME 23 QERSHOR TI DO PERJETOSH TMERRIN E DISFATES!!!
        HUMBJA JOTE DO JETE E TMERRSHME
        SI PER TY EDHE PER HORRAT E TU QE TE VINE PRAPA!!!

    6. Malsia e Madhe PD forever jang says:

      Ky asht njaj qafiri qy ja ka lyp Jozefins?
      Kuku per ty moj Loke!

      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/nana-pede.html

  2. sherifi says:

    Kujdes me kte bandit se ky hedh gurin dhe fshe doren,eshte bere i pa besushem,duhet bere syte kater deri ne daljen e rezultatit.

    1. keno says:

      se kuptoje si ka mundesi qe ky saliu gjithe te paret qe tako i kput zemren po sa kalo pak dite ky saliu ka gjithmon sherre mire qe nuk vritet !! hajt se do folim kur te zihet dhe ky e te thote ca fushate ben saliu pasi te shofi se kush eshte djalli ne te vertet

  3. beni says:

    cfare thua more zoteri i dashur, a je ne terezi, po skandalet e perditeshme per blerje vote dhe dhunim, jo me larg se sote ne 4 te mengjesit nje komisioner i ps en kukes u dhunua brutalisht , jo melars se sot ne 1 te u kap drejtori i doganave me gaz dibren duke shitur vota

  4. veri says:

    o zoti Grossruck ku e ka bere transparencen saliu ore me fal?ky proces zgjedhor ka vetem 4 antar qe ketu bie poshte ajo qe the,kush nuk do zgjedhje te lira dhe te ndershme , ku njerzit shkojne te votojne per idealin e tyre dhe vullneti i popullit te lexohet dhe te repektohet? vetem saliu, militante jane shume por saliu po njerzit drejt urrejtes mos jep mesazhe te gabuar e po ndodhin incidente cdo dite

    1. Maksi says:

      po ti ku e pe transparencen e saliut me amna se tashi erdhe !! se me fikso fare ky qe paska ardhe dhe per me teper ky sja ka idene se ca po ndodh ne zgjedhjet e vendit vjen ne mes te fushates dhe direkt jep perkrahje politike 1!! cjan keto gjera qe po ndodhin mer zot !! Ti sa cereku arvizut te jesh mer

  5. besniku says:

    Ky kryeministri yne, qe vazhdon te jete ne detyre me vota te vjedhura, me zgjedhje te manipuluara dhe me deputete e anterare qeverie te blere nga opozita, eshte duke provokuar rende popullin shqiptar. Mendon se do e hedhe si me pare, por kjo eshte prova e fundit e tij dhe e pijanecit Grossruck. Nese ngrihet populli, qe eshte gati, vetem nje shenje do qe Sali Berisha eshte duke vjedhur ose ka vjedhur votat, atehere as Saliu dhe as pijaneci nuk do te kene vend ku te shkojne. E keshilloj pijanecin qe te largohet sa me pare te jete e mundur, me heret se data 24 qershor, me qellim qe te mos provokoje me shume shqiptaret dhe te rrezikohet te mbetet ne Shqiperi per shkak te mbylljes se aeroportit.

    Vdekje Komunistit,spiuneve dhe sherbetoreve te tij!

  6. jo vrasesit sali berisha jo hajdutit te piramidave jo per te vraret e 97 tes e gerdecitjo per 21 janarin says:

    erdhi zorraku QE SALIU E KA PAGUAR ME PARATE TONA TE VJEDHURA BESOJ SE KJO VIZITE I SHTON ME TEPER VOTAT PER PS SALIU ESHTE NE HUMNERE E PO PERPLASET PER VDEKJE ME SHKEMBINJTE QE DO E COPTOJNE

  7. Stef Staku says:

    ANALIZE : Ky eshte nje sinjal shume ugurzi per standartet e zgjedhjeve ne Shqiperi. OSBE i ka duarte e lyera me gjak ashtu siç i ka edhe krim Berisha…
    Keto maskarej duhet te ndiqen nga interpoli per sponzorizim te terrorizmit nderkombetar.

  8. al says:

    sa poshte kemi rene, qe varemi nga nje fshatar austriak qe as njerezit e vet nuk e njohin. mundohuni ta largoni kete pisllek nga toka jone. ky eshte prototipi i legenit nderkometar. ky eshte stromullari i prishjes se zgjedhjeve tek ne. ky do perzene me dru nga shqipnija,ftyre e ndyre.

  9. Teta says:

    Nese me zgjedhje te lira e te ndershme, Berisha nenkupton detyrimnin e administrates per ta votuar, plagosjen e komisionereve te PS e LSI,mos veprimin e policise, dublimin e listave e te tjera,atehere jemi ne diktature, kur dhe Irani e nderroi presidentin, ne nuk jemi te lire te nderrojme k\ministrin.Le te vije kush te doje , kesaj rradhe Saliun po nuk e largoi vota, do ta largoje revolta.

  10. SKANDAL! says:

    SALI BABA DHE MAFIOZET QE SHPERBLEHEN PREJ TIJ SE KANE PER TURP TE BEJNE TE ZEZEN TE BARDHE.

    MJERE POPULLI NE DORE TE KUJT KA RENE!

  11. alban4eva says:

    bej qejf me paret tona qe te jep S-haleja o Grossruck, pse mos te besh!!.

    i beri leket e popullit rrush e kumbulla S-halè vampiri, duke ua dhene ju pisave europiane, qe te lani e te lyeni Saliun..!!

    miliona dollare te popullit qe shkojne ne xhepat e ketyre fashistave europiane, per te thene lajken e radhes per S-halè sulltanin. u bene te pasur europianet ketu ne Shqiperi me leket e popullit…!!

    edhe dy dite o Zot, edhe dy dite, qe te shpetojme nga kanceri i Shqiperise..!!!

  12. cama says:

    mjaft me me rrenimimin ,
    me vrasjet e qytetareve,
    me gerdecin ,
    me arsimin e rrenuar me shnetsin e shkermocur ,
    me drejtsine e munguar,
    majft me me diktatorin!!!!! ,,,
    kujdesssss rezikkkk ! mos voto 44…
    kujdes rrezik! diktatura te uzurpon,,,,
    kujdes rrezik! diktatura te rremben lirine ……
    kujdes rrezik! diktatura te per dore!
    kujdes! diktatura te varferon dhe te zhyt ne mjerim…
    kujdes rrezik! diktatura te dhunon dhe te persekuton.
    kujdes rrezik!! po u bere pjese dhe pre e saj je bashkefajtore dhe brezat dhe historija do te te denojne….
    kujdes e ardhmja e femijeve dhe te afermve te tu do te jete ne rrezik…..
    kujdes rezik!!!! kujto 44 dhe voto rilindjen 29

  13. gershana says:

    syte do i nxjerrim sali pleres me gersheret qe pret fjongot….

  14. lili says:

    Ka gjetur edhe ben,se po t’i kishit treguar dje apo sot se eshte personnage non grata per popullin tone,as nuk kishte menduar me arche.pra te gjithe ne protesta para hôtelit te tij me nuk ju duam ne vendin tone!

  15. ARUSHA says:

    POSHTE GROSSUCK

  16. PRAP ERDHI KY DERRI I BUTE TE NE ?

    URGJENTISHTE KY PALACO, DUHET LARGUAR NGA SHQIPERIA.

    VOTUES ,MOS U MASHTRONI NGA FJALET E KETIJ DERRI,GRUESSKUT! KY ESHTE MAFIOZI SI PODESTA QE DO SALIUN PER TE MARR LEKE ‘

    KY ESHTE QELBESIRA E EUROPES.

  17. genti says:

    Gallate Shqipetare .,sa here flet Withers( qe maksimumi ka qene ambasador i Shqiperise dhe ne USA sigurisht s ja ve kush veshin..,)shume i “shqetesuar”per demokracine ne Shqiperi per TCH,Tema ,Shqip&co .,flet miku i madh i Shqipetareve .,kurse kur vjen z.rumsfeld qe ka qene minister mbrojtje i USA per pese vjet dhe e njeh e gjithe bota ….sigurisht e ka paguar Berisha .Keto jane media te pa(la)varura jo shaka………

  18. genti says:

    sa here flet Withers( qe maksimumi ka qene ambasador i Shqiperise dhe ne USA sigurisht s ja ve kush veshin..,)shume i “shqetesuar”per demokracine ne Shqiperi per TCH,Tema ,Shqip&co .,flet miku i madh i Shqipetareve .,kurse kur vjen z.rumsfeld qe ka qene minister mbrojtje i USA per pese vjet dhe e njeh e gjithe bota ….sigurisht e ka paguar Berisha .Keto jane media te pa(la)varura jo shaka….

  19. stadjumi dinamo says:

    Ju bej thirrje te gjithe njerezve si dhe socjalisteve qe pas zgjedhjeve te festojme se bashku kryeministrin e ri te shqiperise Sali Berisha sepse ai eshte kryeministri i gjithe shqiptareve pa dallime politike!

  20. Wendy says:

    O Vllai , po shkruj emrin tend ashtu si duhet njehere,pastaj na bej thirrje te mblidhemi bashke te festojme FITOREN E RILINDJES,se Efendi Sali i ka oret e numeruara .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje