E vrasin djalin e tyre dhe më pas e hedhin në lumë. Trupi i pajetë i 44 vjeçarit nga Tirana është hedhur në lumë nga prindërit e tij. Ngjarja ka ndodhur 6 ditë më parë në zonën e Babrrusë.
Ruzhdi dhe Huzrie Fisniku, kanë qëlluar tre herë më thikë të birin, Agronin, i cili vuante nga probleme mendore. Prej kohësh, bashkëshortët ndiheshin në terror nga djali, i cili i dhunonte fizikisht.
Situata ka gjeneruar në konflikte të vazhdueshme, aq sa çifti i moshuar ka menduar një zgjidhje çnjerëzore duke e vrarë.
Ata kanë tentuar ta fshehin ngjarjen dhe ia kanë hedhur trupin në lumë, në përpjekje që ngjarja të mos zbulohej kurrë.
Autori i vrasjes makabre, babai Ruzhdi Fisniku, më parë kishte deklaruar në një media t’i rikthehej ndihma ekonomike prej 3 mijë lekësh, që i ishte ndërprerë prej një viti, pasi të ardhurat e bashkëshortëve nuk ishin të mjaftueshme sepse edhe dy fëmijët nuk punonin për shkak të problemeve mendore./A.Xh
Sa shume te cmendur ne nje siperfaqe aq te vogel!
Ky eshte zhvillimi i madh qe ka arritur vendi yne .Se di ke te fajesoj , prinderit per mungesen e mundesive , shtetin qe nuk krijon kushtet apo viktimen per fatin e keq te tij .Po me kujtohet kenga :Ti regalero una rosa .Te gjithe kemi neper qytetet tona bashkeqytetare tone me probleme mendore , disa jane edhe te dhunshem ne famijle dhe jashte , shteti nuk u mundeson te gjithve mundesine te kurohen , prinderit bejne aq sa munden deri kur ……… ,smunden me .Shteti yne ska lene njeri shendosh pa i nxjerre ne kemp , per keta asgje .Dhe me e keqja e gjithe kesaj eshte qe keto vitet e fundit jane shtuar shume njerez te tille dhe pas 10-20 vitesh do te kete akoma me shume .U prefsh ne paqe , fajtor qe linde apo u bere me semundje mendore .
JA KJO ESHTE MIREQENIA QE NA KA KRIJUAR SALI BERISHA.PO QE SE DO VAZHDOJE TE QEVERISE EDHE KATER VITE TE TJERA SHQIPERIJA DO TE KTHEHET NE NJE BURG QMENDINE ME DOKTORIN E QMENDUR NE KRYE.ISHALLE JO.
Ore Dardan , thenja e jote eshte apriori , me i drjete per drejte o njeri !,Po ty ne c’siperfaqe duhet te te fusim ? Ne kete te voglen , apo ne ndonje me te madhe se kjo e jona ?. Nuk thua qe keso fatekeqesishe i shton menyra e keqe e qeverisjes se vendit aktualisht ,por hedh shashka pa adrese . Don zoti dhe ketu tek ne , nderron kjo menyre e egger drejtimi i vendit . Neser dita e ndryshimit dhe e vendimit te madh . Ndodhte ajo qe deshiron shumica e shqiptarve !