Vëzhguesit ODIHR, kritika për numërimin e ngadaltë, për punën e KQZ-së dhe për presionet e qeverisë në këtë fushatë zgjedhore
Misioni i vëzhguesve të ODIHR doli me një deklaratë të përbashkët në lidhje me zgjedhjet. Ashtu siç ishte paralajmëruar, deklarata është hartuar jo vetëm nga ODIHR, por edhe nga grupi vëzhgues i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës.
Këto zgjedhje cilësohen si aktive dhe konkurruese, por thuhet se klima zgjedhore u njollos, ndërkohë që kjo kërcënoi administrimin zgjedhor.
“Zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit në Republikën e Shqipërisë ishin konkurruese me pjesëmarrje aktive të qytetarëve gjatë gjithë fushatës dhe respekt të mirëfilltë për liritë themelore.
Megjithatë, atmosfera e mosbesimit midis dy forcave të mëdha politike njollosi klimën zgjedhore dhe kërcënoi administrimin e të gjithë procesit zgjedhor. Votimi vijoi mirë, megjithë parregullsitë procedurale, por numërimi u vonua në shumë zona.
Mospërputhjet e hershme e të përsëritura dhe mosbesimi reciprok i vazhdueshëm ndërmjet partive politike kryesore cenoi punën e administrimit të zgjedhjeve dhe kërcënoi ecurinë e qetë të zgjedhjeve.
Pasi partitë opozitare bojkotuan Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) pas shkarkimit të debatueshëm të njërit prej anëtarëve, KQZ-ja e zhvilloi pjesën e mbetur të punës së saj
pa kuorumin e nevojshëm për të miratuar vendime kyçe. Përshtypja se KQZ-ja veproi në mënyrë politike u përforcua vendimi i saj për të rikompozuar komisionet zgjedhore të niveleve më të ulëta,” thuhet në raportin e vëzhguesve.
Përveç KQZ-së, kritika ka pasur për parlamentin në lidhje me ndarjen e mandateve, por edhe në lidhje me presionet e qeverisë në këmbim të votës.
“Në mungesë të vendimit të KQZ-së për ndarjen e mandateve në katër zonat zgjedhore, vendimi i mëpasshëm i parlamentit për këtë çështje ishte në kundërshtim me parimin e procesit të rregullt ligjor dhe barazinë e votës. Gjykata Kushtetuese e refuzoi juridiksionin për një ankesë që kundërshtonte vendimin e parlamentit,” thuhet në raport.
“Rastet e zbehjes së vazhdueshme të kufijve midis institucioneve shtetërore dhe interesave partiake, bien në kundërshtim me pikën 5.4 të Dokumentit të Kopenhagenit të OSBE-së të vitit 1990 dhe
pikën I.2.3 të Kodit të Praktikës së Mirë në Çështjet Zgjedhore të Komisionit të Venecias. Pretendimet për blerje votash dhe presioni mbi punonjësit të sektorit publik, ku përfshihen rastet e pjesëmarrjes së detyruar në tubime dhe shkarkim nga puna, janë vlerësuar nga MVZ-ja e OSBE/ODIHR-it si të besueshme, kanë ndikuar negativisht në klimën para-zgjedhore. Rregullore për financimin e fushatës nuk ofruan transparencë të mjaftueshme gjatë periudhës së fushatës,” vijon raporti.
Sa i përket përgatitjeve për zgjedhjet, sërish rezervohen kritika për punën e KQZ-së.
“Përgatitjet teknike për zgjedhjet ishin të përshtatshme, pavarësisht disa mangësive të konstatuara, veçanërisht në mosrespektimin e një sërë afatesh ligjore. Pati organizim të vonuar të mbledhjeve dhe një paraqitje e paplotë e vendimeve të KQZ-së në faqen e internetit të KQZ-së, në kundërshtim me ligjin.
Megjithatë, partitë dhe media u informuan dhe morën pjesë në mbledhjet e KQZ-së, që ishin të hapura për publikun dhe transmetoheshin në internet (online). KQZ-ja ishte plotësisht
bashkëpunuese me vëzhguesit ndërkombëtarë.
Përgjithësisht, ekzistonte besimi në cilësinë e listave të zgjedhësve, por edhe disa shqetësime të shprehura kryesisht nga partitë më të vogla politike. Numri i zgjedhësve pa një adresë të plotë u reduktua me rreth 35 përqind përpara këtyre zgjedhjeve, që përmirësoi me tej saktësinë. Listat e zgjedhësve u vunë në dispozicion për rishikim dhe zgjedhësit mund të verifikonin dhe korrigjonin të dhënat e tyre. Rreth 139 kryetarë bashkie u gjobitën për shkak të mosrespektimit të plotë të
detyrimit të tyre ligjor për të informuar KQZ-në për numrin e zgjedhësve dhe vendndodhjet e qendrave të votimit.
Kodi Zgjedhor i dha KQZ-së detyrën të testonte dy sisteme të reja teknologjike për zgjedhjet: numërimin elektronik dhe verifikimin elektronik të zgjedhësit. Megjithatë, KQZ-ja shkeli një sërë afatesh ligjore dhe nuk miratoi rregulloret e nevojshme, duke bërë kështu të pamundur implementimin e tyre të suksesshëm. KQZ-ja anuloi zyrtarisht të dy sistemet pilote në javën përpara ditës së zgjedhjeve”.
Sa i përket mbulimit mediatik të fushatës, në raport thuhet: “Klima mediatike ishte pluraliste gjatë gjithë fushatës dhe ofroi larmishmëri në përmbajtje, gjë që i mundësoi zgjedhësit të bëjnë një zgjedhje të ndërgjegjësuar. Megjithatë, pavarësia editoriale, u cenua nga ndikimi politik. Transmetuesi televiziv publik u ofroi partive më të mëdha mbulim mediatik të barabartë, por ishte më pozitiv në qasje kundrejt partisë në pushtet. Media e monitoruar nga MVZ-ja e OSBE/ODIHR-it nuk e përmbushi detyrimin ligjor për t’i siguruar partive më të vogla sasinë e specifikuar të mbulimit informativ. Krijimi i vonuar i Bordit të Monitorimit të Medias dhe mungesa e kolegjialitetit e reduktoi efektivitetin e tij. KQZ-ja miratoi një vendim të debatueshëm që nënkuptoi një kërkesë për transmetuesit për të transmetuar materialin e fushatës të përgatitur nga subjektet zgjedhore në edicionet e tyre informative gjë që shkeli lirinë editoriale”./ep
Ore po e keni pare gje ate rruspihanen aziatike te Podesta?
Ka gjet ndonje komisioner hamshor?
Ka pare per te na dhene ajo bashke me kepuc-kuqat e Podesta-s.
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/pd.html
pfff ska shans me te bejn gje ata sepse difercenca esht shum e madhe!! populli ne nje koh ka fituar se ka zhdukur saliun po ne anen tjeter ehhh sa lek ka marr podesta nga ne !! saliun e pret dita e gjykimit shum shpejt!! kan ndalu dhe skafet se ne 97 familja e tij u zhduk me skaf per ne itali
shpresoj vertet qe mos te preki votat se behet nami jo vetem me shqiptaret po do i kthehet kunder dhe e gjith bota saliut!
Po te mos ishte per nderkombetaret, dhe vendosmerine e opozites per te cuar deri ne fund vullnetin e popullit, do te na kishte marre lumi se saliu s’ka gjasa te pranoje humbjen. Shqiperia tashme eshte ne syte e gjithe botes nen vezhgim per standartin e ketyre zgjedhjeve, dhe prandaj te gjithe duhet te jemi te bashkuar per te mbeshtetur numeruesit qe te ruhet cdo vote e cdo shqiptari.
Do te benin mire keta te pd qe te mos e zvarrisin ne pafundesi procesin se s’do ta ndalin dot fitoren e te majtes ne keto zgjedhje, vetem sa zvarrit njerezit qe I mban te gozhduar tek ky proces. T’I japim fund njehere e mire dreqi ta haje se nuk I ka shpetuar ndonje njeri drejtesise qe t’I shpetoje saliu me qeveritaret e tjere.
zgjedhjet ai cfar nuk po ben ti vjedhi !! ka filluar te vej ne livizje te gjith!! por populli i di tashme gjitha monovrat ska me rrug shpetimi saliu ka vetem humbje!!
Saliu me keto zgjedhje i ka vene vulen per demtimin e imazhit te zgjedhjeve. Nuk duhet te presim me qe Saliu te e liroje pushtetin ate duhet ta largojme vete. Dje e beme nje gje te tille duke e goditur me vote. Tani te mbrojme voten.
po perhere njollosur i ka saliu. NE 2009 ai humbi, por me marifete nga me banalet arriti te marri ate qe populli sja dha kurre.
Kjo duhet te marre fund nje here e mire e keet populli e tregoi me vote. Bravo e suksese Rama
ehhh saliu gjithmon e ka ber numerimin e ngadalte qe te vjedhi sa me shum vota! pret naten saliu!! esht hajduti nr 1 qe ka ky vned gjthm keshtu i fita zgjedhjet me vjedhje!!
U njollosen sepse saliu i kishte leshuar kriminelet sheshit dhe kerkonin qe ta marrte me dhune pushtetin. Por shqipetaret ia treguan qejfin dhe i dhane nje goditje shume te rende duke e shporrur nga pushteti dhe duke e marre vete pushtetin ne dore.
konkuruse ka qen LSI dhe PS se per PD skishte lidhje kjo fushate !! PD po lufton kundra Ak dhe FRD se keto jan ne nivel te barabart , dhe kam nje pershtypje qe dhe me keto me zor se do fitoj sepse eshte shum parti e dobet ( PD)
Ngadalesimi I procesit te numerimit eshte nje taktike e njohur e pd-istave per te demoralizuar votuesit e majte dhe per tu perpjekur per te deformuar rezultatin. Por te gjithe deputetet dhe perfaqesuesit e tjere te partise jane kudo ku behet numerimi per te ruajtur cdo vote te qytetareve dhe kesaj radhe saliu nuk I prek dot me votat e shqiptareve.
aktive per aleancen PS dhe LSI se keto po duken sikur jan te shkeputura nga pd me disa mijera vota dhe se besoj se ja arrin pd te futet nemes te PS dhe LSI !! Bravo PS te pergezoj qe po e ben shkodren me ngjyren e paritse tuaj dhe shyqyr qe dhe shqiperin e ndimove te kuptojn kush eshte drejtesija
ne shpresojme vetem qe incidentet qe kane ndodhur te ngelin ne kete mase dhe te mos vazhdojne me tej gjate darkes se sotme
plani i saliut jane manipulimet,por fitorja e rilindjes eshte shume e thelle
rilindja ka triumfuar mbi rrenimin dje dhe kjo eshte aryesja pse sot po feston cdo shqiptar
FUCK PODESTA!!!
Ne keto zgjedhje si asnjehere me pare u vu re perdorimi I te gjithe administrates, I policise, I ushtrise, I mjekeve, infermiereve, etj. U blene vota, u krijuan vende pune elektorale, u bene amnisti fiskale, por serish koalicioni I funderrinave nuk arriti dot te fitonte. Dhe tani ka mbetur vetem te mbrojme deri ne fund rezultatin duke mos lejuar askend te preke votat tona.
eshte sali berisha antisitemi vete. Ai nuk njeh as ligje as standarte.
ai se njeh europern por vetem zhvatjen qe e ben cdo dite e me te dukshme. per kete arsye populli i dha nje shuplake te mire turinje e e nxorri ne pension mizerjen
shkuan si shkuan rendesi ka qe populli ka votuar ne menyre masive dhe qe sot njeriu me i ndyre i gjithe shqiperise u shkatarrua perfundimisht!Nga sot do te kemi polici,nga sot do te kemi rend,nga sot do te ecim perpara per tu bere sa me shume europian sepse sot treguam qe sot vlejme si popull dhe se nuk kemi me frike nga asgje.kjo eshte fitorja me e madhe per ne.Flm RILINDJA FLM EDI RAMA
Cfare zgjedhjesh konkuruese thone keta, kur qe ne pike te mengjesit humbi jeten nje person qe po mbronte vullnetin e qytetareve per te votuar te lire.
Gjate ketyre zgjedhjeve u vune re persona qe po fotografonin voten, njerez qe dolen ne interviste ne media qe ishin paguar per te votuar.
Por votimi masiv per te ndeshkuar kete qeveri permbysi te gjitha manipulimet e mundshme.
keto zgjedhje jane fitorja me e madhe e popullit shqipetar dhe goditja me e madhe e saliut,
duhet te ruhet qetesia qe procesi te vazhdoj lirisht dhe normalisht,,
sepse saliu perpos heshtjes ka hedh ne aksion te gjithe banden e tij..
nderkombetaret duhet te marin masa, te sigurohet cdo gje
FUCKKKKK amerikanet qe perkrahen dhe inkurajojne fashistet
bravoooo kjo po qe eshte lajmi mire,,,nje njeri i fufeve na berii qe te percillej nje sms negative per imazhin tone ne evropeee dhe me tej,,,,,,,, por ama ne pjesen me te mdhe gjerat shkuan per mireee ….rama fitoj ,,berish do pranoje humbjennnn……fitore ,,,fitoree
nje fryme dhe ere e re po fryne dhe vjen drejt nesh,,, fundi i tranzicionit duket se eshte me afer se kurre ,,, rama duket se do t i jape fund tranzicionit te sterzgjatur,,, nje merit tjeter kjo per te…
eshte e vertet qe ngjarjet e fundit na kane tronditur shume, vrasja ne
lac, plasja eksplozivit ne dy makinat ne vlore, kercenimi i qytetreve
etj jane shembull i pasigurise,
nuk mund te flasim per zgjedhje anormale, por nuk mund ta fyejm ne menyre totale kete proces zgjedhore,,, ne mund te benim me shume , por ja qe nuk ia dolem dot,,,, por ama besoj se do behet me miree ,,,ramam fitoreeeeee
kete vit zgjedhjet jane konkuruese dhe sfiduse
sepse ka ndodh ajo ska pas ndodh ndonje here ne historine e politikes shqiptare,
Rilindja ka pushtuar gjithe shqiperine
keta europianet shpesh jane te prirur ta bejen cdo gje te zeze sepse na shohin me dyshimmmm sikur te ishim specie te ndryshme nga ata,, ta dine se edhe ato i kane kaluar keto problematikaa,,,faji nuk eshte i joni,, por i sistemit dhe i pushtimeve te gjata ku evropianet nukmna u bene kurre krah , perkundrazi na rrenuan duke na coptu,,,,,, fitoreeee per rilindjeeeen ajo fitoj kohe me te mira do te vineeee
Filloi loja e manipulimeve. Doli Kreshnik Spahiu (Delfini i Berishes) dhe kercenon se nuk do i njohe zghedhjet. Po vidhet vota e AK?
po normale, a keni pare ndonjehere zgjedhje te rregullta me S-halè shpellarin?? me thoni vetem nje rast kur S-halè serbi ka bere zgjedhje te qeta dhe pa rremuje…
S-halè haleja eshte mesuar me gjak dhe dhune..!! dhe tani po iken me bisht nder shale, si qen i zgjebosur..!!