70 vota për PS-në në Viçidol, aty ku votojnë edhe të vdekurit e arabët

25 Qershor 2013, 20:40Politika TEMA

Edi Rama votohet edhe në fshatin ku ka lindur Sali Berisha, Viçidol.

Emrat e të vdekurve, arabëve apo dhe njerëzve që nuk jetojnë aty, por që rezultojnë votues në Viçidol, nuk e kanë shpëtuar Berishën nga humbja.

Sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Viçidol, në qendrën e nr. 0518, vetëm 209 persona kanë votuar për Partinë Demokratike, ndërkohë që për Partinë Socialiste kanë votuar 70 persona.

Por megjithëse ka marrë 209 vota, listat zgjedhore në Tropojë ishin ndër më problematiket.

Më herët, Partia Socialiste kishte denoncuar faktin së në regjistrin zgjedhor ekzistojnë emra të vdekurish apo dhe emra që nuk jetojnë në Tropojë.

Madje dhe vetë komuna Tropojë, fshat nën administrimin e të cilit është edhe Viçidoli, ka shumë probleme me listat zgjedhore.

 

Viçidoli

Ky fshat ka qendrën e votimit numër 0518 në komunën Tropojë, dhe shumë prej emrave që figurojnë në listat e zgjedhësve nuk kanë qenë asnjë herë dhe nuk janë banorë të kësaj zone ose janë të vdekur.

Në mënyrë të përmbledhur të dhënat për qendrën e votimit në Viçidol janë këto: Numri votuesve gjithsej në lista, 596,   ndërkohë që në vitin 2011 për zgjedhje vendore në këtë komunë ishin regjistruar 461 njerëz.

Në lista rezultojnë së paku 18 të vdekur, shtetas arabë, banorë që nuk kanë qenë kurrë të fshatit apo të zonës apo dhe njerëz që banojnë që nga viti 1946 në Kosovë.

Por pjesa më interesante e njerëzve që votojnë në fshatin ku ka lindur kryeministri Berisha janë disa shtetas arabë.

Në Viçidol është një familje e përbërë nga kryefamiljari dhe tre fëmijët e tij. Emrat e anëtarëve të familjes janë kryefamiljari Emad Al-ubejdij (atësia Shasim) dhe tre fëmijët e tij, Aje Al-ubejdij (atësia Emad), Alkasim Al-ubejdij (atësia Emad) dhe Dua Al-ubejdij (atësia Emad).

 

Në kërkim të votuesve

Po të pyesësh se ku mund të gjejmë Bajram Ahmetajn (një nga emrat në listën zgjedhore) të adresojnë drejt varrezave. I ndjeri as aty nuk ka një pllakë varri. I lindur në vitin 1889, prej vitesh nuk është mes të gjallëve, por rezulton në listat zgjedhore, madje Bajrami ka të drejtën të votojë në dy qendra votimi, në atë të fshatit Çerem, të komunës Margegaj, dhe në Komunën Bujan.

Si të gjallë dhe si votues të komunës së Tropojës ekzistojnë edhe Halil e Isuf Demiraj, Shaban e Shefkie Rrahmanaj, Restem Kurmerkaj, Hate Imeraj etj, etj.

Janë të gjithë të vdekur. Dhe nuk po flasim vetëm për Viçidolin e kreut të qeverisë. Pothuajse çdo qendër votimi është e mbushur me lista të vdekurish në Tropojë.

L.Çela

28 komente në “70 vota për PS-në në Viçidol, aty ku votojnë edhe të vdekurit e arabët”

  1. alban4eva says:

    qe S-halè shurra eshte nje plak islamist, e vertetojne vehabistet islamike qe ka thirrur nga Afganistani per te votuar per te..!!
    S-halè qelbi, S-halè islamiku iku me ne fund , theu qafen.. tani pritet burgosja me jete e tij..!!!

      1. Pilo Lala says:

        Ne listen e te vdekurve shikoni se do gjeni edhe emrin e Kryeministrit ne pension.
        Tani le te shkoje ne Tropoje po ja mbajti.
        Ku i ka 300 bodyguarde? Po antiplumbi ja mbron koken?

        1. manjola says:

          Edhe ne fshatin e tij nuk e voton me njeri, vetem ata komunistet e vdekur qe ndjese pacin qe I kane sherbyer me devotshmeri regjimit te xhaxhit. Vetem ata mund te pranonin regjimin rrenues te saliut se ne te gjithe Shqiperine eshte shprehur vullneti per Rilindje.

        2. Elma says:

          Sepse te gjithe pamvarsisht se cili lider ka lindur ne cilin vend kane nevoje per nje qeverisje me te mire dhe kjo ishte mese e dukshme nga votat e te gjitheve kunder kesaj qeverie qe vetem qeverisje nuk bente por vetem zhvatje te pasurise kombetare te vendit.

  2. Dardan says:

    Nje tjeter prove se per 23 vite Shqiperia ka bere zgjedhje te deformuara plotesisht!

    1. dena says:

      ai njeri ka arritur ne gjithe keto vite te mbjelli nje urrejtje te papare ne popull…. kete gje populli ja tregoj sot me vote!!

  3. Denisi says:

    TANI BERISHA LE TE MARI ME VETE EDHE NANON EDHE TE SHKOJNE NE VICIDOL TE LOZIN DOMINO,MJAFT TALLEN BYTHEN ME SHQIPTARET…..

  4. tefta says:

    Te Faleminderit Vicidoli yne i dashur , jeni jume te nderuar me voten tuaj, paqja po afron per gjithe popullin tone!

  5. enofieraku says:

    WOOOOW sa te pist kan qen more, qelbesira i infektuari ,islamiku i degjeneruar qe ja nxori bojen ketij populli e ketij vendi , faleminderit ketij populli qe paret jua mori dhe ju dha ate mikun ,ne shkembim te votes, yyyyy rrac e flliqur, loja berisha & nano mori fund pas 23 vitesh, rilindje , fillon me hekurosjen e berishes, lulkes , e me radhe taboreve te tyre !!!

  6. savo DuKati says:

    O sali!. Zëvëndësovr Çpçpkovin tek romani “Shpirtrat e vdekura” të Gogolo që vithte shpirtrat dhe u merrte taksat. Sali turpi ngele personazhi më i spikaturi për komedi.

  7. plak rugac dhe islamist says:

    bravo popullit shqiptare qe e perzuri me shqelma islamistin kosovare berisha

  8. Shqiptari says:

    Nje lutje per Edi Ramen! E para te urojme per fitoren plebishitare te Rilindjes,e dyta bej ate qe sdo ti shkonte kujt ndermend,beje fshatin Vicidol ashtu sic nuk do ta bente as dhe vet Qelbesira s.berisha.

  9. LORA says:

    Per mua ky eshte kryelajm,,,,,RILINDJA paska shqyer te gjitha pengesat dhe paska hyre edhe ne Vicidol.Ata 70 votues te Rilindjes duhet te behen objekt nderimi nga e tere Aleanca per Shqiperine Europiane.

  10. DUMBABEN says:

    Me se normale ,arabet jane shtetas kosovare te konvertuar ,ne mes tyre doni al jazera ,dardan al asllani dhe shume kosovite te ngjyrosur me boje jeshile

  11. Toni.I. says:

    Mè çudit fakti qè kjo ndertesè ku ka lindur ish-Kry.. nuk vè dorè pèr
    restauro ,duke qenè njè kullè mè shumè se 100-ind vjeçare do merrte
    njè pamje madheshtore ,vendlindja èshtè gjèja me e bukur qè njè individ
    kujton gjatè gjithè jetès ,ndoshta Fam.. Berisha kanè kujtime jo tè mira?
    si do tè ishte puna unè si person do punoja dhe do beja gjithçka per
    restauro edhe sikur te ishte ne vend te vetmuar pa banesa tè tjera ne
    afersi te kullès m.gj.ate duke pasur te ardhura ekonomike tè maishme te
    pakten fèmijtè duhet te bejnè diçka.Bota moderne per ndertesa tè tilla
    preferohe shumè dhe kushtojne shumè-shumè LEK dhe shumica e tè (flas si shtepi tè dytè ku p.sh fund jave kalon me Familjen,miq,shokè etj)
    pasurve preferojnè fshatrat ku mbizotron qetsia, gjelbrimi etj.

  12. chakalli says:

    nuk ka me asnje dyshim qe agjenti i ish udb sali berisha ishte instaluar ne pushtet ne mentyre qe te diskretitoje dhe te poshteroje kombin shqiptar. tja ule imazhin ne syte e botes si nje popull i prambetur islamik, i dhunshem dhe i korruptushem. po te shikosh me imtesi karrjeren e ketij harbuti dhe ta vezhgosh nga afer, qe nga menyra e te sjellurit te jep pershtypjen e nie kameleoni politik, dgjenerate e servil sikofant. mashtrues e sociopat. shporru kufome. te ndjekshin nga pas furite e hakmarrjes se popullit deri ne portat e ferrit

  13. cama says:

    ka marre teper ky legen, i cili ka lene njerzit me te cilet eshte rritur ne ate mjerim dhe ne ate varferi ,, nje njeri qe nuk ndihmon njerzit me te cilet eshte rrit ke mund te ndihmoje tjeter,,,turp te te vij ore BerishAa SE KE HARRU BURRNIN E MALSORIT I CILI E NDIMO NJERIN ME VET NE CDO RRETHANE,,,,NJE TURP I MADH PER TY ORE LEGEN,,,,,,,,,,,,PO SI NUK I KE NDIHMU ATA NJEREZ ATA FEMIJ TE VEGJEL ,,,PASKE HARRU KEQ SE KE BA 2 ORE ME SHKU NE SHKOLLE ,,,TURP TE TE VIJE,,,NJERI LEGEN

  14. Klesi says:

    Minimalisht per vendin e lindjes se tij duhet te kishte bere dicka e jo ta linte ne mjerim. Gjithsesi as ata nuk e mbeshteten me dhe votuan kundra tij. Vendi e vendosi vete qe te zgjidhte Rilindjen, qe ta bente te gjithe Shqiperine Socialiste ?

  15. LULI says:

    RILINDJA FITOI
    Edi Rama njihet si njeri punetor dhe di te qeverise!
    Kete e ka treguar qe kur ishte ne bashkine e Tiranes dhe i dha nje faqe te re Tiranes
    Kete do ta tregoje ne ditete e qeverisjes se tije duke mos lene pas dore asnje qytetar te shqiperise.

  16. fajtori says:

    per keto lista me te tilla palacolleqe eka fajin populli, e ligji Nuk mund te denoje askend.

  17. bledi says:

    Ore po si jeni kaq te paskrupullt kur fyeni e ofendoni 70% te shqiptareve muslimane ju?! Shqiperia eshte pikerisht e ketyre islamikeve dhe e askujt tjeter, keshtu qe vendin ta gjeni ju atje ku e keni, se ne Shqiperi nuk e keni!

  18. shiaksi says:

    me vjen shum keq per kac islomin,nuk e di si ka per tia ber tani pa komunistin berisha

  19. S H K O D R A N I says:

    O cmemzi po peres te me hiqet nga syri dhe nga koka ky mesjatare. Shume te keqen ja beri Shqiperise. Lamtumire dhe kush mos ti pafsha syte o Sali-Sulltani. Nuk kurrseve asgje te rrijshe ne pushtete tash 23 vite. Theve embargon dhe i ndihmove MILOSEVIC NE KRIME TE LUFTES. Shko te vellezrit tu dhe pusho. Kaloje kohen qe te ka ngelur aty edhe ku e kishe zemren. Hajte se ndoshta Erdogani te pret dashin.

  20. dulla says:

    Pse, Fahriu nuk eshte ne listat e Vicitolit? sikur eshte qytetar nderi i Vicitolit per ate librin me fame boterore per kullen e berishajve! Qeni!

  21. qytetar says:

    Këto lista të vdekurish në Tropojë janë shënjë e nekromanisë kryeviçidolasit, që shpall fitore edhe mes të vdekurish e të vrarësh.

  22. Rifati Prishtine says:

    Aty ishin bazat e ushtareve te UCK-se dhe normalisht ka 70 vota. Do te kishte me shum sikur mos ti ndiqnin kapot e Sales nga aty. respekt per Bazat e UCK ne Vucidol.

  23. Petro says:

    I gjalli me te gjallet, i vdekuri me te vdekurit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje