Ambasada e SHBA: Falenderime për qytetarët që votuan masivisht dhe për kryeministrin në largim

26 Qershor 2013, 21:08Politika TEMA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dalë me një deklaratë në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri, duke përgëzuar pjesëmarrjen masive dhe duke nxitur formimin e shpejtë të qeverisë.

Por ata kanë falënderuar edhe Berishën që ka mbështetur marrëdhëniet me SHBA.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon qytetarët e Shqipërisë, të cilët morën pjesë masivisht në zgjedhjet kombëtare të 23 qershorit 2013 për të riafirmuar përkushtimin e tyre ndaj të ardhmes demokratike të Shqipërisë.

Me përfundimin së afërmi të numërimit, nxisim institucionet zgjedhore të certifikojnë me shpejtësi zgjedhjet dhe të konfirmojnë vullnetin e popullit shqiptar.

Pas formimit të një qeverie të re, nxisim udhëheqësit dhe zyrtarët shqiptarët të riangazhohen ndaj procesit të integrimit europian dhe reformave të tjera që nevojiten.

Ndonëse pjesa më e madhe e votimit në ditën e zgjedhjeve dhe numërimi që pasoi u zhvilluan në mënyrë të rregullt, pati disa akte të pafalshme dhune që njollosën frymën e zgjedhjeve. Qytetarët shqiptarë nuk kanë pse ta përjetojnë diçka të tillë; ata meritojnë të hedhin votën e tyre dhe që ajo të numërohet në një mjedis të sigurt, të lirë nga kërcënimet dhe shtrëngimet.

Falënderojmë kryeministrin në largim Sali Berisha dhe vlerësojmë mbështetjen e tij konsekuente për marrëdhënie të forta midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë,” thuhet në deklaratë./ep

26 komente në “Ambasada e SHBA: Falenderime për qytetarët që votuan masivisht dhe për kryeministrin në largim”

  1. Slayer says:

    Sigurisht qe z Arvizu ka bere nje UFFFAA te madhe perbrenda nga clirimi i DEMONIT Sali..

  2. razo says:

    Kesaj i thone shqip : Ik pirdhu legen!

  3. aron says:

    paska pervesh lapsin kete radhe

    1. LORA says:

      E kujt i plasi,se arixhiu i rruges se Elbasanit paska perveshur lapsin?????
      Derisa te pirdhet nga Shqiperia,do te nbetet kumbari i “burrit te shtetit” dhe i “yllit ne ngjitje”.TUNG.

  4. iliriTirane says:

    Ne shqiptaret jemi populli me pro USA ne Ballkan dhe kjo nuk diskutohet. Ne populli i thjeshte e shohim USA si shpetimtare per fatet e kombit shqiptar. Kosova sot eshte shtet fale USA. Fatkeqesite e shqiptareve perputhen me interesat e Amerikes. Une ne shpine time krahas flamurit Shqiptar kam edhe ate Amerikan.Rrofte USA!!!!

    1. Kruja says:

      ilir lexoje edhe njeher deklaraten… interesi i Amerikes eshte nje qeveri ‘konseguente’ ndaj interesave amerikane, kupton…

      vertet Kosova u ndihmua nga ShBA por mos u genje se ajo u be per qellime ‘humanitare’ sic propagandohet, aty jane interesat amerikane…

      dashurite e ‘pakufishme’ jane te perkoheshme… ende nuk e ke mesuar kete gje te thjeshte nga historia e Shqiperise?

      ne duhet te jemi hidhtare te te drejtave tona… nuk besoj se ti kupton

  5. mavi says:

    Zoti Arvizu ,pavarshisht deklarates shokuese per “burrin e shtetit” , ka meriten e tij ne kete ndryshim te madh dhe largimin e Saliut.
    Foli ,here me gjuhe dipllomatike e here drejtperdrejte,por foli .
    Nje fjale te mire tani ne fund do ta thoshte se s’ben per Ate ?

  6. ??????????????????? says:

    kjo eshte amerika

  7. noj says:

    socialistet komunista kan vazhduar te pergatisin largimin ne mas te cdo demokrati pr kjo do te thot te pasurojn socialistet dhe varferojn demokratet vazdoni se si rrufe do ju vij ndeshkimi nese di vazhdoni me ndeshkime dhe efi rama degjenerumi mos te niset fare per veri te shkoj ne avion te shkodran tradhetaret

    1. XHINO says:

      noj -TE SHPLAFT MORTJA QE NUK DI TE SHKRUASH SHQIP

  8. zarari says:

    mbaruan pune shpejt keta…sa iku sala doli ne rregull dhe numerimi.
    pa merak se kolonine e keni te sigurt.
    vetem nje hesap nuk bejne shqiptaret – me mire me mbret ose autokrat se s’i dihet sa perfiton populli dhe ndoshta ai e meson apo njeh friken, sesa republike bananesh qe e rrjepin te tjeret dhe askush s’ka c’ben me!

    1. Tironci says:

      O te pjerdhsha trute @ zarari, po ti mbretin e pate 50 dhe u ngrite dhe e hodhe me protesta. e ketej matane me thua me mire nje autokrat se nje republike bananesh, Ju albanezet jeni paradoksale kerkoni dhe te thatin dhe te njomin… zgjidhni nje pra ta marrim vesh c’dreqin duam, diktature autokratike apo sistem demokratik, ne dore e keni.

  9. enofieraku says:

    Faleminderit zoti ambasador, ishte dhe ndihma juaj e sinqert keto dy vitet e fundit, qe me fjalet dhe perpjekjet e tua te sinqerta i dhane nje ndihme shum te madhe popullit shqiptar , faleminderit, ju jemi mirenjohes, respekt !!!

  10. shiaksi says:

    shyqyr qe na u shporr ne shqiptareve,tani do te lind nji epok e re

  11. LILOLABJA says:

    Zoteri, po mos ta kishe quajtur ti “burre shteti “ky burri i leshit do i kishte marre shushallat me kohe .Po hajt po festojme dy gezime ne nje dit, ikjen e Sales dhe te tuajen .Ju zente haku i femijeve jetim te deshmoreve te 21 Janarit .Pirdhuni e mos jua pafshim me bojen .

  12. Lexuesi i TemmA says:

    Ambasada Amerikane eshte pjese e kesaj fitoreje.
    Faleminderit USA.

  13. Stef Staku says:

    ANALIZE : Thank You USA !
    Falenderojme Administraten e Shtetit te USA te drejtuar nga Presidenti z. Barak Obama.
    Shpesh kemi qene te ashper me z. Aleksander Arvizu e per kete i kerkojme te falur e besoj se do na kuptoje drejte pasi e kemi vuajtur seriozisht diktaturen e Sali Berishes.
    Kesaj radhe z. Arvizu ishte Ambasadori i denje i atij shteti e atij populli ku fjala demokraci ka nje kuptim madheshtor.

  14. Tarasi says:

    Saliu ka qene i rekrutuar nga CIA, tani nuk i duhet me

  15. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    THANK YOU MR. ARVIZU FOR YOUR HELP AND SUPPORT TO ALBANIAN PEOPLE, ALSO THROWING AWAY THE LAST ” DICTATOR “, SALI BERISHA AND HIS TEAM. DONTE ZOTI I MADH QE NA U SHPORR KANCERI I SHQIPETAREVE ,, I MARRT ME VETE TE GHITHE INJORANTET QE DUARTROKISNIN PER TE PAMVARESISHT SE I VRAU DHE I VODHI MILIARDA EURO ,, LIDERI ME PRIMITIV QE KA PASE NDONJEHERE SHQIPERIA ,,,,,,,,,,,,,ME VENDOSJEN E INSTITUCIONEVE DHE LARGIMIN E GJITHE PLERAVE DHE IDIOTEVE QE DREJTONIN INSTITUCIONE TE RENDESISHME DO ZOTI AFRON ORA TE SHKOJNE PARA DREJTESISE PER TE GJITHA KRIMET DHE SHKATERRIMET QE I SHKAKTUAN KETIJ POPULLI ,,

  16. kameniku says:

    ne si shqiptar duhet te falenderojme shtetet e bashkuara te amerikes,per ndihmen qe i ka dhene shqiperis,gjithashtu dhe ne keto zgjedhje ajo ka patur nje trysni te madhe ,ndaj qeverrise se berishes,nuk munde te pranonte amerika perseri nje kryeminister si berisha .

  17. ali says:

    Faleminderit shume ”so much” per perkrahjen qe dhe popullit shqiptar ne keto momente kruciale. Ju zoti

    Arvizu ,pas 21 Janarit i kuptove dredhite dhe mashtrimet diabolike te K/ministrit Sali Berisha . Ne keto

    momentet kruciale te historise se Shqiperise moret krahun e duhur te historise.Per keto qendrime tuaja,

    populli shqiptar do t’ju jete perjete Juve,zoti Arvizu dhe zotit withers,ish ambasadori amerikan ne Shqiperi.

    Juve largoheni nga Shqiperia krenar per detyren e kryer ndaj popullit shqiptar. Ishalla nje dite te beheni

    ”QYTETAR NDERI I TIRANES”.Pershendetje edhe nje here !!! Faleminderit !!!!!

  18. klea says:

    thank you USA, populli vendosi me vote dhe kjo eshte e padiskutueshme, por po mos te kishte gisht ai babloku te rruga elbasanit, gjyshi me antiplumb e kishte rregullu ate muhabet qe te kutite e para

  19. ali says:

    Shenim tek fjalet perjejete te jeteve,te shtohet fjala mirenjohes ,per Arvizun dhe Withers-in
    ————-

  20. lunxhijoti says:

    Historia e re per shqiptaret e rilindur,filloji.
    Ne kete histori absolutisht merita kane SHBA dhe zoterinjte ambasadore zoti Arvizu,edhe zoti WITHRES,te cilet e mbajten premtimin,qe kombi shqiptar nuk u zhgenjye,pra u clirua nga BERISHIZMI,
    I takon QEVERISE RAMA,qe keta personalitete te jene QYTETARE NDERI te TIRANES,
    Faleminderit dhe mirenjohje per jete do te keni nga populli shqiptar dhe do jeni EKIPI pjese me vlerat me te medha Historike ne rilindjen shqiptare2013.
    RESPEKT

  21. Gazi i madh kur t'bijn rasati, ja pafshi hajrin Edvinit pa origjin. says:

    Turpi me i madh i popullit Shqiptar qe kane vendosur ti udheheqin nje njeri pa ORIGJIN.(Pupupupupupupu po pse pak shqiptar ka PS-ja pupupupupupu)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje