Mbyllet numërimi/ E majta merr 991 mijë vota, PS rritet me 91 mijë vota, LSI me 105 mijë vota. PD humbet 85 mijë vota

27 Qershor 2013, 09:30Politika TEMA

Tani kur është mbyllur numërimi dhe është mësuar rezultati në numër deputetësh, të dhënat tregojnë se koalicioni i majtë ka marrë 991.118 vota ose 57.8 përqind.

Koalicioni i djathtë ka marrë 676.433 vota ose 39.4 përqind të votave.

Siç raporton Panorama, në parlamentin e ri koalicioni i majtë do të përfaqësohet me 84 mandate, nga të cilat 66 PS, 16 LSI, 1 PBDNJ dhe 1 PKDSH. Ndërsa koalicioni i drejtuar nga Sali Berisha do të ketë vetëm 56 mandate, nga të cilat 49 PD, 4 PDIU, 3 PR.

Nga krahasimi i votave i vitit 2009 me zgjedhjet e vitit 2013, rezulton që Partisë Socialiste, si forcë kryesore, i janë shtuar në këto zgjedhje rreth 91 mijë vota. PS në këto zgjedhje ka fituar 711.765 vota, nga 620.586 që kishte katër vite më parë. Rritja e PS-së në këto zgjedhje ka mundësuar shtimin me një mandat në parlament, duke shkuar me 66 mandate, nga 65 që kishte në vitin 2009. Ndërsa PD në këto zgjedhje ka marrë në total 524.800 vota, nga 610.463 vota që kishte në vitin 2009, rreth 85 mijë vota më pak. Demokratët humbën në këto zgjedhje “karriget” e 14 deputetëve në Parlament, pasi në këto zgjedhje nuk morën më shumë se 49 mandate, nga 68 që kishin katër vite më parë.

“Bumin” tek e majta në këto zgjedhje e solli LSI, që në katër vite ka shtuar votat e saj me 105 mijë vota. LSI në zgjedhjet e 2009-s mori një total prej 73.678 votash, ndërsa në zgjedhjet e 2013-s LSI e Ilir Metës mori një total prej 179.449 votash./ep

16 komente në “Mbyllet numërimi/ E majta merr 991 mijë vota, PS rritet me 91 mijë vota, LSI me 105 mijë vota. PD humbet 85 mijë vota”

  1. imagjinoni says:

    Imagjinoni o popull sikur ta kishin fituar perseri keto te pd …bo bo bo bo bo mi nona ime ca do kishin bo …do na kishin shtypur me kembe … keto te humbur edhe shiko si bejne si ujqer …qajne nga inati …. na deshi zoti fort qe nuk e fituan perseri …. hajde pastaj te degjonim keto ..I shporrem bijte e bllokmenve shporrem komunizmin … ju te ps nuk merrni mo pushtet …neve verioret do ju shtypim do ju vrasim juve te jugut se ju jeni grek …jeni poshtersira … do kerciste kallashi ne ajer nga euforia dhe urrejtja per jugun … do dilte jozefina edhe do na fliste me ate gjuhen e saj acaruese … e shikuat mar ..nuk ju don populli mar …ju jeni bllokmenet mar .. etj etj etj me nje fjale do tu kthente fazhizem e kaluar fashizmit …por zoti eshte I madh edhe shikon ..prandaj nuk fituan ..

    1. genti says:

      Ps fitoj se è meritoj more djale dhe se njerezit ishin merzitur me ate administrate te poshter dhe klienteliste., por eshte gabim ta etiketosh si fitore ndaj Malokeve se ishin keto qe i dhane fitoren Ps ., dhe mos te harrosh nje fakt ne Qeverine e Berishes vetem ai ishte nga veriu te gjithe te tjeret Bode., Ruli., olldashi,Metà.Vasili,Tavo etj etj ishin nga jugu.,prandaj nuk jane mire keto etiketime Shqiperia nga jugu ne veri eshte nje e vetme…

  2. genti says:

    E vetmja e fituar ne keto zgjedhje eshte LSI.

    1. shkodrani-londer says:

      O popull, te urojme dhe te shpresojme qe keto te jene me te mire se administrata e saliut. Dhe une kam besim dhe shprese te Edi Rama.

      Nese ka nje te fituar ne keto zgjedhje ajo eshte vetem nje. Nuk eshte as edi rama as ilir meta. ne keto zgjedhje doli fituese demokracia shqiptare qe luftoi nje tiran dhe nje diktator me plotkuptimin e fjales.

      Ne keto zgjedhje fitoi Shqiperia. Edhe nese keto nuk do punojne aq mire sa kane premtuar prape largimi i nje diktatori eshte gje e madhe. pas 4-8 vitesh i largojme edhe keto te dy nese na kthehen ne diktatore edhe keto, megjithese nuk e besoj.

      Nje pyetje kisha une – kush eshte PDKSH? CFARE PARTIE ESHTE KJO?

      1. Genti says:

        Eshte nje parti e re demokristiane qe ka fituar ne Puke, deputet do te jete vellai i atij Frrokut qe pinte raki me domate turshi ne Dajt me Kulicaj dhe shefat e tjere te policise

    2. Askushi says:

      Kjo qe thoni ju eshte e dhimbshme por e vertete.
      Une personalisht kam vendosur nje pakt besimi e mos sulmimi per E Ramen per 100 ditet e para si Kryeminister(ne emer te moralit dhe mundesise qe duhet ti jepet gjithkujt),me urimin e shpresen qe ai tu jape fund gabimeve te tije te renda e sistematike ne krye te lidershipit socialist dhe te inicjimit te reformave e ndryshimeve rrenjesore per te cilat ka neveje ky vend.
      Pas 100 diteve (nese asgje e mire e bindese nuk shihet)une do te komentoj e shkruaj me emrin tim te vertete dhe te gjitha baterite e mija(edhe ato te miqeve e te njohurve te mi)do jene drejtuar mbi te, dhe gjith qeverine e parlamentaret e tije.
      Por sot,kurrsesi s’mund te mos shpreh dufin tim ne lidhje me rezultatin e PS.
      Edhe Koqo…(nxenesi me i’keq’i Kaqit)mund te beje dy llogari te thjeshta;PS rritet me 90 mije vota dhe shton vecse nje doputet,ndersa LSI rritet me 100 mije vota dhe shtohet me 12-deputete!!
      Atehere kujt i sherbeu’Vizioni’i Pazarit te 1-Prillit?!
      Ky ‘Vizion’ a e beri Popullin me ‘Pragmatist’ sec ishte e se c’duhej?!
      Te gjithe ne qe e denuam kete pazar,u etiketuam nga Rama si ‘moraliste te semure’qe ngritem nje’stuhi ne gote’,po tani,fitorja e PS dhe E Rames a s’eshte nje ‘Fitore ne gote te uit’?!
      Ilir Meta dhe Edi Rama kane fituar personalisht dhe kane vetem nje ‘Merite’ te ndersjellte.
      Ilir Meta arriti te beje Kryeminister…”Funderrinen e pa shembullt”-Edi Ramen!
      Ndersa Edi Rama arriti te ‘Rilinde’edhe…”Ndjese paste”-LSI e Ilir Meten!
      Gjithsesi, uroj qe populli te kete fituar dicka,pervec distacimit nga ‘Qoftlargu’dhe ‘pragmatizmit’ te tepruar.
      E kjo do te shihet ne 100-ditet e para te qeverisjes Rama.

  3. L.F. KORCE says:

    LSI-ja nuk eshte rritur, por eshte fryre, si nje tollumbace. Ka blere gjithe votat e mundshme me para ne dore te shumices se njerezve me nevoja imediate, ka premtuar vende pune per gjithe armaten e zogorise qe i vjen prapa. Deputetet e LSI, jane njerezit me pa integritet moral qe jane ulur ndonjehere ne parlamentin shqiptar. Pjesa me e madhe e tyre vijne nga bota e biznesmeneve matrapaze, qe parate qe hodhen per blerje voash do ti kerkojne me tendera dhe rryshfete. Aftesia qeverisese e PS, do te duket se sa ne gjendje do te jete te amortizoje, oreksin e pangopur te Ilir Tollumbaces dhe si do ta trese Rama, ushqimin e rende qe ka gelltitur.

  4. alban4eva says:

    me pak fjale, edhe sikur Rama mos te kishte bere koalicion me Lilo shtangen, prapeseprape do te kishte fituar bindshem..!!

    shume gabim te rende ka bere Edi

    1. Jo more alban4eva?! Po kur thoshim, te gjithe na canin trapin Rilindje Rilindje. Hajde tani se me Ilir kokelopen si zv.kryeminister do kemi rilindje. Popull dele dhe i trashe.

  5. alban4eva says:

    me pak fjale, edhe sikur Rama mos te kishte bere koalicion me Lilo shtangen, prapeseprape do te kishte fituar bindshem..!!

    shume gabim te rende ka bere Edi qe beri koalicion me nje kryehajdut me bllok ne dore. tani nuk na ngelet vec te shohim si do te shkojne gjerat. nese Edi do te kerkoje te vendose shtetin e se drejtes, nuk e kam idene si do t’ia beje me ceshtjen e Lilos me video dhe bllok ne dore..!!

  6. Atila says:

    Populli me vote plebishitare i tha jo percarjes Veri-Jug qe i frynte Berisha. Uraganit te rilindjes ju bashkua nga Shkodra ne Vlore i gjithe Populli Shqiptar. S’na mbetet vecse te punojme fort per ta jetesuar Rilindjen, shpresen e njerezve per shtet juridik e prosperitet ekonomik si edhe integrimin e shpejte ne BE.

  7. malua i malit me bore , lart mbi kurore .. says:

    “ASKUSH” ,nuk do te besoja se do te ishe ti “NESUNO” qe shkruah dhe ne blogje te tjera .
    Keto pune jane te thella more shok apo zotni dhe ti nuk arrin qe ti perceptosh drejt se te mungojne shqisat .
    EDI RAMA si dhe cdo politikan Shqiptar pas 1990 ne SHQIPERI nuk vepron i vetem por eshte KUKULL ne duart e te huajve ,bile ENVER HOXHA qe hiqej si i “PA ANGAZHUAR ” gojet e liga thone se ate e mbajti ne pushtet pas 1961 as me shume dhe as me pak por DAJ SAMI dhe C.I.A.
    EDI RAMA u urdherua qe te vepronte ne kete menyre ,por une mendoj se EDI RAMA ka dhene prova me shume se te gjiyhe KOKE-PALARET e politikes shqiptare se di te ADMINISTROJE NE MENYRE TE PERSOSUR dhe se shembulli kryesor ESHTE SE AI BERI TIRANEN qytet EUROPIAN .
    Me thuaj te lutem se kush tjeter do te kishte bere ate qe EDI BERI ME PARKUN E FAMSHEM RINIA apo me LANEN ,pa bere fjele per ndertimet e tjera .
    Jam dakord se ai dhe ka abuzuar me FONDET ,POR kush futi doren ne mjalte dhe nuk e LEPIU ,por jo sic dhe beri ngrehina PD dhe SALIU.
    EDI RAMA ,une qe e njoh mire ,E RI-THEKSOJ se e njoh shume mire nga afer dhe familjarisht ,ai ska te share as nga RRACA e BABES ,as nga SOJI i NENES ,si per edukate ,kulture ,atdhetarizem ,inteligjence DHE patriotizem .
    Ne se ILIRI qe per mua fitorja e LSI ,MUND ti kthehet ne BUMERANG ,NUK DO TI VERE GURE nen RROTA ,shqiperia do filloje qe te behet .

  8. nikolin says:

    Shqiptaret mé né fund hoçen çafet komunistin e fundit diktatorin e dyté pas ENVERIT

  9. niku says:

    Askush-o ! Qenke akoma ne koma nga humbja e PD-se! Koco Kokedhima nuk ka qene asnjehere nxenes i Kacit te zi dhe jo vetem kaq! Ai ka nxjerre dipllomen ne GAZETE ku ka vertetuar qe ka qene nje nxenes me nota te shkelqyera 10! Kishte vetem nje 6 ne nje lende pa “vlera” per formimin intelektual! Kaci sheh endrra bashke me SALEN & CO! Koha e Saliut perendoi, sepse ky popull e denoi dhe e shporri bashke me alabaket qeverises dhe punonjesit militante( shumica derrmuese injorante)

  10. fieraku4u says:

    RRITJA E VOTAVE NE ANEN E MAJTE, NDODHE SEPSE SALA NUK ARRITI TI VIDHTE DOT KESAJ RADHE.

  11. Duhet te jepet ketu sa ka perfituar LSI nga votat e metura nga partit e tjere ne kualicion. Duke hequr ato ateher del verte se sa eshte rritur LSI. Une kam te dhena qe nje pjes te mire te votave i kane ardhur asaj nga sistemi proporcional rajonal qe ajo kishte te drejte ti thithta ne vorbullen e vet. Megjithate duhet then se LSI i mbajti pushtetin Berishes ndaj dhe per kete edhe nje pjese e mire e Demokratev shkuan te LSI sepse aty ata u joshen gjete qeverises me Berishen.
    Megjithate i urojme suksese dhe LSI-se dhe deshirojm qe Ilir Mete te mos prishet me aleatin Kryesor Partin Socialiste per thela. Duhet ti lejme menjeane thelat dhe tu pervishemi puneve per te nxjerrur shqiperin ne drite.
    Kapacitetet e Edi Rames dhe te Ilir Metes jan te mjaftueshme per drewjtimin e vendit. Duhet ti ruhen ujkut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje