Popull mosmirënjohës!

26 Qershor 2013, 21:50Politika TEMA

-Përsiatje për kryeartikullin e RD-së

Nga Ezop Dermishi

 

Çfarë donte më shumë ky popull që të ishte i kënaqur? Rrugët ia bëri partia me dy korsi, më të mirat në Evropë. Tunele historike, më të mirat në Ballkan; reforma qeveritare që duhet t’i marrë shembull edhe Amerika, siç tha edhe Ramsfeldi në prag të zgjedhjeve; rrogat dhe pensionet ia rriten, duke ua kaluar gjashtë vendeve të BE-së, pavarësisht se nuk përmendën emrat e vendeve që kemi lënë pas; ujë jo vetëm për të pirë, po edhe për të notuar shkodranet, që, sipas Zhozefinës, ishte si në Venecie; zhvillim ekonomik i paparë ndonjëherë në planet, pavarësisht se ata që merrnin bukë me listë nuk e ndjenin dhe nuk e kuptonin; internet në çdo shkollë e çdo familje, pavarësisht se këto familje s’kishin shtëpi për ta instaluar; punë sa të duash, po që ky popull dembel nuk donte të punonte; një administratë e shkëlqyer, që jo vetëm punonte nëpër zyrat e shtetit, po mbushte dhe sheshet e mitingjeve të Udhëheqësit të madh, më të madhit në historinë e këtij vendi; fermerë dhe biznesmenë që iu bënë duart me kallo, jo vetëm nga puna, po edhe nga duartrokitjet në takimet me Udhëheqësin; një polici e shërbim të fshehtë që, vërtet nuk merrej me vrasjet dhe krimin në rritje, po që zbulonte në çdo skutë që të fshihej këdo që fliste kundër kryeministrit të lavdishëm, pavarësisht se thonë që në Shqipëri më shpejt të mbërrin pica se policia; qeveritarë që i kishin zili amerikanë dhe evropianë bashkë, që vërtet nuk punonin për këtë popull, po për veten dhe familjet e tyre kanë bërë të pamundurën dhe qershia mbi torte, një kryeministër që nuk ka parë historia jonë që në kohë të Skënderbeut, një rritës kali dhe një zog mali, siç ka thënë vetë, një burrë shteti vital, që i ka hipur Murit të Madh kinez së prapthi, në një kohë që asnjë kryeministër i botës nuk ia mbante të ngjiste dy shkallë, që ka thyer rekordin e zhytjes në det, rekord të vendosur dhe të matur nga ai vetë, një kryeministër që ulej këmbëkryq me popullin për të dëgjuar hallet e tij, po që populli i thoshte s’kemi asnjë hall, asnjë problem po vetëm një kërkesë të thjeshtë kishte: që Udhëheqësi i tyre i Madh të kishte jetë të gjatë në krye të partisë dhe të qeverisë, një kryetar qeverie që qytetarin e kishte të parin, për t’ia numëruar në lule të ballit, nëse i afrohej zyrës së tij për të protestuar…

Po ç’faj ka nëna Parti Demokratike dhe xhaxhi Sali nëse populli e pëson si ajo historia që tregon Aristoteli i lashtë për një njeri që i vendosën në largësi të barabarta ujin dhe bukën dhe ai vdiq nga etja dhe uria.

Ja pra, ky popull i kishte të gjitha. Partia e Saliut e nxori nga baltovina ku e kishin lënë social-komunistët, e ngriti aq lart, sa francezët, anglezët, grekët, italianët e shikonin nga poshtë, duke u lëshuar goja lëng, ndërsa gjermanët krenoheshin që e kishin në krah, në ecjen triumfale drejt planetit blu. Ishte partia me Saliun në krye që e bëri këtë popull të lumtur dhe të qeshur, pavarësisht se ai qeshte vetëm sa herë dëgjonte në ekran Udhëheqësin e Madh dhe të pagabueshëm.

Dhe pas këtyre të mirave që nuk kanë të sosur, ky popull tregoi se nuk është mirënjohës, nuk di të vlerësojë jo vetëm mirëqenien dhe faktin që miliona turistë në vit vërshojnë këtu për ta shijuar këtë mirëqenie, po as heqjen e vizave nga Partia e lavdishme Demokratike, me Dr.prof Sali Berishën në krye, pavarësisht se gjendja e tyre ekonomike nuk u lejonte të udhëtonin anembanë botës; as futjen në NATO, një ëndërr shekullore e këtij populli, pavarësisht se NATO-ja është krijuar disa dhjetëvjeçarë më parë.

Popull bukëshkalë. Ta ushqesh e ta mbash prej dore drejt parajsës dhe të mos ta dijë për nder? Pavarësisht se të shkosh në parajsën e premtuar, duhet të udhëtosh me makinën e funeralit. Kjo njollë turpi që na vuri ky popull më 23 qershor, nuk do të shlyhet nga kujtesa e këtij kombi. S’ka gjë më të keqe të mohosh sukseset madhështore të partisë, arritjet e paarritshme nga asnjë qeveri në botë, lodhjen e madhe deri në lajthitje të Burrit më të madh të shtetit të të gjitha kohërave, megjithëse Sofokliu i lashtë ia fuste kot kur thoshte se nuk ka shtet atje ku sundon një njeri. Turp, për nder. E bëri si ajo puna e lopës, që e mbushi kovën me qumësht dhe pastaj i dha një shkelm.

Prandaj i jap të drejtë gazetës së Partisë Demokratike, që një ditë pas zgjedhjeve hapej me titullin “Mosmirënjohje”. Dhe me të drejtë kritikonte popullin për këtë ves të shëmtuar. Pse ore, vetëm për pak demokraci dhe liri më shumë, që Partia e Lavdishme Demokratike e kishte harruar, ju i dhatë dërrmën? Po gjynah mo, nuk hidhet mirëbërësi dhe shpëtimtari yt për ca gjëra kaq të vogla si mungesa e lirisë dhe demokracisë, kur ke përpara gjëra të tjera më të mëdha; autostrada, rrugë fshati, ura, tunele, të gjitha të bëra me lekët e … me lekët tuaj pra.

35 komente në “Popull mosmirënjohës!”

  1. pd-isti says:

    une si femije mbaj mend numrin e pare te rd-se ne 5 janar 1991. ajo po qe lexohej me vrap. si gazeta tema sot.

    1. fl says:

      Kot lodheni. Nuk kane aq nivel Salixhinjte sa per te pertypur ironine.

      “Mosmirnjohje” – yyyyshhh o bageti druvaresh

    2. Sot jam 30 vjeq says:

      Pune moshe baca Sali;
      Na jem 25-30 vjeqar, ti je 70vjeqar ?
      Na sill Lulzimen ma mir ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/pensionistet-23-qershor-2013.html

      1. xha Jaho says:

        Jo or mik, nuk eshte pune moshe. Eshte pune ngjalash.
        Ka 20 vjet qe na fut ngjalen dhe na ngopi me denglela prej te marri.
        Tani i mbeti ngjala brenda dhe nuk di si ta nxjerre.
        Ne vend qe ta nxjerre andej nga i ka hyre, po e shtyn me thelle duke u perpjekur ta nxjerre nga goja.
        Nuk del ajo, jo. Aty do mbetet, 30 vjetet qe vijne. do ta bjeje te notoje me shpejt ne dhermi, dhe ta ngjite me larte murin kinez.

    3. voica says:

      @ pd-isti.
      Me gjithe mend keshtu eshte. Kur po lexoja artikullin, nuk e besoj akoma qe ky te jete titulli hapes i RD-se per pardje dhe mendoja qe t’a verifikoja. Pikerisht ate moment m’u kujtua qe kisha 20 vjet qe nuk kam shfletuar nje faqe te RD-se, qe atehere e lexoja si TemA-n sot.
      Eshte seriozisht makabre po qe se eshte e vertete. Mosmirenjohes?????!!!!! Popullit?! 75% te tij i thote mosmirenjohes. Do ta kete propozuar Artan Hoxha, ai qe per inerci te 8 vjeteve, i ka mbetur gjuha jashte akoma dhe e leviz poshte-lart… Si puna e atij marinarit qe vazhdonte te ecte me kembe te hapura edhe ne shetitje megjithese kishte nja 5 vjet qe nuk kish hipur me ne anije, kishte dale ne pension…

  2. Sala says:

    Ke nje gabim. Saliu nuk solli demokraci. Studentet si Edi Rama e sollen demokracin. Saliu ishte nje komunist qe beri parti gjoja anti-komuniste, per synime personale.

    Dhe per ate arsye, se e perdor pushtetin per synime personale, eshte pse humbi

  3. shiaksi says:

    saliun e donte vetem ne pakic e shqiptareve,ku eshte njeriu ma i poshter,qe ka njohur historia e SHqiperis,na ka lene sikur te ishim ne mesjet

  4. aron says:

    Beri me te miren per hajdutet dhe mbrojti vrasesit.

    1. Shoku i Qifes says:

      Ve nje bast te madh qe kjo eshte dora e vete “cakallit” te Fiks Fare, Filipit. Ne vazhdim do te thoja qe keta ndyresirat e Saliut vajten deri aty qe bezdiseshin edhe nga populli, donin ta nderronin se turperoheshin. Kjo me kujton ato studentet e varfra nga familje te thjeshta qe kishin turp te rrinin me prinderit e tyre kur vinin t’i takonin poshte konvikteve. Parate i kerkonin nga prinderit, por u vinte turp nga ata dhe i mohonin. Por shyqyr qe e thyen qafen te marrim njehere fryme lirie sa pa na e ndyre akoma Ilir Meta me duhmen e dhjamit te tij dhe familjes se vet (politike dhe biologjike)

  5. analisti says:

    nqs nuk te pelqen ky popull je i lire te gjesh nje tjeter dhe nese nuk gjen futi nje vetvrasje dhe shpeton. Populli te voton populli ta fut sa krahu or mik – kur nuk e kupton kaq gje nuk eshte faji i popullit. Kur i thua popullit qe jemi me mire se gjermanet, francezet, britaniket dhe populli pa viza shkon e shikon si jetojne gjermanet ne Berlin, francezet ne Paris dhe britaniket ne Londer athere populli e kupton mashtrimin dhe nga ky mashtrim e zhgenjim nuk te fal por ta fut – ne fund te fundit populli donte pune e buke ishkryeministri u jepte zhavorr e rruge!!!

  6. aron says:

    E perzuri pasi vajti sa smbante me ,apo u ruajten votat e majta te PS FORT! TE DYJA BASHKE.URIME RILINDJA SHQIPTARE ,DO RILINDIM TANI NE TE 50-TAT.

  7. mishderri says:

    Sido ta kesh emrin ti
    Ezop derrmishi apo ezop mishderri qyfyret e kryeministri me te mire ne keto 1000 vjetet e fundit do na mungojne.
    Fixi do mbyllet per mungese materialesh.

  8. alban4eva says:

    hahahahahahhahaha, shume e forte.. kjo eshte nje shuplake mbi surreterit e salinjve, qe ende “festojne” humbjen e turpshme te babait te tyre shpirteror..!!

  9. dritani says:

    “Shqiptari eshte si kari; sa me shume ta ferkosh aq me shume ngrefet!”

    Lal’ Krosi, Vitet ’30.

    Keta te PeDe-se jane veteferkuar me shume se duhet; dmth deri ne prishje…

  10. Arturi says:

    Biles ne mandatin e trete, katra-gjyshi donte te hapte fabrika te perpunimit te bimeve “mjeksore” nga Lazarati.
    Por ky popull eshte mosmirenjohes ?

  11. myftari itali says:

    e mos u merzisni o DEMOKARRA iku SALEHU keni ZHELEFINEN,LULZIME BASHEN me shaletengjitura ,ka plot nevojtore te tjera PD per te zevendesuar BERISHOVICIN.

  12. TONI says:

    Komplimente te medha ketij qe e ka shkruar dhe nuk ke cti shtosh me teper sepse ka treguar realitetin ne te cilen ndodhet shqiperia .do te them vetem nje aspekt ne lidhje me turistet qe vizitojne vendin tone sipas berishes. vetem une me familjaret e mi ,vellezer e te tjere jemi rreth 30 veta ne familje me nenshtetesi italiane dhe sipas berishes ne vijme ne shqiperi si turiste???????? kurre ne vime ne shqiperi si shqiptare pavaresisht se ne kufi prezantohemi me dokumente italiane.kjo pra eshte parajsa me te cilen berisha donte tju tregonte shqipetareve dhe ne fakt mori pergjigjen e merituar. ciao

  13. ILIRET says:

    Po buke, or vlla buke thate, qe te hane femijet per darke. Dhe ndonje lek, qe djali im i shkelqyer ne mesime te behet informaticien dhe jo ta coje me lope apo me dele…

  14. Tony says:

    Si popull mos mirenjohes more cope. Njerez qe kane duruar Turq, Italiane, Kominsta edhe Berishtas. Te gjitha fondet per rruge ujesjllsa e te tjera i kane bere vete. Kane contribuar ne taksa qe te rriseshin nivelin e tyre te mbijetes. Berisha thjeshte e administronte per perfitime te tij. Te gjitha fondet u kanalizuan tek klientet e tij. Pastaj edhe borxhet qe ka vjedhur ne kurriz te shqiptareve.

    Pyeteni kte Ezop, do me per belulin

  15. hawk says:

    Rruget u bene me buxhetin e shtetin,pra me parate tona….dhe perqindjet e borxheve i paguajme po ne,por kesaj do ja “shohesh tymin” me vone,pasi kemi te drejte te kerkojme llogari per shperdorimet qe jane bere…Ndersa per te tjerat jam dakort me ty….Po jemi “mosmirenjohes” se s’duam te na marrin parate neper firma piramidale njerez ne pushtet qe garantonin popullin per business-e qe s’kishin lidhje me funksionet e tyre kushtetuese….se s’duam te na hedhin ne ere si ne Gerdec dhe gjykimi te “konvertohet” ne demshperblim si te ishte proces civil…..se s’duam te vritemi kur ngrihemi kunder atyre qe na “bejne gojore” ne prag te zgjedhjeve,por qe pasi “legjitimohen” na heqin te drejten e revoltes duke harruar qe sovraniteti i perket popullit….se s’duam te kemi ne krye “njerez” qe shohin nga dritaret e zyrave(jo Zyrave)shteterore sesi digjen ata qe jane persekutuar gjithe jeten dhe ne cdo regjim….se s’duam te kemi ne krye njerez qe shisnin pasurite publike si te ishin prone e tyre duke deformuar konceptin nga ->ADMINISTRATOR-ne “PRONAR”….se s’duam qe ne krye te Institucioneve Kushtetuese ,deri te me kryesori,te vihen “paraplegjike” te cilet “krenohen” kur gezojne shendet “te plote”….etj….Ke te drejt,ndaj si Volteri dhe une te them…..S’JAM DACCORD ME TY,POR MBROJ DERI NE “VDEKJE” TE DREJTEN TENDE PER TE THENE….CDO “KA….LLIK”

  16. Dodi says:

    Mirenjohja dhe mosmirenjohja jane dy te kunderta qe perjashtojne njera-tjetren.E para i jam mirenjohes ndaj nje njeriu qe me ka bere nje te mire.Per shembull,nje mjek me ka sheruar pa pasur asnje interes.Sigurisht qe duhet t’i jem mirenjohes qe me shpetoi jeten.Mirenjohes duhet t’i jene politikanet qe vihen ne krye te puneve te shtetit ,dhe marrin paga te majme pikerisht popullit sepse ai u ka besuar atyre punet e shtetit per ta bere jeten e popullit sa me te kendshme.Por popullii nuk duhet t’u jete kurre mirenjohes politikave qe ai i ka zgjedhur per te drejtuar punet e shteit sepse ai per kete pune i ka zgjedhur.Ne qofte se ata nuk e bejne kete pune ata nuk e justifikojne besimin e popullit.Me e keqja eshte akoma kur keta politikane te zgjedhur nga populli,harrojnne se ata jane sherbetore te popullit qe i ka zgjedhur dhe e shfrytezojne pushtetin per te perfituar sa me shume nga rasti qe u ka ardhur ne dore,sic bene politikanet e PD=se te kryesuar nga sharlatani Sali Rame Berisha.Ai kujtoi se populli i dha atij votat per pasurimin e tij.Ai vertete ndertoi disa rruge dhe ato mbeten nje pasuri kombetare,por perse e beri kete per te lehtesuar popullin apo per te nxjerre fitime te majme per vete dhe familjen e tij.U ndertua Rruga e Kombit me kredite e marra nga jashte,gjysma e te cilave shkoi ne xhepat e Berishes dhe te veglave te tij,por c’perfitoi populli nga kjo rruge.Nga ato rruge perfitoi ne radhe te pare Berisha dhe Lulzim Basha,qe vodhen fondet.Nga ato rruge perfitojne vetem te pasurit sepse ata i shfrytezojne edhe per te shetitur lirisht ne to,por populli i thjeshte cfare perfiton prej tyre.Ai nuk ka as biciklete dhe jo me makina per te udhetuar neper ato rruge.Populli do buke te haje dhe jo gure dhe asfalt,se ato nuk hahen.Prandaj populli nuk ka perse t’i jete mirenjohes Berishes dhe qeverise se tij.

  17. Tingujt e Kosoves says:

    Tamam, popull mosmirenjohes!

    Do ta shifni ju se ca do sjelli ky edi. Kosovaret jau solli Saliu. e nga ne fitonit 700 milion euro ne vit-vetem nga turizmi… rruget i beri saliu, reformat ne ekonomi, shendetesi, te gjitha i beri saliu…ca donit me teper… GJERMANINE?! Po juve pervec dialektit tosk te bukur qe keni, asnje gjo tjeter sdini… te gjithe dini te filozofoni, e matematikisht kurre sja qelloni…keta jeni ju!

    Mjer Shqiperia per shqiptaret e saj…

    Duhet qe te gjithe kosovaret ta bojkotojne Shqiperine per 4 vitet e ardhme sa eshte nepushtet ai kurbani…

    Rroft sala…prap do vije npushtet- keni per ta pare… i madh eshte…ju se dini dhe sja dini vleren se ca lideri keni. Na jepni Saliun, merreni Hashimin me shoke dhe Isen me shoke…keta jane per ju…qe futin duart ne xhepa…

    1. gent says:

      Po, po, ju kosovaret gjithmone me vonese – edhe Enverin e donit me shume se ne qe e kishim ne kurriz. Sa per rruget i heq kapellen se popullit nuk i merret dora per cdo gje, lum miku. Ai desh monarkine, kjo ishte gozhda e tij qe ne 94 me referendumin.

    2. Joni says:

      Tingujt e Kosoves–ti nuk je shqiptar nga Kosova, kjo duket shume qarte nga menyra e shkrimit tend, por nuk ka rendesi se cfare je sepse ti je nje deshtak qe mesa duket i ke sherbyer Saliut dhe ke perfituar nga ato milionat e taksave te shqipetareve. Ik o vemje dhe ruhu mos te shkeli populli i rilindur. Shqiptaret ketu dhe shqiptaret ne Kosove nuk kane me nevoje per kriminele si Saliu dhe Thaci, shko dhe beji fresk Sales tani o injorant.

    3. skandro says:

      Tingujt e Kosoves (ne te vertet Daullet e Serbit),ju shkruani (dhe jane shume kosovare si ju):
      “Duhet qe te gjithe kosovaret ta bojkotojne Shqiperine per 4 vitet e ardhme sa eshte nepushtet ai kurbani…”
      A e kupton se kjo parrulle ka ne themel qellimin per ndarjen e shqiptareve?
      Populli yne ka nje fjale te madhe (ashtu si e tha fjalen e madhe me 23 qershor:
      “Për inat të sime vjere,do të fle me mullixhinë”
      Ja deri ku arrini …TURP!Dhe hiqeni si patriotë!?

  18. liqeni says:

    Urime Edop Turku!Titulli i pershtatet ketij populli!tani e tutje do hahet me luge ILIRI!

  19. pasqyra says:

    O i vetquajturi tingull kosovet prej babrruje.Je i marre apo te vret llastiku i brekeve.Me ate qe bene kosovaret me sakte politikanet e pushtetaret kosovare nuk i do kurrkush ner shqiperi.Mos ngaterro popullin e thjeshte kosovar me klasen e tij politike e cila i sherben me me besnikeri babait Serb e nenes turqi

  20. ismeti says:

    ky idiot nuk ishte demokrat ishte gjithqka, kriminel, tradhtar, vrases, hajn, pis veq shqiptar jo

  21. myzeqari says:

    O baca Sali pse nuk na sjell Lulezimen me mire ne PD se sa Lulin. Te pakten Lulezimja bene nje pune te pakten i heqim ndonje rri asaj dhe ajo e justifikon te pakten.

  22. Kotropuzi koki-mullarek USA. says:

    Shyqyr qe kemi KOSOVEN ne krah, se fatkeqsisht ne SHQIPTARET jemi pakice ne Shqiperi ,kjo u verteua me votat e 23 – qershorit.Pooooor dardhe e ka bishtin mbrapa, dhe nga anet tona eshte nje shprehje- GAZI I MADH KUR TE BIJN RASATI-.ky POPULL KA PAS NEVOJ PER UDHEHEQES SI edvin rama,ja pafshi hajrin, une per vete do ta bojkotoj Shqiperine per pushime per sa kohe do te jene ne pushtet PASARDHESIT E NEMOGLATURES BOLSHEVIKE,(e di se su behet vone por te pakten ato 3-e mije Erot e mia nuk po i marrin JUGAXHIT-arixhit per 10-te dite pushime).

    1. Joni says:

      Mos more nuk do vish ti ne Shqiperi u kuku sa keq per na, ik ore mbushu andej se nuk na ze meraku fare se ca ben ti o i mykur ne kohe.

  23. Elidon says:

    Or Zotni,ti qenke injorant i papare dhe dallkauk.A jeton ne ket vend ti mor Zotni,ku varferia ka kapluar ne cdo familje.O debil

  24. franceska says:

    artikull fantastik…eshte prekur realisht se cfare perjetojne shqiptaret dite pas dite

  25. MALO MALESORI says:

    Ky sherbetori i zoterive qe do braktis Shqiperine sa te jete Edi Rama do beje shume mire. Ai i perket jashtqitjes se kombit dhe bene mire te mos shqetesohet se edhe ketu nuk ka vend. Duke i uruar pushime te perjeteshme jashte shqiperise i themi se kosovaret jane te trazuar dhe te kundraligjshem kur vine e votojne ne Shqiperi. Se bashku me shume kosovar qe jane te infiltruar te UDBs ndoshta bene pjese edhe z. “Kotropuzi Koki-mullarek” i cili i perket nomeglatures se Sigurimit dhe komunizmit, dhe le ti beje mire.
    Sa per ne ketu ne Shqiperi e urojme populli dhe te zgjedhurit e tij duke shpresuar per nje qeverrisje me te mire. Po ashtu shpresojme se te bashkuar Demokrat e Socialist do te arrijne te futen edhe ne komunitetin Europian.

  26. -Mendoj se kur te rrjepin 6-lëkure ..te shtaten do ta ruash..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje