Radha e Edit

28 Qershor 2013, 11:40Politika TEMA

The Economist

 

Kryeministri tjetër i Shqipërisë do të jetë Edi Rama, lider i Partisë Socialiste. Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, koalicioni i tij duket se do marrë 84 nga 140 vende në parlament- një fitore dërrmuese. Rezultati i jep fund tetë viteve qeverisje nga Sali Berisha i Partisë Demokratike të qendrës së djathtë, por Berisha ka qenë vërdallë më shumë se kaq. Asnjë shqiptar nën 30 vjeç nuk mban mend ndonjë kohë tjetër kur ai nuk ka qenë një prezencë dominuese politike.

Rama është ish- kryebashkiak i kryeqytetit, Tiranë. Në zgjedhjet e vitit 2009 ai akuzoi demokratët se i kishin vjedhur fitoren. Në vitin 2011 ai pretendonte se kishte fituar një mandat të ri si kryebashkiak, por demokratët ia rrëmbyen fitoren nga duart duke shtuar votat e hedhura në kutitë e gabuara. Një protestë në janar të po atij viti, bëri që katër mbështetës të socialistëve të vriten nga forcat e sigurisë, që qëllonin nga zyra e kryeministrit. Berisha e akuzoi Ramën se kërkonte ta rrëzonte nga pushteti me forcë.

Gjatë viteve të fundit, nën zotin Berisha, nisën të ndërtohen rrugë dhe infrastrukturë e re në të gjithë Shqipërinë. Çiklistët kanë korsitë e tyre në Tiranë dhe përgjatë rrugëve të reja në qytete që më parë ishin të rrënuar si Shkodra në veri. Pas fundit të komunizmit, rrugët në Shqipëri u shpërbënë. Kur ishte kryebashkiak, Rama transformoi Tiranën, duke shkatërruar shumë ndërtesa të shëmtuara dhe pa leje dhe duke ngjyrosur blloqet e vjetra me ngjyra të shndritshme.

Megjithatë infrastruktura e përmirësuar nuk e shpëtoi dot zotin Berisha. Përveç lodhjes pas tetë vitesh, një seri skandalesh e zhbënë atë. Pak nga peshat e rënda dolën ndonjëherë para gjyqit. Një prej tyre që doli, ishte Ilir Meta, lideri i një grupi të vogël të shkëputur nga socialistët, që u bë aleat me Berishën në vitin 2009, duke i mundësuar atij formimin e qeverisë. Një video u transmetua, në të cilën Meta shfaqej duke diskutuar për një ryshfet dhe duke u krenuar për ndikimin që kishte mbi një zyrtar të lartë të drejtësisë. Ai u gjykua dhe u shpall i pafajshëm. Në prill ai e braktisi Berishën dhe formoi një aleancë të re me Ramën, duke tronditur shumë socialistë, që druheshin se kjo do ulte sulmet mbi qeverinë për korrupsion.

Detyra që ka përpara zoti Rama është shumë e madhe, për shkak se siç thotë vetë, ai ka trashëguar një sistem që është kaq i kalbur. Ai është i mbushur me të përzgjedhurit politikë të Berishës, të cilët, sipas Piro Mishës, një analist vendas, kanë kontroll total mbi gjyqësorin dhe administratën publike. Ndjekja e interesave partiake duke përdorur pushtetin e shtetit, këtë herë kishte shkuar në ekstrem, thotë Misha.

Zgjedhjet i hapin rrugën Shqipërisë për t’u bërë kandidat zyrtar për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Aplikimet e mëparshme janë refuzuar. Megjithatë rritja ekonomike dhe punësimi janë akoma sfidat e mëdha, edhe pse më pak se në disa vende fqinje. Lista zgjedhore ka 3.3 milion emra, por censusi i vitit 2011 tregoi se në Shqipëri ka 2.8 milion njerëz. Diferenca është se më shumë se një milion shqiptarë jetojnë jashtë vendit, duke dërguar para në shtëpi dhe duke ndihmuar që të ulet papunësia- e cila, pavarësisht kësaj, akoma është në nivelin 12.8 përqind. Gjatë viteve të fundit remitancat kanë rënë, por Shqipëria mbetet i vetmi vend në Ballkan që nuk ka rënë në recesion. Por as kjo nuk e shpëtoi zotin Berisha.

30 komente në “Radha e Edit”

  1. taku says:

    Degjova mbreme Ramen ne tek Sokol Balla, dhe me pelqeu
    nje dicka te rendesishme qe e shprehu aty dhe eshte ” qe do te
    mbylle te gjithe lojrat e fatit” shpresoj qe Rama ta mbaje
    kete premtim, se shoqeria shqiptare do te shpetoje nga ky
    kancer qe po e grryen ngadal ngadal.

    EDHE NJE HERE “”MBYLLJA E LOJRAVE TE KUMBARIT UL KRIINALITETIN””

    1. DINI says:

      EDI RAMA ESHTE NJERIU QE KA NEVOJE SHQIPERIA DHE KETE POPULLI SHQIPTAR E KA KUPTUAR SHUME MIRE DUKE E VOTUAR ATE MASIVISHT!

      MBREME NE TOP STORY EDI RAMA ISHTE SHUME I QARTE SE SI DO TE QEVERISE AI VENDIN DHE ME PELQEU SHUME KUR THA SE ME DISA GJERA KRYESORE SIC ESHTE UJI DHE LEGALIZIMET DO TE MERRET AI PERSONALISHT DHE KJO TREGON SE RAMA ESHTE NJE LIDER I VERTETE, NJE NJERI QE POPULLI SHQIPTAR KISHTE NEVOJE, TE CILIN E ZGJODHI ME NJE VOTE MASIVE ?

      1. Altin Kola - SHBA says:

        Me ne fund do te krenohemi me Kryeministrin qe kemi, me ne fund do te themi me shume bindje qe tani kemi nje Kryeminister te denje per te qeverisur vendin tone. Populli shqiptar ka bere zgjedhjen e duhur duke votuar Edi Ramen sepse ky eshte shpresa e vetme per te ndryshuar vendin tone, ky eshte shpresa e vetme per nxjerre vendin nga kjo gjendje qe eshte sepse duhet te harrojme qe Edi Rama ne kohen qe ishte Kryebashkiak lulezoi Tiranen dhe me siguri do te lulezoi gjithe Shqiperine nga veriu ne jug ne kete kohe te gjate qe do te jete ne pushtet!

        Altin Kola SHBA

        1. Linda R. says:

          Edi Rama do merret vete me ceshtjen e legalizimeve, po pse more prandaj ja dhame voten ne qe ti beje me prone maloket e Sales. Kurse ne qytetaret e ndershem qe nuk kemi zene as nje centimeter toke te jetojme me qera dhe te paguajme takasat qe Edi te beje pronare te ulurit nga mali.
          Kjo eshte cmenduri, ne socialistet e ndershem duhet te detyrojme kryetarin qe te merret personalisht se pari me varferine arsimin e shendetesine e jo me legalizimin e pronave te zaptuara te njerezve te malit.

          1. spartan says:

            E ashtequajtura Linda. Duhet te kuptosh dicka, ata banor qe kane ndertuar ne ilegalitet, sot nga vjedhja e energjise dhe e taksave per 4 vjet te kushtojne me shume se vlera e tokes qe kane zene. Ata do legalizohen si ndertesa dhe do vihen ne rresht te paguajne taksat dhe detyrimet.Keto para jane nje burim i mire per te rregulluar rend dhe shendetesi per te gjithe vendin.
            Mos harro 52% e energjise elektrike nuk paguhet gati 500 milion euro ne vit, nuk jane pak, jane me shume se buxheti i shendetesise + Arsim…

            1. Argita_B says:

              Te dhenat qe jep jane komplet te gabuara. KESH prodhion ne vit rreth 5.2 Gwh ne vit, si prodhuas e shet rreht 4.5 cent Kwh e shprehur ne euro rreth 88M€/vit, pjesa

            2. Argita_B says:

              Te dhenat qe jep jane komplet te gabuara. KESH prodhion ne vit rreth 5.2 Gwh ne vit (http://ere.gov.al/doc/Raporti_vjetor_2011_miratuar.pdf ) , si prodhuas e shet rreth 4.5 cent Kwh e shprehur ne euro rreth 88M€/vit. Te klienti final shitet rreth 7-8cents Kwh (por ne kete çmim futet trabnsporti, shperndarja dhe rreth 38 e humùbjeve teknike ne rrjet).
              500 milion euro ne vit do te thote 1 miliard euro shitje, pra 10 e PNB-se vjetore te Shqiperise!!
              Nuk e di se ku i ke mare keto shifra po jane te gabuara.

    2. gary says:

      kur do ta formoje ‘byron politike’ ky nipcja i spiro kolekes??

      1. enea says:

        Ah more gary gary, ja edhe nje injorant tjeter ne rradhet e salisteve.
        Po te kishe pak kulture dhe te ishe me shume realist do kuptoje qe byroja politike e fundit u largua ne 23 qershor.

    3. MAKSIM G. RROSKOVEC says:

      JAM SHUME DAKORD ME TY TAKU QE TE MBYLLEN LOJRAT E FATIT. SHKAKTARE TE PRISHJES SE SHUME FAMILJEVE SHQIPTARE.
      POR NUK DUHET TE HARROJMD TE MBYLLIM EDHE KETA NE BURGUN E BENCES, SHKAKTARE TE VRASJEVE DIREKTE DHE KRIMEVE SHTETERORE.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/devils-advocate.html

  2. abc says:

    Aman po te beje The Economist artikuj me Piro Mishen pjella e Sorros dhe mik i Ed Rames, i cili eshte lancuar ne politikenga Sorros vaj halli!
    Apo eshte Economisti i pavarur pedagogu qe deri dje i dridhej buza Oltion Rrumbullaku ;p

    1. Taqi says:

      Altin Goxhaj, nje pjelle e dyshimte e Sigurimsit Enver Goxhaj,
      apo kopil i shokeve te ketij te fundit ne Sigurimin e Shtetit.

    2. elio says:

      Perderisa shkruan ne the ekonomist, kam pershtypjen qe dikush ne “the economist” e ka gjykuar, mbase pak me me shume dije dhe eksperience se abc…

  3. eva says:

    duhen zhdukur lojrat e fatit.

  4. Gazi i madh kur t'bijn rasati, ja pafshi hajrin Edvinit pa origjin. says:

    Estrada e madhe kur te filloj punen parlamenti,Rama ka per tu bere shembull per KOMEDI.Sa votusit e tij (95% ,se 5% jane si Edi) do te turperohen dhe do thon(qe ka qene gomar e dinim po qe eshte zog gomari tani po e marrim vesh)GAZI I MADH KUR T’BIJN RASATI.

  5. v says:

    Edi Rama i vetem me mbeshtetjen e popullit qe me ne fund e kuptoi arriti te te realizoje endrren e tij per te qene ne krye te puneve te Shqiperise. Gjithe populli beson dhe shpreson se Edi Rama me gjithe iriqin qe ka perballe do ti beje fakt enderrat e tij qe jane edhe tonat. I lutemi zotit ta ndihje ne rrugen e tij dhe popullin do ta kete pas. Faleminderit Amerikes aleatit te perhershem te Shqiperise!

  6. moçalor + terùn + redneck = jugor says:

    Radha e moçalorve, e koleres se kuqe e kuqaloshave.

    1. spartan says:

      Dhe 2 muaj, po pastaj si do ia besh per Internet?

  7. kosta says:

    Radha e Edit….radha e perverseve, radhe e homosekeualeve…radhe e mega hajduteve…radhe e rrugaceve…radhe e dhunuesve te grave …radha e mohusve te femijve te tyre….radha e akuzuesve te baballareve per femijte e tyre…..radha e drogameneve….radha e bojaxhinjve…..ardhe e njerezve te patyrpshem……radha e njerezve qe sjellin fatkeqesi kombetare…..radha e intriganteve dhe genjeshtareve….radha e njerezve qe kane vetem emrin njeri se ne brendesi jane perbindsha te droguar dhe gjithmon nen efektin e droges…..turp per kete popull qe jeton ne Europe por prej shume kohesh i pa pranuar prej saja……

    1. enea says:

      Ty te rrofte ideologjia qe te kane mesuar tek shkolla e PD. Sulmet e tua do ti kishte zili edhe Partia Kamuniste.

      Ju keni marre fund me gjithe Berishen tuaj. Tani filloni e civilizohuni

    2. ALBATROS says:

      IKU RRADHA E INCESTIT, E MARTESAVE TE KUSHERIRES SE PARE SABRIJES DHE DOCAVE TE SAJ NEPER FERRA, RRADHA E LEPIRJES SE RROCKES SE BALLES NGA ARQITA BEQISHA, IKU RRADHA E ATIJ QE DO APROVONTE MARTESAT GAY DHE PERSHENDETI PARADEB E BYTHEPUSETAVE GAY, RRADHA E SERVILEVE NDAJ TE HUAJVE DHE IKU RRADHE E KURVAVE TE BERLUSKONIT

    3. radikalisti says:

      Te pershendes Kosta, dhe te pergezoj per shkrimin. Duke mos i hequr asnje presje te vertetave qe ke renditur ti ne shkrimin tend, une desha te shtoja nje fakt. Si mund ti besohet nje njeriu, qe kurre ne jeten e tij nuk i doli nje here te vetme buzeqeshja nga shpirti, por vetem sforcohet per te nxjerre nje zgerdhirje fallco, siç ka bere dhe ne foton me siper, qe i mungon vetem nxjerrja e llapes per te thene qe eshte Ver llapa dora vete. Ky njeri ka hyre ne politike per te thyer te gjitha rekordet e negativitetit, ashtu siç i ka thyer dhe ne jeten e tij private.

  8. kosta says:

    Edhe Enver Hoxha i denonte ashper homoseksualet por ishte vete i tille….ne ato gjurme ecen edhe ky pinjoll i tije…..

  9. fati says:

    FILLIMI I MBARE GJYSMA E PUNES .KY VEND KA SHUME PUNE ,DUHET
    TE FILLOJE NGA THEMELET. TE SHOHIM SE CDO TE BEHET . MUND TE
    NDRYSHOJNE SHUME GJERA NE SENSIN POZITIV ,POR TARAFLLEQET E VESHTIRE.
    DETYRE NR 1 ESHTE QE SHQIPERIA TE BEHET SHTET POLICOR.

  10. ALBAN DEGA says:

    FILLIMI I MBARE … GJYSMA E PUNES

    – Te mos shperdorohet torta e pushtetit te ri demorkatik si torta berisho- bashiciane e 1000 vjetorit
    pavaresise!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Dy intervista te qyteteruara

    Intervista e liderit te opozites Edi Rama ne “Top Story” ishte nje interviste shume realiste, programatike dhe frymezuese, mbas nje fitorjeje historike demokratike.
    E tilel qe edhe intervista e pardjeshme i liderit te LSI-se Ilir Meta
    Dy intervista te qyteteruara te dy liderve te qyteteruar. Pa triumfalizem, pa presh ne prapanice, pa eufori boshe, pa asnje shenje hakmarrjeje ndaj nje opozite qe ne pozite hakmarrjen e coi deri ne gjakderdhje.
    Krahasoj kete interviste me ate te nje lideri historik te se majtes evropiane, Felipe Gonzalesin, ish kryetarin e PSOE-se dhe ish kryeministrin e Spanjes….
    E njejta fryme! I njejti shpirt qe beri Spanjen nje nder shembujt e demokracise ne Evrope!
    E kam kritikuar Edvin Ramen dhe Ilir Meten disa here… Prape do ta bej perseri sa here ta ndjej te aresyeshme dhe te nevojshme per te miren e shqiptareve dhe te Shqiperise. Eshte ndihma me e madhe per te e qeverine e ardhshme.
    Deklaratat e Edi Rames e Ilir Metes me bejne optimist per te ardhmen e Shqiperise!

    “Nje shans historik per Shqiperine… ”

    Ne kohen kur krejt analistet e politologet shqiptare u ngriten kunder nje aleance e koalicioni te mundshem midis Edvin Rames dhe Ilir Metes, pata nderin dhe kenaqesine ta mbeshtesja ate si ” nje shans historik jo vetem per te majten” por edhe per Shqiperine, sic ishte edhe titulli i shkrimit te para 6- 7 muajve !
    Analisti nuk eshte historian! Detyra e tij eshte te parashikoje e ti paraprije se ardhmes, nje te ardhmje me te mire per populin e kombin e tij.
    E pata bere pak a shume te njejten gje edhe ne qershor te vitit 1992, vetem nje apo dy muaj pas zgjedhjes se Sali Berishes si President i Shqiperise, kur e paralajmerova Sali Berishen se cfare pasojash do ti sillte korrupsioni, nepotizmi, hakmarrja.
    ” Achtung… Kujdes… Ruaja nga ata qe te thurin himne e hosanara sot ne zenitin e pushtetit sepse ata do te jene te paret qe sapo te tundet lisi jot do te marrin sepatat e bejne dru prej tij!” A nuk ndodhi pike per pike keshtu ne katrahuren 1997!

    Torta e pushtetit dhe hallet e miletit

    A nuk po ndodhe e njejta gje edhe sot me disa particka qe vrapojne te ikin nga krahet e Sali Berishes dhe te hidhen ne krevatin e Edi Rames e Ilir Metes pa u ceritifkuar ende rezultati i fitores plebishitare te mbare shqiptareve te udhehqur nga keta dy lidere! Achtung ! Syceltesi…
    Pushteti nuk eshte nje torte per orekset e shqyera te dyfyteresise dhe pangopesise me copa sa me te medha per kete ose ate parti qofte edhe aleate, qofte edhe vete parti kryesore fituese e koalicionit, per kete ose ate mik, per kete ose ate individ qe te vetmen aftesi ka gjuetine e llokmave te pushtetit dhe fitimit per vete e miqte e vet !
    Nese do te shkohet me kete mendesi atehere fitorja e 23 qershorit 2013 do te shnderrohet ne kokoshi nje thelle!
    Nese do te shkohet me kete model atehere modelin e Sales e kemi zevendesuar me yrrnekun e Berishes!
    Nese do te shkohet me kete stil atehere nuk do te bejme gje tjeter vecse fitoren plebishitare te shqiptareve do te shperdorojme njesoj sic u shperdorua nga pushteti me vota te vjedhura i Tiranes dhe i Shqiperise torta e 100 vjetorit te pavaresise ne sheshin Skenderbej, duke u bere turpi i Evropes dhe gazi i Botes!

    Mrekullia e nje sistemi te ri demokratik

    Ndaj pershendes dhe perkah fuqimisht deklaraten e Edi Rames ne ” Top Story” “Boshti strategjik i fitores sonë është PS-LSI dhe ne nuk do të vëmë peshoren për të bërë ndarjen e posteve dhe përqindjeve, por do të vëmë peshoren për të ndarë kapacitetet dhe asaj që ofrojnë të gjithë njerëzit tanë, për t’i vendosur në pozicionet e duhura…”
    Thelbesorja eshte ndryshimi demokratik i sistemit te korruptuar ne cdo hallke te shtetit nga Presidenti e deri tek kryeplaku i fshatit me te larget , kudo ku ka nje hall apo nje vule pushteti.
    Po nuk u ndryshua ky sistem antivlerash, ky sistem i korruptuar e korruptues i demokracise hibride berishiane atehere vota plebishitare e popullit shqiptar do te shkoje per lesh.
    Jam optimist e semure edhe per lidershipin Rama- Meta… Dy te rinj liberale, demokrat qe ne fillimet e levizjes demokratike.
    Nese Edi Rama eshte modeli i liberalit me shpirt artisti qe ia ndryshoi faqen Tiranes nga nje nevojtore masive berishiste ne nje metropol tipik evriopian Ilri Meta, sic e kam quajtur qysh para se te zgjidhej kryeminister i Shqiperise eshte nje “Buldozer” i puneve te medha qe ia ndrprene ne mes intrigat Berisha Nano te fillimviteve 2000.

    Nje simbioze perfekte Rama- Meta

    Pa ndihmen e perkrahjen e fuqishme te Ilir Metes, pa shpirtin liberal e prej artisti te Edi Rames dhe ansjelltas kurre nuk te kishim ate ndryshim rrenjesor te Tiranes dhe as te vetmin rekord boteror te Shqiperise: Edfi Rama si “Kryebashkiaku me i mire i Botes”.
    Ndaj kam besimin dhe bindjen e plote se te njejten gje kjo dyshe do ta bejen edhe me Shqiperine. Nuk i kam degjuaar asnjerin prej tyre ne fushate elektorale, si Sali Berishen te mburret me shpirtin e tij puneotr duke e peshuar ate me numrin e oreve qe harxhon ne pune. Une punoj 90 ore ne jave pa dy te dretat e dites , delaroi “kryepunetori” Berisha para votuesve.
    Me qindra here kam lexuar qysh nga gruaja e ij Liria e deri tek servilet perreth tij se ” doktori e gdhin duke punuar deri ne oret e hershme te mengjezit. ” Kush nuk di te pushoje nuk di as te punoje” thote nje shprehje e vjeter kineze.
    Edhe fermeret braziliane apo kubaneze punoje 14- 18 ore ne dite por rendimenti i tyre eshte sa nje e dhjeta e nje fermeri amerikan apo kanadez.

    ” Puna e nates … gazi i dites

    Puna e nates gazi i dites, thote sovrani yne i mrekullueshem ne Malesine Gjakoves prej nga jemi te dy. E nuk etregojne kete filozofi popullore me se miri autostradat me nje korsi qe cane pa u peruruar, tunelet qe shemben pa kaluar as dhjete makina ne to, sic ndodhi edhe me te Elbasanit, bujqesia e lene pas dore, turizmi i neperkembur . arsimi i rrenuar, financat e boshatisura … gjithcka mbrapsht.
    “Jam punetor i palodhur” mburrej Berisha. Cilie eshte rezultati!? Cfare po le mbrapa “punetori Sali Berisha !?
    Nje vend i rraskapitur! Nje popull i drobitur! Nje Shqiperi fakire me xhepa te shqyer nga kusaria dhe vrastaria qeveritare
    ” Nuk i ka duk puna” themi ne shqiptaret. Nuk ka shembull me tipik te kesaj filozofie popullore shqiptare se sa ky i Sali Berishes. Jio vetem nuk i ka duk. Shume keq… milionat e djerses dhe mundit te shqiptareve kane perfunduar ne llogarite e fshehta bankare te familjes se tij fizike e politike, ne xhepat e Maliqit dhe Fazlicit, te dreqit e te birit…
    E Rama e Meta kane prove madhore te punes se tyre Tiranen, pra kryeqytetin e Shqiperise. Uroj me gjithe shpirt qe edhe me te bukur ta bejne gjithe Shqiperine ne mandatin qe u besoi sovrani me 23 qershor.
    Jam opitmist… Optimist i semure sepse kam besim ne veridiktin plebishitar te popullit tim me 23 qershor 2013.
    Fillimi i mbare gjysma e punes, thote sovrani… 23 qershori 2013 eshte fillim me se i mbare !

  11. Gezim Kulufi says:

    Ndryshimi I pare qe do te beje Rama ne zyren e Kryeministrit,do te vendose disa breshka te medhaja si ne zyren e Bashkise,sepse si asmatik qe eshte nuk mund te rrije pa to.Ilir Meta me paret e vjedhura se bashku me Dritan Priftin,katerfishoi deputetet dhe te majtet e quajne fitore kolosale,pra I vetmi kryetar partie,per te cilin ka prova se ka vjedhur katerfishon deputetet,dhe te majtet I bejne hosanna.Ai nuk do postin e kryeministrit sepse nuk do te prishi imazhin per problemet e shumta qe do te kete kjo qeverisje,por kerkon nje pozicion komod per te grumbulluar me shume para per zgjedhjet e ardheshme,ku pretendon te dyfishoje ose me teper numrin e deputeteve dhe te marre drejtimin eqeverise I vetem,per te bere vjedhjen me te madhe te shekullit.Nuk mund te imagjinohet se cfare do te benin te majtet sikur Meta te ishte Kryetar I PD dhe me origjine nga veriu.

  12. ALBAN DEGA says:

    RROTACION PUSHTETI APO… REVOLUCION I MIREFILLTE DEMOKRATIK

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Mesazhi thelbesor i 23 qershorit

    Sovrani shqiptar foli lirshem, bindshem dhe fuqishem. Vota plebishitare e shqiptareve pa dallim feje, krahine, ideje e perkatesie politike nuk ishte rastesi. Nje popull i tere, si rralle ne histori, dha veridiktin e tij ne permasa qe as mund te fshiheshin e as mund te vidheshin.
    Mesazhi thelbesor i kesaj vote masive, eshte se popullit shqiptar i kishte ardhur shpirti ne maje te hundes me sundimin e sistemin e kalbur e kalbezues, te korruptuar e korruptues te Sali Berishes!
    Hapi i pare dhe me i kollajt u hodh !
    Despoti i sterkorruptuar Sali Berisha dhe oborri i tij kusar e vrastar pesoi nokautin historik nga ky popull ne menyre te qete, paqesore me armen me te fuqishme te njerezimit voten e lire te nje populli te lire! Nje vote ne permasa te tilla qe asnje despot i vjeter apo i ri , i djeshem apo i sotem nuk mund ta tjetersonte e falsifikonte, ta vidhte e pervetesonte!
    Hapi tjeter edhe me i rendesishem eshte qe lidershipi fitimtar ta lexoje dhe zbatoje mesazhin e votes se popullit qe i dha kete fitore historike.
    Po nuk ndryshoi sistemi, jo thjeshte modeli, sic e quan Edi Rama ne intervisten e pare serioze pas 23 qershorit ne ” Top Story”, atehere … Zot ruajna ! Do kthehemi ku ishim. E vetmja gje qe ndryshoi me 23 qershor 2013 jane kuajt ne krye te karroces qeveritare! Larg qofte !

    Nje revolucion demokratik par excellance !

    Shume analiste te pozites e te opozites, te majfte e te djathte, blu e mavi … po a parqesin 23 qershorin si nje rrotacion te zakonshem pushteti. Rrotacion do te thote te nderrosh rrotat apo me se shumti kuajt e karroces qeveritare.
    Vota masive, vota plebishitare mbare popullore , e te majteve por edhe e te djathteve, e jugoreve por edhe e verioreve, e mbare shqiptareve deshmon se nuk kemi te bejme me nje rrotacion. Mbi te gjitha e mbi gjithcka behet fjale per nje permbysje, per nje revolucion te mirefillte demokratik, paqesor.
    Natyrisht e sigurisht 23 qershori 2013 shenon vetem hapin e pare te kesaj permbysjeje. Hapa te tjere kerkohen e aspirohen nga nje popull qe se bashku me voten dha edhe besimin dhe shpresen per nje ndryshim te thelle te krejt sistemit ne Shqiperi.
    Behet fjale per permbysjen e sistemit despotik dhe vendosjen e nje sistemi demokratik ne cdo hallke te shtetit shqiptar nga kryeplaku u katundit me te larget e deri tek kryetari i shtetit.
    Behet fjale per permbysjen e nje sistemi oligarkik korrupsioni dhe zevendesimin e tij me nje sistem demokratik ku cdo shqiptar eshte de jure e de facto i barbarte perpara ligjit .

    Vetvrasje par excellance

    Nuk e kam fjalen per ndryshim me dhune as me urdhera te sistemit demokratik.
    E kam fjalen per ndryshim ne rruge, me mjete e metoda demokratike te sistemit antidemokratik e despotik, ku komandonte e vendoste per gjithcka vetem nje person, nje despot dhe oborri i tij familjar e politik fuqiplot.
    Si do te behet ky ndryshim ne kushtet kur te gjitha hallkat e pushtetit dhe te shtetit jane ende ne nje dore te vetme!?
    Revolucioni demokratik i 23 qershorit 2013 pati si a e z-ne te tij voten e lire plebishitare te shqiptarit te lire per here te pare ne historine e vet shumeshekullore!
    Aq e madhe, aq masive ishte kjo vote sa as despoti e hajni me i madh i votave jo vetem ne hsitorine e Shqiperise por edhe te Evropes Sali Berisha dhe falangat e tij te murme nuk paten asnje mundesi e asnje guxim ta preknin, shperdoronin e vidhnin sic kane bere ne te gjitha zgjedhjet e organizuara prej tij qysh prej 26 majit 1996 e deri sot.
    Sali Berisha dhe klani i tij nuk paten asnje rrugedalje, asnje rruge tjeter shpetimi, asnje shteg tjeter kalimi vecse te pranonte Vaterlone e tij masive… E vetmja rrugedalje tjeter per te do te ishte ajo e Causheskut ne Rumani apo e Kadafit ne Libi! Ndaj ngriti flamurin e bardhe perballe votes plebishitare te nje populli mbare ne mbare nje shtet pa dallim jug apo veri, lindje apo perendim!
    Te ngrije doren e kusarise apo vrastarise kunder saj do te thoshte te denoje veten me vdekje jo vetem politike por edhe fizike. ishte nje vetvrasje par execellance!

    Nga Volvarth tek Flamur Ndoka

    Pasi nuk la intrige e prapaskene, pasi nuk la llogari e kalkulim pa bere, vetem pas tre ditesh kryeministri Sali Berisha me ne fund doli nga “kulla e ngujimit” ku e kishte futur sovrani me votat e tij . Vetem pas tri ditesh Sali Berisha u dorezua dhe detyrua te pranonte disfaten, Vaterlone e tij, sic e kam quajtur vetem nje ore pas fillimit te numerimit te votave ne gazeten me te madhe boterore online “Huftingon Post”.
    Shume servile e sherbetore te pafytyre te tij, shume fanatike dhe sponsore te kusarise se tij, perfshi edhe ambasadorin e OSBE-se ne Tirane, Volvarth , nxituan ta paraqesin kete akt te detyruar te Sali Berishes si nje akt demokratik e qytetar te tij… Ka edhe Kim Ir Seni-st si ministri i tij i Brendshem dhe kumbara me i besur politik i allishverisheve te tij te fshehta me Podesten e co. Flamur Ndoka qe e quajne ate “udheheqesin e perjetshem te PD-se”.
    Tashme hallka kryesore e sistemi despotik e te korruptuar, modeli i sistemit qeverises me votat e vjedhura i Sali Berishes i perket historise… Sovrani e hodhi hapin e tij vigan dhe dha mesazhin e shpreses dhe ndryshimit ” Hope and Change” sic e quajten ketu ne SHBA.

    Ndryshimi i Kushtetutes – Leva e Arkimedit per nje sistem demokratik

    Hapi i pare me i rendesishem i qeverise se re demokratike shqiptare eshte permbysja e tere sistemit kusar e vrastar, te sterkorruptuar dhe vetimunizuar nga ndeshkimi ligjor i Berishes dhe ngritja e sistemit te ri demokratik ne rruge e me mjete demokratike. Ky sistem mund dhe duhet te ngrihet duke perdorur vetem voten e lire te popullit te lire per te ndryshuar Kushtetuten e Shqiperise me te cilen jane bere gabime pas gabimesh, sic i kane pranuar e pohuar edhe vete lideret politike te pozites dhe opozites.
    Ndryshim i pare do te ishte ai qe Presidenti i Republikes te zgjidhet drejtepersedrejti nga populli sipas modelit amerikan.
    Edhe pa prekur Kushtetuten pozita e re i ka votat e mjaftueshme per ta shkarkuar Bujar Nishanin per shkelje flagrante edhe te Kushtetutes ekzsituese te Shqiperise. Jane mbi dhjete shkelje flagrante te Kushtetutes se Shqiperise, prej tij, qe i kam denoncuar ne komentet e mia vetem une, pa qene as ekspert e as konstitucionalist.
    Sistemi i drejtesie se sterkoprrtuar shqiptare mund te ndryshohet me themel vetem duke ndryshuar dispozitat kushtetuese dhe ligjet e organizimit te saj. Ajo eshte Thembra e Akilit e shtetit ligjor qe te vetmin ligj qe zbaton eshte antiligji i impunitetit qe ka urdheruar e zbatuar Luigji i 14- te shqiptar Sali Berisha.

    Shteti i ligjit mbi antishtetin e impunitetin e Saliqit !

    Sistemi zgjedhor ka nevoje te ngutshme per ndreqje thelbesore duke vene ne themel te tij respektimin e votes se lire te shqiptarit te lire dhe per te parandaluar cdo manipulim e vjedhje votash qe e kane cenuar e tjetersuar pushtetin qendror e lokal ne Shqiperi…
    Revolucioni demokratik i 23 qershorit e ka hedhur hapin e tij te rendesishem. Ai shembi themelin e antivlerave dhe antidemokracise. Ai i dha grushtin e pare te fuqishem demokracise hibride te Sali Berishes: nje corbe e slloganeve demokratike te sistemit perendimor me mendesine dhe praktikat komuniste dhe me stilin e sundimit otoman ” me mir nje mik se nje ciflig”
    Eshte kerkese urgjente, eshte kerkese qe pa humbur asnje sekonde lideret e rinj politike e shteteror e te Shqiperise te veprojne per ndryshimin e ketij sistemi hibrid antidemokratik dhe ngritjen ne vend te tij te nje sistemi demokratik te vertete qe ne themel te tij te kete shtetin ligjor, shtetin e se drejtes , ku cdo qytetar i Republikes se Shqiperise ta ndjeje veten si te barabarte midis te barabarteve duke nisur nga fshatari me i larget i vendit e deri tek kryetari i Shtetit.
    Per ngritjen e konsolidimin e nje sistemi shteteror ku vendose vetem ligji e jo Maliqi apo Saliqi! Sot neser eshte e do te jete teper vone!

  13. FANE MIRDITE says:

    erdhen medullat kishim dullen e pare tani u ba meta dhe dullat MEDULLAT keta qena do ikin ne ferre ishin mir kur ishin ne opozit se dikush i degjonte tani qe jan ne qeveri duhet te punojne keni iden sa punuan keta nga 97 deri ne 2005 ATE QE BERI BERISHA NE SHQIPERI KETA NUK BEJNE ASE 1%ME BERISHEN NE OPOZIT KETA JANE SI NE BALLE TE FORTUNES NUK DO LEME PINJOLLET E KOMUNIZMIT QE TE QEVERISIN GJATE PERPARA

  14. sandri says:

    Ne nje artikull te te perjaveshmes italiane “Panorama”shkruhej:”Sorpresa,e’ l’Albania il paese balcanico che va meno peggio”dke ju referuar te dhenave te Bankes Europiane per zhvillim theksohej se rritja ekonomike e Shqiperise ne vitin 2012 ishte 1.6%.Gjithashtu ne po kete artikull,duke nju referuar te perjaveshmes gjermane”Die zeit” jepej nje tabele e rritjes ne renie te zhvillimie economk duke filluar nga 2007 dhe pikerisht:2007-5.9%;2009-3.3%;2012-0.6%dhe keto ne kontestin e pergjithshem te zhvillimit te vendeve te Ballkanit
    qe ne 2012-en nuk e kishin kaluar 1%,perjashto Kosoven.Por rritja ekonomike nuk eshte mirqenie e pergjitheshme.Dy probleme kryesore mbeten per tu zgjidhur:papunesia qe eshte 30% dhe ekonomia informale qe eshte 50%.Keto jane edhe sfidat kryesore te Qeverise se Re dhe Kryeministrit Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje