Koalicioni i djathtë në Shkodër duket se është përçarë, pasi Partia Republikane ka ankimuar rezultatin në këtë qark duke pohuar se votat në Shkodër janë manipuluar nga Partia Demokratike.
“Në bazë të të gjitha llogaritjeve, PR-ja kishte një mandat deputeti në Shkodër pasi kishte 5016 vota, ndërsa ende numëroheshin vota. Kishim votat e mjaftueshme, dhe atëherë kur çdo gjë dukej se përfundoi, nisi manipulimi. U vodhën votat nga Partia Demokratike, duke u ndihmuar nga Partia Socialiste”, është shprehur kandidati i PR-së, Gaspër Kokaj.
Sipas tij janë provat.
“Kemi procesverbalet, të cilët janë të falsifikuara, fikjen e dritave në ambientet ku po bëhej numërimi, nxjerrja e mbi 100 fletëve si të pavlefshme, ndërsa ishin për PR-në, kuti të numëruara nga dy herë vetëm e vetëm që të shtoheshin votat për PD-në. Eshtë për të ardhur keq që PD-ja e konsideroi PR-në si kundërshtare dhe jo si aleate, pasi donte të justifikonte veten e saj”, shprehet Kokaj për GSH./A.XH
Shume vone Gasper!
Ne fjalimet e fushates tende, me shume lavderoje PD-ne se PR-ne!?
Si Parti Republikane qe jeni, duhet te forconi akoma me shume aleancen me … Partine Monarkiste!
Votat nuk jane vjedhur nga partia demokratike.Votat jane vjedhur nga komisioneret per llogari te ndonje partie.Te behet verifikimi duke u hapur kutite dhe komisioneret,pa perjashtim ne gjyq.Ata nuk jane ne sherbim vetem te nje partie.Ata jene peshues te vullnetit te popullit.Po nuk u denuan komisioneret qe vene dore ne votat e popullit Shqiperia nuk ka per tu bere nje vend demokratik normal.
Profesor, jurist me te mire se ti nuk ka ne Shkoder, coji letrat ne prokurori se nuk do te kryhen ma punet me konferenca shtypi…uppss ate fakultetin e drejtesise me jozin e keni mbyll apo vazhdojne rregjistrimet
U be dhe partia e faturinove te pretendoje vjedhje votash nga PD. PR as ka as do kete ndonjehere vota por Berisha ja dha disa vota se e pa qe Fatmiri ska moral genetikisht dhe e perdori per te bere punera te pamoralshme.
Thoja Fatmirit tend keto.
Shume mire z. Koka (kryet) juve jeni te kalbur dhe e dinin Shkodranet per ata e beri Berisha volli shoket
se socialistet i ruanin votat e tyre se per ata pune ishin emeruar qe te ruajne procesin dhe votat jo delet!
Kur ka pasur Republikan ne Shkoder ate e krijoj Ramiz Alia shkojti me zogjrt e tij ne varre me PDne dhe PRe