Arvizu: Hapët një epokë të re me zgjedhjet e 23 qershorit

28 Qershor 2013, 18:20Politika TEMA

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka falenderuar qytetarët shqiptarë për pjesëmarrjen masive në zgjedhje. Nëpërmjet një mesazhi të publikuar në faqen e ambasadës amerikane në Facebook, Arvizu shprehet se shqiptarët hapën një epokë të re në politikë.

Stafi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe unë personalisht do donim që të shprehnim admirimin dhe respektin tonë ndaj qytetarëve të Shqipërisë, për pjesëmarrjen e tyre aktive në zgjedhjet parlamentare. Ju ecët drejt një epoke të re në historinë moderne të politikës shqiptare dhe bëtë që zërat tuaj të dëgjoheshin kumbueshëm.

Përveç votuesve, doja që të vlerësoja kontributin e rëndësishëm që dhanë ata burra dhe gra që përbënin Komisionet e Qendrave të Votimit dhe Skuadrat e Numërimit të Votave. Ambasada Amerikane u angazhua masivisht për të vëzhguar këto zgjedhje (ne kishim 68 vëzhgues, përfshirë dhe kolegët tanë nga Prishtina, Shkupi dhe Podgorica, si dhe personel shtesë Amerikan, të cilët ishin pjesë e skuadrave të OSBE/ODIHR) dhe na la shumë përshtypje përkushtimi që pamë të pasqyruar në netët e gjata dhe ditët e lodhshme të punës që u krye nga këta Shqiptarë. Falenderime personale dhe urime të përzemërta për të gjithë ju”, thuhet në mesazhin e Arvizu./b.l

23 komente në “Arvizu: Hapët një epokë të re me zgjedhjet e 23 qershorit”

  1. Fatmir ish i burgosur politik says:

    Amerika shpresa e popullit shqipetare http://bit.ly/jAL5ep

    1. MIRI LEZHE says:

      Epoka e re fillon me qeverine e re, epoka e re fillon me nje Kryeminister te ri i cili do te drejtoje vendin per shume vite me radhe. Epoka e re do te sjelle edhe ndryshime te reja te cilet duhet te sjellin pakez drite ne vendin tone te erresuar nga kjo gjendje e mjeruar qe e ka lene vendin kjo qeveri qe u largua.

      Epoka e re fillon me ndryshimin e vendit dhe duhet te jemi ne te paret qe e bejme kete ndryshim sepse nuk duhet te harrojme se ndryshimi vjen nga secili nga ne, jemi ne qe duhet te bejme ndryshimin, jemi ne te paret qe duhet te ndryshojme.

      Nje epoke e re filloj dhe kete e treguan edhe zgjedhjet qe beme, kete e treguan zgjedhjet e ndershme qe zhvilluam pak dite me pare dhe me qeverine e re qe vendosen ato zgjedhje vendi do te nise epoken e ndryshimit per nje te ardhme me te mire per te gjithe ne!

      1. fl says:

        Edhe ki ka mar pjese te puqi qi ju ba Doktorit me 23 qershor.

    2. Koka says:

      Si hapet epoka e re me njerez te vjeter o toç? Epoke te re thate edhe ne 1992 kur erdhi S/haja ne pushtet po shikojeni se çfare beri per 20 vjet! Te gjithe pseudo-politikano-palacet tane nje mut jane, duke filluar nga ai krimineli qe iku (dhe paturpesisht Edi & co i urojne rruge te mbare!) e deri tek Iliri i monikes i cili do te jete numri dy i shtetit! Iliri numer dy, po, po, nga numer dy i qeverise se S/hales behet numer dy i pushtetit te ri! Hajde epoke e re hajde!! Per mua ky ndryshim, ne rastim me te mire nuk eshte vecse vend-numero dhe ne rastin me te keq nje regres i demokracise dhe civilizimit shoqeror! Me thoni ju lutem me cfare e identifikoni epoken e re ju?? Mos harroni se nga veprimet mafjozo-korruptive te Ilir Metes, te filmuara me vidio dhe ze, dolen ne shesh shqipetaret ku humben jeten 4 te pafajshem. Sot ky hajdut ordiner do te drejtoje peseri vendin drejt vjedhjeve akoma me te medha! Turp, turp, turp per ju qe mundoheni te mbulonin mutin me shure dhe akoma me turp per çdo shqipetar te theshte e te ndershem qe pranon te drejtohet nga te tille dellaverxhinje ne politike, ekonomi, apo medie !

  2. Lomi says:

    ZOTI E BEKOFTE AMERIKEN.

  3. halimi says:

    Erdhi beri corap punet, na la edvinin peshqesh dhe iken. Esht koha qe Shqipria te ridimensionoj mardheniet me nderkombtret te deboj personat non grata. Shqiperia duhet ti kerkoj DASH te dhena shum specifike mbi personat e dyshimt qe akrediton ketu pasi po na vijne spiuna dallavera qe nuk dijne kompetencat dhe fushen e tyre te veprimit ne perputhje me konventat nderkombtare, por hapen si vaji ne lakra me nje sjellje populiste patollogjike.

    1. Vlora says:

      halimi ke shume te drejte.

      jasht shqiperise imperialistet amerikane dhe revizionistet sovjtik.

    2. halim mos! says:

      nuk te japin vize ty halim? nuk ben prandaj!

    3. tit karamanxulli says:

      ashtu eshte halim djali ! do te lidhemi me afganistanin dhe xhibutin heres tjeter !

  4. shqiptari i pervuajtur per demokraci says:

    FALEMNDERIT AMERIKE.
    ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
    Falinderojme Z. Arvizu per fjalet inkurajuse qe ju drejton shqiptareve kudo qe jane.Natyrisht edhe gezimi i tij eshte i math dhe i merituar,per faktin se u bene zgjedhje per here te pare pas 100 vite shtet, te lira dhe te ndershme kur ai ishte perfaqesues i Shtetit Amerikan ne Tirane.Do te thote qe Z.Arvizu si diplomat nguli ne themelite e demokracise se brishte shqiptare nje gur themeltar,pa varesisht se ai hiqet modest,kjo merite i takon plotesisht.I urojme shendet Z.Arvizu dhe vecanerisht qeverise Amerikane per gjithecka qe ka bere ne demokracine e re dhe te brishte te Shqiperise,pa mohuar ketu gjithe ate ndihme te Bashkimit Evropian me ne krye Z. Fyle.ZOTI E BEKOFTE SHQIPERINE E RE DEMOKRATIKE.

    1. patrioti says:

      Te dhjefsha Ameriken ty o gogol trap,NE 1993 i puthet gomat e makines sekretarit te pergjithshem Amerikan ZHEJMS BEJKER, E PRITET ME LULE, U BETE GAZI I BOTES TALLESHIN MEDIAT E HUAJA ME NE. FOTO DHE FILIME TE SHQIPTAREVE QE PUTHNIN GOMAT E MAKINES SE SEKRETARIT AMERIKAN, kju premtuan amerikane cekun e bardhe dhe keni marre leshte e bubit lek apo ndihma, vetem fjale dhe pallavra dhe ju kane marre gaz nafte arme. lek per rruge., per podestan, tere bota tallet me ne, me thone te huajt qe vijne vizite ne Shqiperi ne hotelin e familjes sime ne Pogradec qe si ka mundesi qe ju jeni kaq proamerikane dhe nuk ju kane dhene asnje ndihme amerikanet dhe ju vazhdoni te brohorisni per ta, u kthehem dhe ju them po per ke te huaj nuk kemi brohoritur ndonjehere ne? per turkun,per italianet dhe gjermanet,per francezet,anglezet dhe tani per amerikanet.THJESHT JEMI POPULL I CUDITSHEM U THEM

  5. ALBATROS says:

    EPOKA E P..T TE SATEME , E ASAJ BYTHEZEZES QE KE NE SHTEPI O PLEHER, SE TI I THE SALES BURRE SHTETI, NUK KA ME KURVA DHE LAVIRE SE JU AMERIKANET, HIDHNI BOMBAT DHE FSHIHENI BUNKEREVE DHE KE TA ZENE CIFLAT LE TA ZENE. JU KENI 23 VJET QE PO E SHKATERRONI VENDIN TONE NE EMERI TE LIRISE DEMOKRACISE DHE TE DREJTAVE TE NJERIUT, NA NDERTONI RRUGE DURRES KUKES ME MILIARDA DOLLARE ME FIRMEN TUAJ BECHTEL DHE RUGET SHEMBEN SE JANE CILESI E DOBET, SHKAKTUAT 1997 ME MARIZA LINON AMBASADOREN MASONE TUAJEN DHE ME XHORXH TENET MINORITARIN SHEFI I CIA, VODHET ALBPETROLIN, VODHET ARMET DHE SHKAKTUAT GERDECIN ME PATRICK HENRY DHE DELROI TE DY VEGLAT TUAJA DHE TE DY JANE AMERIKANE, VAZHDONI TE MBILLNI PERCARJE NE SHQIPERI, JU JENI SHTETI ME POLICOR NE BOTE TE KLASIFIKUAR NGA OKB ME LIGJIN UAJ PATRIOT ACT KUR ARRESTONI TORTUONI DHE VRISNI TERE QYTETARET AMERIKANE KUNDERSHTARE TE SHTEPISE SE BARDHE, JU ME NSA TUAJ SPIUNONI CDO AMERIKAN APO DHE NE BOTE ME KEQ SE GESTAPOJA NAZISTE, JU QE VRISNI QYTETAR AMERIKANE ME AEROPLANE ROBOTE, JU QE TORTURUAT DHE SHTYPET PROTESTUESIT EOCCUPPY WALL STREET,JU QE PO SHISNI KOSOVEN MBRAPSHT TEK SERBI PER INTERESAT TUAJA DHE NE SHKEMBIM TE NDIHMES RUSE NE SIRI,JU AMBASADOR QE ULERINI PER TE DREJTAT E HOMOSEKSUALEVE NDERSA PER GERDECIN SKENI HAP NJEHERE GOJE SE JU DALIN TE PALARAT E WASHINGTONIT,NE DJALL VAFSHI ME DEMOKRACINE TUAJ HIPOKRITE FALLCO, NE DJALL VAFSHIN DHE ATA QE JU BESOJNE DHE JU PERKRAHIN JU,NE DJALL VAFSHIN TRE ARMIQTE E SHQIPERISE USA EVROPA APO RUSIA,SERBIA,GREQIA.RROFSHIN SHQIPTARET DHE SHQIPTARIA

  6. sali says:

    Nje vleresim i merituar

  7. Bill says:

    Faleminderit shume! Ambasadori i vendit tim ne atdheun tim.Nga nje FANOLIST nga vendi ku lindi FANOLIZMI.

  8. Ajet Delaj says:

    Dear honorable ambassador Arvizu
    Thank you for your contributions and President Obama’s Administration .You dear ambassador worked so hard to help Albanian people to do great election process and built democracy system. Thank you again. God bless you ,God bless AMERICA
    Ajet Delaj

  9. ALBAN DEGA says:

    THANK YOU USA !

    – Yes we can !

    Pa keshillat, pa mesimet, pa angazhimin strategjik te mikut tone strategjik te koheve me te veshtira nuk do te vinte kurre kjo fitore historike e shqiptareve.
    Pa mikun dhe aleatin tone strategjik SHBA nuk do te kishte Shqiperi fare aq me pak demokratike!
    Thank You US Ambassador Arvizu for your clear and strong democratic mesages !
    Thank You Mr. President Barack Obama for your vital and great mesage ” Change and hope!”
    Yes we can! Dear American friends and brothers!
    E duam Shqiperine si Amerika Demokratike!
    E duam Shqiperine si Evropen Demokratike !
    Yes We can !

  10. roland says:

    arvizu me ne fund e kuptoi se ti thuash saliut burr shteti, kerkon nje njeri i cili ka luajtur mendsh 2 here. rroft amerika, pa te cilin ne sot nuk do flisnim shqip!

  11. POPULLI says:

    Hap dosjet e Sali Berishes ne fillim!

  12. ALBAN DEGA says:

    YES WE CAN … !

    – Thank You very much USA!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Perfaqesuesi i Presidentit Obama dhe i SHBA-se ne Tirane, ambasadori Aleksander Arvizu dhe stafi i tij pershendeti sot shqiptaret per fitoren historike e plebishitare te 23 qershorit. Ashtu si edhe Departamenti i Shtetit me pare edhe ambasadori i nderuar amerikan Arvizu e cilesoi kete hap te madh demokratik si nje epoke te re ne historine e demokracise shqiptare.
    Nje epoke e re qe nuk do te ishte hapur kurre pa ndihmen, keshillat, udhezimet, frymezimin dhe shembullin e gjallle te nenes boterore te demokracise, SHBA-ne.
    Pa keshillat, pa mesimet, pa angazhimin strategjik te mikut tone strategjik te koheve me te veshtira, SHBA, nuk do te vinte kurre kjo fitore historike e shqiptareve, kjo epoke e re e demokracise shqiptare .
    Pa mikun dhe aleatin tone strategjik SHBA, pa Wodrow Wilson,… pa Xhorxh Bushin , pa Bill Klintonin… nuk do te kishte Shqiperi as Kosove fare aq me pak te pavarura dhe demokratike!
    Thank You US Ambassador Arvizu for your clear and strong democratic messages !
    Thank You Mr. President Barack Obama for your vital and great message ” Change and hope!”
    Yes we can! Dear American friends and brothers!
    E duam Shqiperine si Amerika Demokratike!
    E duam Shqiperine si Evropen Demokratike !
    Yes We can !

  13. ALBAN DEGA says:

    RROTACION PUSHTETI APO… REVOLUCION I MIREFILLTE DEMOKRATIK

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Mesazhi thelbesor i 23 qershorit

    Sovrani shqiptar foli lirshem, bindshem dhe fuqishem. Vota plebishitare e shqiptareve pa dallim feje, krahine, ideje e perkatesie politike nuk ishte rastesi. Nje popull i tere, si rralle ne histori, dha veridiktin e tij ne permasa qe as mund te fshiheshin e as mund te vidheshin.
    Mesazhi thelbesor i kesaj vote masive, eshte se popullit shqiptar i kishte ardhur shpirti ne maje te hundes me sundimin e sistemin e kalbur e kalbezues, te korruptuar e korruptues te Sali Berishes!
    Hapi i pare dhe me i kollajt u hodh !
    Despoti i sterkorruptuar Sali Berisha dhe oborri i tij kusar e vrastar pesoi nokautin historik nga ky popull ne menyre te qete, paqesore me armen me te fuqishme te njerezimit voten e lire te nje populli te lire! Nje vote ne permasa te tilla qe asnje despot i vjeter apo i ri , i djeshem apo i sotem nuk mund ta tjetersonte e falsifikonte, ta vidhte e pervetesonte!
    Hapi tjeter edhe me i rendesishem eshte qe lidershipi fitimtar ta lexoje dhe zbatoje mesazhin e votes se popullit qe i dha kete fitore historike.
    Po nuk ndryshoi sistemi, jo thjeshte modeli, sic e quan Edi Rama ne intervisten e pare serioze pas 23 qershorit ne ” Top Story”, atehere … Zot ruajna ! Do kthehemi ku ishim. E vetmja gje qe ndryshoi me 23 qershor 2013 jane kuajt ne krye te karroces qeveritare! Larg qofte !

    Nje revolucion demokratik par excellance !

    Shume analiste te pozites e te opozites, te majfte e te djathte, blu e mavi … po a parqesin 23 qershorin si nje rrotacion te zakonshem pushteti. Rrotacion do te thote te nderrosh rrotat apo me se shumti kuajt e karroces qeveritare.
    Vota masive, vota plebishitare mbare popullore , e te majteve por edhe e te djathteve, e jugoreve por edhe e verioreve, e mbare shqiptareve deshmon se nuk kemi te bejme me nje rrotacion. Mbi te gjitha e mbi gjithcka behet fjale per nje permbysje, per nje revolucion te mirefillte demokratik, paqesor.
    Natyrisht e sigurisht 23 qershori 2013 shenon vetem hapin e pare te kesaj permbysjeje. Hapa te tjere kerkohen e aspirohen nga nje popull qe se bashku me voten dha edhe besimin dhe shpresen per nje ndryshim te thelle te krejt sistemit ne Shqiperi.
    Behet fjale per permbysjen e sistemit despotik dhe vendosjen e nje sistemi demokratik ne cdo hallke te shtetit shqiptar nga kryeplaku u katundit me te larget e deri tek kryetari i shtetit.
    Behet fjale per permbysjen e nje sistemi oligarkik korrupsioni dhe zevendesimin e tij me nje sistem demokratik ku cdo shqiptar eshte de jure e de facto i barbarte perpara ligjit .

    Vetvrasje par excellance

    Nuk e kam fjalen per ndryshim me dhune as me urdhera te sistemit demokratik.
    E kam fjalen per ndryshim ne rruge, me mjete e metoda demokratike te sistemit antidemokratik e despotik, ku komandonte e vendoste per gjithcka vetem nje person, nje despot dhe oborri i tij familjar e politik fuqiplot.
    Si do te behet ky ndryshim ne kushtet kur te gjitha hallkat e pushtetit dhe te shtetit jane ende ne nje dore te vetme!?
    Revolucioni demokratik i 23 qershorit 2013 pati si a e z-ne te tij voten e lire plebishitare te shqiptarit te lire per here te pare ne historine e vet shumeshekullore!
    Aq e madhe, aq masive ishte kjo vote sa as despoti e hajni me i madh i votave jo vetem ne hsitorine e Shqiperise por edhe te Evropes Sali Berisha dhe falangat e tij te murme nuk paten asnje mundesi e asnje guxim ta preknin, shperdoronin e vidhnin sic kane bere ne te gjitha zgjedhjet e organizuara prej tij qysh prej 26 majit 1996 e deri sot.
    Sali Berisha dhe klani i tij nuk paten asnje rrugedalje, asnje rruge tjeter shpetimi, asnje shteg tjeter kalimi vecse te pranonte Vaterlone e tij masive… E vetmja rrugedalje tjeter per te do te ishte ajo e Causheskut ne Rumani apo e Kadafit ne Libi! Ndaj ngriti flamurin e bardhe perballe votes plebishitare te nje populli mbare ne mbare nje shtet pa dallim jug apo veri, lindje apo perendim!
    Te ngrije doren e kusarise apo vrastarise kunder saj do te thoshte te denoje veten me vdekje jo vetem politike por edhe fizike. ishte nje vetvrasje par execellance!

    Nga Volvarth tek Flamur Ndoka

    Pasi nuk la intrige e prapaskene, pasi nuk la llogari e kalkulim pa bere, vetem pas tre ditesh kryeministri Sali Berisha me ne fund doli nga “kulla e ngujimit” ku e kishte futur sovrani me votat e tij . Vetem pas tri ditesh Sali Berisha u dorezua dhe detyrua te pranonte disfaten, Vaterlone e tij, sic e kam quajtur vetem nje ore pas fillimit te numerimit te votave ne gazeten me te madhe boterore online “Huftingon Post”.
    Shume servile e sherbetore te pafytyre te tij, shume fanatike dhe sponsore te kusarise se tij, perfshi edhe ambasadorin e OSBE-se ne Tirane, Volvarth , nxituan ta paraqesin kete akt te detyruar te Sali Berishes si nje akt demokratik e qytetar te tij… Ka edhe Kim Ir Seni-st si ministri i tij i Brendshem dhe kumbara me i besur politik i allishverisheve te tij te fshehta me Podesten e co. Flamur Ndoka qe e quajne ate “udheheqesin e perjetshem te PD-se”.
    Tashme hallka kryesore e sistemi despotik e te korruptuar, modeli i sistemit qeverises me votat e vjedhura i Sali Berishes i perket historise… Sovrani e hodhi hapin e tij vigan dhe dha mesazhin e shpreses dhe ndryshimit ” Hope and Change” sic e quajten ketu ne SHBA.

    Ndryshimi i Kushtetutes – Leva e Arkimedit per nje sistem demokratik

    Hapi i pare me i rendesishem i qeverise se re demokratike shqiptare eshte permbysja e tere sistemit kusar e vrastar, te sterkorruptuar dhe vetimunizuar nga ndeshkimi ligjor i Berishes dhe ngritja e sistemit te ri demokratik ne rruge e me mjete demokratike. Ky sistem mund dhe duhet te ngrihet duke perdorur vetem voten e lire te popullit te lire per te ndryshuar Kushtetuten e Shqiperise me te cilen jane bere gabime pas gabimesh, sic i kane pranuar e pohuar edhe vete lideret politike te pozites dhe opozites.
    Ndryshim i pare do te ishte ai qe Presidenti i Republikes te zgjidhet drejtepersedrejti nga populli sipas modelit amerikan.
    Edhe pa prekur Kushtetuten pozita e re i ka votat e mjaftueshme per ta shkarkuar Bujar Nishanin per shkelje flagrante edhe te Kushtetutes ekzsituese te Shqiperise. Jane mbi dhjete shkelje flagrante te Kushtetutes se Shqiperise, prej tij, qe i kam denoncuar ne komentet e mia vetem une, pa qene as ekspert e as konstitucionalist.
    Sistemi i drejtesie se sterkoprrtuar shqiptare mund te ndryshohet me themel vetem duke ndryshuar dispozitat kushtetuese dhe ligjet e organizimit te saj. Ajo eshte Thembra e Akilit e shtetit ligjor qe te vetmin ligj qe zbaton eshte antiligji i impunitetit qe ka urdheruar e zbatuar Luigji i 14- te shqiptar Sali Berisha.

    Shteti i ligjit mbi antishtetin e impunitetin e Saliqit !

    Sistemi zgjedhor ka nevoje te ngutshme per ndreqje thelbesore duke vene ne themel te tij respektimin e votes se lire te shqiptarit te lire dhe per te parandaluar cdo manipulim e vjedhje votash qe e kane cenuar e tjetersuar pushtetin qendror e lokal ne Shqiperi…
    Revolucioni demokratik i 23 qershorit e ka hedhur hapin e tij te rendesishem. Ai shembi themelin e antivlerave dhe antidemokracise. Ai i dha grushtin e pare te fuqishem demokracise hibride te Sali Berishes: nje corbe e slloganeve demokratike te sistemit perendimor me mendesine dhe praktikat komuniste dhe me stilin e sundimit otoman ” me mir nje mik se nje ciflig”
    Eshte kerkese urgjente, eshte kerkese qe pa humbur asnje sekonde lideret e rinj politike e shteteror e te Shqiperise te veprojne per ndryshimin e ketij sistemi hibrid antidemokratik dhe ngritjen ne vend te tij te nje sistemi demokratik te vertete qe ne themel te tij te kete shtetin ligjor, shtetin e se drejtes , ku cdo qytetar i Republikes se Shqiperise ta ndjeje veten si te barabarte midis te barabarteve duke nisur nga fshatari me i larget i vendit e deri tek kryetari i Shtetit.
    Per ngritjen e konsolidimin e nje sistemi shteteror ku vendose vetem ligji e jo Maliqi apo Saliqi! Sot neser eshte e do te jete teper vone!

  14. lunxhijoti says:

    Data 23 qershor te shpallet Festa Kombetare, dita e rilindjes se shqiperise .
    Qeveria RAMA i takon te ngreje je obelisk ne qender te TIRANES,ku te gdhenden emrat e personaliteteve,BARAK OBAMA.HILARI KLINTON.ALEKSANDER ARVIZU,John Withers te cilet ne emer te SHBA,se mbeshteten RILINDJE E SHQIPERISE.LAVDI MIQESISE SHQIPERI- AMERIKE.lavdi popuulit te mencur shqiptar.

  15. kitara e thyer says:

    Faleminderit Aleksander ishit brilant ashtu sic edhe Xhoni ne mbeshtetje te se ardhmes se shqipetareve dhe ne ju besuam dhe votuam pa ndrojtje ne te miren tone dhe me shprese qe ekipi i ri qeverises te justifikoje voten dhe te bashkepunoj fort me SH.B.A.

  16. leka says:

    Te falem nga zemra z.Arvziu!Nuk jam i asnje partie,vec asaj te atdheut tim.Tek fjalet tuaja gjej nje interpret te denje te atij kombi te madh,qe ky popull e ka pasur gjithmone dhe e ka,ne respektin e nje ikone.Kam qene ekstremalisht kunder jush ne ndonje rast.Por te jesh amerikan,aq me teper perfaqesues i saj,arrin ta rigjesh vehten shpejt.Edhe nje here ju falenderoj.
    Dhe uroj nga thellesite e zemres: E bekofte zoti Ameriken deri ne perjetesi.Pa demokracine e saj,ne timonin e kesaj bote,kjo e fundit ka per te perjetuar apokalipsin e sigurt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje