INTERVISTA/ Lubonja: Berisha s’është tërhequr realisht, por do e drejtojë PD-në në prapaskenë

28 Qershor 2013, 15:27Politika TEMA

Botuesi dhe publicisti i njohur shqiptar, Fatos Lubonja, thotë për VOA se zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit ishin një ndëshkim për qeverisjen autoritare të kryeministrit Sali Berisha. Por sipas tij, ai dhe një pjesë e madhe e popullsisë kanë një entuziazëm të matur lidhur me fituesit e zgjedhjeve, të cilët kanë dhënë premtime të parealizueshme.

 

Zoti Lubonja, si botues, publicist dhe analist i njohur i zhvillimeve sociale dhe politike në Shqipëri, cili është komenti juaj lidhur me rezultatet e zgjedhjeve të 23 qershorit në Shqipëri?

E para them se ky është një ndëshkim për Sali Berishën dhe Partinë Demokratike. Dhe është ndëshkim në tre aspekte: ndaj autoritarizmit në rritje, ndaj arrogancës së pushtetit në rritje, ndaj paaftësisë për të dëgjuar kritikën dhe paaftësisë për t’u vetëkorrigjuar. Përkundrazi ishte ideja që Sali Berisha dukej sikur po kërkonte të bëhej lideri i përjetshëm i shqiptarëve, mbreti i tyre, nëse mund ta themi kështu, dhe shqiptarët e ndëshkuan për këtë. Ky është ndëshkim njëkohësisht për politikat ekonomike, mendoj unë. Edhe pse ata janë mburrur lidhur me rrugët kryesisht, në përgjithësi ekonomia është në gjendje katastrofike, sepse është një ekonomi që ka punuar thjesht për pasurimin e një grupi shumë të vogël, duke e lënë pjesën tjetër në mjerim. është njëkohësisht një ndëshkim për korrupsionin dhe klientelizmin në rritje të kësaj maxhorance që humbi. Tani, nëse vendosim një filtër, filtrin Meta, ndaj tre këtyre aspekteve, do të duhej që për dy pikat e fundit pra, korrupsionin, klientelizmin, ekonominë e dështuar, sistemin shëndetësor të dështuar etj., votuesit të ndëshkonin edhe Ilir Metën. Fakti është që atë nuk e ndëshkuan. Atëherë ky filtër na tregon që pesha specifike kryesore e ndëshkimit vjen ndaj autoritarizmit dhe arrogancës në rritje të Sali Berishës. Pra shqiptarët, mendoj unë, kanë një imunitet, që e kanë mësuar nga trauma që iu ka shkaktuar Enver Hoxha, nga trauma që ka shkaktuar edhe Sali Berisha herën e parë; ata nuk pranojnë një njeri që do pushtet absolut dhe që vendos për gjithçka. Për këtë u bashkuan dhe e goditën. Ndërsa përsa i përket pikës së dytë- qeverisjes së keqe, ekonomisë së keqe dhe klientelizmit dhe korrupsionit, sistemi oligarko-mafioz që mbretëron në Shqipëri, mendoj se shqiptarët për këtë nuk kanë imunitet. Fitorja e Metës hap diskutim shumë të madh në këtë pikë. Sfida e sotme e shqiptarëve që të mundin autoritarizmin e një personi, që tenton të ketë pushtet absolut, tashmë është fituar, por Shqipëria nuk ka fituar luftën me sistemin oligarko-mafioz.

 

Zoti Lubonja, ky ishte një koment për humbësin e këtyre zgjedhjeve, po cili është komenti juaj për fituesit e këtyre zgjedhjeve për PS dhe LSI: çfarë fituan ato dhe si do të qeverisin?

Unë mendoj se ata mund të falenderohen për përpjekjen e bërë për të mos lejuar një njeri të ketë pushtet absolut, se një njeri absolut korrupton në mënyrë absolute. Kjo mund të jetë një meritë. Ajo që fituan ata është pushteti, dhe më së shumti e morën pushtetin me çdo mjet. Ky është problemi, pra, kanë marrë një përgjegjësi shumë të madhe përpara. Unë nisem më shumë nga dyshimi dhe jo nga besimi. Këto 20 vjet ne kemi bërë edhe disa rotacione, por sa më shumë ndodhin ato, gjithnjë e më i vogël bëhet besimi tek ata që e marrin pushtetin se do të na bëjnë mirë dhe gjithnjë e më shumë rritet dyshimi se do të na sjellin ata ndonjë gjë, apo do të punojnë për vete. Në këtë rotacion të fundit unë nisem shumë herë më me dyshim sesa me besim. Do të doja që të kenë sukses, por nisem shumë herë më shumë me dyshim. Sepse mendoj se për të ardhur në pushtet nuk mjafton thjesht të godasësh një person, qoftë dhe familjen e tij, dhe ta quash se e keqja është ai dhe familja e tij, e keqja e Shqipërisë. Unë mendoj se është shumë më e gjerë dhe shumë më e thellë; është sistemi oligarko-mafioz i pranishëm. Ata kanë qenë krijues të këtij sistemi dhe jam i mendimit se janë ende, si të thuash, pre e këtij sistemi, janë të kapur nga ky sistem.

 

Zoti Lubonja, cili është komenti juaj me katërfishimin e rezultateve të LSI-së, nga 4 mandate parlamentare dikur në mbi 16 mandate?

Kjo është pikëpyetja e madhe që ngrihet dhe që shqiptarët duhet të mendohen e të thellohen. Unë mendoj dy gjëra lidhur me këtë: Një pjesë e këtyre votave mendoj se kanë ardhur si reagim ndaj autoritarizmit të Berishës dhe ndaj frikës që sjell ky pushtet absolut, por edhe ndaj frikës se kundërshtari i tij Edi Rama, që është simetrik i Berishës në shumë aspekte sa i përket etjes për pushtet, mundet të jetë një Sali i dytë. Në këtë aspekt, një pjesë e votave i ka shkuar Ilir Metës, si një instinkt që kanë shqiptarët për t’u ruajtur nga autoritarizmi. Kjo është njëra pjesë. Pa dyshim, një pjesë tjetër e votës, siç thuhet, siç kemi informacion dhe siç e marrim me meend, lidhet me faktin e sistemit klientelar, që ka krijuar politika shqiptare. Ilir Meta flitet shumë dhe besoj që është e besueshme se ka premtuar mjaft vende pune dhe ka shpenzuar mjaft për të shumëfishuar këtë rezultat. Ka përdorur pushtetin, që ka pasur për t’u pasuruar dhe për të investuar këto para në shumëfishimin e votave. Kjo është shenjë e rrezikshme, e frikshme e asaj se sa po korruptohet shoqëria shqiptare, sesa partitë politike vërtet i shërbejnë gjithë shoqërisë dhe sa i shërbejnë një pjese, që lidhet me këto parti, që krijon pastaj partitokracinë.

 

Zoti Lubonja si e pritët dhe cili është vlerësimi juaj lidhur me deklaratën e kryeministrit Sali Berisha se ka dhënë dorëheqjen nga detyra e kryetarit të PD-së? A është kjo një tërheqje e plotë për t’i hapur rrugën rindërtimit të plotë të partisë, apo një zhvendosje e tij në prapaskenë?

Më shumë do ta quaja një hap prapa për t’i tërhequr fijet nga prapaskena, sesa një hap i vërtetë, i sinqertë për t’u tërhequr nga politika dhe për t’i hapur rrugën forcave të reja në PD. Më shumë sesa caktimi i trashëgimtarëve, partitë e forta, partitë e mira bëjnë analizën, i japin përgjegjësitë një lideri, e shkarkojnë këtë lider edhe kur ky nuk jep dorëheqjen dhe dalin forca të reja, që çojnë përpara partitë. Ne nuk e kemi këtë. Ne kemi mendësinë paternaliste dhe fjalimi i Sali Berishës për mua ishte një fjalim paternalist, që le të kuptojmë se është ai që do ta kontrollojë gjithë procesin në këtë parti, nëse mbajmë parasysh se në fjalimin e tij foli kryesisht dhe vetëm për suksese. Eshtë vështirë që kjo parti të bëjë një analizë të thellë të shkaqeve të dështimit të saj dhe njëkohësisht është shumë vështirë të dalë një parti e re nga kjo klasë politike, që e ka bërë kulturë politike shërbimin ndaj interesave të vetvetes.

 

Cilat mendoni se janë sfidat kryesore të qeverisë së re? PS dhe LSI kanë bërë shumë premtime në fushatë. Sa do t’i përmbushin ata iluzionet dhe shpresat e votuesve?

Fushata elektorale ka pasur shumë premtime boshe dhe të pambajtshme. U përdor çdo lloj mjeti për të fituar, u përdorën mjetet financiare, u përdorën “njerëzit e fortë”, u përdor gjithashtu edhe premtimi bosh. Këto janë fillesa jo të mira për një forcë politike. Mendoj se një forcë politike serioze duhej të ishte shumë e përgjegjshme dhe shumë e matur me premtimet dhe besoj se ashtu populli do t’i besonte. Gjendja në vend është dramatike dhe është shumë vështirë të mbahen këto premtime, qoftë edhe duke mbajtur parasysh borxhet e mëdha, që ka lënë trashëgim qeveria Berisha. Ka zëra që thonë se duhen 3 vjet që Shqipëria të mos bëjë asnjë investim dhe me fitimet që nxjerr GDP të paguajë borxhet që ka. Janë edhe borxhet për rrugë të papaguara, dhe për shumë gjëra të papaguara. Imagjinoni tani që aleanca e re vjen dhe merr në dorë një situatë të tillë. Duhet të jesh shumë i përgjegjshëm, shumë i kursyer dhe të premtosh gjëra që bëhen me modesti, për të mos rënë pastaj nga mali poshtë me premtimet që ke bërë. Megjithatë politika shqiptare është e papërgjegjshme, bën premtime pa fund, e të shikojmë se sa do t’i mbajë ato. Gjithsesi ishte një gjë pozitive, sepse, tek e fundit një fitore e Sali Berishës do të thoshte që populli i dha të drejtë për ato që ka bërë dhe nuk kishe se çfarë t’i kërkoje, ndërkohë që qeverisë së re ke se çfarë t’i kërkosh, se ka bërë shumë premtime dhe mundet t’i kërkosh. Dhe ndoshta diçka mund të ndryshojë.

 

Nga një këndvështrim më i përgjithshëm, a mendoni se këto zgjedhje e afruan më shumë Shqipërinë me Bashkimin Europian?

Përgjigja është kontradiktore. Mund të thuhet edhe po dhe jo. Realiteti është më kompleks sesa kaq. Këto votime mund të duken edhe si votime të qeta, por të mos harrojmë asnjëherë, se këto tregojnë që në Shqipëri pushteti nuk mund të merret me dhunë dhe të mbahet me gjak. Edhe pse tek ne ka manipulime, ka mjete të paligjshme që përdoren për të fituar zgjedhjet, përsëri janë brenda disa limiteve që nuk janë ato të 1996 apo 1997. Mund të thuhet se ka një lloj ecjeje përpara, por përsa i përket ndërtimit të shtetit të së drejtës, Shqipëria është ende në fillimet e veta. Kuptoj këtë me shtetin e së drejtës, faktin që në shtetin e së drejtës pushtetin e ka ligji, nuk e ka as Sali Berisha, as Edi Rama dhe as Ilir Meta, as partitë e tyre, e ka ligji. Klasa jonë politike noton në një pandëshkueshmëri të madhe. Nëse do të kishte shtet të së drejtës shumë nga këta politikanë që përmendim ne sot mund të ishin edhe në burg për shkelje ligjore të rënda, për dëme të mëdha ndaj pronës publike etj. Shqipëria nuk ka bërë asnjë hap, madje në këtë aspekt ka bërë hapa prapa, sepse sa më shumë është në pushtet kjo klasë politike, aq më shumë kjo korruptohet, aq më shumë kjo lidhet me krimin e organizuar dhe bëhet klientelare. Në këtë aspekt, shteti i së drejtës është në fillimet e veta në Shqipëri. Shteti i së drejtës do të thotë arbitër ndërmjet këtyre dy palëve ose midis tre palëve, ndërkohë që këto janë edhe lojtarë dhe arbitër. Në këtë aspekt Shqipëria ka shumë rrugë përpara për të shkuar në Europë./VOA

14 komente në “INTERVISTA/ Lubonja: Berisha s’është tërhequr realisht, por do e drejtojë PD-në në prapaskenë”

  1. DEBATIKU says:

    Berisha nga qe eshte dejure e defakto=eshte=Antishqiptare i terbuar,serb 100%,kerkon te dekorohet nga serbo -ruso-greket me cmimin e arte=per shkaterrimin e vendit,Shqiperise e tere popullit shqiptare,apo jo,ai ka qe 1992 qe furnizoj tanket e Milloshevicit,per te vrare popujt e pafajshem ne Bosnje..e se denoj njeri…
    Akoma doni ma per nje gjakpires,se vetem me gjak mbane frymen …
    Populli kerkon denimin e tij, jo fshehjen se si kryetare i PD,APO OPOZITES MOS TE ARRESTOHET…
    Kerkohet arrestimi e dalja para drejtesise, ai ka skenare ,me rrezu kete qeveri …dhe ta marre perseri poshtetit qe te marri hak ndaj ketij populli qe e denoj me pushkatim,me voten mbarepopullore.
    Nuk ja vlewn me fol per te sepse behet i rendesishem,Hashim Thaci ta fusi ne qeverine e Kosoves,mba e klasifikoj si burre shteti,se kane nje detyre ne sherbim te serbise….kur po vjen dita e clirimit te kombit shqiptare…Historikisht keshtu perfundojne te gjiothe ato qe kane shit e plackit venmdin e popullin,njesoj si tradhetaret si Ahmet Zogu,de3nim,vetem denim,ndryshe ai nuk merr vesh,eshte antishqiptare

  2. deti says:

    Lubonja perseri gabon me Enver Hoxhen,e po gaboi me kete,te tjerat vaj hallit….

    1. Argita_B says:

      Lubonja ka te drejte pasi ka jetuar periudhen e komunizmit. Fatkeqsisht Berisha lejoji nje pjese te madhe te bashkpuntoreve te vjedhin, dhe ne te njeten kohe grumbullo dosje.
      Pjesa me e madhe e kryesise se PD-se i kane kembet dhe duart e lidhura nga dosjet qe ka Berisha per ta, keshtu qe jane te detyruar ti binden dhe pse ai nuk eshte me kryetar i PD-se.

  3. PD-ja Cete-Dragobie says:

    Vertet … kete e di i gjithe populli shqiptar.

    PD-ja eshte Cete-Dragobie e rregjimit
    Verior Kanunore-Zogisht ku mbizoteron dhuna dhe frika.

  4. kadeti bigler says:

    zoti lubonja ju gjith mllefin e keni me shegin e opozites zotin edi rama pse z lubonja mos fajin per kete shtet per 23 vjet eshte mar peng nga nje njeri i vetem dhe ky quhet sali berisha qe ka bledhur reth vetes gjith llumin ekombit duke dukena varferuar vrar dhe persekutuar duke na len ne meshir te fatit te kam ndjekur tek kanali ne mos gaboj atje ku paguesh dhe shet dinjitetin tend te felliqur kunder te majtes shqiptare fallxhor jeni zoteri kur deklaroni se ky EDI mund te jete me i keq nga saliu absolutisht nuk jam dakord me ato fjal qe nxjer nga goja jote e felliqur dhe ne ate kanalin tend te felliqur si rogetar

  5. Shërbimi i fundit që Fatos Lubonja i bëri Sali Berishës përpara zgjedhjeve .
    Astrit Vorpsi
    Një ndëshkim shumë i rëndë, historik, ishte ky që populli i dha PD-së, dmth Sali Berishës, kryetarit të PD-së, i njehsuar me Partinë si dikur Lenini për bolshevikët. Shumë po thuhet se bastioni demokrat shkodran hoqi dorë nga mbështetja për demokratët. Nuk është e vërtetë.
    Shkodra antikomuniste në të vërtetë kuptoi mirë dhe shënoi në histori faktin se nuk mund të durojë më që një klan me mentalitet e praktika komuniste i udhëhequr nga një komunist i regjur si Sali Berisha, shkatërrues i vlerave kombëtare, të nëpërkëmbë në mënyrëm më çnderuese, më shpërfillëse, ndjenjat qytetare liridashëse për drejtësi e dinjitet njerëzor, frymën europiane të shumicës dërrmuese të shqiptarëve.
    Rreth dhjetë ditë përpara zgjedhjeve opinionisti Fatos Lubonja bëri thirrjen më të dëmshme për të ardhmen e shqiptarve, lutjen për të vënë një kryq të madh në fletën e votimit. Ngase vallë është shtyrë dhe frymëzuar për të bërë një thirrje të tillë?
    Ka vetëm një arsye, ngaqë e ka ditur mirë pasojën e një veprimi të tillë, i vetëdijshëm për dëmin e saj, i shkoi deri në fund tentativës ndihmuese për Sali Berishën me pseudo argumentat të cilat janë të zakonshme në stilin e tij. Po tani, mbas kësaj përmbysjeje spektakulare të Sali Berishës, a e kap dot me imagjinatën e tij përmasën katastrofike që do kishte për fatet e popullit dhe të vëndit, nxjerrja jashtë vlefshmërisë së fletëve të votimit duke u vënë një kryq të madh?
    Nuk dyshoj aspak se të gjitha këto i ka kuptuar dhe i ka ndjerë mirë efektet e tyre helmuese në trupin e drobitur të Shqipërisë, prandaj nuk ngurroi asnjë moment që të vihej edhe një herë akoma në shërbim të Sali Berishës përpara momentit të funeralit të tij politik.
    Një thirrje prej maskarai politik, thirrje prej anarkisti e destruktuesi të një të ardhmeje europiane për popullin shqiptar që do të na kushtonte shumë shtrenjtë si komb. Kjo thirrje e tij përbënte të vetmen mënyrë që të mund të mbijetonte në pushtet edhe disa vjet akoma krimineli Sali Berisha dhe klani i tij, si “mbeturinat historike” më të fëlliqura të historisë shqiptare, sipas Spartak Ngjelës. Pak ditë përpara kësaj thirrjeje të Fatos Lubonjës përfaqësuesit më të lartë të BE dhe Amerikës bënin thirrje të vazhdueshme për pjesëmarrje sa më të madhe të votuesve në proçesin zgjedhor, në mënyrë që të vendosnin me maturi e urtësi popullore për të ardhmen e tyre nëpërmjet votës së lirë. Të mos lejonin që t’u humbte momenti historik, përdorimi i votës së lirë si shprehje e vullnetit të sovranit, privilegj të cilin ua garanton një shoqëri e lirë, e bazuar në të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Pikërisht pak mbas këtyre thirrjeve na çfaqet alternativa më e poshtër për interesat e popullit, thirrja e Fatos Lubonjës, thirrje për shpërdorimin më të ndyrë të fletës së votimit. Fatos Lubonja është i kapur nga pushteti i Sali Berishës, shtrëngohet mes dy morsetave të krimit berishist sa herë që ia kërkon nevoja monstrës Sali Berisha. Duke e ndjerë mirë se fundi shkatërrimtar i Sali Berishës ishte në kutitë e votimit, te ky çelës magjik i demokracisë, tentoi në mënyrën më djallëzore, më keqdashëse për popullin e vet që t’a thyente këtë çelës, që t’a shkatërronte këtë proçes shpëtues për shqiptarët. Sajoi në mënyrën më sempliste ngjalljen e një fryme të re internetike, si e vetmja mundësi për të nxjerrë jashtë loje dy forcat politike kryesore. I bëri thirrje popullit që t’i futej një utopie mbarë popullore, vetshkatërruese, duke i bërë nul zgjedhjet me fletat e votimit të pavlefshme. Në këto njëzet vjet demokraci, por edhe më parë në histori, asnjëherë nuk kemi dëgjuar që të jetë bërë ndonjëherë një thirrje e tillë në kundërshtim të plotë me frymën, me parimet, me atributet qytetare që u jep vota e lirë njerëzve në botën perëndimore, si e vetmja mënyrë vullnetmirë, pa gjakderdhje për të rrëzuar e kundërshtuar një klasë politike e cila nuk i shërben popullit të vet, që me të gjitha mënyrat e vë popullin t’i shërbejë interesave të saj shfrytëzuese. Një këshillë shoqërore nuk do ia kurseja Fatos Lubonjës: do të ishte në të mirën tënde Fatos që të mos e çfaqje më nëpr ekranet televizive surratin tënd, se me atë fytyrën me pamjen prej “bonhomie” çuditërisht më kujton Judën (vetkuptohet po të heqësh syzet) në darkën e fundit të Jezu Krishtit. O njeri, si ke sy e faqe ti që, pasi ke shkruajtur dhe bërë thirrje për shkatërrimin kryqëzues të fletëve të votimit del në televizor e fillon e flet për zgjedhjet!! Me bindje them se në dhjetë fytyrat më të urryera të shqiptarve Sali Berisha mban vendin e parë ndërsa Fatos Lubonja me sigurirenditet i nënti ose i dhjeti. Këta janë një lloj specie që poshtërsinë e tyre të pafund mundohen dhe e mbulojnë, e fshehin me mungesën e turpit njerëzor, me paturpësinë më skandaloze, më irituese për logjikën njerëzore. Paturpësia thotë një i ditur është mbrojtja më e mirë e poshtërsisë së njeriut. Fatos Lubonja me thirrjen e tij ne ndihme te Sali Berishes duket si ai hajduti qe u kap me doren ne trasten e atij qe po e vidhte.
    Në tërë aktivitetin tënd të theksuar antishqiptar vetëm në dy raste të kam parë që të mbash një qëndrim në kahje positive të interesit të shoqërisë. Në rastin e dëmtimit masiv të pyjeve që në vazhdimësi mori më shumë theks kur vandalët, mbeturina historike Sali Berisha preu rrapin shumëvjeçar përpara galerisë së Arteve dhe në rastin e dëmit të madh ekologjik si pasojë e ndërtimit të dhjetra hidrocentraleve alla Berisha nëpër kodrat dhe livadhet e bukura shqiptare. Të ka mbetur vetëm një fushë ku mund të thuash e të të besohet ndonjë fjalë, ambientalizmi.
    Nga lartësia e fitores që korri mënçuria popullore mbi klanin shkatërrues të Sali Berishës kemi mundësi të themi me gojën plot se, tentativa e Fatos Lubonjës për t’i ardhur në ndihmë mbijetesës, vazhdimësisë së berishizmit, situatës destruktuese që dëshironte Berisha me të vetët dështoi përfundimisht. Ky moment historik shënoi edhe Fatos Lubonjën si një skile politike, që duke përdorur gjuhën e familjes së tij si një “rrufjan politik” në shërbim të plotë të Sali Berishës. Kthesat e mëdha historike janë ato që portretizojnë edhe personalitetet në shërbim të përparimit të popullit ashtu sikurse edhe të kundërtit e tyre, renegatët e regresit, prostitutat politike si Fatos Lubonja, shërbëtor i denjë i Sali Berishës.

  6. lavdosh says:

    Filloi ta drethe ky kurva duke pergatitur bythelepirjen e rrathes. Kjo eshte paria dhe elita shqiptare, te gjithe po ndryshojne gjuhen dhe fillojne ti lepihen fituesve te rinj
    Shpresoj qe E Rama nuk do influencohet nga keta maskarenj.
    Sa per Berishen, ky do jete dimri i vetmise se madhe dhe shkaterrim kur te shikoj Cilet, Frangajt, Feviziun, Lubonjat, Zogajt, Cekajt, Cupajt dhe kompani te fillojne flirtimet me Ramen dhe Meten.
    Kjo do jete goditje vendimatere per te

  7. REM-REMA says:

    LUBONJA eshte lepiresi i sali qenit.

  8. Agroni says:

    Urime-Urime pa fund per gazeten TemA dhe vecanerisht per ju z.MERO.Edhe njehere faleminderit per cjerjen e maskes qe ju ben ketyre dordoleceve qe e mbajne vehten per analiste si ky i lajthituri Lubonja.Asnjehere ky trap ne asnje shkrim nuk ka reflektuar drejt apo korekt ne mendimet qe hedh po si idiot shan e cfryn sikur po ben namin.OOOOOFatos karagjozi gjej ndonje kobure e futja vetes pse EDI fitoi e u be K/minister e populli nuk te degjoi ty karagjos tju vinin kryq fleteve te votimit.Cte meresh me shume me nje tru thartuar,mjere kush e ka ne shtepi kete monster.

  9. valter says:

    Fatos Lubonja eshte analisti me i mire qe ka vendi sot per sot ne fushen sociale, ne ate te gazetarise. AI eshte njerezor dhe pateriot por shume prej jush smund ta kutpojne fatkeqsisht!

  10. alban4eva says:

    ky Lubonja vetem analist nuk eshte. ky eshte nje skile, nje njeri me shume fytyra, ky eshte misherimi i pabesise dhe tradhetise.

    nuk me hiqet nga mendja se si kur ne mesin e luftes se Kosoves, kur bisha serbe po masakronte gra dhe femije kosovare, ky pis i pafytyre deklaronte me te madhe qe nena e Skenderbeut eshte… serbe.

    nje inkurajim i metejshem i bishes serbe te etur per gjak, qe te vazhdonte me tej masakrat, por kesaj radhe jo vetem i frymezuar nga pretendimet territoriale mbi Kosoven, por edhe nga ato historike.

    pra, ky pis syzeli, ky njeri i felliqet dhe i ulet, i hidhte benzine zjarrit pikerisht ne nje moment kur duhej perpjekur te shuhej.

    dhe ja tani, perpara zgjehdjeve, bente thirrje te bojkotoheshin votimet. keshtu S-halè serbit ti jepej mundesia te vazhdonte qendrimin e tij ne pushtet, me pasoja katastrofike per te ardhmen e ketij vendi..

    ketyre tipave si Lubonja u duhet ndaluar me ligj edhe paraqitja neper TV dhe emisione, sepse keta minj haleje sjellin vec deme ne opinionin dhe ndergjegjen e shqiptareve..

    burre i ndyre, njeri i felliqet..!!

  11. ALBAN DEGA says:

    RROTACION PUSHTETI APO… REVOLUCION I MIREFILLTE DEMOKRATIK

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Mesazhi thelbesor i 23 qershorit

    Sovrani shqiptar foli lirshem, bindshem dhe fuqishem. Vota plebishitare e shqiptareve pa dallim feje, krahine, ideje e perkatesie politike nuk ishte rastesi. Nje popull i tere, si rralle ne histori, dha veridiktin e tij ne permasa qe as mund te fshiheshin e as mund te vidheshin.
    Mesazhi thelbesor i kesaj vote masive, eshte se popullit shqiptar i kishte ardhur shpirti ne maje te hundes me sundimin e sistemin e kalbur e kalbezues, te korruptuar e korruptues te Sali Berishes!
    Hapi i pare dhe me i kollajt u hodh !
    Despoti i sterkorruptuar Sali Berisha dhe oborri i tij kusar e vrastar pesoi nokautin historik nga ky popull ne menyre te qete, paqesore me armen me te fuqishme te njerezimit voten e lire te nje populli te lire! Nje vote ne permasa te tilla qe asnje despot i vjeter apo i ri , i djeshem apo i sotem nuk mund ta tjetersonte e falsifikonte, ta vidhte e pervetesonte!
    Hapi tjeter edhe me i rendesishem eshte qe lidershipi fitimtar ta lexoje dhe zbatoje mesazhin e votes se popullit qe i dha kete fitore historike.
    Po nuk ndryshoi sistemi, jo thjeshte modeli, sic e quan Edi Rama ne intervisten e pare serioze pas 23 qershorit ne ” Top Story”, atehere … Zot ruajna ! Do kthehemi ku ishim. E vetmja gje qe ndryshoi me 23 qershor 2013 jane kuajt ne krye te karroces qeveritare! Larg qofte !

    Nje revolucion demokratik par excellance !

    Shume analiste te pozites e te opozites, te majfte e te djathte, blu e mavi … po a parqesin 23 qershorin si nje rrotacion te zakonshem pushteti. Rrotacion do te thote te nderrosh rrotat apo me se shumti kuajt e karroces qeveritare.
    Vota masive, vota plebishitare mbare popullore , e te majteve por edhe e te djathteve, e jugoreve por edhe e verioreve, e mbare shqiptareve deshmon se nuk kemi te bejme me nje rrotacion. Mbi te gjitha e mbi gjithcka behet fjale per nje permbysje, per nje revolucion te mirefillte demokratik, paqesor.
    Natyrisht e sigurisht 23 qershori 2013 shenon vetem hapin e pare te kesaj permbysjeje. Hapa te tjere kerkohen e aspirohen nga nje popull qe se bashku me voten dha edhe besimin dhe shpresen per nje ndryshim te thelle te krejt sistemit ne Shqiperi.
    Behet fjale per permbysjen e sistemit despotik dhe vendosjen e nje sistemi demokratik ne cdo hallke te shtetit shqiptar nga kryeplaku u katundit me te larget e deri tek kryetari i shtetit.
    Behet fjale per permbysjen e nje sistemi oligarkik korrupsioni dhe zevendesimin e tij me nje sistem demokratik ku cdo shqiptar eshte de jure e de facto i barbarte perpara ligjit .

    Vetvrasje par excellance

    Nuk e kam fjalen per ndryshim me dhune as me urdhera te sistemit demokratik.
    E kam fjalen per ndryshim ne rruge, me mjete e metoda demokratike te sistemit antidemokratik e despotik, ku komandonte e vendoste per gjithcka vetem nje person, nje despot dhe oborri i tij familjar e politik fuqiplot.
    Si do te behet ky ndryshim ne kushtet kur te gjitha hallkat e pushtetit dhe te shtetit jane ende ne nje dore te vetme!?
    Revolucioni demokratik i 23 qershorit 2013 pati si a e z-ne te tij voten e lire plebishitare te shqiptarit te lire per here te pare ne historine e vet shumeshekullore!
    Aq e madhe, aq masive ishte kjo vote sa as despoti e hajni me i madh i votave jo vetem ne hsitorine e Shqiperise por edhe te Evropes Sali Berisha dhe falangat e tij te murme nuk paten asnje mundesi e asnje guxim ta preknin, shperdoronin e vidhnin sic kane bere ne te gjitha zgjedhjet e organizuara prej tij qysh prej 26 majit 1996 e deri sot.
    Sali Berisha dhe klani i tij nuk paten asnje rrugedalje, asnje rruge tjeter shpetimi, asnje shteg tjeter kalimi vecse te pranonte Vaterlone e tij masive… E vetmja rrugedalje tjeter per te do te ishte ajo e Causheskut ne Rumani apo e Kadafit ne Libi! Ndaj ngriti flamurin e bardhe perballe votes plebishitare te nje populli mbare ne mbare nje shtet pa dallim jug apo veri, lindje apo perendim!
    Te ngrije doren e kusarise apo vrastarise kunder saj do te thoshte te denoje veten me vdekje jo vetem politike por edhe fizike. ishte nje vetvrasje par execellance!

    Nga Volvarth tek Flamur Ndoka

    Pasi nuk la intrige e prapaskene, pasi nuk la llogari e kalkulim pa bere, vetem pas tre ditesh kryeministri Sali Berisha me ne fund doli nga “kulla e ngujimit” ku e kishte futur sovrani me votat e tij . Vetem pas tri ditesh Sali Berisha u dorezua dhe detyrua te pranonte disfaten, Vaterlone e tij, sic e kam quajtur vetem nje ore pas fillimit te numerimit te votave ne gazeten me te madhe boterore online “Huftingon Post”.
    Shume servile e sherbetore te pafytyre te tij, shume fanatike dhe sponsore te kusarise se tij, perfshi edhe ambasadorin e OSBE-se ne Tirane, Volvarth , nxituan ta paraqesin kete akt te detyruar te Sali Berishes si nje akt demokratik e qytetar te tij… Ka edhe Kim Ir Seni-st si ministri i tij i Brendshem dhe kumbara me i besur politik i allishverisheve te tij te fshehta me Podesten e co. Flamur Ndoka qe e quajne ate “udheheqesin e perjetshem te PD-se”.
    Tashme hallka kryesore e sistemi despotik e te korruptuar, modeli i sistemit qeverises me votat e vjedhura i Sali Berishes i perket historise… Sovrani e hodhi hapin e tij vigan dhe dha mesazhin e shpreses dhe ndryshimit ” Hope and Change” sic e quajten ketu ne SHBA.

    Ndryshimi i Kushtetutes – Leva e Arkimedit per nje sistem demokratik

    Hapi i pare me i rendesishem i qeverise se re demokratike shqiptare eshte permbysja e tere sistemit kusar e vrastar, te sterkorruptuar dhe vetimunizuar nga ndeshkimi ligjor i Berishes dhe ngritja e sistemit te ri demokratik ne rruge e me mjete demokratike. Ky sistem mund dhe duhet te ngrihet duke perdorur vetem voten e lire te popullit te lire per te ndryshuar Kushtetuten e Shqiperise me te cilen jane bere gabime pas gabimesh, sic i kane pranuar e pohuar edhe vete lideret politike te pozites dhe opozites.
    Ndryshim i pare do te ishte ai qe Presidenti i Republikes te zgjidhet drejtepersedrejti nga populli sipas modelit amerikan.
    Edhe pa prekur Kushtetuten pozita e re i ka votat e mjaftueshme per ta shkarkuar Bujar Nishanin per shkelje flagrante edhe te Kushtetutes ekzsituese te Shqiperise. Jane mbi dhjete shkelje flagrante te Kushtetutes se Shqiperise, prej tij, qe i kam denoncuar ne komentet e mia vetem une, pa qene as ekspert e as konstitucionalist.
    Sistemi i drejtesie se sterkoprrtuar shqiptare mund te ndryshohet me themel vetem duke ndryshuar dispozitat kushtetuese dhe ligjet e organizimit te saj. Ajo eshte Thembra e Akilit e shtetit ligjor qe te vetmin ligj qe zbaton eshte antiligji i impunitetit qe ka urdheruar e zbatuar Luigji i 14- te shqiptar Sali Berisha.

    Shteti i ligjit mbi antishtetin e impunitetin e Saliqit !

    Sistemi zgjedhor ka nevoje te ngutshme per ndreqje thelbesore duke vene ne themel te tij respektimin e votes se lire te shqiptarit te lire dhe per te parandaluar cdo manipulim e vjedhje votash qe e kane cenuar e tjetersuar pushtetin qendror e lokal ne Shqiperi…
    Revolucioni demokratik i 23 qershorit e ka hedhur hapin e tij te rendesishem. Ai shembi themelin e antivlerave dhe antidemokracise. Ai i dha grushtin e pare te fuqishem demokracise hibride te Sali Berishes: nje corbe e slloganeve demokratike te sistemit perendimor me mendesine dhe praktikat komuniste dhe me stilin e sundimit otoman ” me mir nje mik se nje ciflig”
    Eshte kerkese urgjente, eshte kerkese qe pa humbur asnje sekonde lideret e rinj politike e shteteror e te Shqiperise te veprojne per ndryshimin e ketij sistemi hibrid antidemokratik dhe ngritjen ne vend te tij te nje sistemi demokratik te vertete qe ne themel te tij te kete shtetin ligjor, shtetin e se drejtes , ku cdo qytetar i Republikes se Shqiperise ta ndjeje veten si te barabarte midis te barabarteve duke nisur nga fshatari me i larget i vendit e deri tek kryetari i Shtetit.
    Per ngritjen e konsolidimin e nje sistemi shteteror ku vendose vetem ligji e jo Maliqi apo Saliqi! Sot neser eshte e do te jete teper vone!

  12. Kendveshtrim tjeter says:

    Jo vjetem kryetar i PD,por edhe President!
    te zgjerohet kualicioni,per zevendesimin e Nishanit,me nje President jashte ndikimit berishian

  13. analisti says:

    sipas parashikimeve te Ed Rames te gjithe muslumanet, “shpellaret” dhe “cecenet” kane votuar per PS – pavarsisht se salliu dhe llullja donin qe keta te votonin PD e spineve, ishkomunisteve fanatike e hajduteve te regjur.

    Nuk e di se cilet kane ngelur per te votuar PD – por besoj se kjo qe quhet PD sot ka per tu shnderruar ne shoqate e nostalgjikeve te salliut – sic kemi sot partite e nostaligjikeve te enverit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje