Shkrimtari i madh, Dritëro Agolli, është shprehur se dhe ai, si shumë të tjerë, ka qenë i mendimit se diferenca në këto zgjedhje do të ishte e vogël.
“Unë i ndoqa zgjedhjet deri vonë natën, sepse edhe diskutimet ishin shumë. Prisja edhe ato pak gazeta që dilnin në orën 12:00, dhe mendoja pa u hapur kutitë, se do të kishte një diferencë të vogël. Nuk do të ishte një hapësirë kaq e madhe e ndryshimit. Megjithatë, siç thonë nga Kosova, “u ba”, domethënë fitoi e majta, por ma merr mendja që fitoi edhe e djathta. Fitoi e majta që të kryhet rotacioni, i thonë tani, ne dikur i thonim qarkullimi, por e njëjta gjë është. Po ta përsëris fjalën ‘qarkullimi’, kam frikë se do të thonë, ‘ky komunist’ dhe po e them ‘rotacion’… (shpjegon kuptimin e fjalëve). Por më ka bërë përshtypje një gjë, që këto zgjedhje ishin shumë të qeta dhe të kulturuara. Nuk kishte konflikte të mëdha. Nuk kishte një frikë si në të gjitha zgjedhjet e mëparshme, frikë për të ruajtur që të mos vidheshin votat ose që të mos ndodhte ndonjë rrahje apo dhunë tjetër. Vetëm kjo ngjarja e Laçit, ishte një gjë që prishi atë atmosferë të asaj dite, aq më tepër që ai që u vra, ishte një emigrant që erdhi për një gjë të mirë, për të votuar në vendin e tij. Por, nuk mori përmasa të tjera, që të ndodhte ndonjë akt i ngjashëm me këtë. Zgjedhjet kaluan mirë dhe unë e thashë që për të dyja palët është mirë dhe është pozitive, sepse do të nisë një frymë e re, ma merr mendja. Të majtët do të drejtojnë më mirë, se do të mësojnë nga të metat dhe arritjet e këtyre 8 vjetëve që e drejtoi koalicioni i djathtë, dhe do të ecin më përpara. Edhe nga të metat, edhe nga përparimet njeriu mëson, por të dy palët do të mësojnë. Kjo nuk është humbje. Është një rotacion” , pohon Agolli.
Për sa i përket largimit të zotit Berisha, Agolli komenton se: “Populli, me votën e tij, tregon se duhet të drejtosh më mirë dhe fiton ai që e respekton demokracinë. Kështu që, duhen respektuar, si demokracia, si liria. Po i respektove, i nderove këto, atëherë fiton. Po i more nëpër këmbë, atëherë humb. Po të hedhësh flutura në livadh kur je kandidat për deputet dhe kur bëhesh deputet hedh miza kali, nuk është mirë. Ndaj njerëzit maten mirë kur vënë kandidaturën, por edhe partitë maten shumë, sepse nuk duhet që në fillim të hedhësh flutura të kaltra apo të kuqe apo ngjyra të tjera, – sepse fluturat janë shumëngjyrëshe, – dhe pastaj të hedhësh miza kali”.
Agolli apelon për socialistët që: “Partia Socialiste duhet të ruhet kur të marrë qeverinë, nga partia-shtet, sepse kjo është shumë e lehtë. Kalohet shumë kollaj. Të rrëmben ai entuziazmi i partisë që drejton dhe bëhesh parti-shtet. Ne e kishim partinë-shtet që e rrëzuam. Pse do të ngremë prapë disa parti-shtet?! Kjo është diçka që nuk funksionon mire”.
Agolli shprehet se i ka uruar Metën dhe Ramën për fitoren.
“Unë mendoj që Edi Rama si drejtues është i përkushtuar, është i zoti dhe i di problemet, dhe është njeri që lexon, jo vetëm libra zbavitës, por edhe libra të tjerë ekonomikë, të brendshëm e të huaj. Ai u provua edhe kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës. Ai bëri një punë të madhe. Ai i filloi ndryshimet. Edhe Ilir Meta është provuar tashmë që prej vitit 1992. Ai do të jetë kryetar i Kuvendit, dhe unë e vlerësoj si njeri të gjallë dhe të qetë atëherë kur duhet”, shprehet Agolli, teksa nënvizon se Rama është më i zoti në drejtimin administrativ, sesa në drejtimin politik, partiak.
Për sa i përket sloganit “Rilindje”, Agolli shprehet se është lindje e përsëritur, madje edhe gazeta e PD-së, Rilindje e ka emrin.
Ai shprehet për “GSH”-në se ikja e Berishës ishte një akt pozitiv, por nënvizon se ai nuk duhet të bëhet si Ten Cio Pini, që ishte nënkryetar i partisë, kryetar ishte një tjetër, por ai udhëzonte./A.XH
Ky ujku i vjeter (keshtu e ka quajtur veten ne nje interviste te tijen)
pasi u lodh se mbledhuri “te korrat e mbara” te lul-kusaro-kriminelit
i eshte kthyer tash avazit,”dallendyshe ktheje ndryshe”.
Eshte vetposhteruar aq shume,sa lus zotin te mos ja zgjase kete proces te pakthyshem.
LORA,
Ke shume te drejte. Ky zoteria ka shume qejf te haje me shume luge. Me kujtohet kur i dergoi Lul Bashes leter urimi per “fitoren” si kryetar bashkie.
as qe e lexova fare sec shkruante ky zig-zag.
thjesht dua te them se nuk vlen me per asnje opinion,,,pas shitjes qe i beri vetes ne 2011 per te perfituar dhendri i tij nga basha.
ajo date ka qene turpi per te dhe nuk vlen me, per tu degjuar nga shqiptaret.
thjesht interesaxhi, nga te fryje era.
si pijanec…. e simpatizoj…sepse thjesht dhe une pi…si poet e dashuroj……. si njeri…nuk e njoh…skam mendim….si politikan
mos ja vini veshin… eshte ne nje moshe qe dhe te bej shurren … therret dike tja nxjerr nga breket….
Pyetje për Z. Agolli,
Kur do të shkruash pjesën e II të shokut Zylo?
Ehhhhh,mor Dritero,mor Dritero?!
Largpames ke qene gjate kohes se P.P.Sh-se,largpames je dhe sot.
Hallal ta bofte Zoti,se t e paske kuptu mire kete jete.
Ky eshte simbol i pafytyresise ekstreme: Hodhi Enverin,pamvaresisht se ishin bashkekrimnela,ne ate rregjim gjakatar.Dhe u gdhi si hazreti i socialistave,i nderuar me poste dhe ndere.Ja u dhjeu dhe atyre ne menyren me te shemtuar:Uron sozin e vogel te Saliut,lulin,me rastin e vjedhjes se bashkise se Tiranes,qe u beri ai socialisteve,ne dite me diell.Si gjithmone per interesat e tij te vogla katundareske.
Dhe kete surrat,me mendesi te pushtimit malinj oriental tani se fundi,e ka dale hapur ne krah te ministrave turq ne odat e tij dhe kerkon te na ndryshoje dhe historine.
Surrat me te felliqur nuk ke ku gjen,ne kete toke arberore.Natyrisht mbas menxyres historike shqiptare me emrin Sali.
Miku tim leka,per sa kohe qe historine do kerkojne ta ndrojne kesoi
llumi si ky Agolli me shoke,historija e popullit tone te mashtruar nga
kjo moster do te jete histori e felliqur,pershendetje.
ANLIZE : Z. Dritoro Agolli ju jenishkrimtare e une mendojse jeni shume me i mire se e mesmja e shkrimtareve te vendit tone. E shoh komplet te arsyeshme qe nje shkrimtare te kete bindjet e tija politike !!!
Por a mund te me shpjegosh se perse jeni Antare i Akademise se Shkencave te Shqiperise ??!!
Cili ezhte kontributi i nje shkrimtari ne nje akademi shkencash ???
Cfare titujsh shkencore keni ??
AGOLLI !;!
RRESPEKT PER ATE CFAR I KE DHENE LETERSISE SHQIPTARE
POR NQS DO DUHEJ TE TREGOJE PAK ME SHUME DINJITET E KARAKTER
GJITHMON PER MOSHEN E EMRIN QE GEZON NE KTE POPULL
MOS HA SHUME ME ME KSHILLAT E TUA QESHARAKE NE POLITIKE !
S’ARRIJ TE KUPTOJ VERTET !
(KAQ TE NEVOJESHME E KAN DISA NJEREZ TE VETINJOROHEN EDHE ATEHER KUR
S’E KANE TE NEVOJESHME ASPAK TA BEJNE ATE GJE THJESHT NE INTERES
TE VET ATYRE ?!!!!!!!!!!!!!!!)
NGA DEVOLLU I KORCES VETEM NJE KA DALE I ZGJUAR DHE AI ESHTE
DRITERO AGOLLI . SHKRIMET E JUAJA JANE MJAFT TE BUKURA
. PLESHTI ME ZIZELLONJEN QE RANE NE DASHURI ESHTE POEZI E BUKUR
NE KETE RAST Z. AGOLLU PO TRGOHET SHUME I EKULIBRUAR .
Dhe ti mesiguri pretendon si Devollar te jesh Pleshti e Agolli xixellonja !
Hahaha dashuri insektesh ne politiken devolliane .
Pavarsisht nga simpatite dhe antipatite per Agollin nga shume opiniondhenes, pavarsisht ndonje qendrimi per zgjedhjet me 2011, keshillat qe jep Shkrimtari i madh per t’iu shmangur partisw shtet, jane veth ne vesh per kata qe fituan kete rradhe, ndryshe, populli qe dha denim per kusaret dhe shperblim per fituesit, do zhgenjehet perseri dhe mbi shpinen tone do bjene hajdutlleqet dhe pislleqet si keto 23 vjete. Degjojani Plakut fjalen ne raste si ky i 23 qershorit.
Sa shume deshiroj qe te mos e shikoja Agollin ne kete moshe
tamam nje plak te currufjasur. Me duket se edhe ato gazeta qe i botojne theniet gjoja lapidare te tij, nuk ja duan te miren Agollit sepse theniet e tij jane si vargjet e nje te cmenduri qe kengonte: O liqeni i kulluar/me uje te turbulluar/ shkon vasha e gezuar/ edhe e hidheruar.
Po keshtu foli ky edhe kur Cilibam Cilibum Cili e dha titullin honoris casus a cazale, s’me kujtohet, Ai thoshte: Njeriu meson te linde,meson te martohet, meson te burrerohet, meson te plaket, meson te vdesem, meson edhe te dhjes, flet tjetri kot, tamam si nje plak i currufjasur apo llagem i prishur.
Se pari i uroj Z. Dritoro jete te gjate e te lumtur. Keshillat e tij jane te vyera per çdo shqiptar. Populli yne perdor shprehjen “zagaret le te lehin, karvani shkon perpara”. Keta qe shkruaj nuk kane fytyre dhe burreri qe te vendosin emerat e tyrte. Pra njerez pa identit nuk mund te japin opinione per shkrimtarin e madh Dritoro Agolli, sepse injorantet edhe ai i meshiron.
Ore ci vini faj ketij.po ky ka lene gruan e ka braktisur djalin per pushtet
Jeta eshte nje tango qe duhet te dish ta kercesh apo nje kokerr qepe qe duhet ta qerosh pa derdhur lot !!!!
Kete zoti Dritero e ka kuptuar ne menyre te persosur. I ka nahia ne natyren e vet !!!!
Prof i nderuar, deshroje mendimin tend, lidhur me keto zgjedhje. Po sikur PD te fitonte keto zgjedhje, me kete rezultat, me keto komisione zgjedhore, a do i pranonte zgjedhjet PS ? Besoj qe kurre, jo qe nuk do pranonin rezultatin, por do tentonin nje 21 janar te dyte. Kjo ishte filozofia e PS dhe sherbetoreve te saj, qe ne cdo menyre me marre pushtetin.
-Ngele plak i urte dhe i respektuar.
vlerat artistike te Agollit nuk vihen ne dyshim, por Agolli e prishi kur uroi Lul torten per vjedhjen e postit te Bashkise se Tiranes ne 2011, sepse Lulka nuk fitoi, por vodhi.
nuk e di perse e beri, por cilado qe te kete qene aresyeja, eshte nje veprim krejt pa vend, biles do ta quaja verpim te ndyre.
sepse ti si shkrimtar i madh qe je nuk mund ti besh hosanara nje vrasesi dhe hajduti.. Agolli e beri, ne qafe paste veten e tij. edhe ate pak respekt qe e kisha per te, tani nuk e kam me..!!
Po c’te duhet politika mor vlla ??? Letersia eshte fusha jote, lerja filozofite filozofeve.Kur e kthen pllaken sa andej -ketej s’ke me vlera.
P.S-L.S.I = P.S e MASHTRIMEVE.psh: te fomula e ANTIBIOTIKVE emrante ndryshojne ne shume shtete a FORMULA e KIMIS eshte e NJEJTE.pra kjo fomuale eshte shume e demshme per shqiptaret dhe ka me dhane EFEKTE SEKONDERE deri ne SHOK SEPTIK per shqiptaret dhe do ti fusine ne AGONI te THELL.pytja po kto koka te hidhura per ne ,qka i beri tani ,,KORREKT e RILINDJE,, = RILINDJE MISTERIOZE.
Zoti AGOLLI,a ishte parti – shtet,ajo qe u largua ?
Nuk ta degjuam,te kishte ikur figura dhe zeri!
Agolli dhe shume te tjere te ketij formati,duhet te mbyllin ciklin e servilizmit,ta gezojne pensionin dhe ditet qe ju kane mbetur.
Dritero Agollin e respektojme per cfare I ka dhene letersise ! Ka shkruajtur dhe nje liber me 4oo faqe ku Fatos Nanon e ngre shume lart.
Por tashti flet paraja .Iliri me menyren e ti “derdh para te vjedhura se keshtu do fitosh” , gjithe mediat si koha jone Albania ,shekulli ishin ne falimentim ,paraja e ilirit I ringriti.
Renjet jane dhe tani te thella . Iliri -Luli -Dritero…..etj jane miku I mikut te mikut te parase.
Lum si ne te lumturit qe beme krushq te humburit.
Zoti I ftillofte e mbase se rjep Mutja me kete popull te raskapitur.
Sociali-integristet se shpejti do te fillojne ndertimin e administrates se re sipas te vetmit parim qe e majta shqipatre njeh: “SHKERTHATOKRACINE”
Bindem plotesisht qe Shqiperia po rilind.Jo me pare se dy tre muaj ketij horri i thurnin lavdi,kurse sot shikoj me kenaqesi qe ketij vemje te keqe,shume te keqe,plehre e kohes qe ka jetuar me poshtersi duke krijuar te ashtequajtura poezi,qe nuk ja vlen as ti komentosh,i erdhi dita.E bukura eshte se i erdhi pa nderruar jete.Shqiperia po rilind.Verej me kenaqesi se kohet vertet po ndryshojne.Plehrat kane vetem nje vend,KAZANIN E PLEHRAVE!!!!
JUVE zoteria i Devollit kerkon te rregulloc biografine tende me keto fjale , por ti je salihist enverist dhe nuk ja ke gjet venin vedit deri me tash e ke mbet vec jasht kuvenit!