Ministria e Financave i kërkon Bankës Botërore 200 milionë euro

29 Qershor 2013, 09:40Politika TEMA

Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se ky dikaster një muaj më parë i ka shtrirë dorën Bankës Botërore, duke i kërkuar jo pak, por 200 milionë euro për të shpëtuar financat shqiptare. Edhe pse kjo nuk është pranuar gjer tani nga përfaqësuesit e qeverisë aktuale, treguesit dhe burimet e gazetës “Dita” konfirmojnë një fakt të tillë.

Do të jetë mesi i muajit korrik kur përfaqësues të FMN dhe Bankës Botërore do të shfaqen në Shqipëri. Dhe ardhja e tyre nuk është e rastësishme, por vjen si shkak i kërkesës së bërë nga qeveria që po e lë detyrën e saj që para zgjedhjeve të 23 qershorit dhe faktit që opozita e deri djeshme nuk e kishte përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit  me faktorët e huaj monetar. Ardhja e tyre në vendin tonë do të bëhet për të parë në mënyrë reale atë çfarë ka ndodhur me financat shqiptare dhe nëse do e gjykojnë të akordojnë kredi me interesa të buta në shumën e kërkuar, më pak apo më shumë. E gjitha kjo është një dëshmi e qartë e gropës fiskale që po kalon vendi ynë dhe një risk e një reagim i shpejtë që duhet për financat shqiptare. Duhet pasur parasysh këtu fakti që vetë Ministria e Financave e pranoi në një farë mënyre krizën e rëndë që po kalon buxheti i shtetit, referuar këtyre të dhënave të publikuara për pesë muajt e parë të vitit 2012.

Vetëm gjatë 5-mujorit, referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, huamarrja e brendshme arriti në 22.9 miliardë lekë, nga 19.7 miliardë lekë që ishte planifikuar, ndërsa huamarrja e huaj arriti në 6.5 miliardë lekë, nga 5.6 miliardë lekë që ishte planifikuar. Borxhi për vitin 2012 llogaritet të ketë shkuar deri në 60. 2 për qind të GDP-së, kurse në këto pesë muajt e parë të këtij viti është mbi 62 përqind. Vetëm kaq, mjafton të shohim ku kanë përfunduar financat shqiptare, pa llogaritur këtu fushatën zgjedhore të Partisë Demokratike e cila u bë me taksat e shqiptarëve, bilance ta pazbardhura ende. Këto zhvillime ekonomike të rënda për vendin, duket se kanë çuar në këtë kërkesë të qeverisë që lë detyrën e saj në shtator dhe sollën në vëmendje nëpërmjet Fullanit rikthimin e FMN-së, i cili u shpreh qartësisht se në fillim të korrikut do vijë një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, që do të nisë misionin për të vlerësuar ecurinë ekonomike të deritanishme të vendit dhe masat që duhen marrë, ku parashikohet edhe një vendosje e tavanit të borxhit për të pasur një disiplinë fiskale dhe për të qenë  më transparentë, në mënyrë që aktorët e tregut të veprojmë në mënyrë konkurrente.

20 komente në “Ministria e Financave i kërkon Bankës Botërore 200 milionë euro”

  1. monitor says:

    Po dalin lakrat e saliut,disa qajne ikjen e tij ,por do qajme me shume se ne ,bijte dhe niperit tane kur do te vazhdojne te paguajne borxhin e mbledhur nga tete vite abuzim

  2. LORA says:

    Kryekriminelet e financave dhe parase publike shqiptare jane dr.mortja-r.bode-a.fullani.Mendoj se ligjerimi politik dhe ai mediatik duhet te fokusohet teresisht tek financat publike,duke i perdorur te gjitha mjetet per te ndalur pikiaten e llahtarshme.

    1. plaku says:

      LORA,
      Duhet te dish se, shteti shqiptar per te paguar VETEM interesat e borxhit publik, DUHET TE PAGUAJE PA TJETER mbi 500miljon dollare amerikane ne cdo vit.
      Ne fakt nuk jemi “aq keq” sepse, Italia ne cdo vit VETEM per te paguar normt e interesit te borxhit publik paguan 87miljarde Euro.
      Sic duken bathet Sala ka bere ate qe, ka bere edhe Greqia i cili, ka mbajtur ekonomine tone “gjalle” vetem duke marre borxh publik dhe sidomos borxhin publik te brendeshem duke shitur bono thesari me sasi shume te madhe.Qeveri e bente kete sepse, ne tregun e kapitalit boteror nuk i blente me njeri bonot e thesarit shqiptar. Emisjoni i vetem dhe i fundit per shitje bono thesari ne tregun e kapitalit boteror ishte ne nendor 2010, sasia prej 300miljon dollare me maturitet 5 vjecar dhe norme interesi 7,5% ( keto te dhena i ke tek faqja e Bankes se Shqiperise ).
      LORA, ka qene si te thuash nje marreveshje e heshtur dhe e ndyre midis qeveise shqiptare dhe bankave tona te shkalles se dyte. Qeveria ka marre kredi nga bankat ( duke shitur bono thesari me perqindje mbi 6% ) dhe bankat pa ju hyre asnje gjemb ne kembe i kane blere keto bono thesari me interes shume te mire.
      Nga ana tjeter, keto banka nuk ju kane dhene kredi bisnesmeneve tane, gje qe ka shkaterur bisneset e tyre.
      LORA, eshte si te thuash nje reth vizios. Qeveria nuk ka patur leke per te paguar bisneset private per kryerjen e punimeve publike te rena dakord ( kryesisht rruge ), bisneset kane qene te detyruar te marrin kredi nga bankat me perqidje te medha interesi, qeveria vazhdon te mos kete leke dhe bisneset kane qene te detyruar te mos respektojne kredite e marra duke krijuar keshtu mbi 28% te kredive te semura gje qe kuptohet se demton shume edhe bankat.
      LORA, Shqiperia ka nevoje urgjente per njerez te ditur dhe specialiste financash. Ose qeveria e re te marri specjalistet e mire financjare qe jane ne Shqiperi ( si p.sh. Denis i forumit ) duke ju dhene rroga me te larta se sektori privat ku ata punojne tani ose te sjelli specialist nga jashte, qe kuptohet se, kushtojne sa qimet e kokes.
      Bota nuk jane budallenj qe, investojne ne shollimin cilesor te rinise dhe jo si universitetet privata qe, prodhojne diploma pa vlere. Universitetet private ne Shqiperi jane nje lloj si piramidat e Sudes.
      Sidoqofte, sipas Sales, ne Europe ne vime pas Gjermanise. E bukura me e madhe ishte kur Sala ne Berlin i jepte keshilla Europes se, si te mos e ndjenin krizen. Eshte “ekonomist” i madh koqja.
      Shyqyr qe, Shqiperia e hoqi qafe horrin. Tani i ka ngalur ne dore Pd-se. Te shofim se, kur kjo parti do ta heqi qafe horrin qe i eshte ngjittur kesaj partie si muti pas kepuces.
      Gjyhaf, sepse tani me shume se kurre, Shqiperise i duhet nje opozite shume e forte.
      Pershendetje.

  3. Dean says:

    C’ne keshtu??????!!!!!!…..
    “Lideri historik” i Shqiptareve trushkulur ka arrit vetem suksese keto 8 vitet e fundit dhe nuk e besoj qe te ket mbet pa Leka .Do te jet lajm i rrem,se s’ka munsi.

  4. al says:

    qeveria e re ka marre mandat nga populli, per te udhehequr me duar te pastra,prandaj duhet analize e thelle e financave shqiptare qe nga 2005 . populli duhet te dije se sa ishishte borxhi dhe sa e la qeveria e pd. ministria e financave eshte strumbullari i keqperdorimit te parave te taksapaguesve shqiptare. te analizohen te gjitha privatizmet dhe te ardhurat nga ato. mendohet se per ceshtje rryshfeti jane shitur shume lire. te kthehen ne menyre te padiskutueshme pronat shteterore ku eshte abuzuar, dhe pergjegjesit te dalin para drejtesise. te kater hidrocentralet qe bleu kurumi ,qe na eshte bo si zot shtepie te kthehen se aty ka vjellje te pasurise kombetare. po si bete keto zhgenjimi i popullit do jete i madh. teoria ekonomike e socialdemokracise moderne ka si baze te zhvillimit bashkepunimin shtet privat.modeli ekonomik qe zbatoi qeveria e pd ishte i falimentuar qe ne nisje,per kete e kane pranuar dhe shume analiste. privatizim total te ekonomise do te thote te shkaterrosh ekuilibrat social.nje tjeter hap eshte hetimi i finacave dhe ne banken e shqiperise.abuzimet ketu jane te medha ,sidomos blerja e hotel dajtit. eshte mire ai hotel embleme e tiranes te kthehet ne gjendjen e pare duke nxitur aksioner per ta blere dhe administruar.

  5. si ka mundesi qe qeveria ne ikje paska pasur kaq shume probleme, me financat, kur nga ajo paguhen jo me shume se 130 deri ne 150 mije buxhetore, per 8 vite nuk ka dhene ansje shperblim te plote dhe ka eleminuar pagen e 13.Cfare eshte bere nga qeveria me parate e marre borxh, mos valle jane shtruar 10 mije km rruge ne leter, se ne fakt rruget jane inaguruar fillimi i punimeve, por ansje nuk ka perfunduar 100%, sikur edhe investimete tjera ne hec-e apo investime strategjike.
    Si ka mundesi qe sapo erdhi qeveria ne 2005 filloi te numeronte ditet e qendrimit te FMN-se ne Shqiperi, mos valle nga frika se e kishin gjuhen te gjate dhe do te nxirnin te palarat e qeverise se si do te luanin me financat. Tani u kujtua Fullani te vendoset tavan per borxhin, se deri dje, nuk e kishte problem qe e kishte borxhin jo me shume se 60%, bile ne 2005, borxhi nuk e kishte kaluar 55%, nese jam i sakte. Cfare ka ndodhur me keto leke qe ka marre qeveria borxh, mos ka shlyer borxhin e akomuluar para s ete vinte ne pushtet, sepse investimet te gjithe po i shikojme, rruga e kombit me tunel, nuk i afrohet fare standarteve te rruges qe u be ne Kosove, nga e njejta shoqeri. Letek u derdhen lume per ate rruge, qe vertete eshte ne te mire te kombit, por perse duhet te paguajme per nje investim qe nuk ploteson standarte sikurse ne leter, mjafton te shikosh sinjalistiken horizontale dhe vertikale te saj, dhe menjehere dallohet ndryshimi, pale qe asfalti me solar ballshi qe sipas letrave duhet te dilte per eksport, i cili as nuk e ka lene per as nje ore Shqiperine, vetem sa eshte deklaruar si i eksportuar. Keto dhe shume investime strategjike te tjera qe jane bere nga qeveria me parate e taksapaguesve shqiptare, asgje nuk kane bere ashtu sic duhet, por vetem sa kane shtuar borxhin qe detyrimisht do tepaguehet nga te gjthe ne qe me zi paguajme ato taksa nga biznesi i vogel, qe sipas tatimeve keto 8 vite, cuditerisht figuron i regjistruar si biznes i madh me TVSH, kurse bizneset e medha, fare normalisht paguajne taksa sikur kane shitur rroba te perdorura tek treni.
    A ka ndonje mundesi qe qeveria qe do te vije te ngre nje strukture me atribute te njejta si ( xhandarmeria ne France, apo carabineria ne Itali) tu tregoje vendin ketyre qe pervec se na genjyen me investimet e tyre na lane mbi kurriz te paguajme parate qe ata i kane vjedhur.
    Nuk eshte e veshtire, mjafton te verifikosh pronat dhe pasurite qe kane pasur ne vitin 1992, ato qe kane pasur deri ne vitin 2005 kur erdhen ne pushtet, dhe diferenca del vete deri ne vitin 2013, sipas te ardhurave te deklaruara. Te gjithe e dime qe vetem me rrogat e shtetit sikur 5 milion leke ne muaj te jene ato, nuk mund te ndertohen vila dhe te blihen prona, ne vende turistike, ashtu sikur kane ndertuar dhe blere farefis i qeveritareve. Nese i kane pasur me pare keto mundesi perse kane pritur qe te vije ne qeveri kusheriri i 5-te, qe te ndertoje. Per situaten financiare duhet te meren me seriozisht argumentat, por duhet vullnet politik, dhe me sekuestro nga shteti, vetem me shitjet e tyre, mund te arrihet stabilitet financiar sado i vogel mjafton qe te tregohet vullnet. Kjo eshte ceshtja me e rendesishme sipas mendimit tim qe te mos katandisemi si Greqia, duke u vene perseri ne pushtet ata qe vodhen dhe genjyen BE-ne, se financat e tyre ishin e rregull.

  6. valter says:

    Ky eshte fundi i nje shteti dhe kombi si puna jone, se francen, anglis apo ndonje shteti tjeter me fuqi berthamore sja kerkon dot njeri. Greqis, neve dhe shteteve pambuk ua marrin me force, ndryshe jep territor.

  7. genci says:

    eshte per te qeshur njekohsisht dhe per te qare ,nderkohe qe e gjithe ekonomia boterore po kalon nje nga krizat me te forta te historise ,shpellari deklaronte me statistika te gatuara qe ekonomia jone ka rritje .turp o idioter .nuk keni faj ju por delet qe ju votojne dhe qe preken me lote korkodilesh.shqiperia ka bere hapa perpara ,por mos harroni se jan bo me lek borxh !!!!!!!!!!!!dikur ,heret a vone ato lek do kthehen dhe po spatem mundesi ti kthejme do ti japim ne menyre tjeter ,duke i dhene fale pasuri te popullit tone qe kemi akoma pa privatizuar.mos u habisni ne qofte se neser do shesin hidrocentralet e medha qe jan fitimprurese.mos u habisni ne qofte se do privatizohen dhe lumejte .ka ndodhur gjetke .shembuj konkrete KILI.nuk mund te bejme vepra vitrina vetem qe te genjejme popullin per tiu marr votat.rruga e re e shpellarit tirane -elbasan do kushtoje 200 m dollar.esht ber ndonjehere ndonje studim se si mund ti nxjerr kjo rruge keto leke ?keto rruge ne vende te tjera te zhvilluara qe kane nje ekonomi te shendoshte behen kur ka teprica ne buxhetin shtetror.esht turp qe te mundohemi ti ngjajme nje te pasuri duke veshur rroba te shtrejta si ai .per ate jan thjesh lecka per te mbuluar trupin ,per ne nje pasauri e tere.

  8. USTAI says:

    Jam i mendimit qe te ter politikanet qe kan abuzuar me leket e shtetit duhet te futen ne burg dhe ti konfiskohen te tera pasurit qe i kan ven me abuzimet ndaj buxhetit te shtetit,qe te vesh ligj dhe drejtesi nuk esht kthim mbrapa,por tregon se demokracia konsolidohet nepermjet ligjit dhe vetem ligjit,ne qoftese EDI RAMA kryeminister anashkalon abuzimet marramendese nga pushteti ne ikje me buxhetin e shtetit,EDI RAMA mos kerkoj mandat tjeter nga SHQIPTARET se kurr nuk do jet ne gjendje te bej shtet,te gjith pushtetaret e Berishes duhet te kontrollohen per abuzimet me pushtetin ti konfiskohen pasurit personale ne qoftese kan vjedhur dhe abuzuar dhe te futen ne burg,duhet te rishikohen urgjentisht shperndarja e asistences sociale,se po perfitojn dhe zyrtar dhe njerez te biznesit,vampir qe xhvatin ku te mundin,jam i sigur qe ne qoftese asistenc do marin vetem njerzit qe jan te papun,do te shikoni qe esht mundesia edhe e dublimit te asistences per njerzit qe ndodhen me te vertet ne veshtirsi,nga ferra e vogel thot populli del lepuri madh.

  9. imas says:

    Duke supozuar pagen mesatare per administraten prej 60,000 lekwsh, Bode ka kerkuar nje fond te barabarte me 5 muaj per pagat e te gjithe administrates buxhetore.

  10. monitor says:

    Per ata qe nuk e kane marre vesh akoma ,shqiperia ka pothuajse 5 vjet qe eshte teresisht ne ankand ,privatizoheshin edhe me perpara po thjesht me me licenca menaxherlleku ,vitet e fundit objektet apo strukturat e ndryshme po jepeshin per nje kore buke ,dhe kjo vetem per te mbuluar vrimat nga ku pikonte borxhi shqiptar

  11. ganiu says:

    Ky funderina ,eshte Ministri i zhdukjes se Miljardave te eurove ne bankat e Botes ,
    eshte hajni i cili punonte vetem si te vjedhe sa me shume nga kasa e shtetit shqiptare ,paret e ktij populli te cilat duhej te investoheshin
    po per kte popull ,per te ndertuar te ardhmen e ktij populli ktij vendi .
    Ne vend te detyres qe kishte ky Minister ti investonte paret e shtetit ne interes te zhvillimit e permiresimit te popullit ,i perdori Miljardat per te pasuruar jeten e familjes se tij dhe kryekriminelit sali berisha .
    Kto monstra duhet qe ne nje dite jo te larget pas fillimit te punes te Republikes se Re Shqiptare ,te vihen para bankes se akuzes ,,me qellimin e vetem ,te kthjen paret ,miljionat e ktij populli qe i kane strehuar ne bankat e <Botes .

  12. alban4eva says:

    qellimi i ndyre i PD-se po shihet qarte dita dites, ata po mundohen me cdo kusht te lene toke te djegur nga pas. keta pisa po bejne te pamunduren qe ta lene Shqiperine sa me te shytur ne borxhe dhe varferi.

    kjo eshte taktika e S-halè serbit per tu hakmarre ndaj popullit shqiptar qe e ndeshkoi me vote. eshte njeriu me i ndyre dhe me i poshter qe ka pare historia e kombit shqiptar. ky pis shpellar ia ka kaluar bindshem Hamzait, Esat Pashes dhe Zogut..!!

    nder 1 milion veshtiresite qe do te hase Rama si kryeminister, do te jete edhe sfida e ndeshkimit te S-halè satrapit..!! te shohim, a do te ndeshkohet S-halè serbi nga qeveria e Edi Rames???

  13. Sume Gruda says:

    Eshte nje Turp dje Krim qe Shqiperia eshte ne vendenumro dhe ne dificit te haatashem ne keto dite 22
    vjet treg i lire.
    Shqiperia eshte me keq se kur u permbysw rregjimi i Ramiz Allise , me shume borxhe populli dhe Shqiperia sot se ne vitin 1990.
    Ridvan Dode dhe Berisha duhet te jpin pergjegjsi per ket humnere financiare makabre qe kaneshkaktue
    Shqiperise ku jane konsullentet e Argites qe nuk degjohen, nejse Djali i Berishes ka pasur probleme me
    gruan e ndare dhe humbi edhe femijte e rritur femijte e gruas serbe.

  14. hahaha says:

    sali, ne burg do i marresh paret pasi te kesh dorezuar ato qe ke vjedhur ti, jot bije, yt bir dhe jot shoqe hibridi kinez.

  15. ismeti says:

    qy qy qy shteti ma i zhvillur ne bot, qfar ironie , ma keq kasa e shtetit se kur e mori prej ramiz alis me 92,

  16. Gezimi says:

    Te hetohet ne imtesi menaxhimi i financave, sepse kam bindjen se eshte bere nami ne kete sektor. Kam degjuar se arka e shtetit eshte bosh. Kjo eeshte per te vene duart ne koke! Perben nje nga detyrat imediate te qeverise se re.

  17. Vangja Çili Fier says:

    Zoti Ridvan Bode ka mare me letra me vlere Leshpunuesen e Fierit,me siperfaqe gjigante per nje cop buke.
    Me mbiemrin Ridvan Baçi,në atë perjudhë ishte ispektor për te perndjekurit politik në Fier, djali i xhahxait tij Shpëtin Baçi,që sot aktualisht punon Drejtor i policis së burgjeve të Shqiperisë.Zoti Rama ju lutemi shikoni keto abuzime me pronat e popullit prandaj jua dhame voten.

  18. shiaksi says:

    po tani cdo beni ,po kerkoni lek borxh,qe te mbushni bankat e juaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje