Prokuroria zbardh pjesërisht shpërdorimet e bëra në Ministrinë e Punës: Organizonin festa fiktive dhe përfitonin miliona lekë

2 Korrik 2013, 11:40Kronika TEMA

Prokuroria e Tiranës ka zbardhur pjesërisht abuzimet në Ministrinë e Punës, drejtuar nga Spiro Ksera. Kallëzimi është bërë nga kontrolli i Lartë i Shtetit , rreth 20 ditë më parë, para zgjedhjeve parlamentare, ndërsa njësia Task- Forcë ka kryer veprimet e para procedural , ku përgjegjësia bie direkt mbi shefin e kabinetit , Klevis Bitro.

Megjithëse nuk është marrë i pandehur, burime nga akuza pohojnë se ai ka firmosur mbi disa shkresa për organizimin e aktiviteteve festive nga ministria.
Pas verifikimeve, ka rezultuar se shumica e aktiviteteve ka qenë fiktive, megjithëse janë paguar miliona lekë.

Ka dyshime se organizimi i këtyre aktiviteteve kishte një “faturë” prej 40 milionë lekësh të vjetra çdo rast, ndërsa inspektorët e KLSH-së kanë evidentuar se aktivitetet kanë qenë vetëm në letër shkruhet në gazetën “Shqip”./A.XH

3 komente në “Prokuroria zbardh pjesërisht shpërdorimet e bëra në Ministrinë e Punës: Organizonin festa fiktive dhe përfitonin miliona lekë”

  1. myzeqari says:

    Ore lereni kete ministri po shikoni Ministrine e Mbrojtjes, Shtabin e Pergjithshem eshte bere nami. Leket e ushqimeve te ushtarakeve u perdoren ne fushate nga vjehrri i Imamit, u bene ndertime, u perdor batalioni i xhenjos per perfitime te ndryshme. Femijet e kuadrove te Komandes Doktrines e Stervitjes jane derguar jashte me burse shteti te pa merituar kryesisht tropojane, kuksian te cilet andej kane ngelur ne klase. QPR eshte kthyer ne cerdhe ku vidhet pa mbarim dhe presidenti i dhjere Nishani Ylber Dogjanin e bene gjeneral. Hetoni pasurite e Xhemal Gjunkshit, kunati tij shkone cdo mision ne Afganistan si guzhunjer ne nje kohe qe nuk eshte i tille etj, etj. Po behet nami me zhdukje shkresash e urdherash te dhene ne kundershtim me gjithcka.

  2. dorela says:

    Te qafsha moj shege se ngeli plenci varur..

  3. Anton Nepravishta says:

    Cudi si nuk paska dale dhe emri i Zv. Ministres Klajda Gjosha qe tashme eshte deputete e LSIse. Edhe ajo eshte goxha e informuar per keto gjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje