STUDIMI/ Dështimi ekonomik i Rrugës së Kombit, s’ndikoi në tregtinë Shqipëri- Kosovë

3 Korrik 2013, 20:56Rajoni TEMA

Këtë fushatë zgjedhore nuk u fol për Rrugën e Kombit. Të ishte se ajo do kishte sjellë përfitimet e shumëreklamuara, të paktën një fjalë do ishte thënë nga kryeministri Sali Berisha.

Por një studim i realizuar nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, KIPRED, arrin në përfundimin se Rruga e Kombit ka dështuar nga pikëpamja ekonomike.

Në raport thuhet se gjatë pesë viteve 2008- 2012, tregtia e Kosovës është zhvilluar përmes katër pikave doganore, ku më e ngarkuara ka qenë ajo e Hanit të Elezit mes Kosovës e Maqedonisë, përmes të cilës është zhvilluar 35 përqind e shkëmbimit të përgjithshëm tregtar të Kosovës, me vlerë prej 4.3 miliard euro.

E dyta vjen pika doganore e Merdares, nëpërmjet të cilës janë qarkulluar 14 përqind, ose 1.6 miliard euro.

Më pas vjen pika doganore e Vërmicës, përmes të cilës janë qarkulluar 1.3 miliard euro ose 11 përqind. Vetëm pak më poshtë është pika doganore e Kullës së Pejës me Malin e Zi, nëpërmjet së cilës janë qarkulluar 1.15 miliard euro.

Në raport thuhet: “Nëse shikohet eksporti i përgjithshëm tregtar nga Kosova në Shqipëri, nuk duket se ka ndonjë rritje të theksuar për shkak të autostradës, por autostrada shërben tani si rrugë alternative për eksportin e Kosovës dhe të vendeve tjera përmes Kosovës në Shqipëri. Pra autostrada nuk ka shkaktuar ndonjë rritje të eksportit të Kosovës drejt Shqipërisë, ajo veç se e ka zëvendësuar Maqedoninë dhe Malin e Zi si vende transite që ishin për eksportin e Kosovës dhe të vendeve tjera drejt Shqipërisë dhe përtej fqinjëve të saj”.

Raporti vijon me një tjetër konkluzion të rëndë.

“Edhe nëse shikohet importi i përgjithshëm tregtar nga Shqipëria në Kosovë, nuk duket se ka ndonjë rritje të theksuar për shkak të autostradës, por edhe në rastin e importeve nga Shqipëria  shihet se autostrada shërben për eksportin e produkteve të Shqipërisë dhe vendeve tjera përtej kufijve të Kosovës përmes Vërmicës dhe si rezultat mund të konkludohet që autostrada nuk ka pasur ndonjë ndikim të theksuar në integrimin e tregjeve të Kosovës dhe Shqipërisë, por është përdorur për tejkalimin e tregjeve të ndërsjella, për të gjetur tregje alternative jashtë kufijve të këtyre dy vendeve dhe vendeve tjera”./ep

10 komente në “STUDIMI/ Dështimi ekonomik i Rrugës së Kombit, s’ndikoi në tregtinë Shqipëri- Kosovë”

  1. FAKT! says:

    Pa pyesni nje here Serbet?
    Atyre ju duhej prej shekujsh nje Dalje ne Adriatik Ehh ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/devils-advocate.html?

    1. raimondi says:

      Kjo uge duket shume e bukur –As ketu ne USA nuk ka ruge kaq te bukur sa kjo

  2. liqeni says:

    Pse vetem kamjonet sjellin parane ne shqiperi?po njerezit qe vijne me pushime ne det nga kosova?

  3. realist says:

    Ta merr mendja se ajo rruge nuk ka pase synim ekonomine, por politiken pan-islamike te haxhi Sales, qe ka me dashte me e vazhdue Lul Hoxha-Pasha Zgerdhîqi.

    Serbise nuk i duhet fort dalja ne Adriatik, sepse Adriatiku nuk asht mâ i rendesishem si dikur. Serbia lidhet direkt me Maqedonine apo Greqine me dashte me dale ne Mesdhe e atje tregtija asht mâ e madhe.

    Rruga e Kombit, nuk ishte rruga e kombit shqiptar, por e kombit abstrakt islamiko-fetar qe ka dashte me ndertue Haxhi Sala i Tiranes me Haxhi Rexhepin e Stambollit, por te dyve ketyne ka nise me i ardhe, politikisht, fundi. Tesh qi edhe Morsi magjyp asht tuj shkue per lesh:

    Adieu, nouveau Empire Islamique!

  4. Bardhi RKS says:

    Kush eshte ky institut?Ne fakt eshte nje OJQ e cila per ti arsyetu fondet duhet me leh si qeni endacak!Si do te rritet eksporti i Kosoves kur Kosova nuk prodhon as gozhda e njejta vlen edhe per Shqiperine.Pse i pengon keto OJQ rritja e qarkullimit ne Vernice?Ky raport eshte genjeshter,pas ndertimit te rruges ne pjesen e Shqiperise shkembimet tregtare jan rrit dukshem me shume se me cdo shtet tjter.

    Nuk e di pse ju TEMA jeni te dhen pas lajmeve negative qe i perhapin keta zvarraniket e Sorosit.

    1. gjergji says:

      ia ke këput kot !
      Nqs je nga Kosova,ne të Shqipërisë po paguajmë thasë me para për këtë rrugë. Psh tuneli që në gjatësinë e tij është rreth 10 km ka kushtuar 600 milionë euro, ndërsa tuneli i elbasanit që është 4,5 km ( e kam fjalën gjithsej, në të dy krahët) ka kushtuar vetëm 100 milionë.
      Rruëgt bëhen për përfitime ekonomike , jo thjesht me ec shpejt !

      1. Bardhi RKS says:

        gjergji — 4 Korrik, 2013 në 11:10 am

        Nuk fola per cmimin dhe cilesine e rruges,por ne kosovaret duhet ti jemi falenderues Shqiperise e cila per kete rruge ka bere sakrifice te madhe,dhe e ka bere per Kosoven se Kukesit nuk i duhej autostrada nese mund te quhet e tille kjo rruge.Per cmimin e larte te rruges nuk i ka fajet kompania amerikane po politikanet e korruptuar.
        Para se te ndertohej kjo rruge Kosoven e “maltretonte” IRJM duke hap e mbyll kufirin kur i tekej,sot IRJM dhe shtetet tjera bejn gara se kush do te jete me atraktiv per transportuesit kosovar,krejt kjo per shkak te rruges se Shqiperise.

  5. DAJTI says:

    Rruga e kombit eshte nje veper qe nuk matet vetem nga leverdija ekonomike.
    Ana njerzore ska cmim. Komunikimi midis dy pjeseve Shqiptare, njohja me njeri tjetrin, afersia e krijuar prej kesaj rruge
    eshte leverdija me e pacmueshme.
    Gjermanija Perendimore u zhyt ne borxh deri ne fyt vetem qe te financonte ngritjen e pjeses lindore.
    Ketu nuk flet njeri per dem ekonomik e koston e ketij procesi, flitet vetem per bashkimin si nje domosdoshmeri.
    Ky eshte kendveshtrimi i duhur per investimin e kesaj arterie gjithshqiptare.

  6. albatros says:

    RRUGA E KOMBIT ISHTE NJE MASHTRIM NGA ANA E FIRMES AMERIKANE BEHCHTEL PER TI RRJEPUR BUDALLENJVE SHQIPTARE MILIARDA DOLLARE DHE TALLI PRAPANICEN ME NE SE E BERI ME NJE CILESI SKANDALOZE, AMERIKA MBAJTI SALEN NE PUSHTET DHE SALA JU DHA MILIARDAT, THJESHT AMERIKA MBANTE NJE MANAZHER TE TIJEN QE TE RRIPTE POPULLIN TONE, NE SHPRESOJME TE MARRIM NDIHMA NGA AMERIKA NDERSA AMERIKA NE RRJEP NE DHE BUDALLENJTE SHQIPTARE ENDE BROHORASIN PER AMERIKEN, PO NEJSE NJE POPULL TRAP QE QAN PER BERISHEN ATEHERE CFAREDO PRESESH

  7. Nori says:

    Edhe ne po paguajm pare nga Kosova per ket Rrug kot qe nuk i ka sjell kurfar dobije ne si Qytetar se edhe ne Hashimi po na i mer taksat ndjersen ton e po i shtin ne asfallt kot ju bile ja keni pa hajrin sa do pak ksaj rruge sepse ju kan ardhe shume gjat pushimit veror turista nga Kosova po ne ase i gje nuk ja kemi pa hajrni ksej rruge vetme sher sepse edhe Kosova eshte ka e nderton ate pjesen e vet te rruges qe i takon e ne po na kushton KATSTROF ok nuk eshte desht me be nuk ja vlen e aqe me pak me ju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje