LDK: Vetëvendosje po i shërben Hashim Thaçit

4 Korrik 2013, 11:40Rajoni TEMA

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po i shërben Hashim Thaçit dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Deklaratat e Beqirit vijnë pasi deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, akuzoi partitë opozitare në bllok se janë vënë në shërbim të pushtetit.

“Vendi ynë, Kosova, ka shumë ma shumë tema të rëndësishme sesa Vetëvendosje me u marrë me opozitën. Me veprimet dhe sjelljet e saj, Vetëvendosje po në bind çdo ditë e më shumë se është në shërbim të Hashim Thaçit”, ka thënë Beqiri në seancën plenare që po zhvillohet aktualisht, e që ku pritet të miratohet në lexim të parë Ligji për Amnistinë.

“Kur kërkon koordinime me dikë, nuk do të thotë se mund t’ia imponosh mendimet tua”, iu ka drejtuar ai deputetëve të Albin Kurtit.

“Vetëvendosje nuk është korrekte dhe është shumë e pasinqertë”, ka përfunduar fjalën e tij para deputetëve Ismet Beqiri./EXPRESS

1 komente në “LDK: Vetëvendosje po i shërben Hashim Thaçit”

  1. Luani says:

    Nuk ekziston asnjë organizatë në botë, sa do e vogël që është, ku anëtarët e saj natë e ditë pohojnë se kolegu i tyre është i paaftë për punën që që e bën, dhe të cilët kanë mundësi të gjejnë klientë.

    Sa çudi që politikanët hanë e pinë bashkë, paguhen nga i njëjti burim i të ardhurave dhe kanë mundësi që të marrin vendime për miliona njerëz vetëm duke ju thënë atyre se e urrejnë shokun/shoqen e tyre të punës.

    Si do ta ndieje ti veten po të thoshte piloti i aeroplanit me të cilin do të fluturosh se e urren bashkëpilotin e tij. Pse nuk është kjo njësoj kur i paguajmë politikanët nga kuleta jonë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje