Kërkesa e ish- kryeprokurores, Ina Rama, për të qenë pjesë e trupës gjykuese të Gjykatës së Apelit, ka kohë që fle nëpër dosjet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
As në mbledhjen e së premtes, nënkryetari i KLD-së, Elvis Çefa, nuk ka denjuar të shqyrtojë kërkesën e ish- kryeprokurores së Shqipërisë për të qenë pjesë e trupës në këtë shkallë të gjyqësorit.
Përkundër kësaj kërkesë, në mbledhjen e KLD-së, Çefa ka propozuar dhe më pas janë miratuar me shumicë votash në vendet vakante të Gjykatës së Apelit gjyqtarë të përfolur për vendime të njëanshme apo që ishin në favor të njerëzve të pushtetshëm të qeverisë Berisha.
Kështu, pas propozimit të bërë nga Çefa, Këshilli i Lartë i Drejtësisë me shumicë votash vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e gjyqtarëve Agim Bendo, Ervin Metalla, Fatmira Hajdari, Ilir Mustafaj, Marie Qirjazi, Ridvan Hado, Shkëlqim Mustafa.
Ndërsa normalisht tashmë është vendosur se kjo trupë gjyqtarësh do të plotësojë Gjykatën e Apelit, bie në sy fakti se shumica e gjyqtarëve të votuar apo dhe propozuar nga Elvis Çefa janë njerëz që me vendimet e tyre i kanë shërbyer kësaj qeverisje. Në ikje e sipër kjo qeveri po shpërblen ato gjyqtarë, të cilët me vendimet e tyre kanë favorizuar këtë klasë politikë në çështje të rënda si dosja e Gërdecit, dosja e 21 janarit apo dhe gjyqtarë që kanë ndikuar në emërimin me vendim gjykate të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha.
Pikërisht këto gjyqtarë janë shpërblyer duke u emëruar në Gjykatën e Apelit, pasi dekretimi nga Presidenti Nishani tashmë është çështje procedurale.
Gjyqtarët e shpërblyer
Ndër emrat e shpërblyer nga KLD-ja, duke u katapultuar në Gjykatën e Apelit, është gjyqtarja Marie Qiriazi. Në verën e vitit 2011, atëherë kur u vendos emërimi me vendim gjykate i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Qirjazi ka qenë pjesë e Kolegjit Zgjedhor.
Asokohe gjyqtarja u akuza nga opozita e majtë për vendime të njëanshme.
Dy gjyqtarët e tjerë të shpërblyer janë Ridvan Hado dhe Fatmira Hajdari, e veja e Azem Hajdarit.
Hado dhe Hajdari kanë qenë pjesë e trupit gjykues të dosjes “Gërdeci”, ku sot e kësaj dite, familjarët e viktimave që gjeten vdekjen nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të armëve, akuzojnë se nuk është vënë drejtësi për ta.
Një tjetër gjyqtar, që tashmë ka siguruar mandatin në gjykatën e Apelit, është Agim Bendo.
Edhe ky gjyqtar është përfolur jo vetëm për vendimet nepotike dhe politike, por edhe për gjobën e famshme 400 mijë euro ndaj emisionit ‘Fiks Fare’ për rastin Pango.
Në Apel KLD ka miratuar edhe një anëtar të vetin, Ilir Mustafaj. Ndërkohë që në mbledhjen e së premtes, KLD-ja ka miratuar dhe kandidaturat e gjyqtarëve që do të përbëjnë trupën gjyqësore të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Pas përfundimit të procesit të votimit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë me shumicë votash vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e gjyqtarëve të mëposhtëm:
Për gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë:
1. Afërdita Maho
2. Arbena Ahmeti
3. Avni Sejdi
4. Bernina Kondi
5. Bezart Kaçkini
6. Elda Vrioni
7. Elvana Çiçolli
8. Emiljano Ruli
9. Enerjeta Shehaj
10. Erarbër Madhi
11. Eriol Roshi
12. Gentian Hamiti
13. Gentian Medja
14. Gentiana Muçaj
15. Nafije Curri
16. Selvie Gjoçaj
Për gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës:
1. Bari Shyti
2. Elidon Papazisi
3. Genci Sinjari
Për gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Korçë:
1. Etleva Gjamo
2. Sokol Ibi
Për gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër:
1. Valbona Durraj
Djema dhe vajza?
Me falni per injorancen time,po c’a eshte kjo KLD-ja????
E di qe mund te jete Keshilli i Larte i Drejtesise,por sa i rendesishem eshte per Shtetin 1 institucion i tille?,pasi shikoj se po behet shume ”zhurme”.
Faleminderit,nese dikush e merr mundimin te me pergjigjet.
Budallenjt,te marret dhe te ”djathtet” Shqiptar nuk jane te lejuar te pergjigjen.Cdo koment nga ana e tyre do te injorohet pa meshire….lol.
Nqs Edi e ka seriozisht hyrjen ne histori dhe do te hyje per mire, por nqs dhe Iliri do te reabilitoje fytyren, me 84 mandatet qe iu dha populli duhet te rishikojne me urgjence ligjin e kLD, Gjykates se Larte, Ligjin per zgjidhjen e konflikteve administrative, ligjin per Nepunesin Civil, per ILDKP, KQZ etj, dhe te reformojne institucionet perkatese.
E majta kujton se ka marre pushtetin, ppr ne fakt ka marre vetem pjeserisht parlamentin dhe pjeserisht ekzekutivin. Shumica absolute e punonjesve te administrates eshte thellesisht e politizuar dhe joprofesionale, e emeruar me urdherat e Flamur Nokes. Keta individe do ta minojne nga brenda punen dhe perpjekjet per reforme te Rames.
Nga ana tjeter, pushteti gjyqesor eshte plotesisht ne duart e familjes Berisha. Eshte katastrofe per Shqiperine qe te vazhdoje te kete nje pushtet te korruptuar, joprofesional e madje qesharak si drejtesia aktuale.
Edi kuptoje kete sa me shpejt se do te ta shkase Berisha ujin nen rrogoz dhe do shkosh per lesh.
Urgjentisht duhet te ndryshohet Kushtetuta dhe te shkarkohet invalidi mendor Bujar Nishani.
kto idiota e plepista duhet pastruar njeher e mire me vota ne parlament me gjith nishanin si te paafte ,tashti qe e majta i ka votat duhet te formoje nje repuplike te re
Kam patur nje ceshtje gjyqi me kete gjykates te drejte.
Pyeta nje mikeshe kur doli shorti me emrin e Ilirit qe nuk e njihja fare- i kerkova te me informonte per te. Pergjigja ishte – eshte i drejte.Kaq me mjaftonte per te besuar ne drejtesi, dhe besimi u shperblye me drejtesi.
Lavdi per keta lloj gjyqtaresh , per Ilir Mustafain, qjyqtar ashtu sic e permban kodi dhe etika e ketij profesioni.
Ky xhevahir i drejtesise duhet ruajtur me kujdes sepse nuk eshte aspak i politizuar, ashti i tij eshte ligji dhe vetem ligji.
Pershendetje Ilir dhe lart e me lart per te miren e njerzve te djathte a te majte qofshin.
-PO RISTUKON RRUGE DEMOKRATIKE
Duke degjuar Ramen,se nuk do ndjek rrugen e Berishes,me kujton kohen e F.Nanos ne PS,kur i la ne pushtet te gjithe bashkepuntoret e Berishes,dhe pastaj perfundoi ne Maqedoni.
Berisha nuk po shperblen bashkepuntoret,por po forcon pozicionet e kapura ne institucionet shtetrore.
Rama dhe Meta,po ti kene bere projektet,per ti realizuar me keta njerez te Berishes,jo 4 vjet por as vitin nuk e mbushin ne pushtet!Berisha po punon deri ne sekonden e fundit per te ruajtur dhe forcuar,kete detashment te seleksionuar per interesat e tij familjare.
Po qe se ne PS ka akoma keshilltare te Nanos,duhet te largohen ose mos servirin projekte qe kane deshtuar,kur Berisha ka qene ne opozite.
Ne te gjitha institucionet jane pushuar nga puna njerzit qe e meritonin te punonin dhe jane zevendesuar me njerez te listave te ardhur nga seksionet e PD-ve ne qender dhe ne baze.
Do gaboni rende z.Rama,po qe se nuk i pastroni,vendet drejtuese nga njerzit e Berishes.Ai do ti komandoj nga selia e PD-se,per permbysjen tende.
KY INSTITUCION I LARTE SHTETROR VETEM PER DREJTESI NUK ESHTE. KY ESHTE KESHILLI I LARTE I PADREJTESISE DHE I TERA POSHTERSIVE DHE LIGESIVE TE KESAJ QEVERIE NE IKJE DHE PERSONALISHT TE SALI BERISHES.
AKOMA E KANE FRIKE DHE DRIDHEN EDHE NE GJUME NGA SALIU NDONESE AI TASHME ESHTE I “VDEKUR”… DHE MARRIN VENDIME SIMBAS POROSIVE TE TIJ.