Kjo mrekulli e çoi drejt shenjtërimit Papa Gjon Palin II

6 Korrik 2013, 18:26Politika TEMA
Kjo mrekulli e çoi drejt shenjtërimit Papa Gjon Palin II

A i ka shpëtuar Papa Gjon Pali II jetën kësaj gruaje?

Floribeth Mora Diaz, 50 vjeç, nga Kosta Rika, është e bindur plotësisht se është kështu.

Ajo është arsyeja pse Papa polak do të shpallet shenjtor tetë vjet pas vdekjes.

Më 8 prill 2011, Floribeth Mora Diaz u zgjua me dhimbje të tmerrshme në kokë.

Në spital mjekët i thanë se kishte edhe një muaj jetë pasi vuante nga një aneurizëm e pashërueshme në kokë.

Por besimtarja katolike nisi t’i lutej portretit të Gjon Palit II.

“Më pas dëgjova një zë që më thoshte: ‘Çohu, mos ki frikë,” tregon Mora Diaz.

Janë të njëjtat fjalë që kishte thënë Papa polak kur ishte në mars të vitit 1983 në Kosta Rika.

Ajo kishte marrë pjesë në meshën e organizuar nga Papa në stadiumin kombëtar.

Pak pasi dëgjoi zërin, ajo u shërua. Mjeku i saj, Alejandro Vargas tha se shërimi i saj nuk mund të shpjegohet nga pikëpamja shkencore.

Që të shpallen shenjtorë, kandidatëve duhet t’u provohen dy mrekulli.

Gjon Pali II u lumturua në vitin 2011, pasi kishte shëruar një murgeshë nga sëmundja e Parkinsonit.

Pas nënshkrimit të premten nga Papa Françesku, tani Gjon Pali do shenjtërohet./ep

21 komente në “Kjo mrekulli e çoi drejt shenjtërimit Papa Gjon Palin II”

  1. eli-tiv says:

    …mbrekulli…duhet te besojme qe te ndodhin..!!Besuam…e na ndodhi mbrekulli…hoqem saliun ..kucedren …

    1. Doni ALBO says:

      Po Nenen Tereze pse nuk e shpallin shenjteresh ende?!!

    2. mir says:

      O eli- tiv kaq njerez te semure jeni , qe srrini dot pa permendur saliun, njerez si puna jote sikur te zhduket dhe gjithe bota ju perseri ters do flisni, Ne vedn qe te thoni shyqyr qe zoti beri mrekulli sheroi nje person, ju mendjen tek Saliu,

      1. Arbeni says:

        Sa te mjerre jane shqiptaret. Por te ndodhte dicka e ngjashme dhe te kishte lidhje me muslimanet, sharrjet dhe ofendimet nuk do kishin fund. Ndersa tani besojne ne peralla te ketilla! Me habit fakti se si zoti i krishterve dhe ai i muslimanve bejne “cudira e mrrekulli” ne disa vende leshi si ne Ameriken Jugore ose ne Lindjen e Mesme, dhe jo ne Evrope, e Ameriken Veriore. Pse ky zoti shkoi dhe e shpetoi kete grua te pavlere per njerezimin dhe nuk shpetoi njerez qe kane dhene kontribute ne kete drejtim. Feja mbetet genjeshtra me e madhe e njerezimit!

  2. Doria says:

    Papa Gjon Palin II ishte nje Shenjtor qe ne jete.

    Gezim qe Papa Gjon Palin II u shpall Shenjtor.

  3. Bazarhesap says:

    Do ishte mrekulli sikur ti ndalonte te gjthe Prifterinjte pedofil dhe ti ti fshinte nga ligji

  4. santiago says:

    mbrekulli do jete sikur neser salen ta shikojme me kembe nga dielli

  5. vitori says:

    sa mire do ishte qe me shejterine e tije te zhdukte te gjithe pushtat e shqipirise .edi ramen, filip cakullin, mero bazen,ecom,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

    1. vitori,vitori tu befte nen dhe moj,vitori…

    2. andi says:

      Vertete mrekulli do ishte ti zhdukte te gjithe Pushtat Kriminelat e Hajdutat si Sali Berisha Lulzim Basha Fazllici e shume sheptore te kesaj Bande, Filipi eshte nje i ndershem e qe sales me banden e tij i corri masken.meroja po ja qet ne drit te vertetat e asaj fytyre pise e kriminele te pa pik erzi. tung

  6. bora says:

    Mrekulli? Ndonje opsion tjeter te tipit diagnoza e pare ishte gabim, apo kjo nuk merret ne konsiderate. Une kisha simpati per kete papen se ckishte nje gje paqesore ne fytyre qe te ngjallte besim por kjo mund te shifet ne fytyren edhe te shume njerezve te tjere qe nuk kane patur fatin te ejne mbreter te botes katolike. Edhe per kete te riun prit kur te dali ndonje qe do e shenjteroje. Kam degjuar njerez te flasin me aq adhurim per te vetem pse i kishte dhene nje karrge te ulej rojes qe i rrinte te dera. Nje gjest i tille, apo budallalliqe te tilla bejne qe cdo te dile Vatikani te mbushet plot per ta degjuar. Me pak fjale mendja eshte gje e madhe, dhe keto besimtaret e tille te cdo feje u mungon krejt tavani jo vetem disa derrasa. Sikur te ngrihej ndonje kundra pedofilise e te kerkoj falje per krimet e fese do e meritonte nderimin.

    Ps. Ato 991000 e kusur njerez qe dolen e votuan kunder SB me 23 duhet te kerkojne vertet shenjterimin sepse me voten tone beme nje mrekulli te vertet.

  7. Korcari1 says:

    Politika ishte aftesia kryesore a Papa Gjon Palin II dhe ate e beri per mrekulli.Nje dekorate nga politikanet e asaj kohe do ti shkonte shume.Sa per miracle,nuk e besoj..

  8. Korabi says:

    Ej vetem nje lutje kisha per disa komentues te Temes, se nuk eshte hera e pare qe e lexoj: shkruhet dhe lexohet MREKULLI, pa B ne mes te M-se dhe R-se. Njelloj si ABAZHUR dhe jo AMBAZHUR.
    “I e madhe e shtypit, i e vogel e shtypit, uriqi”!

  9. pyetje says:

    Po kur ishte ne barkun e nenes 40dite, kush i dha shpirt kesaj? Papa?! Ka te drejt Zoti te “cuditet”
    me ne. Ai na krijon, na ushqen, na sheron dhe me pas njeriu gjen dike tjeter per te falenderuar.

  10. stiverives says:

    Ka njeres qe semuren nga trute dhe fiksimi,po te qe e vertete ajo qe beri papa nuk e shaj ka qene njeri korekt po them me llogjike po te ishte aq I fuqishem duhet te ishte I pa vdekshem,po bota ka lloj lloj njeres me fiksime dhe duket sikur I sheron papa se kur nuk ke sherim mendja te vete ne shenjtoret papa e ku ta di une dhe te duket sikur sherohesh nga papa e ku ta di une.

  11. Petro furrtari says:

    Marrëzirat e besimit me shërime tregojnë se homo sapiensi ndodhet ende në shpërgej. Kur të braktisen dogmat fetare të të gjitha besimeve, do zhduken dhe këto përrallat e “shërimit”.

  12. blanko says:

    Te gjithe ju qe besoni,nuk e di pse me dukeni si vica….

    1. mirel says:

      hahahaha,,,blanko, po ato jane dele, delet e perendise..
      Ja ka vene doren ne plage Papa kesaj..ja gjeti ku I dhemb

  13. Po,po... says:

    Sigurisht,mrekullia me e madhe per shqiptaret do te vinte pas largimit te agjentit grek,A.Janullatosit dhe bothelepirseve te tij nga Shqipëria. UROJ…

  14. TreDyNje says:

    Ty-Mora Diaz, te gjithe ata si ty e edhe me keq se ty dhe bashk me te gjithe ju papagjonpaulinho i 2 e shume te tjere si ky para tij dhe pas, keni per t’u hudh ne greminen e ferrit pa meshire, pa ju thene asnje fjale nga I Madhi Zot.

    Koha kur do te vije, do ta kuptoni. Tashti, komentet versulen kundra komentit tim dhe ne vargjet a atyre komenteve do te shihet katilizmi i shpirtit t’juj…

    Njerez, eshte vetem nje Zot, qe s’ka te adhuruar tjeter veç Tij. Mos me fyeni per emrin qe do tja citoj, e ai eshte Allahu, me i bukuri. A e kemi pa: Jo! Pse?! Sepse, 1 arsye nga triliona te tille: a munndemi me pa me sy te lire ca bo vaki ne planetin Mars?! Jo, ngase eshte larg dhe syri jon nuk e intercepton dot…dhe keshtu, Zoti smund ta shohim, esht eme i madh se universi dhe syte tane nuk jane MEGATELESKOP per ta kapur qenien e Zotit. Pra, ky eshte ALLAHU, ai i paarritshmi, Zoti i JEZU KRISHTIT, Maria MAGDALENES e te gjithe njerezve dhe djajve dhe Tokes dhe Qiellit, dhe Arshit te mAdh dhe PArajses, i cdo gjeje. Zoti Ekziston, eshte Nje. Besojeni e mos kundershtoni…se kryeneqesia njeriun e ka bere ta haroje realitetin!

    Paqe per te gjithe

  15. veriori says:

    Kjo qe thuhet se Gjon Pali i dyte e paska sheruar kete gruan 50 vjecaren , eshte e genjeshtert . Gjerave te tilla sot , pak njerez budallenje kane mbetur per te u besuar . Siq duket ky shkrim eshte dhene , sa per te mbush faqet e kesaj gazete te mirenjohur . Une per veten time , qe ne shkollen shtatevjecare , qe kur se mesonim vjerrshat e Vaso Pashes e me pastaj , nuk kam qene fare i prirur per tu besuar , as hoxhallarve e as besimeve te krishtera . “Hoxha , Prifti dhe Dervishi mbushnin barkun me zhaba mishi” , kurse popullit fukara pak buke e kripe i ngelesh per te ngrene . Tani qe po rigjallerohen perseri keto besimet e kota , as gje e mire s’ka per ti ardhur vendit tone , me shume besime . Populli yne mjerisht po kthehet si para viteve 50 te shekullit kaluar , kur mbi nentedhjete perqinde e popullsise ishin analfabete . Sot njerezit me shume interesohen se ku e ka shtepine nje fallxhore se sa per nje deputet . Ndryshimi eshte tek keta te fundit , tek fakti se , deputeti jeton me rrogen e majme qe i ka siguruar shteti antiligjor , kurse fallxhori jeton me parat qe i siguron duke mashtruar njerezit qe kane hall . Shpersojme ne RILINDJEN e EDIT , por moti i mire duket qe ne mengjes e , edhe pse mengjesi i ketyre zgjedhjeve te dates 23 qershor duket i mire , por kur ke ne pushtet nje kryehajdut e mashtrues te madh si Ilir Meta , s’besoj qe do punoj per vendin ,por me shume per punet e veta . Kete e perforcon dhe fakti se ne kuvend do ta kete edhe Moniken , bashkejetuesen e tij . Ah moj Jozefine , shyqyr qe nuk e realizove ndertimin e nderteses se re te Parlamentit shqiptar se kur do shikoje qe Iliri edhe do punonte ,drejtonte parlamentin, dhe do jetonte po aty me Moniken , ti do ndjeheshis shume shume keqe dhe se mundet qe dhe te kaplonte ndonje siklet i madh . Ah moj JOZEFINA ,Jozefina ,ti me ato floket e tu dukeshe me e mira (bukura). Iliri me ate koken e madhe si gjeja me e keqe dhe me e dhira !…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje