INTERVISTA/ Edi Rama: Do i marr në kryeministri 2 breshkat, Fatos dhe Sali

6 Korrik 2013, 08:48Politika TEMA

Kryetari i PS-së, Edi Rama, njëherësh kryeministri i ri i vendit ka rrëfyer të enjten në emisionin “Zona e debatit”, në “Klan Kosova” për gazetarin Baton Haxhiu, historinë me dy breshkat e tij, që janë pagëzuar me emrat Sali e Fatos. Përtej politikës, Rama ka folur për filmat, librat që lexon dhe muzikën që dëgjon.

Po fillojmë me breshkat që kanë  bujtur në zyrën tuaj në PS. Ç’do  bëhet me breshkat? 

Breshkat do të vijnë me mua në  zyrën tjetër, patjetër. Historia e tyre  është shumë e thjeshtë. Një miku  im artist, kishte qenë në Senegal,  shumë vite më përpara dhe më tregoi që njerëzit që kanë probleme me  astmën, dhe unë kam pasur probleme me astmën, është mirë që të  mbajnë breshka në vendin ku rrinë.  Një natë, duke u kthyer nga Elbasani, pashë nën dritat e makinës,  një breshkë që po kalonte rrugën. I  thashë shoferit: “ndalo dhe merre”  dhe e morëm breshkën. Pastaj  morëm edhe një tjetër. Të dyja,  sepse nuk mund të kishim Fatosin  pa Saliun dhe kështu u pagëzuan dhe pastaj më shoqëruan në udhëtimin tim dhe janë këtu me mua.

Dy gjëra që janë interesante  në këto zgjedhje: e ndërrove  ngjyrën e kuqe për arsye se në  fillim ke qenë pjesë e një revolucioni edhe politik, edhe kulturor,  edhe ideologjik në vitet 1990 dhe  tash ju pret një revolucion tjetër,  ikja nga tranzicioni. Dhe ky është  po aq i rëndë sa ai i dikurshmi… 

Ngjyra e purpurt është në fakt ngjyra që bashkon të kuqen dhe blunë dhe ne sot kemi një koalicion që  shkon nga e purpurta te e kuqja, por njëkohësisht që ka detyrë madhore  që i bashkoi shqiptarët.

A mund ta keni për projekte të  mira një tender të hapur, sepse  njerëzit vijnë por e kanë të pamundur të trokasin në dyert burokratike për faktin se i frikësohen projekteve të mira? 

Sigurisht edhe ata që kanë kontribuuar për fushatën dhe kanë aftësitë.  Fitorja jonë nuk duhet të përjashtojë  askënd tjetër që nuk ka qenë pjesë  e fushatës. Shqipëria ka nevojë për  një ekip. Ne kemi detyrën t’u japim  mundësinë atyre që të bëhen pjesë  e një ekipi.

 Si do të përballeni me nacionalizmin, sepse e keni një program  për Preshevën… 

Sigurisht që nuk marr përsipër të  bëj zbërthimin e plotë të nacionalizmit, sepse kjo është një çështje që  kërkon një diskutim shumë të gjatë.  Por, unë e kam shumë të thjeshtë,  nëse për nacionalizëm marrim atë  që në fakt për mua është nacionalizmi, unë e refuzoj nacionalizmin, unë  zgjedh atdhedashurinë si një motivim të brendshëm për t’i shërbyer  vendit, duke mos harruar asnjëherë  që problemet e vendit nuk zgjidhen  përmes luftës me të tjerët, në rast  se vendi është i lirë dhe qeveriset  nga një forcë legjitime, tjetër gjë  nëse vendi është i pushtuar dhe  lufta me pushtuesit është luftë edhe me të tjerë. Unë besoj se ne jetojmë në një kohë krejtësisht tjetër  dhe sfida jonë është që të jetojmë  me kohën e re një orë e më parë.

Atëherë po ndalem te një figurë, jeni marrë vazhdimisht me  analizën e binomit Nano-Berisha, nga perspektiva si kryetar  bashkie dhe si intelektual. A ju  mungon zoti Nano si subjekt i  analizave që keni bërë dhe nuk  do t’i bëni? A do ju mungojë z.  Nano në pjesën tuaj të politikës,  se do ju mungojë dhe si subjekt  i analizës? Çfarë do të bëni me  personalitetin e tij, apo do t’ia  lini historisë së PS-së? 

Ai e shkruan vetë historinë e tij dhe  sigurisht të tjerët pastaj shkruajnë historitë e tuaja. Është si historia e bukur e një filmi të bukur të  “Akira Kurosava” ku katër vetë që  marrin pjesë në të njëjtën ngjarje, tregojnë katër ngjarje të ndryshme. Megjithatë jam i bindur se  tek e fundit pak gjëra mbeten për  ‘tu sqaruar nga historia lidhur me  figurën e Fatos Nanos, qoftë për  mirë, qoftë për keq. Meqë prekëm moralin në politikë,  nuk ju pyeta për moralin, diskursin në politikë që do të ndërtoni,  por më kujtohet që ju keni thënë  që ajo që i mungon politikës sonë  është morali, është sistemi gjyqësor  dhe rendi juridik. Janë dy gjëra për  të cilat europa dhe ju keni qenë të  shqetësuar.

A mund të ndërtoni një  besueshmëri te kjo pikë, sepse aty  varet rendi dhe ligji?

Aty varet raporti me Evropën, raporti me njeriun, me respektin dhe me shijen  tek e fundit. Sigurisht, që ne nuk jemi të pagabueshëm dhe do të bëjmë gabime,  por sfida është gjithmonë të bëjmë  gabime të reja, jo të përsërisim gabime të vjetra. Unë sigurisht mund  të them se çfarë do të bëjmë, por mendoj se më me rëndësi dhe më  e besueshme është t’ua themi se çfarë nuk do të bëjmë dhe çfarë  mund të bëjmë. Pavarësisht se për  Presidentin e Republikës, unë kam  pasur rezervat me ngjyra të forta  në një moment, si kryeministër ju  nuk do më shikoni ndonjëherë që  të sulmoj presidentin e Republikës  me atë retorikë dhe me atë brutalitet që është sulmuar. Por, edhe  nëse do të kemi mospërputhje në  këndvështrime, këto do t’i trajtojmë sipas standardeve europiane  edhe në komunikim. Ne nuk kemi  zgjedhur shumëkënd nga ata që janë  në institucione të pavarura, por ne  nuk do t’i sulmojmë institucionet e  pavarura sepse kjo bën më shumë  dëm se sa mirë

Ju thatë që do të bëjmë gjithçka ndryshe nga të tjerët që ka-në bërë ose s’do bëjmë atë që  të tjerët kanë bërë. Por në mikrostrukturë si do të depërtohet,  sepse kjo bëhet me njerëz të cilët  emërohen drejtorë . Kjo është  një menaxhim që nuk shkon lehtë  dhe do kohë? 

Ne duhet të gjejmë zgjidhje efikase  duke pasur një qasje modeste dhe  të ndërtuar mbi bazë të eksperiencave të suksesshme. Unë dua  që ne të bëjmë një auditim të Sh-qipërisë. Pra, është një model i cili  është ndjekur nga të tjerë përpara, rasti më i freskët, qeveria sllovake e kryeministit Fiço përpara se  sa të merrte përsipër gjërat, kërkoi  auditimin e Sllovakisë. Një auditim  i Shqipërisë i pavarur, jo nga ne,  është i domosdoshëm për të nxjerrë në pah të vërtetat mbi ekonom-inë, financat, mbi shumë çka tjetër  dhe për të ndarë me njerëzit pamjet reale të vendit. Po ashtu, e kemi  marrë përsipër dhe mund ta çojmë  përpara projektin e dhimbshëm nga  pikëpamje politike dhe elektorale,  të pavarësimit të INSTAT-it duke e  binjakëzuar me një institucion të një  vendi të BE-së që e merr në menaxhim në bazë të një program që ka BE  për një numër vitesh dhe e bën të  pamundur ndërhyrjen e qeverisë për  të rregulluar shifrat e papunësisë,  korrupsionit etj. Po ashtu, duam që  doganat e Shqipërisë t’i japim në  menaxhim të një kompanie dhe të  një agjencie ndërkombëtare.

A do ta rrisni  numrin e ministrive? 

Kjo është një çështje që do të duhet  të diskutohet imtësisht me aleatin tonë strategjik. Por, ajo që unë  mund t’ju siguroj, edhe nëse do të  ketë, nuk e di, mund të ketë më pak  ose më shumë. Pavarësisht numrit të ministrive, ju siguroj që do të  ketë më pak shpenzime qeveritare.

 

Ja librat dhe muzika që preferoj 

Nëse duhet gjykuar sipas asaj që do  të ndodhë, ndoshta zoti Basha mund  të jetë kryetar i PD-së. Të gjithë thonë që Aleanca për Shqipërinë Europiane do t’i ketë tre parti, për faktin  se z. Meta ka lidhej shumë të forta  me z Basha. 

Unë mund të bëj vetëm një koment për  atë që po ndodh në PD, duke shprehur  kënaqësinë time që inercia e kopjim-it vazhdon, sepse pa e pasur në statut  zgjedhjen e kryetarit me një anëtar një  votë dhe pasi e kanë anatemuar sa kanë  mundur zgjedhjen me një anëtar një votë  të kryetarit në PS dhe vënien në statut të  këtij parimi nga ana ime, tani po e aplikojnë. Është një gjë shumë e mirë që po e  aplikojnë, pavarësisht nga cilësia e aplikimit, por rëndësi ka që po e aplikojnë.

Kur e keni realizuar pikturën tuaj të  fundit? 

Dje, sepse sot kam qenë gjithë kohën i  angazhuar me takime.

Çfarë mendimi keni për artin kontemporan. Sa i përcillni trendet, sidomos që keni dy miq, që së paku njërin  do e kthesh në Shqipëri.  

Kush është ai ?

Andri Sala. 

Jo, ai nuk kthehet në Shqipëri për të jetuar, por vjen në Shqipëri. Unë po përpiqem  dhe jemi në proces të realizimit të tre  grupeve. Një grup me njerëz të shquar  në fushën e ekonomisë dhe të zhvillim-it social, një grup me njerëz të shquar  në fushën e planifikimit urban dhe një  grup me artistë. Po flasim për tre grupe  njerëzish shumë të shquar të cilët do të  jenë tre grupe që unë do t’i mbaj vazhdimisht në kontakt qoftë për të marrë  këshillat e duhura, qoftë me këta të dytët  dhe të tretët për të bërë punë dhe do t’i  japim artit dhe kulturës një prerje tjetër.

Zakonisht politikanët gënjejnë  kur thonë që lexojnë ose dëgjojnë  muzikë. Unë se kam problem se e di  që ju lexoni dhe lexoni. Por, njerëzit dëshirojnë të dinë shijen tuaj? Çfarë filmash shikoni, a jeni adhurues i  ndonjë aktori? 

Unë shoh filma në mënyrë shumë të rregullt. Nuk ka javë që të mos shoh film. Nuk  them që s’ka natë, sepse ka edhe natë  që nuk shoh, por përgjithësisht pas orës  12:30-1:00 bashkë me Lindën ne shikojmë filma. Për mua filmi është pjesë e  jetës dhe qeshim me kolegët kur ju them, shihni filma. Fjala adhurim mbetet për ata që janë regjisorë të mëdhenj që i përkasin një kohe të mëparshme, ndërkohë që filmat e rinj, koha do të tregojë. Së fundmi, në fakt unë kam parë një telefilm që do jua këshilloj juve të Klan Kosovës, të merrnit të drejta e autorit “Borgen”, një telefilm danez që tregon për politikën, qeverinë. Tregon jetën në opozitë dhe në qeveri të një personazhi  që është kryeministre e Danimarkës,  është një telefilm mjaft interesant dhe mora vesh në Zagreb që është filmi kult i David Cameron dhe i gjithë ministrave të qeverisë, që janë pothuaj të detyruar  që ta ndjekin filmin.

Jepjani edhe ministrave tuaj të ardhshëm. Po muzikën? 

Unë jam shumë i dhënë pas muzikës  klasike, operistike dhe tek muzika e  lehtë pas muzikës së vjetër. Me një përjashtim që ndjek me shumë kuriozitet këngëtarët e rinj të Kosovës. Mendoj se aty ka një potencial të paparë, por s’po them emra se nuk dua t’i ngelet hatri dikujt.

Ju keni një referencë prej autori. Cili  autor ju bën përshtypje?  

Unë kam kthyer sytë nga letërsia politike në përgjithësi. Edhe së fundmi kam lexuar një libër shumë të bukur të Xhonatan Powell, ish-shefi i stafit të Tony0  Blair-it. Një libër shumë i bukur, Makiaveli i ri quhet për të gjithë ata që u  pëlqen politika.

 

Ina Rama, kreu i PS-së: Kam respekt për të 

Zakonisht kur ikin nga detyra njerëzit që e kryejnë mirë detyrën, harrohen nga të gjithë dhe ky është zakon ballkanik. A  keni dëshirë që ta kemi diku Ina Ramën, për mua një prej personaliteteve që ka mbajtur peshën edhe të detyrës, edhe të situatave mjaft serioze gjatë gjithë kësaj periudhe?

Unë kam respekt për të, por nuk dua të spekuloj, sepse bëhet fjalë për  një person konkret. Është një pyetje që ju duhet t’ia bëni asaj, nëse ajo  ka dëshirë. Ne duam të përfshijmë të gjithë talentet dhe potencialet më  të mira të këtij vendi brenda apo jashtë Shqipërisë për të kontribuar në  këtë përpjekje të madhe për të rilindur këtë vend dhe për të ecur më  shpejt drejt Bashkimit Europian. Tani edhe sloganet i kemi bashkuar.

A mendoni se mund të riktheni Edi Ramën e vitit 2001, kur keni  qenë një nga personalitetet më popullorë?

Nuk kam asnjë dyshim.

Me çfarë po flasim për skenën politike, sa e përcillni dhe çfarë  mendoni për partitë në Kosovë dhe për Vetëvendosjen? 

Është e vërtetë që e kam vlerësuar Vetëvendosjen, siç është e vërtetë  që nuk e kuptoj më Vetëvendosjen. Por, mbase është caku im i aftësive  për të kuptuar, edhe pse shumë dashamirësisht do t’i sugjeroja miqve  të Vetëvendosjes që ta rishohin shumëçka në aksionin e tyre politik.

23 komente në “INTERVISTA/ Edi Rama: Do i marr në kryeministri 2 breshkat, Fatos dhe Sali”

    1. VARI KKKKK says:

      ilir meten si do ta quash,,,,apo thjesht paterica jote

    2. pilo lala says:

      Ka ardhur koha e liderave, jo kafsheve te Tropojes.
      Ne te gjithe intervisten verehet thjeshtesia, dhe mbi te gjitha KTHJELLTESIA e mendimit.
      Ketu dallohet intelektuali dhe qytetari, ne ndryshim me egersine dhe brutalitetin fshatar.

    3. arianita says:

      ZOTI RAMA JENI GJIGAND SKAM CTE THEM TJETER …

      JU DO E NDRYSHONI SHQIPERIN DHE KET E THEM ME BINDJEN E PLOT!

    4. keno kotorri says:

      Nuk do te habitem qe qysh nga kjo dite militante te PD-se do te emerojne me EDVIN ndonje nga kafshet e tyre te preferuara apo qe i kane inat. Dhe edhe pse jame kundra nje veprimi te tille nga nje kryetar partie nuk me habit qe populli i thjeshte , qofte dhe per inat ta bej kete. Me kujtohet e famshmja histori e kohes komunizmit kur ne nje çerdhe femish beri nevojen ne breke nje femi me emrin Stalin dhe edukatorja the “u dhje Stalini ne breke”. Qeveria e asaj kohe e ndaloj venien e emrave te tille.

  1. I-lir says:

    Breshka eshte emer I gjinise femerore dhe aq me shume qe do ti maresh me vete, do tu shkonin tu vije emra te tille si, asaj qe ke gjetur rruges Elbasan-Tirane si me e vjetra Aneta asaj mqe ke gjetur me vone Linda.

    1. coku says:

      kurse breshken e vogel qe do lindi ta quaj I-lir.

    2. agbi says:

      More jargavec i peshtir , turp per ate nene qe te ka pjell ty , se ti nuk duhet ta keshe ne qelizat e trurit tende njohuri per kete fjale .TURP

  2. Tri... says:

    Breshka merre me vete breshkat!

  3. Altin says:

    ZONA E DEBATIT | Mysafir: Edi Rama – 04.07.2013

    http://www.youtube.com/watch?v=51JxqgDuHHI

  4. valter says:

    Edi Rama, njerzit bejne shume gjera per te marre pushtetin e kam llafin edhe pakt me djallin, por kjo per nje qellim madhor qe eshte ai i nje rindertimi te shtetit shqiptar. Nese ke kete vizion, qe personalisht kam dyshim, te uroj pune te mbare si kryeminister i vendit!

    1. valter says:

      Ah edhe diçka tjeter meq i ke baptizuar breshkat, do te thosha qe mos i ofendo keto kafshe te mbrekullueshme, specje te tilla duhen ruajtur fort aq me shume qe te ndihmojne per shendetin, ndersa ato qe ti permend jane specje qe duhen len te zhduken se ta marrin frymen, siç jua kane marre shqiptaret deri me sot!

  5. inspektori says:

    Me Fatosin e ke dhi se nga Fatosi je aty ku je. Sido qe te jete Fatosi nuk krahasohet me kafshen e maleve Salahudin Berisha. Fatosit ti i ke borxh o Rama dhe kete mos e harro.

    1. Majakovski says:

      Fatosi mund ta kete futur ne politike dhe nuk ka gabuar por e mori te permiresonte imazhin e qeverise dhe mire beri por ama Edi e justfikoi me punen e bere dhe sukseset e arritura. Per kete Fatosi duhet te ndjehet krenar dhe jo ti fusi gure ndn rrota. Si lider Edi Rama u zgjodh nepermjet votes. Suksese Edi.

  6. Treviso says:

    Rama nuk i kaborrxh vetem Fatos Nanos por te gjithe shqiptareve, o zoti inspetor. Edi Rama si kryeminister i ri i dalur nga zgjedhjet e 23 Qershorit do beje mire ta dorzoje partine Socialiste. Populli thote;
    Dy shalqi me nje sjetull nuk mbahen. Me marrjen e kesaje inisjative Edi Rama do ti jape shume shpresa popullit.

  7. Verior says:

    Kjo eshte “Rilindja e premtuar “!!NE nuk presim dicka te mir nga ju sepse e dime kulturen tende ,por mos do ti zhgenjesh ata qe te votuan .KJO do ti heqe listat e borxheve qe thoshe ti !do te bashkoje Shqipetaret sic thoshe ti !!Ti po e merr Shqiperine me rritje ekonomike ,ta shohim si do ta dorzosh!

  8. ali says:

    Fatosi nuk la gure pa levizur qe t’i bente gropen Edit, kurse zotrote ,inspektor thua i ke borxh Fatosit. Me
    sa duket. Ti nuk e paske ndjekur fare c’ka bere e c’ka thene Fatos Nano per Edin . Edhe gjate zgjedhjeve
    te tanishme. Edi e tha qarte Tosi dhe Berisha jane dy ”breshka,, qe Ai do t’i mbaje per te larguar ”azmen,,.

  9. arber says:

    O “I-lir”, po mire mor vlla, kaq te paftyre jeni ?.

  10. ALpini says:

    qeverisja jote si ecja e breshkes dhe do vi vete ke nallbani.

  11. Tani says:

    Hik o psikopat se ske me ndenj gjate .Dihet se kush je ti dhe cfare kapaciteti ke .Ti do pushtet me vjedhe si ti dhe Meta se me Berishen Meta me ministrat smundi me vjedh se drejtoret I kishte te Pd tani do shihni vjedhje spektakulare dhe rrenim te Shqioerise.

  12. liu says:

    mos fol si maturant shkolle je ne krye te qeverise meru me problemet e emigranteve qe kane probleme me pashaportat e femijve se nuk vijne dot te shikojne njerezit e tyre apo aq ishte sa moret votat

  13. Meli USA says:

    Me shume urish e ka marre ky zoteri. A nuk e kupton ky injorant se para sales eshte nje hic. Ky nuk lexon nuk ka as njohurit me elementare nga ekonomia. Berisha dhe Nano dine nga pese gjuhe te huaja. Mos vall ky mendon se keshilltari Meta eshte porofesionisti i duhur ne qeveri??? Ule bishtin o qen i terbuar se populli vertet te beson shume, por kur ta kuptoje se kush jeni Ju, merr hak.

  14. Fleks says:

    Nuk e di sa eshte e vertete,por degjova se sot mbasdite dhe Berisha kish vendosur dy shumkebesha ne tavolinen e tij.

    Per ta ballancuar me ate te Edit.

    Shumkembeshat jane nga ata qe po ju afrove bien ere.

    Po i preke,te mbysin ne ere e mblidhen grumbull si kermill

    Pelqejne gjithnje skutat e vendet me lageshtire.

    Nuk kuptohet kurre ku kane koken e ky bishtin(jane njelloj ne dy skajet)

    Vuajne nga drita e Diellit.

    Thone se(kete mund ta dije dhe Vathi=Flaka).

    Njerin e ka emeruar OKTA

    Tjetrin e ka emeruar PODI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje