Majko: Duhet një komision Rama- Berisha për transferimin e pushtetit

6 Korrik 2013, 10:52Politika TEMA

Në pritje të largimit të qeverisë Berisha, ka pikëpyetje për mënyrën se si do të realizohet transferimi i pushtetit.

Perëndimi ka bërë thirrje për një tranzicion të butë.

Kurse ish- kryeministri Pandeli Majko thotë se duhet ngritur një komision i përbashkët mes kryeministrit në largim dhe kryeministrit të ri, për të bërë të mundur transferimin e pushtetit.

“Mendoj se në situatën politike postzgjedhore do të ishte mirë që të ngrihet një Komision i Transferimit të Pushtetit. Ky komision do duhej të ngrihej nga dy kryeministrat, Rama në ardhje dhe Berisha në detyrë. Ky komision do të duhet të marrë përsipër punën dhe do të mundësonte një transferim të programeve dhe dokumenteve shtetërore. Kjo do të garantonte që në çdo ministri ekzistuese dhe nga administrata e lartë politike në ikje të mos ketë keqpërdorime të dokumentacionit shtetëror për çfarë është arritur gjer më sot. Ky komision duhet gjithashtu të kryejë dhe monitorojë të gjithë memorien elektronike të serverëve aktualë të çdo ministrie, prokurimeve publike si dhe së ashtuquajturës ‘e-Government’ (procesit të dixhitalizimit të qeverisjes)”, tha Majko për Panoramën./ep

18 komente në “Majko: Duhet një komision Rama- Berisha për transferimin e pushtetit”

  1. Ben Chicago says:

    O shoku Majki,nuk ju pritet as 2 muaj sa te merrni detyrat,sa te leshoheni si te babezitur ,per te vjedhur,rrenuar,shkatrruar e mjeruar Shqiperine ashtu sic u versulet ne 97-05 me ty,Nanon,Bacin,Nacin,e Cacin,e sic u leshuan baballaret tuaj ne 44-92 ,si hijenat e kuqe duke i kthyer shqiptaret ne skllever dhe Shqiperine ne Somali te Europes.Ka kushtetute o shoku Majki,mblidhet Kuvendi Komunist,miratohet Qeveria,dorezohet detyra.Per cfare komisioni flet????.Trupeshk!!!

    1. pasqyra says:

      O Cikagisti prej bathoreje akoma te japin rroge ty per te lehur ne artikujt e gazetes tema?Paskeni vjedh pare te madhe .Na lini dhe ne te vjehdim pak me taktike sic tha dhe miku yt Shalesi.

      1. Shtegtari says:

        Aty e ke B… Chicagon gjer ne shtator sa ta qerojne nga zyra e ministrise ku shfrytezon komjuterin dhe lidhjen e internetit qe s’ka leke ti paguaje nga Bathorja ku jeton, e te ne bijen syte rehat.
        Sa per Chicagon Beni e ka pare aq sa ç’pa te semes kur doli q’andej..

  2. Dean says:

    Po ik,o Pandeli, se dukesh me i zgjuar kur e mban gojen mbyllur.

  3. Progri says:

    Vertet prisni t’ua dorezoje qete-qete pushtetin Berisha? ju genjen mendja, si gjithmone…

  4. safeti says:

    asgje s’kan ne dor keta “qeveritaret e rinj”, Gjyqsorin KLD President Prokuror e ka PD, I gjith biznesi shqiptar esht turrur per investtime infrastrukture ne Tiran qe e ka PD, Nafta kocesionet kromi jan dhene ska ngel me gje, Kshu qe kta qeveritaret e rinj do lozin ne facbook nga zyrat e tyre e do qajn 4 vjet sa keq ja u la shtetin Berisha.

  5. iliri says:

    Kjo qe kerkon Majko eshte e domosdoshme.Po te ishim nje vend normal,natyrisht qe nuk do ishte çeshtje.Eksperienca e kaluar, fatkeqesisht ka treguar se kur eshte nderuar pushteti,ka lene pas “erresire” edhe ne dokumentacion,aq me teper qe ne vitet e fundit informacioni electr. eshte shume me i madh….nuk eshte fare e tepruar si kerkese,ndoshta mos eshte e vonuar…por nese do verehen demtime te informacioneve apo zhdukje te dokumentacioneve,atehere pergjegjesit duhen ndeshkuar,Duhet,dreqi e morri,shteti te filloje te mbaje “era” shtet ! Iliri

  6. ardi says:

    sa per Majkon nuk ka kush te thote qofte nje fjale,nuk eshte as kriminel,as hajdut,as tradhetar…..por perkundrazi i ka treguar vlerat e nje personaliteti me luften e kosoves kur ishte kryeminister qe diti te menaxhoje me sukses ardhjen e kosovareve ne shqiperi.Sa per ate qe thote ka te drejte se ai qe eshte aktualisht kryeminister eshte i hurit dhe litarit dhe kot nuk tha dhe Namik HOTI:MALOKU PO IA HIPI KALIT,NUK IA ZBRET KOLLAJ…..por me e bukura e komentueseve eshte se edhe dhi e zgjebosur edhe bishtin perpjete……shko puthuni me berishen ne vicidol tani…….ruani dhite bashke…

    1. VARI KKKKK says:

      pse nuk e mer Majkon per darke, mo ardi ????

    2. Shtegtari says:

      Majko eshta nga ata qe as ta ben as te leshon, thone qe e “rreh” edhe gruaja e vet ne shtepi.
      Sa per korrupsion ka ca kohe qe po “rri urte” mesa duket nuk ka me nevoje per pare, u blindua mire kur ishte minister mrbojteje, me “gjobat” qe u kerkonte atyre qe donin te punonin apo te specializoheshin jashte shtetit. Kete informacion te sigurte nuk e kam nga hajdutet qe sapo humben zgjedhjet po nga miq te mij qe urrejne Berishen dhe klanin e tij dhe qe kane punuar nen Pandon si minister.
      Se duroj dot kur me hiqet si “engjell”, “teoricien” apo “analist” thuajse i “paanshem”.
      Dihet nga te gjithe arsyeja e fitores e zgjedhjeve ne Tirane (ku Majko “kryesonte” listen) si ne te gjithe vendin: e majta fitoi sepse HUMBI Berisha me ato qe beri.

  7. ardi says:

    ashtu sic ke pseudonimin ,ashtu je……te shkon per shtat ajo batut……

  8. FENOMENI says:

    Ky BEN CIKAGO o eshte ndonjeri nga stafi temes per te bere sa me te ndezur debatin ose ktij i nga ngel ora vitet 44

  9. socialisti says:

    Doli prape ky sander mafishtja,ky rob koti ,dhe ta dini ju demokratet qe ky eshte aq i leshte sa as korupsion nuk ben dot lere me pastaj te bej pune,po ik o veqo, me mire mos e hap gojen se behesh per tu share .

  10. TIRONCI says:

    Hallall ta boft zoti “Ben Cikago”. Je i modh fare. Si ja bon per leket, a ti japin, apo thone qe arka osht bosh. Vallahi bilahi, paret te takojn se i meriton. Na kishte morr molli per ca dite qe mungove me komentet e tuja te madherishme. Po “Ramy” di gje ku eshte ?. Tung.

    1. Shtegtari says:

      @TIRONCI
      “Ramy” ka shku me leje ne plazh, planifikohet te shoqeroje Berishen kur te thyeje prap rekordin e notit qe vendosi vjet ne Vlore.
      Per momentin STAFETEN e ka marre “safeti” qe po permbush njeherazi detyrat qe u ka ngakuar “Partia”, te vetat dhe te “Ramy”-t.
      Komentin e “safeti”-t e ke pak me siper ne kete shkrim.

  11. Kris says:

    Pandeliu dje tha se nuk ka pare per pensionet sot ku do ti gjeje paret per te paguar keto komisione te transferimit te pushtetit te cilat mund te punojne por llogari ligjore sdo tu kerkohet kurre.

  12. mirel says:

    Pandi leshi, filoi nga teorite e leshit.

  13. dhembeli says:

    I nderuar Majko ! E ka emrin Nano ai qe dorezoi pushtetin me protokoll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje