Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Ismail Hoxha, rendit disa nga arsyet e humbjes së thellë të koalicionit të djathtë në zgjedhjet e 23 qershorit.
“Sigurisht që ky rezultat ishte i papritur. Kishte logjikë politike që mbas tetë vitesh qeverisjeje të ndodhë dhe rotacioni si një opsion i mundshëm, për të cilën do të vendoste populli shqiptar me votën e tij të lirë dhe qytetare. Një parti që qeveris vendin për dy mandate rresht duhet të ndihet e vlerësuar për besimin që i ka dhënë populli dhe është krejt normale që të kalojë në opozitë, por që humbja të jetë kaq e thellë, është e papranueshme dhe përgjegjësi e madhe”, shprehet ai për Panoramën.
Sipas tij hartimi i listave dhe mosndryshimi i kabinetit për një kohë të gjatë janë disa ndër arsyet e ndëshkimit të këtij koalicioni.
“Për sa i përket bërjes së listave, mendoj që kjo ishte një nga arsyet kryesore që i dha goditjen fatale pritshmërisë dhe motivimit të qytetarëve për të votuar PD-në për një qeverisje të ndershme dhe të përkushtuar në mandatin e tretë. Ishte krejt e pashpjegueshme nga pikëpamja elektorale pse u larguan më shumë se gjysma e deputetëve nga lista e PD, ndërkohë që shumica e tyre ishin njerëz që kishin vetëm një mandate dhe kishin demonstruar integritet politik dhe nga elektorati dhe vlerësoheshin për ndershmërinë dhe përkushtimin ndaj qytetarëve. Gjithashtu, me kosto elektorale ishte mbajtja në listën e sigurt të personave të përfolur nga komuniteti dhe për më tepër, nuk kishin pasur as rezultate elektorale në zonat e tyre. Po kështu edhe përfshirja e kryetarëve të partive aleate në listat e sigurta të PD ishte demotivuese, pasi një parti që nuk siguron dot edhe mandatin e kryetarit të saj, me gjithë avantazhin që i jep sistemi zgjedhor, tregon vullnetin e popullit se ajo realisht nuk duhet të jetë e përfaqësuar në parlament. Një arsye tjetër e humbjes duhet parë në moszhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në parti bazuar në analizën e rezultateve të zgjedhjeve të vitit 2009 dhe 2011”, analizon Hoxha.
Ai nënvizon se mbajtja e shumë ministrave për dy mandate, pa treguar performancën e duhur, i ka kushtuar shtrenjtë PD-së.
Për sa i përket garës për kryetarin e ri të PD-së, ai shprehet se: “Me gjithë respektin për dy kandidatët, mendoj se z. Basha përfaqëson një trend të kristalizuar edhe në opinionin e qytetarëve, për një fillim të ri të ringritjes së shpejtë të PD”./A.XH
Po ky budallai,ke TEMA e gjeti te qahet,a thua se po na kercet fort ne pse humbi PeDe-ja.
Po pra, ka harruar si duket qe Mero Baze qysh kur eshte prishur me Berishen per interesa te vetat,jo per interest e shqiptareve, e ka kthyer Temen ne tribune te te gjithe atyre qe urrejne Berishen. Duhet ta kuptonte qe Mero e ka gazeten tani per te perfaqesuar “Rilindjen” qe more aq vota sa ne 2009, dhe qe tani mund te jete peng e hajdutit Meta. Ha Ha cfare rilindje.
OOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO Ismail! Nuk humbet per mos-nderrimin qe thua, por humbet se ju mbeti BACA si Enveri! Populli duroi deri ne ate pike, sa kur ju shporri ju dha verdiktin perfundimtar me fitore te thelle, pra me vote kunder SALI vemjes dhe atyre si puna jote.
Ky plera shfrytezoi greven e pedagogeve e 2004 per llogari te PD sebashku me ßmaringlen Gjonin dhe gruan e tij qe u be Ministre. Ismili duhet te perjadhtohet nga universiteti shtetor me motivacionin legen
Ismail, je nje abuzues ekstrem. Perfitove nga PD-ja sa munde, e tani na qahesh ne gazete se nuk te vune minister. Tani u kujtove ti, tani qe votove cdo mbrapshtine te PD-se. Na thuaj si u bere profesor ti Ismail? Cili eshte aktiviteti yt shkencor? Ka ardhur koha qe te behet transparente gjithe veprimtaria e te ashtuquajturit Komision i Kualifikimit (Krimit) Shkencor. Jane marre tituj e grada me mashtrime e fallsifikime te skajshme. A mund te na thote z. Minister (Myqerem) se cilat jane kriteret qe ploteson per titullin “Prof”?
Ismail, Ismail! Nje nder peshqeshet e kohes Saliniane je edhe ti. Tani fillove te belbezosh si kermilli pas shiut. Me mire hesht o Ismail. Ktheju profesionit, poqese te pranojne realisht andej nga ike.
Me mire te heshtesh sikurse ke bere deri me tani. Te heshtesh pasi nuk artikulon dot asnjelloj ideje. Nuk kemi kohe dhe nerva te degjojme komente mediokre te ketij niveli. Veçanerish prej individeve te kallepit tend. Hesht! Gazeta mund ti kurseje hapesirat prej individeve te tille.
A mor z.Ismail pozita te ereson syte,te humb llogjiken dhe per me teper te ben bashkefajtor me ata qe shkateruan kombin.Ulu nje here ne maje Hijes se Korbit dhe shiko se si qyteti ku ti u rrite eshte shkateruar komplet,ajo fabrike qe prodhonte sheqer dhe mbante ne pune gjysmen e korces dhe fshatrave shkoi per skrap dhe ti inxhinjeri gjeologjise mbylle gjith minierat e rrethit.Eshte per te ardhur keq pasi edhe mbas nje vote dermuese nga populli JU perseri nuk jini ne gjendie te konceptoni aresyet e deshtimit.JINI njerezit me te urryer per kombin o ISMAI sepse per 8 vjet vodhet sa mundet dhe pate vetem fare-fisin dhe ju dukej sikur shqiperia ishte ciflig familjar.Lexojeni mire voten e popullit pasi gjithcka qe ka ndryshuar ne Shqiperi eshte djersa e emigranteve qe ikin nga syte kembet nga paudhesite tuaja.A e di o z.ISMAIL,se me shume se gjysma e popullsise eshte jashte vendit ne emigracion me gjak e djerse mbajne familjet e tyre te mbijetojne nga regjimi bastard qe ju krijuat.Tju vije turp kur mundoheni te beni analistin per humbjen ju miope te pa ndreqshem.Ndeshkimi ndaj jush nga vota plebishitare e popullit eshte nje shuplake dermuse per mbare ju lilipute qe per te mbijetuar kini gjetur rrugen e zvaranikut.
JU HUMBET, SE JU JENI PJESA E SHOQERISE SHQIPTARE ,qe NUK BONI ANALIZE NE JETE DHE I PRANONI NJERI TJETRIN ME GABIME TE MEDHA GJITHE JETES E NE FUND KJO TE CON NE HUMBJE !
Cfare listash flet mor idiot, ju jeni te gjithe kriminele
Ismail me mire te heshtesh! Me mire te heshtesh sikurse ke bere deri me tani. Nuk kemi kohe dhe nerva te degjojme komente mediokre te ketij niveli. Veçanerish prej individeve te kallepit tend. Hesht!
e tha po kujt ia tha
Ismaili megjithse thote ca te verteta,nuk thote kryesoret!Se pari ai duhet te kuptoje se edhe ne zgjedhjet e kaluara humbi,por Berisha manipuloi,vodhi dhe dogji kutite,qe duheshin hapur, per SOVRANIN!Sovrani i lodhur dhe i bindur qe Berisha dhe PD vjedh voten, heshtur u rrebelua dhe ja fakti!Prandaj nuk ka befasi humbja,por katastrofa duhet analizuar drejt!Berisha hajdut votash,PD parti kriminale,ketu duhet filluar!Te tjerat qendrojne,por Ismaili sikur te jete leshko(realisht nuk eshte,por ben dhe thellon gabimin se Sovrani di kush eshtë Berisha) e harron kete te vertet primare:PD dhe Berisha vodhen mandatin e meparshëm dhe pikë!…Nuk patì trasparence qe opozita e kerkoi dhe ja,flaket e kutive dogjen PD dhe Berishën!Po nuk u deklarua kjo Sovranit,nuk ka kurre fitore te PD,as ringritje te saj me kotvazhduesit Basha,Olldashi.(Dy te tjeret jane shprese)Të tjerat qendrojne,por keto do jene dhe ne të ardhmen,listat mund te kene probleme,deputetet edhe pa merite mbesin deputete,apo ministrat nuk nderrohen…Humbja ka krye shkak “vazhdimësinë” e Berishës qe zbatoi “projektin”Alia duke sjellë ne PD kafkathyersin Islami…Mashtrimi i elektoratit kryesore,per Berthamoret,arroret,manaferrat qe duhen mbjelle nga jugu ne veri,korrupsioni,pasiguria!…etj etj..Ismaili freskon Berishën kur ai ka vdekur!….