Rama: Në vijën bregdetare të Shqipërisë do bëjmë çka bëmë me Lanën në Tiranë

7 Korrik 2013, 14:46Politika TEMA

Kryesocialisti Edi Rama, që ndodhet në vlorë, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e pushtetit vendor. Nën cilësinë e kryeministrit të ardhshëm, ai ka thënë se bregdeti do të ketë një përparësi të madhe për qeverisjen e ardhshme.

Me vendorët e VL për konkursin ndërkombëtar për planin e zhvillimit të qarkut dhe aksionin e prishjeve të ndërtimeve pa leje në bregdet. Mesazhi është i qartë: Kush ndërton pa leje apo në shkelje të lejes në bregdet duhet të ndalet sepse pa asnjë dyshim po i çon paratë në det! Në Vlorë do të kem prej shtatorit edhe zyrën e deputetit me një strukture standarde që do ta ketë çdo zyrë deputeti socialist në çdo qark. Në vijën bregdetare të Shqipërisë do bëjmë çka bëmë me Lanën në Tiranë! Pas katër vjetësh ndërtimi pa leje në breg do jetë një ëndërr e keqe”, shkruan Rama./b.l

53 komente në “Rama: Në vijën bregdetare të Shqipërisë do bëjmë çka bëmë me Lanën në Tiranë”

  1. Elez Braho says:

    Po me vilen stil RENESANCE te Ilir kryekaptines ne Lalz car do beni.

    1. Vlora says:

      te gjitha ndertimet qe prekin vijen bregdetare duhet te prishen te kujdo qofdhin.

      edhe ato qe gjoja kane mare “leje’ (te gjith i dine se si meren lejet ne shqiperi)qe venojne vijen bregdetare.

      jemi te sigurt qe rama do te beje ate qe beri edhe me tiranen( e nxori ne drite)

      1. ALDI says:

        Bravooooooo Edi Rama, me ne fund erdhi nje njeri ne krye te vendit tone qe te punoje per vendin tone dhe jo per interesat personale sic ka bere qeveria qe u ndeshkua me vote masive me 23 qershor!

      2. raimindi says:

        Ndertimet qe jane bere nuk duhet te prishen, por te shikohet pershtatja e tyre me abmjentin rethues

        Ne fakt kur bregdeti eshte shkembor duhen lejuar te behen ndertime buze detit, se i japin shume bukuri bregdetit ndertimet ne shkemb, keshtu ben gjithe bota

        Ndersa kur bregdeti eshte ranor , me rere, atehere duhet respektuar pjese e reres duke mos ndertuar azgje ne rere, por nderton ne ane te bregut me rere ….

        Sidoqofte ndertimet qe jane bere eshte mire te pershtaten me ambjentin dhe te mos prishen, se ata qe i kane bere ato ndertime jane shqitpare dhe kane hedhur aty mundimet e punes se tyre

        Ky Edi eshte gabimisht ne nje parti te majte, se ky nuk e ka haberin fare sec do te thote parti e majte

        Ata qe kane bere ndertime pa leje , te paguajne ndonje gjobe te vogel dhe tu kekrohet qe te respektojne ambjentin per reth me arkitekturen e objekti9t te tyre …

        Te gjendet nje gjuhe e perbashket ku te gjithe te ndihmohen , jo te perdoret dhuna e pushtetit per te demtuar ndertuesin, qofte ai edhe pa leje \
        Nje gje qe eshte ndertuar nuk duhet prishur …..

    2. Albogentivlora says:

      Me sa kam degjuar une, Edi Rama i ka thene kryetarit te bashkise se Selenices qe ka nje lokal ne breg te detit se do filloj nga ai i pari. Dhe ai eshte socialist. Nuk e di se sa i vertet eshte ky lajm por do bente shume mire. Ligji i barabarte per te gjithe.

    3. Ripjellje says:

      Po e bëre vërtet – HALLALL

    4. Tironsi "ZZ" says:

      Çdo gjë me rradhë zoti Elez Braho!
      E mban mend Ndërtesën e Lanës që u shemb e fundit (arsye gjakmarrje!)
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/lalzit-bay.html

  2. aleksander says:

    duhet larguar nga vlora petrolifera teci dhe mbeturinat se gjiri i vlores eshte me i bukuri ne europe

    1. Skypion says:

      Eshte krijuar nje mit sikur ishte Rama ai qe pastroi tiranen nga kjoskat.Eshte mit sepse ngrihet mbi nje pasaktesi.Ne te vertete ishte vullneti i kryeministrit Ilir Meta,ate kohe – pa te cilin vullnet Rama nuk mund te bente asgje,asgje fare,per nje mori arsyesh – qe beri te mundur heqjen e kjoskave, qe i mbeti si rekord Rames.
      Sa i perket ndertimeve pa leje ne bregdet,edhe ketu kemi te bejme me nje mashtrim, me nje rrene,sepse bumin e tyre keto ndertime e paten ne kohen e qeverisjeve socialiste.
      Edhe ketu Rama,nuk mund te beje asgje.Ah po, vetem nese me ndertime pa leje ka parasysh ato te kundershtareve te tij politike,apo te konkurrenteve te biznesmeneve hajduto-kriminele qe ka ne partine e tij dhe rrotull saj.

      1. Horri i Bulevardit says:

        Po te lexosh Kurbanin e Edi Rames, e shikon se sa vullnet ka patur Ilir Koklopa te rregulloje kryeqytetin.

    2. durimi says:

      ke te drejte. TECi i pari per skrap, te marre shteti dhe nje dore me lek. Petrolifera te behet port jahtesh.

  3. mirel says:

    Po ato pallatet qe jane ndertuar afer kampit te vjeter te pionerve do I prishesh?
    Jo per ndonje gje, por PSja e Vlores I ka ndertuar.

  4. liri a vdekje says:

    BRRAVO! SHPRESOJME SHUME

  5. dhembeli says:

    Vizionin e ke bere veper Z. Rama!Pronari ne nje pjese te madhe te bregdetit ,eshte Likja.Kjo eshte sfida jote me e madhe.Likja punon me moton; “Derdh para te vjedhura se keshtu do fitosh”
    Kur molles I futet krimbi Brenda e gryen ,ajo kalbet.
    Krimbin e kemi Brenda .
    ,

  6. ermal says:

    Te shofim sa do e maje llafin..dmth sa do i peshojn topet

  7. Treviso says:

    Vetem ne kete menyre ndertohet vendi.
    Zoti Edi Rama, me gjykatat qe jane sot ju nuk mundet te hiqni nje tulle dhe jo te shembni pallate e gradaçela qe jane bere nga mafja shteterore.
    Zhvillimi i shtetit mvaret nga themelet qe ka.Shteti shqiptar ka nevoje te riparoje themelet e shembura nga mafja shteterore e sali Kriminelit.
    Qeveria e juaj ne fillim i duhet te heci ne nje rruge e bllokuar me tela me gjemba. Pasi te pastrohen keto rruge prej telave me gjemba, atehere mundet te filloni punen lirisht me idete qe keni percaktuar para elektoratit. Kujdes, kujdes, kujdes L.S.I.ne.

  8. Ben Chicago says:

    Po pastrove Lanen,por :Pastrove” Tiranen edhe nga parqet,jeshilleku,dhe vendet publike,duke e betonizuar dhe duke e kthyer ne vend te pabanueshem.Betonizimi qe I bere Tiranes me lejet pa kriter eshte demi me I madh qe as pushtuesit nuk ja kane bere.Uroj qe te mos fillosh te japesh leje dhe te shkatrrosh bregdetin,per te kenaqur 25 ndertuesit miliardere qe I ke deputet!!!

  9. Bazarhesap says:

    Ishallah e mban fjalen dhe mer matrapikun ne dore

  10. Fllad says:

    Hallall ta bofte nona qumeshtin e gjirit.
    Po e bone kete e ke bo detyren per kete mandat. Por kam frike se nuk do e realizosh dot!
    Te shpresojme!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. Ramy says:

      Fituesi i tenderit Koqe Kokedhijeri, kjo eshte transparenca Edushkes

      1. arsen says:

        Prit edhe pak se do e shijosh koqe kokedhimbjen. Do e hash edhe ti si ata te Lanes! Do te dhemi shuuuuuuuummm…
        Do te meren ment e nuk do dish nga te shkosh

  11. Mehmet Metaj says:

    Jane zaptuar rreth 50 mijë ha teritore në bregdet dhe zona te tjera me vlera te veçanta natyrore-turistike dhe biodiversiteti duke shkatërruar me vandalizëm pyllëzimet e zonës bregdetare, rivierën e vendit dhe rizortet turistike, që nga Velipoja (Shkodër) e Kune-Vaini (Lezhë), Patoku (Kurbin) e duke vazhduar ne Gjirin e Lalësit e Golem (Durrës), Divjakë (Lushnje) dhe rivierën e Vlorë-Sarandë´s, etj, fenomen ky që vazhdon ende’, megjithë kuadrin ligjor të miratuar, konventat e ratifikuara nga vendi i ynë. Dëmtim dhe shkatërrim i parikuperueshëm i zonave që janë biokoridore të rëndësisë ndërkombëtare si masivi Dajt-Bizë-Martanesh, tjetërsuar PK-Lurë, PK-Bozdovec dhe u prenë shumica e kurorave të qyteteve.

  12. Te lume Z.Ram says:

    Bregdeti i bukur eshte prone e gjithe Shqiperise
    dhe e askujt tjeter.
    Turizmi i bregdetit Shqiperia do hape shume vende pune
    dhe do pasuroj Shqiperine.

  13. sherifi says:

    Qe nga bregdeti duhet te filluar puna,ke qef kur shikon neper brigjet e vendeve te tjera,hotele lluksoze,sistemime,parkime,ndersa ne bregun tone si ne jug dhe ne veri ndertimet jane bere sikunder u bene ne Tirane ne vitet 1992-1997,ku mbine kioska dhe nderime ne parqet si parku “rinia” apo lana komplete ne te dy anet po keshtu dhe neper gjithe qytetet.
    Ato parat e rruges se kombit apo te tunelit te elbasanit duhet te ishin harxhuar ne fillim per bregdetin tone aq te bukur dhe pastaj te beheshin keto,eshte turp qe me nje bregdet kaq te mire qe na e ka falur natyra, shqiptaret shkoin akoma me pushime neper bote si ne turqi,greqi,mal te zi,kroaci e tje.

    1. WILHELM says:

      berisha beri shume mire qe po i nderton autorruget shoku se gjithe bota i kane rregulluar turistet franceze talleshin shpesh me rruget tona si ne afrike prandaj sala e beri shume pire keshtu njerezit te shkojne dhe te vizitojne shqiperine me shpejt me mire pastaj bregdetin mbaheni paster dhe mos te bejne punime koti por do te shihni cfare do beje ky edi se premtoi shume por mos mbaroi si president morci ne egjypt koha donta tregoje

  14. Arturp2ba says:

    Edo beje kete gje dhe do na kesh ne perkrahje totale.Stop shkaterrimit te shqiperise tone te dashur. Ta kuptojne dhe militantet symbyllur te saliut qe jeta esht ndryshe dhe shqiperia duhet te ishte ndryshe dhe jo sic e konceptonte komunisti i tyre.
    Pershendetje!

  15. Fredi says:

    mos me thuaj qe do i prishi dhe ndertesat koco kokedhimes dhe ilir metes ne qeparo te vlores….thua te jete kaq shume gango???????????/

  16. Mos harro Kriminelin Sali says:

    Verioret kanunor-Zogista po vjedhin dhe djegin
    gjithcka qe i takon popullit dhe Shqiperise.

    Z.Rama, nuk duhet te falet Krimineli Sali … shikoni
    se c’po ben dhe keto dite qe i kane ngelur ….

  17. al says:

    jam i sigurte qe me vendosmerine qe ke ,ke per ti dal zot ketij vendi bashke me qeverine. merre mar nga veriu ne jug dhe cliroje shqiperine nga ata qe zaptuan toka e pasuri pa i bo suri terc. te gjitha pronat qe jane ndertuar 50 m nga vija e ujit e me tej jane me pronar ne me te shumten e rasteve . futi fadromen dhe te shkoje prona tek pronari i vertete. u zhduk plazhi i golemit me ato pisha te bukura , dhe ndertimet duhet te ishin bere mbi hekurudhe por pushtetet e korruptuara te 23 viteve e kthyen ne bathore.populli te zgjodhi per vendosmerine qeke per te bere shtet.

  18. ikandeja says:

    jo vetem te prishen, por t’u faturohet dhe demi qe i kane bere brigjeve dhe natyres.

  19. arsen says:

    Jepi vella!
    Mbaje fjalen!
    Qerroi nga bregdeti hajdutet dhe barbaret!
    Lejo vetem ato investime qe ja vlen te kompensohen!
    Mesoi bukeshkalet se nuk ka me toke e xanun!
    Ke mbas teje 1 miljon qe te kane votuar.
    Shkerdhei edhe ata qe te shajne ketu ne forum! Qe nuk kane besim, ose qe kane ngrene lugen me çorbe te prishur dhe tani po vjellin

  20. kurvari demokrat says:

    O Ben Chicago,mos u merzit qe te mbeti mami pa pune,por jeta keshtu e ka-nje her ma ipe, dy her ta ipa.Degjova i dashtun se mami i Ramyt u bashku me grupin e k…ve te PD{majlinda,rajmonda ,mesilda,etj},nuk eshte turp te mari pjese te ky grup,se puna nder eshte… Ah se desh harova,takimi behet te teatri popullor ku drejtoresha eshte e PD dhe e ka fort per zemer doktorin! Kujdesu te gjesh nje elektricist te veri nje drit te kuqe te dera.

  21. ergi says:

    Per ndertesat qe po flet lejen e kane mare nga Kryebashkiaku i Vlores i cili eshte zgjellur nga ju dhe ka 10 vjet ne krye te vlores,prandaj te ishte qe e kishe kaq merak bregdetin e Vlores e kishe ndaluar ne fillim.

  22. lili says:

    jo vetem prishje te ndertimeve pa leje,po edhe kthim te vijes bregdetar per te gjithe si vend publik ,e jo me plazh private vetem per hotelet qe nderpresin kallimin tone. Le te kthehet pasuria e Shqiperise per gjithe shqiptaret e jo vetem per disa te privilegjuar!

  23. socialisti says:

    Nuk duhet harruar se ndryshe nga lana ku ishin ngrit kioska apo lokale per qellime fitimi,pjesa derrmuese e ndertimeve ne bregdet jane shtepi banimi,te ngritura nga pronaret e ligjshem(apo dhe ata qe perfituan nga 7501) qe pjeserisht leshohen me qera ne periudhen verore,jo per tu pasuruar,ppr si e vetmja menyre qe kane per te jetuar.duhet marr parasysh kjo.vertete te ndertuara ne menure abuzive,por e gjitha kjo per mungesen e rregullave,dhe kjo e bere enkas nga pushteti,per te perfituar rryshfete.shume me mire do te ishte te ndertohej me nje rregull ne baze te planeve infrastrukturale..por kete gje nuk ta benin te mundur.kujdes.nuk mund te lihen ne qiell te hapur mijra njerez.se kam frike se tek e fundit,e ha ai me i dobti,e kush ka hotele shume kateshne det ja hedh.tjeter gje shtepite,e tjeter gje kioska e lokale.

  24. ali says:

    Vazhdo perpara me guxim o Edi ! Ate qe bere per Lanen beje edhe per bregdetin ! Po te lutem beje kete
    edhe per Shqiperine e bute, kudo ku regjimi diktatorial qe hoqem qafe, mbase njehere e pergjithemone,
    kete sindrome kanceri te shoqerise shqiptare , sepse edhe kjo,Shqiperia bute ishte pjese perberese e ndry-
    shimeve ne Shqiperi. Kthei tokat e grabitura te zoterve te vertete .! Ky do te ishte edhe kerkesa e Strasburgut.
    Ky eshte parimi i shoqerise aktuale qe ju do te ndertoni, demokracine e vertete.
    Pershendetje te perzemerta dhe te sinqerta !!!.

  25. vlora 1912 says:

    Edi, nese ben vijën bregdetare të Shqipërisë sich bëre me Lanën në Tiranë, do te mbetesh ne historine e Shqiperise per shekuj. Por kjo me duket si nje Pune shume e veshtire ose e pamundur.

  26. ali says:

    Shenim : nje gabim orthografik:kjoeshte kerkese e Strasburgu……

  27. I-lir says:

    Une mendoj qe pavaresisht zgjedhjeve dhe rezultatit te tyre, te vazhdoje te qeverise zoti Berisha, ne u mesuam me ate si dhe ja dime te gjitha huqet. Rrofte zoti Berisha dhe qeveria e re 2013-2017.

  28. dufi says:

    E BEN TI SE I CMENDUR JE POR POLITIKAN JO JO JO! SA TE TE DALE BOJA DHE ME GURE DO TE TE ZENE !

  29. vlonjati40 says:

    ato leje ndertimi i ka dhene shoku yt kryetari bashkis se vlores gjika

  30. niku says:

    Shume mire do beni ne VLore,por mos harroni Gjanicen dhe baftjarin e Fierit.Do te beni shume mire qe edhe lumin Gjanica qe kalon mes permes Firit ( eshte i mbytur ne plehra, po pate kohe dil e shihe tek ura afer globit ) ta beni sic bet Lanen ne Tirane.Dergo KlSH Per Baftjar Zeqon e Fierit se e ka zene zullumi.

  31. tol francezi vl says:

    po i zbatove keto qe thua do te thote se e ke merituar voten qe te dha shumica e popullit,dhe te rezosh ndertimet atyre maskarenjve qe kane shperfytyruar bregdetin e vlores dhe te gjithe shqiperis.

  32. Vladimir says:

    Ky do te ishte fillimi i Rilindjes, por ka shume pune. Se pari do rreptesuar legjislacioni. Nuk ka pse te prishen ndertimet pa leje. Me ligj te kualifikohet si grabitje dhe te denohet me burg ne perputhje ndertmin qe ka bere,te vendosen gjoba te renda ku te perfshihet edhe kostoja e prishjes. Atje ku jane dhene leje jashte ligjit apo jane kthyer prona jashte ligjit, firmetaret te shkojne ne burg dhe tju sekustrohet pasuria per te kompesuar demin e shkaktuar.
    Por ketu problem jane “te fortet” qe jane shtuar shume.
    Ne shqiptaret jemi te vetmit ne Europe qe horrat mund te na marrijn pronen, te na zene deren e shtepise, te na marren taracen e pallatit, te na ndertojne nje meter larg dritares e te na zene driten, te na fyejn kur t’ju vije per mbare( nje nga me te thjeshtat: njerzit shqiptare paguajme te gjitha taksat, çakenjte nuk paguajn as dritat, 50% levizin me makina te pa taksuara, pa targa ose me targa te huaja
    te skaduara, duke trembur te huajt e rrjedhimisht punen-lekun)
    Shteti, prokuroria, policia ose jane te lidhur ose jane te pafuqishem para tyre. Une besoj te Edi Rama ose me mire kjo eshte shpresa jone e fundit, ndryshe ne do behemi Europe mbas 100 vjetesh.

  33. Deputeti says:

    Me fal more zoti Edvin Rama po lejet e ndertimit ne Durres e Vlore ka nja 10 vjet qe I japin te zgjedhurit. E Ps. Njeri e ka bere vloren shurretore e si kafaz pellumbash kurse keta te tjeret e kane bere Dr si nevojtore. Ai i Himares po e ben gurore bashke me xhillaret e tu. Ti e bere Tiranen qytet beton. Sma do mendja se do besh gje se ste lene hajdutat qe ke rrotull

  34. enea says:

    E vertete…pastrimi perkthehet edhe si pastrim nga injoranca.

  35. astrit gora says:

    dy gjer do beje rama dhe i bej rixha mero bazes ti mbaje ment 1- ne bregdet rama do beje nje plash nudo 2-do beje me ligj martesat e homove pune tjeter kur te kendoje qyqja nga bishti ka per te bere

    pershendetje nga amerika

  36. nastradini says:

    PER TURIZMIN ELITAR NUK MJAFTON VETEM PRISHJA E SHEMTIRAVE.

    Shqiperia duhet te ndjeke shembullin e Spanjes, qe me nje vullnet politik filloi shkaterrimin total te ndertimeve pa leje, sidomos per ndertimet per apartamente banimi me shume kate gjate vijes bregdetare kudo gjate bregdetit. Ndryshe turizmi po asfiksohej nga betoni dhe lakmia per fitime e oligarkise me pushtet. Nuk ka pse betoni i shemtuar i hedhur pa kriter te ndahet me ngjyra politike, nuk ka pse ndertimeve groteske me arkitekture Kandahari mbi reren e plazheve shqyptare t’i vendohet perkatesia politike. Nuk ka pse urbanistika skandaloze dhe mjerane e plazheve tona te ndahet ne kuq e blu. Kjo gje nuk duhet bere, sepse kjo eshte Shqypnia jone, ky eshte vatani yne, ky eshte turizmi yne. Shikoni turizmin ne vendet fqinj dhe beni dallim. Ne bregdetin shqyptar nuk ka akoma nje resort turistik te hajrit, nderkohe qe klima dhe natyra jane me te favorshme se ne vendet perreth. Saliu mburrej me milionat e kosovareve qe pushonin ne bregetin tone, por asnjehere nuk tregoi se sa te ardhura ne eur kishin hyre ne buxhetin e shtetit nga keta miliona kosovare, te cilet hanin domate me buke dhe flinin mbi pllakat e dhomave me qera te Kohes se Qepes. Mjafton te shikoni Greqine, pse jo Kroacine, por edhe Turqine me resortet e tyre elitare per turiste me kerkesa te larta per pushimet e tyre, jo domatexhinj te mbyllur ne kullat prej betoni te bregdetit albanez dhe te beni dallimin e madh. Kush e ka fajin? A ka rendesi. Fakt eshte se bregdeti yne i ngjan me shume Kandaharit ne Afganistan me ndryshimin se laget nga deti. Cfare te bejme? Te mesojme nga Spanja dhe Kroacia, pse jo nga Greqia ne krize ku te ardhurat nga turizmi perbenjne 1/3 te buxhetit te shtetit. Turizmi elitar, jo ai domatexhi alla kosovar do te zhvilloje sektore te tjere te ekonomise – bujqesi, blegtori, peshkim, sherbime teknike dhe portuale etj. Kjo kerkon edhe arsim te profilizuar ne kete sfere me te gjitha profilet qe ne Shqypni nuk njihet fare por i eshte lene ne dore rastesise dhe individit. Ne vendin tone nuk ka shkolle per turizmin dhe hotelerine, nuk ka profesione sekondare te lidhura me kete sfere jetike, nderkohe qe te gjithe bertasin me gurmazin plote per zhvillimin e turizmit. Ketu do te duhej edhe nderhyrja e shtetit dhe jo vetem asfalti i hedhur pa asnje kriter neper rruge dytesore per qellime elektorale. Kjo eshte rruga e zhvillimit te vendit me shume sfera te tjera ekonomike dhe eshte nje rruge e veshtire qe kerkon vullnet dhe inteligjence. Edi Rama mire e ka konceptuar si problem, por a do te kete fuqi ta coje deri ne fund ne gjendjen e mjeruar ekonomike qe po i le Saliu dhe kur kriza ekonomike eshte ne kulmin e saj. Nga ana tjeter me Ilir Meten, BOSIN e rushfetit dhe korrupsionit ne bashkeqeverisje nastradinit i duket si nje mision i pamundur per Edi Ramen. Megjithate eshte nje nisme qe duhet pershendetur.

  37. kuq e zi says:

    Z>Rama po flet vetem per ndertimet ne bregdet. Ok shume mire qe do e nisni qe andej dhe urime nese e ebni realitet. Por shqiperia sjeton vetme ne Bregdet. Jeton edhe neper qytete te tjera. A e di qe ne mes te qyteteve te medha po ndodhin katrahura. Po ndodhin te paimagjinueshmet. Po ndodhin ato qe ska ligj ne bote qe i bene te ligjeshme. Nga kush KU? Ne mes te Fierit nga Kryebashkiaku i Fierit DON Bato dhe mafja e tij qe ka zaptuar Fierin . Mu ne mes te Fierit e ndane nje Pallat ne gjysem se keshtu donte kryemafjozi fierit dhe klika e tij. Nje ndertim jashte cdo standarti jashte lejes se marre (normal leja eshte e pa ligjeshme) kate shtes etj etj. Me keto a do merreni?

  38. besim says:

    Zoti Rama ka dhene shume premtime,por dy jane madhore.Prishja e ndertimeve pa leje ne bregdet dhe mbylljen dhe zhdukjen e kazinove dhe bixhozit ne Shqiperi.Keto jane premtime te nje burri shteti qe kerkon ta kape prej briresh situaten.Urojme te beje realitet ate cfar thote.Mendoj se so ishte mire te behej nje studim qe mbeturinat e betoneve te mund te vlenin per kalata te bukura jahtesh ne vende te percaktuara nga eksperte.

  39. qytetari vlore says:

    vlora ishte e bukur kur ishte e te gjithve. sot vlora eshte e bashkefshatareve miqve e klaneve te nje kryebashkiaku qe prishi nje qytet. deti eshte ndare ne ngastra eshte rethuar me tela gure e gardhe. VLORA SOT.
    parkimi im. plazhi im. toka ime. deti im.tmerr.per te shkuar ne shpi i bie lagjes perreth. mure pa fund shtesa tela ndertime garazhe pallate.
    TRE RRACAT O SHPETIM GJIKA i prishe i bere pallate pyllin e sodes e prishe.plazhet na i prishe o fshatar mjeran qe zoti te ka denuar. na vrave femirine kujtimet. ta gezosh vloren tani o plere me fshataret e tu.
    ne per tu futur ne shtepi do ferkojme kembet e klienteve te kafeneve.
    NA PERZUTE NGA QYTETI O PLERA QE ZOTI JU KA DENUAR.

  40. X Man says:

    Te vetmen pune qe ke ber 15 vjet pushtet eshte pastrimi i Lanes. Po kam frik se kjo do jete pune e vetme qe ke bere per kete vend.

  41. Arber says:

    sh.mire ne koke tu bini se eshte bere i gjithe bregdeti toke e xanun…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje