“Thjesht po përkrah Endin, ndershmërisht...” (FOTO)

8 Korrik 2013, 12:15Bota TEMA
“Thjesht po përkrah Endin, ndershmërisht...” (FOTO)

Ministri i parë i Skocisë, Aleks Salmond u vu nën akuzë pasi shpalosi një flamur të Skocisë gjatë ndeshjes së Endi Mëreit me Novak Xhokoviç.

Salmond u vu nën akuzë se përdori këtë ngjarje sportive për qëllime politike.

Për më tepër, ai dhe e shoqja e shpalosën flamuri skocez mbi kokën e kryeministrit britanik, Dejvid Kameron.

Endi Mërei u bë i pari britanik që fitoi turneun e Uimbëlldonit pas 77 vitesh.

Por tenisti i famshëm është skocez dhe Salmond tha se pas 117 vitesh, një skocez arrin të fitojë.

Ai u shpreh se nuk kishte qëllim të bënte politikë me flamurin.

Salmond tha se rregullat e stadiumit, për të mos lejuar shfaqjen e flamujve të mëdhenj, janë bërë për t’u shkelur.

Veprimi i tij vjen 18 muaj përpara se Skocia të vendosë me votë nëse do të largohet nga Mbretëria e Bashkuar.

Politikani skocez e kishte mbajtur të fshehur flamurin në çantën e të shoqes.

Salmond shpreson se referendumi më 18 shtator 2014 do sjellë shkëputjen e Skocisë. Ai beson se ky vend mund t’ia dalë i vetëm./ep

7 komente në ““Thjesht po përkrah Endin, ndershmërisht…” (FOTO)”

  1. fakedemocracy says:

    o gazeta TEMA per ke endin e keni fjalen???? se endin nuk eshte emer.ANDY MURRAY mos doni te thoni? ne bote ka dy anglishte nje version anglez dhe nje amerikan.endi eshte ndoshta thirja e emrit ANDY ne theksin amerikan.po endi ne theksin anglez nuk kam degjuar njeri te quhet ANDY po mos i shkruani emrat si thiren se eshte turp.aman me keto gabime allashqiptarce se po lejme nam.

    1. Albi says:

      Me ngadalë more zotëri, me ngadalë. Në gramatikën e gjuhës shqipe, emrat e huaj të personave, vendbanimeve etj. shkruhen siç dëgjohen. Psh. Nju Jork dhe jo New York. Mëso mbi gramatikën e gjuhës shqipe përpara se të hidhesh në sulm! Mëso edhe të shkruash njëherë shqip, përpara se të ndreqësh gabimet gjuhësore të dikujt tjetër, sepse seriozisht, shqipja juaj në të shkruar, lë për të dëshiruar! Herë tjetër, më qetë me sulmet pasionante ‘alla shqiptarçe’, sepse ai që lë nam do të jeni ju, me injorancën që përfaqësoni!

      1. Pilo Lala says:

        Keta Endi, Edi te gjithe paskan kohen per te fituar…..
        Rama beri gol me Kombetaren per Shqiperine, Berisha beri gol kunder Shqiperise….
        Te gjitha keto nuk jane rastesi, suksese Edi, Endi, Rama…

    2. dritani says:

      “FakeAlbanian” ndoshta është hera e parë në “demokraci” që shqipja shkruhet sipas gramatikës.

  2. D.T. says:

    Të lumtë, Albi. Ngrihen disa lapanjozë që mendojnë se kanë mësuar gjuhë të huaj kur nuk dinë ende gjuhën e tyre amtare. “Fakedemocracy” qenke vërtet ‘fake’ (i rremë) nga mendja. Hajvan.

  3. Dean says:

    …..dhe pas Referendumit Skocezet zgjedhin te mos ndahen.

  4. rolandb says:

    Shume mire e ka fakedemokracy.

    Emrat e njerezve shkruhen njesoj ne cdo gjuhe.

    Ja si e raportoi gazeta Bild ne Gjermanisht
    http://sportbild.bild.de/SPORT/sportmix/tennis/2013/07/07/andy-murray/gewinnt-als-erster-brite-seit-77-jahren-in-wimbledon.html

    ja dhe gazeta Le Monde ne frengjisht:
    http://www.lemonde.fr/sport/article/2013/07/07/le-britannique-andy-murray-gagne-son-premier-wimbledon_3443832_3242.html

    ja dhe Corriere della sera ne italisht:
    http://www.corriere.it/sport/13_luglio_07/wimbledon-vittoria-murray_ce0f4fc2-e721-11e2-a870-69831ea32195.shtml

    Gjithashtu, ne ketu ne Angli, i therrasin Andi dhe jo Endi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje