Alarm për bombë në koncertin e Pinkut

9 Korrik 2013, 11:24Lifestyle TEMA

Një adoleshent australian është arrestuar pasi në rrjetin social “Twitter” shkroi se ai do të sillte një bombë në koncertin e Pinkut.

Më shumë se 10 mijë njerëz ishin të pranishëm në “Rod Laver Arena” të dielën mbrëma, ku pritet që mbahej koncerti i këngëtares.

Ndërsa rreth orës 20:30 policia ishte lajmëruar pas kërcënimeve që ishin bërë në “Twitter”.

Djaloshi 16 vjeçar raportohet se ka shkruar, “Pink unë jam gati me bombën time. Koha që ta shkatërrojmë RodLaverArena”, derisa ai kishte pritur që ylli të arrijë në skenë.

Por postimi ishte fshirë menjëherë dhe adoleshenti deklaroi se po i referohej këngës “Timebomb” të Pinkut.

Djaloshi, nga qyteti i vogël Warrnambool, ka thënë se pjesëtarët e sigurimit shfrytëzuan fotografitë e tij në “Twitter” për ta gjetur atë në mesin e turmës.

“Ata vetëm erdhën afër meje, më treguan një foto dhe më thanë ‘A je ti në këtë foto?’”, ka thënë ai.

“Unë thash po, sepse ishte fytyra ime në fotografi dhe papritur atë më kapën duart”, ka shtuar djaloshi.

Ai ishte arrestuar dhe ishte lëshuar më vonë, por pritet që të akuzohet për kërcënim dhe rrezikim të publikut.  P.K

3 komente në “Alarm për bombë në koncertin e Pinkut”

  1. Sherlock Holmes says:

    Auturja mendohet se duhet te jete LOLA ( çeshtje xhelozie)

    1. elona says:

      Kushedi sa je munduar qe e ke zbuluar kete…Qenke detektiv vertete i zoti.

    2. Shqiptarja says:

      Autorja do jete ose LOLA ose WENDY

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje