KQZ: Ka pasur manipulime në Lezhë. Të majtës i ikën një mandat

9 Korrik 2013, 09:46Politika TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të heqë një mandat për të majtën në qarkun e Lezhës, pasi ka konstatuar manipulime me shifrat e rezultateve.

Siç raporton Panorama, në raportin e KQZ-së thuhet: “Nga verifikimet rezultoi se për 10 qendrat e votimit janë dorëzuar në KQZ fotokopje të tabelave të rezultatit të qendrave të votimit, të cilat kanë vulën e KZAZ-së. KZAZ apo grupi i numërimit, pasi ka plotësuar tabelat origjinale sipas modelit të letrës së miratuar nga KQZ, kanë bërë fshirje të rezultatit për disa subjekte zgjedhore dhe ndryshim të rezultatit për disa subjekte të tjera zgjedhore, kanë fotokopjuar këtë tabelë dhe e kanë dorëzuar në KQZ.

Në tabelën e fotokopjuar të QV-ve të sipërpërmendura, duket qartë se ka korrigjime duke fshirë të dhënat për rezultatin e disa subjekteve zgjedhore, duke i ndryshuar rezultatet për disa subjekte të tjera zgjedhore”, thuhet në relacionin e KQZ.

Në këtë mënyrë PS do ketë një mandat më pak, që do i hiqet Arben Ndokës dhe do i shkojë demokratit Vasil Bicajn.

PS mbetet me dy mandate, Mimi Kodheli dhe Armando Prenga. LSI ka një mandat me Monika Kryemadhin. PD shkon në katër mandate me Aldo Bumçin, Gjovalin Kadelin, Albina Dedajn dhe Vasil Bicajn./ep

17 komente në “KQZ: Ka pasur manipulime në Lezhë. Të majtës i ikën një mandat”

  1. xhaferri says:

    Po mos u lodh kot moj shemtira e kqzs se nuk ngjallet i vdekuri,

    1. fl says:

      Ne Leshe manipulon PS??? A jane ne terezi keta. Po monstrat e shpellarit ne LAC e Mamuras dalin dhe me anti-tank.

      Kjo ndodh vetem ne rast se PS ka rene dakort dhe dorzon vete kete mandat.

      1. Vlora says:

        berisha do te beje te pamunduren qe tja heqi nje mandat te majtes.

        dhe kete e ben per ta lene te majten me 73 mandate qe te mos kete shumice kushtetuse.

        berisha do qe ta mbaje ramen te lidhur me nje mandat

        1. kapo says:

          shoku shumica kushtetuse eshte me 83 kartona interesohu pastaj shkruaj.

          1. analist says:

            140:5×3=84 deputete !!!

          2. reforma says:

            shoku nuk quhet shumice kushtetuese por shumice reformash (me 84 deputet, sidomos per ligjin e nenpunsit publik eshte jashtzakonisht e nevojshme, per te ndryshuar kushtetuten duhen 93 deputet)Crendesi ka, Zoti e fiksoi ate me dore 84 deputet dhe ska njeri qe mund ta nderroj ate

      2. Lezhjani says:

        Ne Lezhe e majta fitoj bindshem sepse ka pasur njerez qe kane punuar me te vertete shume ne kete fushate duke e shpalosur programin e Partise Socialiste ne cdo cep te kety qarku!

        Po mundohet te bej ndonje hile Saliu por e ka te kote sepse nuk do tja arrije dot nje gje te tille sepse 1.000.000 shqiptare e kane votuar kunder dhe nuk do te mundet kurre qe te preke 1.000.000 vota!

        NE LEZHE DUHET TE MBETET 4 ME 3 SEPSE KSHU E VENDOSEN QYTETARET E KETIJ QARKU DHE ASNJERI NUK MUND TA NDRYSHOJ VENDIMIN E QYTETAREVE.

  2. durresstar says:

    deri ne shtator,plaku legen ka per ta degjeneruar vendin.
    mas nji muji,u kujtun kta plerat per parregullesi ne zgjedhje?

    me sali,nuk bohesh shqiperi!

  3. Marjan pjetraj says:

    Ore shqiptare nuk ngordh Sali Maskaraj kaq shpejt
    i tregoj dhembet e tije ne fund te proqesit.

  4. roland says:

    po japin shpirt ashtu sic jetuan, duke vjedhur!

  5. arjanita says:

    Ka pasur manipulime.Po.
    Ka pasur vrasje.Po.
    Ka pasur bandite para qendrave te votimit qe i thyen ka
    meren djalit kosovar te TOP CHANAL.Po.
    Kush ka manipuluar tabelat e rezultateve duhet te shkoje
    ne burg sipas ligjit.
    O Lefter.Bisha iku.E zboi populli.Ti dhe legenat qe te rrethoj
    ne ne KQZ nuk e shpetoni dot.Shpetoni veten tuaj.Po mundet.

  6. Dardan says:

    Edhe Fatos Nano i la ca mandate qe i vidhte pd dhe i tregonte euronjuzi, Le te shpresojme se sjellja e Edi Rames nuk do te jete e njejte me sjelljen e Nanos ne te tilla raste!

  7. myzeqari says:

    O Lefk po dhe po ua dhe ti nje mandat ca do bej i vdekuri do te ngjallet?
    U pika te rent mu ne koke ty moj kokpalara Lefk. Mbylle shpejt ate pune dhe mos i hap avaze vetes. Ore me vjen cudi nuk i therrasin mendjes keta njerez. Iku njehere e pergjithmone vjedhja e votes o Lefke. I mbajte deri me sot kutit ti e Lezhes bere me to ca deshe dhe tani thua qe humbet nje mandat e majta.Hajde Lefke kokpalara hajde.

  8. Kajtushka says:

    Nuk ka as dhe nje mundesi. Po behen perpjekje nga KQZ per per te marre nje mandat kjo eshte e vertete. Nuk ka manipulime sic thote Kosovrasti.

  9. Filluan te DALIN neper kutite e materjaleve zgjedhore,pasi bene disa dite” pushim” TE GJENDEN NUMRAT E HEDHUR NE KUTIZAT E GABUARA ! Ka mundesi qe ” semundja” e shfaqur ne Lezhe ,te jete perhapur edhe ne kutite e tjera.
    SHIKONI DHE FOTON E KRYETARES SE KQZ ! Ajo buzeqesh duke rregylluar flokun ,por mbase i thote PS:” SHIKONI FLOKUN TIM,PA VESHIN SE SHIKONI DOT, SE E MBULOJNE FLOKET”! KUPTIMI ESHTE I THELLE .
    DHE LOJA FILLOI ME LEZHEN.

  10. vitori says:

    kjo qe ka ndodhur ne lezhe me 10 kuti eshte zero ne krahasim me videot qe do shihni se shpejti,,,,,,,,,,,,,,,

  11. Shpiragu says:

    O VIKTOR,MIRE EKE TI QE DO SHFAQEN VIDIO,PO ATO JANE TE MONTUARA. MO JE EDHE TI SI DRITAN PRIFTI QE THA DO CUDITENI ME VIDIOT E ME VONESHME ,PO NUK I PAME! EDHE AJO CANTA E ZEZE E SPARTAK BRAHOS ,QE HYNTE E DILTE NE CDO SEANCE GJYQESORE ,PO NUK U HAP KURRE ,SE ISHIN LETRA BOSH……. KUTITE NUK HAPEN,PASI KA FOLUR SOVRANI NJE HERE. Pastaj ju pranuat humbjen,bet “doreheqje” c’u gjeti tani ,mos valle ua prishi mendjen formula e shkencetarit qe u be alabak,e erdhi ne gjirin e kundershtareve po alabak qe vetem shajne e vjedhin. SI MORE NUK KINI BESIM TE KOMISIONERET TUA ! SI MORE TALLENI ME MIJERA KOMISIONER QE I VUT VET! PO KY ESHTE TURPI JUAJ MORE ! Ate kujtohen keto fjale ,zoti VIKTOR ,SE CILI I KA THENE ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje