Një krizë obeziteti po përhapet me shpejtësi në Mauritani, vendin e varfër afrikan.
Për çudi, femrat në këtë vend inkurajohen të hanë sa më shumë ushqim që nga fëmijëria, sepse nëse janë obeze, janë më atraktive.
Të kesh një grua të shëndoshë është një gjë e dëshirueshme dhe një shenjë pasurie dhe prestigji në vendin me mungesë ushqimi.
Aq larg shkon përpjekja e femrave për t’u shëndoshur që të gjejnë burrë, sa marrin edhe hormone të rrezikshme, që nuk lejohet të konsumohen nga njerëzit.
Gazetari amerikan, Thomas Morton, që ka investiguar këtë çështje, thotë se vajzat detyrohet të shëndoshen që nga mosha 8 vjeç.
Pasi të arrijnë moshën e martesës, vajzat dërgohen në ato që quhen kampe shëndoshje, në shkretëtirë, ku ushqehen me 15 mijë kalori në ditë. Hanë disa herë në ditë, sidomos mish dhie, ndërsa qumështi i gamileve është i rregullt në çdo vakt.
Gazetari thotë se nisi vetë këtë dietë dhe shtoi 6 kilogram për dy- tre ditë.
Por ushqimi të shkakton shumë probleme dhe gratë sëmuren shpesh.
Për këtë arsye ato kanë gjetur rrugën e shkurtër, pilulat ose hormonet që përdoren për të shëndoshur kafshët.
Sipas një studimi, një e katërta e grave në këtë vend detyrohen të hanë me forcë që të shëndoshen./ep
NGADALE MORE GAZETAR NGADALE SE KA DHE FEMRA QE KANE VRARE BURRAT, VJEHRRAT, MBAJ MEN NJE RAST NE TROPOJE UNE TE NJE LAVIREJE QE BURRI PUNONTE TURN I TRETE ROJE DIKU DHE VJEN NJEHERE SHPEJT NE SHTEPI SE ISHTE I SEMURE DHE GJEN GRUAN ME DASHNORIN DHE KJO MERR KALLASHIN DHE I VTRET TE DY MOS I DILTE NAMI DHE KJO KA NDODH NE TROPOJE, MOS NA I BEJ FEMRAT KAQ TE PAFAJSHME SE FEMRA ESHTE DJALLI VETE
Dje po e jepte emisioni i titulluar TABU ne national Geographic. Sa shpejt e paskeni vjedh lajmin ?
Mire se Zoti e krijoj njerine.Po nuk ka dreq as zot qe te dijne ta marrin vesht kete njerezim mbi kete glob,planet toke.
Kjo eshte kriza e moralit qe po vret perdite gra dhe me rralle burrat por per me teper po “vret” femijet dhe familjen e tyre. Famlja kerkon pergjegjesi,detyrime,perkushtim si edhe jete afektive bazuar mbi dashurine dhe mardheniet intime. Nese njera prej ketyre kushteve calon familja rrezikon te shembet. Do ishte mire qe njerezit qe nuk besojne se nuk do i permbahen te pakten njeres prej ketyre kushteve te mos krijonin familje…..Nga kushtet e mesiperme me i dobeti per tu mbajur eshte i ashtuquajturi “nder” ose ideja e tradhetise. Pavarsisht se ne shoqerite “moderne” tradhetia njehsohet me “mendje e hapur” ne fakt pa e tepruar duhet thene qe nga shumica kuptohet si “kembe hapur”. Keto tradheti te vogla ne fakt kthehen ne tragjedi te medha per familjen e sidomos per femijet. Fakti qe numri i divorceve ne vendin tone eshte rritur ne menyre thuajse atastrofike tregon qe meshkujt po e denojne tradhetine ne menyre ligjore por si duket vetem ana ligjoe nuk mjafton dhe nje pjese zgjedhin vrasjen si vendosjen e “nderit” ne vend.Ceshtjet e intimitetit jane ceshtje e ersonit o kur ato cenojne ne nje shkalle te tille egzistencen e familjeve ato duhet te jene domozdoshmerisht ceshtje e institucioneve shterore,fetare si edhe mediave dhe OJQ-ve. Krijimi i nje modeli jete te shthurrur nga mediat dhe tolerimi nga institucionet qe duhet te mbrojne shendetin e shoqerise dhe familjes po i japin pasoja te tmerrshme…….
O Atila, po flet si nje konservator islamik. Nuk ndalohet tradhetia me nderhyhrje fetare, ligjore, etj. Tradhetia, me shume se nga femrat kryhet nga meshkujt. Po per ta c’duhet bere?
Prandaj ka divorce dhe kulture qytetare. Nese njeri tradheton, familja nuk funksionon e eshte zgjedhje e ciftit nese do te vazhdoje apo ndaloje pjesmarrjen ne familje.
E keqja eshte tek kultura jone kombetare (e ngjashme me Siciline e para 100 viteve).
Shteti duhet te nderhyje ne edukimin e njerezve.
Opinione :
GRUAJA ESHTE PERENDESHA E NJEREZIMIT
– Barbari…. !
– Femija eshte engjell i Botes….
– Nga Alban Dega, Nju Jork
“E ka vdekur në dru, ndërsa fëmijët i përgjëroheshin t’i falte jetën nënës së tyre. Ngjarja makabre, ku nëna e dy fëmijëve ka gjetur vdekjen pas goditjeve me shkop druri, ka ndodhur në fshatin Fushë – Mamurras të rrethit të Kurbinit.
Valbona Lleshi, 17 vjet me e re se bashkëshortit i saj, është rrahuar për minuta të tëra, deri sa i ka vdekur në duar Marjan Lleshit.
Britmat rrëqethëse të gruas apo dhe lutjet e dy fëmijëve, 9 dhe 13 vjeç, nuk kanë zbutur tërbimin e 44 vjeçarit.
Pasi i ka nxjerrë fëmijët jashtë shtëpisë, Marjani, me një shkop, ka filluar të gjuajë mbi trupin e gruas të tij, ndërkohë që për shkak të britmave që kanë dëgjuar, fqinjët kanë lajmëruar policinë, pa mundur të ndërhyjnë për të shpëtuar nga kthetrat e vdekjes Valbonën.
Në mesin e shtëpisë, policia ka gjetur trupin e pajetë të gruas, ndërsa fëmijët të traumatizuar nga skena makabre.
Vrasja makaber ka ndodhur. Askush e asgje ne kete Bote nuk mund ta rikthejne ne jete Valbonen e mjere! Ajo varroet neser!
Askush e asgje nuk mund te heqe nga mendja e dy femijeve pamjet llahtaritese te nje bishe njerezore apo te nje burre bishe! Burri barbar i saj do te kalbet ne burg…
Nje e vdekur per se vdekuri nga duart e nje burri vampir… Tre te vdekur per se gjalli nga barbaria e nje burri bishe!
Kater jete te rrenuara perjete. Dy femije jetim! Nje nene me nje fund te lemerisshem! Nje bishe e gjalle me gjakune kanibalizmit te tij perjte ne duar, ne shpirt ne trurin e tij prej kanibali. Dhjetra te aferm, shoke e miq te dy plave mbeten te plagosur perjete shpirterisht.
Emri e reputacioni i shqiptarit ne teresi peson nje plasaritje tjeter me kete barbari te re pa asnje aresye reale e ligjore.
Nuk mund te quhet dhe nuk eshte vetem cmenduri… Te qellosh mbi gruan ne sy te fmeijeve tu, te vrasish shoqen tende te jetes… eshte barbari!
Gruaja , edhe prostituta me e ndyre e rrugeve, eshte e shenjte, Perderisa dikush e therret nene ajo eshte fisnikeria vete. Nene eshte fjala me e madherishme e kesaj Bote! Fjala e pare edhe e fundit ne kete jete ne te gjitha gjuhet e Botes!
Eshte fatkeqesi qe akoma disa shqiptare e shikojne ate si nje skllave, si nje fabrike femijesh pa asnje te drejte….
Eshte fatkeqesi qe me shume se kushdo ne shqiptaret i bejme grate … cka nuk e mban goja. me shume me fjale se me veprime, edhe ne internet e faqe gazetash! Turp! Haram emri shqiptar!
Grua eshte nena jone! Grua eshte motra jone! Grua eshte gruaja jone, shoqja jone e jetes! Grua do te behet edhe vajza jone….
Gruaja eshte mbreteresha e Botes sepse pa gruan nuk do te ekzistonte Bota! Gruaja eshte Perendesha e njerezimit!
Mos vini as dore e as goje te lige mbi gruan!
Besnikerine e saj nuk e ruan as dajaku as skllaveria, as shtateqint dryna e as njemije pergjime telefonash e interneti!…. Nuk e ka ruajtur kurre… Aq me pak sot !
Besnikerine e gruas e te burrit e ruan vetem dashuria e sinqerte dhe respekti si per nenen, si per motren, si per bijen, si per gruan. Nese ajo nuk eshte nena jote… ajo eshte nena e femijeve tu…. Ajo eshte nena e Botes!
Nuk ecen bashkejetesa… Nuk eshte fundi i Botes… Ligji e njeh divorcin! Jo plumba! Jo barbari mbi grate e femijet !
Kush ve dore mbi gruan dhe femijen, engjellin e dashurise , eshte me barbar se vete barbaria! Jo vetem ne Perendim por edhe ne Lindje!
Si brenda edhe jashte Kosoves e Shqiperise; Gruaja eshte lule e jetes! Eshte vete jeta! Femija eshte engjell, shenjteria vete !
Femija eshte engjelli i Botes! Gruaja eshte fisnikeria e jetes! Gruaja eshte jeta vete…
Gruaja eshte Perendesha e njerezimit