TemA TV/ Ministria e Mbrojtjes: S’i shesim ne pronat, i shet Bode. PS u bën thirrje biznesmenëve: Mos blini prej tyre (VIDEO)

15 Korrik 2013, 13:22Sociale TEMA
TemA TV/ Ministria e Mbrojtjes: S’i shesim ne pronat, i shet Bode. PS u

(E PERDITESUAR)- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas akuzave të deputetit socialist, Taulant Balla, se po shesin prona edhe tani që janë në largim e sipër.

Në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se nuk i shesin ata pronat, por i shet Ministria e Financave.

“Ministria e Mbrojtjes sqaron opinionin publik se sulmet për shitjen e disa pronave nga ndonjë deputet socialist dhe gazeta të Partisë Socialiste për një proces i cili nuk ka asnjë lidhje me Ministrinë e Mbrojtjes, janë sulme me frymëzim personal kundër ministrit të Mbrojtjes. Pronat në fjalë kanë dhjetë vjet që kanë dalë nga Plani i Përhapjes së Forcave të Armatosura nga ish ministra socialistë që kanë drejtuar Ministrinë e Mbrojtjes dhe sipas ligjit i janë dorëzuar Ministrisë së Ekonomisë për vijimin e procedurave ligjore. Siç shihet qartë në dokumentin e publikuar, shitja e këtyre pronave nuk bëhet nga Ministria e Mbrojtjes por nga Drejtoria e Shitjes së Pronave Publike në Ministrinë e Financave,” thuhet në deklaratën e MM.

Pas kësaj deklarate të Imamit, ka reaguar edhe Partia Socialiste, përmes deputetes Ermonela Felaj.

Ajo tha se Imami po shet prona në zona të lakmuara të vendit, edhe pse ka humbur zgjedhjet.

Felaj u ka bërë thirrje biznesmenëve që të blejnë prona dhe të mos hyjnë në marrëdhënie tregtie me këtë qeveri.

Mazhoranca e re ka premtuar zhbërjen e vendimeve të qeverisë në largim.

“Arben Imami duket i vendosur ta çojë deri në fund zullumin e tij në krye të Ministrisë së Mbrojtjes duke nxjerrë në ankand një numër pronash të Ushtrisë Shqiptare.

Në ankandin e datave 16 dhe 17 korrik, ky ministër ka nxjerrë në shitje me një çmim ndjeshëm nën vlerën e tregut, disa prona në zonat më të lakmueshme turistike të vendit, siç është për shembull një sipërfaqe prej 3000 metrash katrorë në Ksamil e nxjerrë në shitje me një çmim fillestar prej 12 milion lekësh apo një truall prej 625 metrash katrorë në Babicë për vetëm 2 milionë lekë.

Është absurde që një ministër që u ndëshkua rëndë me votë në qarkun që drejtonte; një ministër qeveria e të cilit u ndëshkua me votën e 1 milionë shqiptarëve pikërisht për vjedhjet, abuzimet, shpërdorimin e pasurisë publike në emër të interesave personale e klienteliste, vazhdon ende sot të abuzojë me pronën publike si të mos ketë ndodhur asgjë. 

Partia Socialiste i ka denoncuar në vijimësi abuzimet dhe shpërdorimin e aseteve e pronave publike nga ana e qeverisë në ikje, në emër të pasurimit të një grushti njerëzish të lidhur drejtpërdrejtë me pushtetin.

I kemi denoncuar po ashtu në vijimësi shkeljet flagrante të ministrit Imami i cili duhet thënë se ka spikatur me bëmat e abuzimet e tij.

Prandaj e përsërisim sot edhe njëherë thirrjen, së pari, për vetë Arben Imamin që të tërhiqet nga çdo akt abuzimi me pronën publike.

Por ndjejmë po ashtu detyrimin të përsërisim thirrjen edhe ndaj sipërmarrësve që të mos përfshihen në asnjë marrëdhënie të re parash apo pronash me këtë qeveri, e cila në çdo vend demokratik në këto momente do të duhej vetëm të përkujdesej për transferimin e detyrës e jo të merrte vendime të këtij karakteri,” tha Felaj./ep

17 komente në “TemA TV/ Ministria e Mbrojtjes: S’i shesim ne pronat, i shet Bode. PS u bën thirrje biznesmenëve: Mos blini prej tyre (VIDEO)”

  1. diell says:

    -Po ju per ç’far e merrni rrogen??

    1. Toni.I. says:

      E mo Beno me duket se ke rènè deri nè fyt ne gropè tè ujrave tè zeza
      dhe nuk dinè me dalè,aty do rrishè deri kur Ligji,drejtsia tè veprojè..

      1. gega says:

        Partia socialilste u ben thirrje qe te mos shiten pronat e shtetit se ato i don partia per njerezit e saje…ajo i ben thirrje biznesit qe te mos i blejne se ato do tia japim Koqose e ca te tjereve…Shume interesante me paturpesi….

  2. Lirim says:

    Ishte Sali Berisha, me mendesi komunisto-puniste, dhe me keshillat e diktatorit Ramiz Alia ai qe rrembeu pronat e pronareve te ligjshem. Me pronat e shtyetit qe jane ne dizpozicion te ushtrise duhet te kompesohen fizikisht ato prona te grabitura nga Berisha, prona eshte e shenjte dhe e paprekshme ne kapitalizem, pa u ktjhyer prona te pronari i luigjshem nuk mund te kete Shqiperi demokratike. Kthimi i prones eshte njeri nga 12 kushtet qwe ka vene BE per nje shtet demokratik. Qeveria e re duhet te ktheje pronat qe te hapet udha per investime nga bisnesmene te huaj.

  3. ILIR says:

    KA 3 MUAJ QE FATURAT E UJIT PER QYTETARET DHE BIZNESET FATUROHEN NJESOJ FURNIZIMI DHE SHKARKIMI (ME PARE SHKARKIM ISHTE 30% ME PAKE ) PRA NJE VJEDHJE NGA ANA E UJESJELESIT
    TE GJITHA INSTITUCIONET KERKOJNE TE VDHJEDHIN QYTETARE EDHE PA I NJOFTUAR FARE PALE !!!!!!!

  4. Ministria e Finances says:

    Ministria e Mbrojtjes nuk tregohet e sinqerte ne deklarimin qe bene.Pronat jane vertet jashte planit te perhapjes por keto prona jane ne llogarin e Forcave te Armatosura.Ministria e Ekonomise se bashku me Ministrin e Mbrojtjes nxjerrin komisionin e shitjes dhe mbase realizimit te procedures eshte Ministia e Mbrojtjes qe bene kalimin ne baze te urdherit te ardhur nga ministriae Ekonomise.Pra eshte nje lemshe i ngaterruar pergjegjesish qe ne fund disa oficere te niveleve te ulta te pergjigjen para ligjit,pra jo Imami ai vetem porosit dhe urdheron verbalisht

  5. Gabriel says:

    Spiunin e vrau Bodja

  6. debatiku says:

    z.Imami,
    qe vini nga nje familje qe I dhane luftes nacional-clirimtare 11 deshmore….si duket jeni c’njerzor,jeni tradhetare I vertete,e qe me vepren tuaj,ju,po,po ju, -qe keni shkelur mbi gjakun e tyre, betohem se po te ishin gjalle,sot ato deshmore, do te cilesonin…armik I betuar dhe tradhetare I popullit shqiptare.turp,ke hyne ne histori me nollen e zeze te tradhetise,agjentures se saliserbo-greku rusit,qe duket I sherbeni me devotshmeri sepse jeni I future brenda kesaj agjenture…se keni luajtur dhe role ne filmat shqiptare..e po te kujtoj se keni henger corben e prishur e vidhni tere jetes…me veprat tuaja antishqiptare e teresisht kriminale,po ju qe,jeni ju,I biri I Fahri Imamit,baba komunit,qe sot bertet kunder komun izmit,taman si Sali vicidoli,nje baba qe punonte drejtues =ish shef/ I seksioniot te organizimit ne komitetin ekzekutiv te Tiranes..ku mendoj se eshte vlersuar per punen qe ai ka kryer,por qe ju e njollozet me vepren tuaj shkaterrimtare te ushtrise,potencialit ushtarak ,pasurise se popullit qe se kishe ti,o shpellar ne pronesi,por pasuri e popullit,per mbrojtjen e popullit e atdheut.Po te besh kronologjine e ngjarjeve ,te merresh I pandehur,tradheti kombetare,duke shperdoruar detyren…keni kurajon e beni deklarata te tilla,ne detyren ne ikje te Ministrit te mbrojtjes,..i thoni popullit,pa t’u dridhur qerpiku se pronat e ushtrise po I shet Bode,me ke talllesh,o tradhetare,shok I Bodes je dhe ti,bashke keni dare e placket pasurite e ketij digasteri,po vertete ju agjitante sehirgji I uirdherave te Bodes e Salitopalles jeni???ato te urdherojne e ti firmos,se ti la trashegim baba jot?????
    Po vjen dita ,pse hesht prokororia,drejtesia e pavarur ,si nuk te merr te pandehur,TY,TY, e kush te mbron…vendin e ke ne burg…
    Te vije turp minister mbrotje…dhe ne 70 vjetorin e themelimit te Ushtrise Popullore,10.07.1943,nuk the asnje fjale,as qe e kujtove,se ske asnje vlersim qe te kujtohet kjo dite, e ky pervjetor nga nje tradhetare i ushtrise ,sepse s’ke asnje shifra te besh krahasimin ,me vepren madhore,historike,e arritjet qe u bene per popullin shqiptare nga themeluesi i ushtrise popullore shqiptare ,udheheqesi i paharruar sh.Enver Hoxha,thoni me fakte e shifra qe, se si e la sh.Enver Hoxha ushtrine ,potencialin kolasal ushtarak,nje ushtri te modernizuar,te sofistikuar.shpresa e mbrotjes se popullit, e ne sherbim te mbrojtjes se popullit e atdheut,pasi cdo dite ,vendi yne e populli,u kercenoheshim nga armiqt….po sot ku e ke,ne cfare gjendje e katandise,pasurine e ushtrise popullore,…jep llogari popullit,sot ne vend qe te thoje te vertetat se ku jane vlerat e pasurite e ushtrise se popullit, ti bene edhe tallje,duke na adresuar tek nje hajdut i piramidave 1997 dhe sot ne vjedhjeve e shiotjes e plackitjes se pasurive te vendit ,shitjes e plackitjes se pasurise,tek obori familjare i qeverise e fasllicave e vicave te serbise e deri te shitjes se vijes ujore tek greku…….me ke kerkon te tallesh..populli te denon .,bile te beje akuze publike. Nga ky shkrim,e nga kjo tallje me shkrim te Ministrit te mbroitjes ,une e akuzoj z.Arben Imami per tradhetare,qe ka kryer vepra penale,ne shkaterrimin e pasurise kombetare te ushtrise e mbrojtjes se vendit…Te behet inventari i ketij digasteri qe sa e si e la Enver Hoxha dhe sa e cfare kane lene gjendje sot me 23 qershor 21013.
    Une – E i beje thirje Prokororise se Tiranes, te marri te pandehur,me objekt padie qe keni kryer me dashje..vepra kriminale,shtetasi Arben Imami,pse hesht..te beje nje veper sa do te vogel nje qytetare i thjesht menjehere ,burgoset e fillon procesi hetimor e vendimi i gjykates….kush i mbron kete njeri,pse nuk merret i pandehur,pse nuk arrestohet e te hetoje drejtesia e populli ti marri vesh te gjitha se keto ishin pasuri e popullit,e vene e ngritur me djersen e ketij populli,dalin keto palo politikane,ne sherbim agjenturave dhe veprojne pa e putur ate qe eshte pronar,popullin???/Kerkoj hetim o prokorori me akuze..
    per vepren penale te shkaterrimit te pasurise se ushtrise e ministrise se mbrojtjes,dhe pasurive te popullit shqiptare
    Pse jo,ju ore u bête pjese e kesaj ushtrie agjenturore,shkaterrimtare. Ishit ju ,qe ju gjakosi serbi Sali,ish president i vendit aso kohe, ju gjakosi ne maj 1996,ne mes te sheshit Skenderbej,te kane dhene mediat e je arkive…i gjakosur ne fetyre e sot bashkepun on,si=?,e pse=?pra hetim i paster i sherbeni shkaterrimit te vendit dhe popullit..ja nje fakt ,qe me ka ndodhur mua,kjo per lexuesin se per miniostrin te shkoje aty ku duhet te denohet,ne burg…
    Nje burre i mencur nga Kosova,gjate udhetimit me tren, ne bisete mbi proceset demokratike,ku ndigjohej vazhdimisht nga goja e serb saliut me dy gishta lart vetem shaje Enver Hoxhen,,,, me keshilloj…duke dhene fjale te mencura,te tradites e kultures shqiptare..
    – Per dy gjera akuzoj tradhetare Sali Berishen(asokohe ish/president}..
    1.-Turp e padrejtesi te burgosi te vejen e udheheqesit te popullit shqiptare,qe beri shume per ju,pervec tjerave ju njohu si shtet ne gjithe boten,pra sh.Nexhmie Hoxha ,me akuze shperdorim per cfare…”se ka shpenzuar kafe gjate vizitave te shiqptareve qe kane ardhur nga Shqiperia,Kosova e Diaspora ,per ta takuar ,sipas tradites shqiptare per te shprehur ngushellime familjes ,ven dit e popullit -per vdekjen e sh.Enver Hoxhes”,turp.ne historine e ketij vendi,se ska ndodhur askund ,vec tej ju,e qe nga ajo dite,shteti qe la te ndertuar , ra me vdekjen e Enver Hoxhes.sepse filloj aktivizimin tradhetia.
    2.- Si more,ju si popull shani per gabime vetem sh. Enver Hoxhen, kur ai mendoj per cdo njeri, me e pakta nga 4 arme per koke, ju la qe te mbroni vehten nga armiqt e tradhetaret,ndersa neve ne Kosove ,serbi nuk na ka lejuar asnje arme dhe ne se kishim na vriste.Ja tha burri nga Kosova, …
    -kemi shembuj sa te duash ne Kosove, na vinin militaret serb ne shtepi ,…
    ,e ky serb,na mbeshteste pas murit brenda ne shtepi duke na vendosur me urdher..me duart lart dhe ne syrin tone cnderonte gruan e vajzat e shtepise dhe nuk ishim ne gjendje te mbronim femrat e shtepise,qe t’i vrisnim serbet,sepse nuk kishim asnje arme…e te mbronim nderin e femrave dhe shqiptarit,i cili ,sic thote fjala e urte..qe shqiptari per nje ..NDER… rron ne shekuj ka qene e do te jete…nderi….mjer ai qe e shkel..e perul..e pershmon…
    3.-Mos bre,vazhdoj burri i mencur,mos, mos e shani Enver Hoxhen,se nuk pushon Sali Berisha tuj e sha,cfare ju ka bere e sakrifikuar per ndertimin tuaj,po,po- ju si popull,ai ju udhehoqi luften,nen udheheqjen e tij populli cliroj vendin,po nen udheheqjen e tij,populli ndertoj vendin edhe juve ,njeriun e ri e transformoje se bashke me vendin,sepse neve te moshuarit e dime se ishte Shqiperia para e pas clirimit,ajo ishte shume e prapambetur, u ndertuan uzina e fabrika,kombinate e hidrocentrale,elektrifikoj vendit,se edhe sot tha burri i mencur ,juve mbaheni me energjine elektrike qe ndertoj populli nene udheheqjen e sh.Enver,pra ai beri qe ju te arritni te gjitha te mirat se bashku me transformin e njeriun, por per mbrotjen,e theksoj mbrojtjen e vendit shume te fuqizuar…ka menduar aq shume sa do vije dita qe ju do ta kerkoni……
    Te vije turp,o palo minister… eshte pak shprehja, e keqe e vepres qe ti kryeve..por jep llogari deri ne nje,tradhetia e plackitja e pasurive te mbrojtjes te detyrojne te akuzohesh ,te shkosh para drejtesise dhe pronat qe ke pervetsu si juve dhe familja e oborrit te salitradhetarit dhe soji e sorollopi jot,e familjes tende me kusherira e kusheri,qe ske lane pasuri pa vendosur ne emrin e tyre ,te pafund,qe i deklarojne edhe ato vete edhe pse jetojne e punojne jashte shtetit ,kane lene njeriun tend ne kujdestari, pronat i kane dhurate nga juve o sahanlepirsi i pushtetit te serbise.
    Ka shume per ju,populli pret te jepesh llogari para drejtesise,per tere krimet qe ke bere,o tradhetare,ugurzi,per vehte,famijen,fisin e popullin e tradhetuar shqiptare…jeni anetare i ushtrise se serbise….maskarade,,nuk themi qe te ikni,se eshte minimumi,por te ,te BURGOSNI, BURGOSNI o drejtesi…ska ma veper penale ,kriminale qe ka bere ky dhe oborri i pushtetit te berishes….te rekrutuarit te Ramiz Alize…..me djemt e ishave e te Tropojes,kjo sipas deklarimeve te z.Elez Biberaj para ish/ambasadorit te USA ne Tirane .zRaison…..oh sa ka,kush do hap hetimet?
    Presim te behet gjyqi,sipas ligjit e drejtesise..dhe ti sekuestrohen te gjitha pronat ,si te ketij e cdo tjetri,qe ka pervetsu,e ne se ..nuk u behet,gjykimi –sepse jetojne me iluzion se i mbron mafja e agjentur ,dshe kjo eshte ajo qe keto maskarade pushtetaresh, shpresojne e mendojne qe “se ska kush i denon.”..jo ore …ajo USA te lene te shkosh ne maja te piramides, e po kjo USA,ta fut koken dhjete pash nen dhe..se sepse ke lujtur me pasurite e popullit E ME TRADHETINE E SHITJEN E VENDIT….Sa shpif e akuzon Boden,me cfare potenciali do mbrosh vendin e popullin….apo justifikoni e veproni…me parullen..bini e plackitni pasurite e ketij shteti,e asetet e tij,se ska asnje gjykate te na denoje.. e jo ma te na hetoje(thenie e ish/k/kuvendit Topalles qe eshte ne rradhe te shkoje para drejtesise,taman te shkoj per lesh…..se keshtu ka punu e enderru….

  7. Albani says:

    Ore sinqerisht nuk kuptoj? te nje dokument i pasqyruar ne gazete ishin dhe ministria e brendshme, e ekonomise etj…Po ky Imami eshte minister i gjithe ketyre ministrive se dhe vetem kete shajne?

    Apo me kete te shkretin e keni gjetur te merreni>? Perse nuk permenden ministrite e tjera???? Apo Z. Balla donte te privatizonte ndonje prone te tijen dhe nuk e arriti dot dhe normalisht nga dalkerka i keq z. Imami????

  8. Albina says:

    Ne pergjigje te komentuesve qe thone qe i shitet pronat e ushtrise me cmime super te lira etj etj…

    Mesa pashe uen eshte nje institucion komplet tjeter dhe qe nuk ka asnje lloj lidhje me ministrine e mbrojtjes e cila vendos keto cmime.
    Per me teper keto cmime vendosen mbi bazen e hartave dhe ka nje komision nderinstitucional qe vendos keto cmime?

    C’ja futni kot mor te shkrete…apo keshtu ju kane thene te komentoni dhe o burra…kot lodheni, nuk ju fut kush ne pune duke derguar cv on line e duke bere komente…mos lini leket ne internet kot/////

  9. Elona says:

    Nuk e kuptoj si merreni dhe shani vetem Ministrine e Mbrojtjes dhe Ushtrine nderkohe si pushuese ne Vlore ne lajme shoh vetem operacionet e shpetimit te turisteve te huaj nga forcat e ushtrise…turistet ne jezerce, turistet me motor uji ne himare etj…nderkohe qe te gjithe ne bejme pushime, ata te shkretet me uniforme na sherbejne ne dhe me te padrejte merren ne goje nga deputet6e te ndryshe si balla qe ska lne k…. pa shkuar ne tirane dhe nuk ka lene kumar pa kaluiar naten????? te fliste ndonje me i hajrit te pakten…..

    1. Donika says:

      E moj Elona sa te dhimsen ushtaraket ty.Po pse nuk ke folur ndonje here ti per te drejtat ligjore te pa dhena ushtarakeve ,deri dhe ushqimin e perditshem ,djetat ,kredite per banese etj.Zonje vijo te beshe pushime dhe ca dite sa te vijne te tjeret mbase u dhimsen me shume se ju se ju as keni ndermend te ngopi duke vjedhur.Ushtaraket do ju mbajne mend si ministri dhe stafi civil me i zi ne shpirte,me te pa aftedhe me te pa cipe.

  10. Stela. says:

    Sinqerisht per te ardhur keq…lerini ato qe punojne te bejne punet e tyre…do te te shohim zoti balla si do ta ndritesh ti…..Do ta besh me dallavere se cke bere me dajtin qe e ke privatizuar gjysmen me ramen…

  11. Firdus Luzaj says:

    Un nuk di konkretisht se çbehet aty pasi nga vite jam mergimit , por di te shkruaj dhe konfermoj se ato toka qe flitet per ne Zone te Fshatit Babice te Vlores ku Shteti ka ngritur reparte dhe objekte Ushtarake jane grabitura me force Pronareve nga qeverrija e enver hoxhes dhe sot nese shteti do te shkrije ato reparte Ushtarake ato toka duhet tu kthehen pronareve te tyre reale te Shpronesuar , normalisht Qeverria e Shtetit te sotem mundet te kerkoje Pronareve te ketyre tokash nje shume parash per harxhesat qe ne ato toka ka shpenzuar per ngritjen e objekteve por duke mbajtur parasysh gjithemon amortizimin e ketyre objekteve dhe demin qe Shteti u ka sjell ketyre Pronareve te ketyre tokave gjet gjith ktyre viteve .
    Ne mes kodrave Fshatit Babice- Kanin- Vlore Familjes se Xhevdet Luzaj i eshte grabitur dhe shpronesuar nga qeverrija e hoxhes enver nje shumice e madhe tokash ku ne to jane ngritur objektet ushtarake ne fjale keshtu qe qeverrija ne fuqi nese mendon se i ka ardhur momenti te shkrije keto reparte ushtarak detyrimisht uhet ti u a ktheje te zoterve keto toka dhe jo ti nxjerre ne ankande kujtedo . Ne tokat qe kan Zot te tyre Qeverrite ne fuqi duhet mos te lozin , as opozita politike mos te ndihet sepse shum deme kane bere te dy Pozite – Opozite Pronareve te Tokave .

  12. studenti says:

    duhet te mos shitet thot kocua se duhet per kocon pjesa me 20000 leke sic beri per blerjen e frigoriferit ne durres
    bejne sikur se kuptojne
    ai eshte ankand fillon me aq leke dhe
    te japi kocua 10 miljon euro dhe ta marri
    na del tani rilindja mafioze te beje edhe popullin me vete

  13. Shtabi i Pergjithshem says:

    Zoti Bucpapa,mos e firmos kalimin e prones.Qendro more burre se ti graden e more,behu burre pse te pergjigjesh ti kote kur nuk ke marre gje.

  14. Ramon says:

    LUZAJT si te persekutuarit e Vlores,kane votuar me symbyllur gjithmon PDne duke e pare te majten gjithmone si gogolin e partise te punes pa ditur te krijonin nje parti nacjonaliste SHQIPTARE me gjithe te shpronsuarit e tjere nga qeverite komuniste para 90tes,une nuk kam qene i persekutuar por me vjen keq qe kjo kategori njerzish u genjyen pa meshire qe nga SHPELLARI deri te “pric vidi i ri qe na jeton ne VJENE dhe donte te behej president ne SHQIPERI : Nano pijaneci qe desh na thjeu koken ne MALLAKASTER ,kesaj kategorije SHQIPTARESH TU JEPET NJE PERQINDJE TE KETYRE TOKAVE.Te fala nga VLORA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje