Deputeti i Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri, në një konferencë për shtyp nga ambientet e selisë rozë, tha se Shqipëria është nën thundrën e kriminalitetit.
“Vendi po përjeton një përshkallëzim kriminal të përmasave alarmante, të paparë e dëgjuar ndonjëherë më parë.
Nga dhuna dhe vrasjet në familje, te larja e hesapeve mafioze e deri të rishfaqja e maskave dhe grabitjeve në rrugë, Shqipëria është zhytur nën thundrën e kriminalitetit.
Bëhet fjalë për krime të paralajmëruara, të denoncuara ose krime aq evidente e të hapura, sa Policia e Shtetit duhet ti kishte ditur dhe ti kishte parandaluar përpara se të vinin pasojat fatale.
Megjithëse ka një Kryeministër e një Qeveri në detyrë, shteti është lënë si mall pa zot, qytetarët janë braktisur në mëshirë të fatit ndërsa Policia është kthyer në agjenci mortore që numëron viktimat.
Ne jemi të bindur se qytetarët meritojnë një tranzicion paqësor të pushtetit, jo tranzicion të përgjakur të pushtetit, me anarki, vetëgjyqësi, armë të përhapura në masë njëlloj si në vitin 97, e po kështu me vrasje, plagosje, grabitje, banda, dhe larje hesapesh,” vijoi zyrtari i PS.
Tahiri u bëri thirrje punonjësve të policisë që të garantojnë jetën dhe pronën e qytetarëve.
“Ndaj i bëjmë sot thirrje të gjithë punonjësve dhe drejtuesve të ndershëm të Policisë së Shtetit: Ngrihuni në këmbë e bëni detyrën për të garantuar sigurinë publike dhe paprekshmërinë e qytetarëve shqiptarë!
Tregoni se shteti është në këmbë pavarësisht se bien qeveritë! Tregoni se vetë Policia e Shtetit është në këmbë për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve.
I bëjmë thirrje oficerëve dhe punonjësve të përkushtuar të policisë së shtetit: Keni mbështetjen dhe besimin tonë për të bërë gjithçka është në dorën tuaj për të garantuar misionin kryesor: qytetarët shqiptarë kanë të drejtën absolute të jetojnë e të gëzojnë të qetë shëndetin, jetën dhe pronën e tyre dhe ne duhet ta garantojmë pa asnjë kusht.
Pas shtatorit, do fillojë një kapitull i ri, edhe për Policinë e Shtetit. Por deri atëherë, mos braktisni ushtrimin e detyrës duke lënë qytetarët në mëshirë të krimit.
Jepini qytetarëve shqiptar atë që meritojnë, qetësinë publike për të jetuar të lirë nga kërcënimi i krimit. Pas shtatorit, të gjithë bashkë, do rilindim shpirtin, misionin dhe fuqinë e shtetit ligjor, duke rilindur skuadrën e policisë së shtetit.
I bëjmë thirrje dhe atyre pak njerëzve që në këto ditë, e çojnë nëpër mend të shkelin ligjin apo të lajnë hesape kriminale. Ndaluni dhe bëni llogaritë mirë, përndryshe koha që forca e ligjit dhe drejtësisë të bëjë llogaritë me ju, vjen më shpejt se ç’e mendoni!” tha Tahiri./ep
Shikoni c’a do beni ju,mo Sajmir,pa kete qeveri te dhjere e ka marre lumi prej kohesh.
Po duroni edhe pak o njers!
Asht i xanun!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-outsider-fn.html
HAHAHAaaa……a,nul moka ka me dal partizon ne mal ene ka me u bo krietari i Maskave qe mbulojne ”Rrugen e Kombit”…..lol
Qendrim i sakte dhe i prere. Suksese
Po shyqyr more Sajmir qe dole. Nuk ka faj asnje e keni fajen ju qe e bete kete pune kaq te gjate per nderrimin e qeverrive.Policet lozin neper eurolloto more Sajmir, ne kompjutera, kazino, hane byrek me gjize rruges, perdorin lloj lloj fjalesh banale, cuhen si puna e capit kur i therret ndonje per ti dhene ndonje birre. Dhe jo vetem keta po policet bashkiak te Fierit psh jane me te poshterit. Ja kane varur punes fare si kryetari tyre qe eshte njeriu me bajat. Turp per nje krytar bashkie si Baftjar Zeqo. Nuk kalon dote ne trotuare se i kane pushtuar lokalet dhe njerez qe shesin vend e pa vend. Kishte mberthyer nje pijanec te shoqen e Baftjar Zeqos prej bythe kur ikte ne trotuar.E kupton o Sajmir qe nuk ka faj vetem policia e shtetit por te gjithe nuk po punojne presin te gjithe shtatorin. Hiqeni more BAFTJAR ZEQON NGA BASHKIA SE ME ATE NUK FITON ME GJALLE NE BOTE PS SE AI PO PUNON KUNDER PS.
ne rast se do te jesh ti o tahiri ne krye te rendit ne shqiperi duhet te premtosh se do ta zgjidhesh perfundimisht kete situate tragjike ne vend.
i ke te gjitha mundesite per ti dhene ketij populli, te drejten per te jetuar ate cka zoti ja ka dhuruar.
.. a e kupton miku im i nderuar Sajmir , qe jo vetem kupola e policise Shtetit sot , por “babai” i kesaj kupoleje teresisht te korruptuar e mazimalisht e ngushtesisht te lidhur me krimin kupoles , duhet te zhduken njehere e pergjithmone nga drejtimi Policise Shtetit , te japin llogari ne fillim per krimet qe kane bere ata , “babai” tyre Sali Berisha , “djali” Saliut , Luli , dhe trashegimtaret qe kane vjedhur kete Popull , Zenin dhe Giten.
Zedhensi i kriminelve rama-meta-prifti,dhe kryetari i hajnave me rrenje familjare prap fton kriminelet dhe Maskat te bejne kerdi.
Akoma s’ka ndonje sot,apo si ka zene vapa shqipot!?
mire e ke ti o Tahiri, por shpellaret dhe salinjte nuk e kuptojne kete lloj gjuhe. ata njohin vetem gjuhen e hurit dhe te litarit. kot nuk thone derri do plumb..!!
krimet brenda familjes nuk thyejne rendin dhe sigurine e qytetarevet e aq me shume kur xhelozia eshte shtyse.
dje ne SHBA nje gjyshe 51 vjeçare mbyti mbesen e saj 8 vjeçe dhe e denoncoj ne polici si vetvrasje te se mitures.
krimet brenda familjes mund te ndodhin per shume arsye qe shumepak mund te lidhen me punen e policise.
jane masat parandaluese kur ne kete organ ka patur kallzim me pare por nuk jane te gjitha rastet te denoncuara.
Rendi mungon ne pergjithesi ,PS nuk duhet ta kerkoj ke Nuli mbasi si e kemi thene NULI eshte per ke -portokallia-
nuk e di pse por me duket njeriu me i papershtatshem per minister rendi.eshte shum denglamadh,nuk ka nje personalitet te tijin.me duket nje yes man i kryetarit.uroj mos te jete ky,ose te gabohet perceptimi im..
Kjo eshte shume e goditur.Tani i ngelet edhe Metes apo Manjanit ter dali dhe tu thote kokepalarve te njejten gje dhe rendi u vendos..Ky tipi ne qofte se vertet do te behet minister i brendshem jo vetem ka per tu bere qesharak por rrezikon edhe te qenit gjalle me kete ngrefosje boshe.Ky eshte produkt skarco i rilindjes.
He, o Tahiri, e kane shtuar aktivitetin e tyre kondrabande babai dhe nena tende tani qe eshte ne mbyllje qeveria Berisha? Se kur te vije Edi Rama s’ka me, ose do t’i japesh 20 perqindshin, sic bente ai me ndertimet ne Tirane.
Na mbyten njeqelizoret!!!!
Deputeti i Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri, në një konferencë për shtyp nga ambientet e selisë rozë, tha se Shqipëria është nën thundrën e kriminalitetit.
“Vendi po përjeton një përshkallëzim kriminal të përmasave alarmante, të paparë e dëgjuar ndonjëherë më parë.
Nga dhuna dhe vrasjet në familje, te larja e hesapeve mafioze e deri të rishfaqja e maskave dhe grabitjeve në rrugë, Shqipëria është zhytur nën thundrën e kriminalitetit. I bejme thirrje kriminelve ti lene krimet dhe ti bashkohen “Rilindjes”
Mbase ende ka njerez qe mendojne se duhet nje “qeros i peralles” qe vret kucedra, qe do vere edhe rendin ne shqiperi. Nuk besoj se do ndodhe kurre. Ne jemi fajtore bashke me malaviten. Ne broheorasim e votojme per ta… ne kerkojme ndere dhe pivilegje nga mafiozet, dhe mepas pretendojme te bejme shtet. Testi yt z Tahiri do jete procesi i aleatit kristian demokrat per te cilin dihet cdo ndodhe. Mua sma mbushni mendjen o z Tahiri… fundja ps jo ti minister? Ti ke milituar duke share argiten e shkelzenin… A thua do vije koha kur te denonconi miliarderet e paralamentit te cilet pretendojne se kane bere vetem biznes? Pffffffffffff
O RUDINE ! si tja bejme atij presidentit ton qe flet si kryetar i pd?! e jo si njeri qe ruan e forcon bashkpunimin ton ,qetesin – se nuk po shohim revansh …..- fituesit nuk kan filluar pune – i vleresojme me veprime konkrete po presim te shohim ……… falem , per mirkupti.
e njeh njeri nga ju ne pune kete djalin? e njoh une dhe punon si fare pak aty ne ate parti e socialistave dhe mbi ete gjitha me bindje esht i vetmi qe mund ta beje tamam ate pune