Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli sot verdiktin final për rastin “Bllaca 3”.
Ish– agjenti i vetëshpallur i SHIK-ut, Nazim Bllaca u dënua me 4.5 vjet burg.
Më parë, prokurori i rastit, Maurizio Salustro, kishte kërkuar dënimin minimal për Bllacën me arsyetimin se ai ka qenë dëshmitar bashkëpunues në rastin “Bllaca 1” dhe “Bllaca 2”. Avokati i Bllacës, Osman Havolli, ka thënë se edhe mbrojtja pajtohet me kërkesën e prokurorit.
Bllaca ka pranuar se ka vrarë në vitin 1999 ish-pjesëtarin e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Kosovës, Ibush Kllokoqi, duke thënë se nuk e ka ditur se kush ishte ai./KD
A nuk ju duket JASHTËTOKËSORË kjo MONSTËR ?!…
mua nuk me duket jashtetoksor ky eshte tamam normal.