KQZ del bllof deri më tani, ndërsa PS kërkon nga Kolegji të ndërpresë rinumërimin e votave

20 Korrik 2013, 20:06Politika TEMA

Nga Lindita Çela

 

U vendos të hapen kutitë e votimit të qarkut të Lezhës me shpresën se hetimi administrativ i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të vërtetonte akuzat e kryeministrit në detyrë, apo politikanëve të djathtë, për manipulime të zgjedhjeve në këtë qark.

Por deri tani ka ndodhur krejt e kundërtat. Nga numërimi i 20 qendrave të votimit të qarkut të Lezhës nuk është konstatuar asnjë parregullsi që do të cenonte procesin apo dhe të çonte në përmbysjen e rezultatit paraprak të zgjedhjeve të këtij qarku.

8 grupe numërimi, të përbërë nga dy anëtarë e të vëzhguar nga përfaqësuesit e forcave kryesore politike, kanë hapur kutitë e votimit të qarkut të Lezhës.

Por numërimi i votave ka dëshmuar se ky proces në këto zona ka qenë i rregullt.

Nga rinumërimi i kutive ka rezultuar se gjithçka që është pasqyruar në tabelat e numërimit është në përputhje absolute me ato çka është dhënë nga grupet e numërimit më 23 qershor.  Dyshimet, mbi të cilat katër anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve vendosën rinumërimin e 248 kutive të votimit të qarkut të Lezhës, jo vetëm që nuk kanë pasur një bazë ligjore, por as edhe indicie.

Grupet e numërimit kanë gjetur vetëm disa vota me gabime, të cilat nga vetë anëtarët e KQZ-së janë konsideruar si njerëzore dhe që nuk kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në këtë qark.

Por numërimi i votave do të vijojë dhe ditën e diel.

KQZ ka rënë dakord që çdo ditë të numërohen rreth 80 kuti, dhe nëse procesi i numërimit ecën me ritmet e deritanishme, pritet që brenda dy ditësh të përfundojë rinumërimi në qarkun e Lezhës.

Kutitë, në të cilën pritet të zbulohen manipulimet më të mëdha, priten të hapen gjatë ditës së diel. Bëhet fjalë pikërisht për Laçin, ku Partia Socialiste ka kërkuar pavlefshmëri të zgjedhjeve për shkak të problematikës së konstatuar në ditën e zgjedhjeve.

Në këtë qytet, në afërsi të një qendre votimi u vra një prej simpatizantëve të LSI-së, dhe pas kësaj komisionerët e majtë janë larguar për disa orë nga qendrat e votimi.

Nga hetimet paraprake thuhet se në këtë KZAZ ka manipulime që shkojnë nga shtimi i numrit të votuesve e deri tek ndryshimi i procesverbaleve.

 

PS, padi në kolegjin në Kolegjin Zgjedhor: Ndërprisni rinumërimin e votave në qarqet Lezhë dhe Shkodër

Partia Socialiste ka kërkuar ndërprerjen e rinumërimit të votave në Komisionin Qendrorë të Zgjedhjeve për qarkun e Lezhës dhe të Shkodrës.

Kërkesa, në të cilën argumentohet ligjërisht se përse  nuk duhet të rinumërohen votat është dorëzuar në Kolegjin Zgjedhor në mesditë  nga përfaqësuesi i PS, Koli Bele.

“Duke qenë se për mbledhja e KQZ për pranimin për shqyrtim të kësaj çështje është e pavlefshme, e për pasojë edhe vendimet e marra për pranim janë të pavlefshme, në vijim edhe veprimet që po kryhen në KQZ (hapja e kutive të votimit, rinumërim e rivlerësim të fletëve të votimit si dhe marrjen/administrim të provave etj), dhe vendimi i përfundimtar me të cilin KQZ do të disponojë lidhur me shqyrtimin e deritanishëm administrative, janë automatikisht të pavlefshme”, thuhet në akt-padinë e Partisë Socialiste.

Për këtë arsye kjo forcë politike kërkon që Kolegji Zgjedhor të urdhëroje ndërprerjen e veprimeve të mëtejshme të KQZ për hapje kutish votimi, rinumërim e rivlerësim të fletëve të votimit.

25 komente në “KQZ del bllof deri më tani, ndërsa PS kërkon nga Kolegji të ndërpresë rinumërimin e votave”

  1. Labi Vlore says:

    Moj Lindita Cela.Do dale Bllof ne fillim.Surprizat jane ruajtur per ne fund.Kutite e manipuluara ne Lunder do mberrijne ne KQZ,afer fundit te procesit.Habitem se perse jeni kaq naive??Habitem qe akoma nuk e njihni Berishen.

    1. dulla says:

      Moto e kuqe do te jete neser,,,,,,,Mbyllni kutite,hahahah

      1. xhixhi says:

        dy jane shpjegimet pse kutite po dalin si procesverbalet deri tani,nje eshte qe kutite e tjera do nxjerrin rezultatin e deshiruar te salehut dhe e dyta eshte qe ata qe kane futur duart ne kuti jane dallkauke(gje qe i karekterizon) dhe kane ngaterruar kutite

    2. Daut Skela, Vlorë says:

      Edhe gopin e Lilit te fusi ne kutite e Lundres nuk e kthen dot Vendimin e Popullit!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/pd.html

    3. vlonjati says:

      I tha Musolini, Kontit Ciano, gjej nje shkak qe te sulmojme Greqine, nuk ka, i tha ky, kerkoni ja ktheu Musolini, kemi kerkuar,por nuk kemi gjetur i tha Konti, atehere sajojeni vete tha i zemeruar Duçja…. dhe Konti e sajoi…… Pas kesaj u hapen kutite dhe aty gjeten nje mut te madh

  2. Erjon says:

    Shpenzoni per teka parate e fundit te shqiptareve.
    Ruaj Shqiperine nga shqiptaret o zot.

  3. socialisti says:

    po afron nata..ujku erresiren do..

  4. Gezimi says:

    Edhe une ashtu mendoj, qe cdo gje eshte ruajtur per ne fund.

    1. sonila says:

      po saliu moj lindita cela nuk i hapte kutite po te mos i kishte rregulluar mire ne lunder

  5. Claus says:

    Perse duhet ndaluar numerimi?
    Le ti numerojne te gjitha, perse jo edhe te gjithe Shqiperise. Keshtu mbyllet njehere dhe mire ky muhabet edhe kryecubit i mbyllet njehere e mire goja. Le te hapet kutia e Lacit me probleme dhe tu dalin zullumet ne shesh.
    E filluan kete muhabet ta cojne deri ne fund. Asgje nuk ka per te ndodhur. Le te cmenden duke numeruar kokrra gruri, kur e kane lene veten te cmenden nga i marri le te cmenden.
    Kur nuk ka dale gje deri me tani perse duhet te dale me vone?
    Tendenca shihet qarte!

    1. homeri says:

      —shume e sakt dhe e ligjeshme , me ligj kur dy antar te komisionit kerkojne hapjen e kutive , ajo duhet te behet —por per te gjitha shkeljet te denohen manipulusit dhe komisioneret sipas ligjit

    2. agbi says:

      LLgjikisht ke te drejt Claus por keta thone qe duhet nderprer numurimi per arsyen se duhet mbyllur sa me shpejt i gjith procesi zgjedhor dhe te shpallen rezultatet zyrtare sepse keto ngjarje si te Lezhes jane thjesht pretekse te cilat fshehin mistere te tjera shume te rrezikshme. Besoj se me kupton .flm

  6. Niku says:

    Cfare heq i shkreti njeri nga te paudhet e PD-se.

  7. ore njerez te PS se !mos i vini prapa ketyre te mbyturve se do tju mbysin edhe juve ! Abstenoni cdo veprim .ata po bejne si ne 2011 ten ,keshtu i filluan numrimet ,kjo eshte e sakte kjo eshte e sakte ka ec shume perpara Edi ,dhe me ne fund ja futen Edit !nuk e bejne kete veprim pa nji prapaskene te paster keta banditet e serbise !Seriozitet dhe maturi por dhe shterngoni dhembet se nuk kuptojne gje tjeter ,sepse ata votat i kane marre me pistoleta dhe me vjedhje gjithmone !

  8. Gjonii says:

    Kur do gedhenden njehere keta njerez te PD-ke.Ngelen ter jeten budallenj.

  9. XHINO says:

    edhe 40 dite i mbeten QELBESIRAVE TE PD

  10. Xhaxhua says:

    Nuk eshte ashtu Claus,loja e tyre eshte shume e ndyre,keto te fillimit i kane lene per tu hedhur hi syve qe te thone,ja e shikoni qe keni fituar ketu,e do tua fusin ke ato qe kontrollojne me mbrapa. A nuk e shikon lojen e ndyre qe filloi Saliu me dy zagaret e tije Olldbasha? U be dy jave qe po u bien borive qe jane vjedhur votat e i kane blere,si fillim tu prishin mendjen Nderkombetareve e pastaj Popullit. Edi Rama ben gabimin me te madh nqs i le te vazhdojne me hapjen e kurive,ai duhet te ndalije urgjentisht cdo aktivitet tjeter e te meret vetem me bllokimin e kutive,ndryshe neser do jete shume vone.

  11. delegati says:

    i lutemi kqz te shtyje kohen e numerimit te votave sa te bejme zgjedhjen formale te kryetarit te PD se skemi cte themi pastaj

  12. Hetim i plote says:

    Edhe ne qofte se nuk ndalon numerimi,keta kater komisioner duhet te denohen per shperdorim detyre.
    Kodi eshte i qarte,ligji duhet te zbatohet,ne te kundert ata qe nuk e zbatojne duhet te marrin denimin e merituar.
    KQZ me kater vet e ndjen veten te plotfuqishme,tallet me kodin zgjedhor dhe me 1 miljon votues.
    Sigurisht me qetesi duhet te pritet deri ne fillimin e punes se Parlamentit dhe qeverise se re.Çdo hallke e ne veçanti kater antaret e KQZ duhet te shkarkohen nga parlamenti dhe ti kalojne drejtesise.
    Do numerohet Shkodra,ne loje do futin Dritan Priftin,do ulin numerin e deputetve te majte ne parlament.Skema e manipulimit eshte bere gati me kohe.
    Frika e 84 deputeteve e ka detyruar kete qeveri te manifestoj perseri arogancen e saj,per te manipuluar votat.

  13. Limi i Tutit says:

    Jo moj Lindita ,KQz nuk doli bllof.KQZ tha le ti numerojme e te bejme transparence te plote per cfare na ndodhur,qe me mos te llape opozita 4 vjet rrjesht duke thene na vodhet votat.Transparenca,rinumerimi ,ua mbyll gojen atyre.

    Bllof keni dale ju,qe ulerinit se jane manipuluar kutite e votimit ne Lunder ,apo jo moj Linditke??!!
    Peshtyma qe hidhni lart po u bie juve ne fytyrat tuaja.

  14. Zef Kallami says:

    Ti hapnin kutit ne lunder diten e neserme do dyshoja pak anim hilere.Po te hapesh nji muja mbas.Kjo tregon se ketu do vidhet ne tavolin fitorja.
    Neroni qe dogji Shqiperin freskohet ne det.Po faji i mbetet te majtes nese nuk e denojne ne burg perjetesisht.

  15. Kimete says:

    Ky popull qe e rrezoi me vote perse nuk demostron po aq masivisht per ti thene STOP kesaj maskarade qe jo vetem po na mundon por edhe po na turperon!

  16. Rita says:

    Vete tituuli i reportazhit me irriton sa dua te shkruaj ate qe kjo gazete e nderuar e ka mohuar e shkruan te kunderten e simotrave te saj !!!Dhe paksa qesharake se rezultatet perkojne me rezultatet e 23 qeshorit e P.S. kundershton ne ate veprim qe po verteton ne pafajsine e pastertine e saj !!Nesja te presim perfundimin e kesaj ceshtje e pastaj dhe percaktimet !!!

  17. alida says:

    Partia Socialiste nuk duhet te kundershtoje hapjen e kutive, eshte e njejta gje qe ajo ka kerkuar per dy vjet. Por duhet te denoncoje cdo manipulim qe mund te jete bere ne keto kuti nga te gjitha krahet. Keshtu bindemi qe vota do te jete e garantuar ne vitet e ardhshme.

  18. luli says:

    Te pakten per nje gje biem te gjithe dakort ., mga ana mediatike si para edhe pas zgjedhjeve PS&Co i sa fituar me rezultat te thelle zgjedhjet.,Nga njera ane TCH,Vision+ ,Shqip,Tema,Dita SOT,Shqiptarja ,Shqiptarja .com etj etj dhe nga ana tjeter nje gjysem Klan dhe Koha jone( ketu eshte cudia e pare megjithese e konsiderojne vendin ne krize te thelle dhe opozita de jure nuk duhet te kishte leke …,ben nje fushate super te pasur me leket per mediat qe derdhen lume!!!!!!)., interesat eshte se TCH nje vit perpara cdo gje ja kushton zgjedhjeve edhe emisionet sportive e humoristike(kujto luften qe ju bo Tiranes pse doli e katerta ne kampionat pa thene asnje fjale se ekipet e menaxhuara nga te majtet Elbasani,Gjirokastra ,Tomorri &co jane ne kateg te dyte e te trete) e per te vazhduar qe me pasqyren e shtypit ne mengjez ne TCH ku eshte kjo rendititje Shqipi,Shqiptarja.com,Shqiptare,Sot,Dita ,Tema te gjitha gazeta te palavarura te PS dhe te emisionet ivestigative “Fiks Fare ” & co ( pa sqaruar asnjehere se ku dalin leket per te gjithe keto emisione te kushtueshme ne nje vend me financa cope cope si Shqiperia!!!!!!) DJE TE GJITHE NJE ZERI (gazetat) thane “PO MANIPULOHEN KUTITE NE LUNDER” dhe sot “KQZ DEL BOSH” o njerez te pakten per njehere na thoni kur thate te verteten dje apo sot!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje