REPORTAZH/ Në kërkim të emrit të humbur në PD!

22 Korrik 2013, 20:49Politika TEMA

Nga Lindita Çela

 

Jonida Hyseni, një vajzë rreth të 25-ve, ka lënë të gjitha punët për të marrë pjesë në procesin historik të së djathtës, atë të  zgjedhjes së kryetarit të ri.

Pasi ka kapërcyer pragun e derës së partisë së saj, duke i dhënë  llogari deri më një rojës, Jonida ia del të ngjitet në katin e dytë, aty ky anëtarët e njësisë nr. 8 dhe 10, anëtarët e  kryesisë, deputetët dhe ministrat e Partisë Demokratike kanë votuar sot për kryetarin e ri.

Por angazhimi historik i Jonidës përfundon këtu, pikërisht në katin e dytë të selisë blu.

Një grup pune, i ngritur për të drejtuar votën e anëtarëve të partisë, nuk lejon që vajza t’i ofrohet kutisë së votimit apo komisionit zgjedhor.

Që në hyrje të sallës së madhe, aty ku zakonisht Berisha mbledh Këshillin Kombëtar, i thonë se emri i saj nuk është në listë, megjithëse ndër duar mban kartën e anëtarësimit të Partisë Demokratike.

Por vajza e re nuk është ndër ato votues që zmbrapset lehtë, si bie fjala Merita Lumi, një anëtare tjetër e partisë që, dhe pse ka 23 vjet që militon në këtë forcë politike, sërish nuk gjen emrin e saj.

Merita, pasi i thonë që nuk ka emrin, ikën duke shfryrë tërë dufin dhe mllefin ndër hartuesit e listave, që me sa duket i kanë bërë çorap, jo pa qëllim.

Si Merita Lumi janë të shumtë anëtarët që nuk kanë gjetur emrin në listën e votimit.

Madje, jashtë listave janë lënë dhe kryetarë të grupeve të seksionit, siç ishte rasti i Leonard Grabovës, që dhe ai nuk është lejuar të votojë.

E ndërsa disa anëtarë as që janë lejuar t’i ofrohen kutive, krejt e kundërta ka ndodhur për një pjesë tjetër anëtarësh.  Mjafton që të kishe adresimin e duhur dhe komisioni i vëzhgimit bënte një sy qorr dhe një vesh shurdh.

Keltis Kruja, prefekti i Tiranës, është kujdesur vetë që votues të caktuar të mos pengoheshin në votim, ndërkohë që mungesa e emrave në lista dhe procesi i kontrollit të grupeve të caktuara,  duket se ka sjellë jo pak çoroditje mes anëtarëve të Partisë Demokratike.

Kjo ka bërë që shumica e anëtarëve të bojkotojnë procesin, ku dy orë para përfundimit të votimit, pjesëmarrja ka qenë 30 përqind.

Edhe në zgjedhjet për kryetar partie nuk u hoq dorë nga sëmundja e vjetër shqiptare, ajo e votimit kolektiv, ku një person votoi për disa persona të tjerë.

 

Mijëra anëtarë jashtë listës

Florian Xhuti është një prej anëtarëve të komisionit organizativ që është marrë me hartimin e listave të anëtarëve të Partisë Demokratike.

Ndërsa ekzistojnë mijëra emra të përjashtuar nga votimi, në selinë blu nuk gjen qoftë dhe një njeri që të shpjegojë çka ndodhur me emrat e anëtarëve.

Florian Xhuti ishte “zhdukur” që kur në orët e para të ditës u raportuan problemet me listat e anëtarëve.

Ndërsa komisioni zgjedhor mjaftohet duke u thënë se nuk kanë emrin në listë, ndërsa ata që insistojnë, nuk bëjnë gjë tjetër veçse sorollaten nëpër godinë, pa marrë qoftë dhe një shpjegim. Anëtarët e partisë janë përballur me “zhdukjen” e emrit të tyre në momentin kur kanë shkuar për të votuar.

Kjo për faktin se listat e anëtarëve janë afishuar pasditen e djeshme.

Por mosafishimi në kohë i listave nëpër qendrat e votimit, nuk ka qenë shkelja e vetme e konstatuar në këtë proces “historik” të zgjedhjes së kryetarit të ri të Partisë Demokratike.

Kanë qenë të shumtë votuesit që emrin e tyre e kishin në listat e përgjithshme të anëtarësisë, por jo në atë të komisionit zgjedhorë.

Mëngjesin e së hënës, atëherë kur ka nisur procesi i votimit, komisioni zgjedhor është pajisur me lista të veçanta mbi të cilën është lejuar edhe votimi.

Tirana nuk ka qenë i vetmi qytet ku janë hasur problematika të tilla.

Pothuajse në të gjitha qendrat e votimit në mbarë vendin, është raportuar heqja e emrave të caktuar, ndërsa i vetmi njeri që ka  folur publikisht për këtë fenomen, ishte Sokol Olldashi, me sa duket kandidati i gjymtuar nga ky proces.

Olldadhi tha se mijëra emra janë hequr nga lista, e për këtë u kërkonte ndjesë anëtarëve.

Sipas tij, ditët e fundit janë shtuar 2500 emra të rinj, për të cilën Olldashi tha se kishte dijeni.

Jonida Hyseni ishte pikërisht një prej tyre. Pasi vajza e re bëri namin në të gjithë godinën, falë ndërhyrjes së njerëzve të caktuar, u lejua të votojë, pikërisht në atë komision, të kryesuar nga Gjergj Lezhja, e me anëtarë Halit Shamata, Paulina Hoti, Gazmend Dibra, Bahrije Isufi, Arben Ibro dhe Genti Minarolli.

Por pa njerëzit e duhur vajza nuk qasej as tek hyrja e godinës së Partisë Demokratike.

21 komente në “REPORTAZH/ Në kërkim të emrit të humbur në PD!”

  1. klara says:

    jane hequr 3000 antare nga durrsi dhe jane shtuar 2500 nga Tirana. tirana kishte 21000 dhe brenda dy javesh shkoi ne 24000 megjithse thuhej se sdo kishte shtesa, ndersa sot fshataret e Bardh Spahise i ulerinin Igli Cares se nuk duhej te afrohej se ishte i pushuar. Po sot drejtoret e tatimeve dhe doganave kerkonin voten per Bashen se e cilsonin si trashigimtarin e Berishes. hajdutet mbasi e morren ne qafe PD dhe e katandisen me 44 deputete po e cajne perfundimisht. Investigoni dhe do gjeni skandale pa fund

  2. gjeramadhi says:

    cudi si ikane shpetuar Enverit keta ?

    1. rudini says:

      tek enveri e kane mesuar stilin ore çun

  3. Claus says:

    Wow, Jonida paska mbetur pa votuar, por me nje lufte “heroike” ne fund e ka vene kryqin tek nje nga emrat e Lolit dhe Colit.

    Po perse tani e mori vesh Jonida se me c`parti ka te beje?

    Ndoshta kjo Jonida mund te kete qene dhe nje replikuese e eger ne forumin tone me ndonje emer si “alketa86”, “uarda”, “sara” etj,etj.

    Une as tek pedonalja nuk kaloj, e jo me te futem dhe te “luftoje” per te votuar per nje kandidat-fitues qe eshte paracaktuar me kohe.

    Sa ka qene ne parti Merita Lumi, kjo militante prej 23 vjetesh, nuk ka pare kjo se c`kane bere me njerezit e tjere, me tere kete popull?
    Apo i ka shijuar se ka marre ndonje rroge ne ndonje qoshe administrate?
    Tani e paskan ndjere ne lekure.
    Shkurt, Jonida te shkoje tek “Kolegji Zgjedhor” i Pd-se te beje ndonje ankimim. Gjykates do te gjej me siguri ndonje Mul ose Shab Memi dhe me siguri do ta gjeje te drejten.
    Te kete mendjen se mos kerkon hapje kutish? Aty baca nuk te fal.

    Jonida ta them une ty, ti do me destabiluzue partine qy ka pas shkelqimin ma t`madh qysh nga koha e Skanderbegut!
    Jo Jonida, ket nuk ta lejoj!

    1. fl says:

      Kalova sot nga selia PD-se, o Zot cfare fytyra-monstrash. Deri plaka pa dhemb me 2 gishta perpjete me tesern blu.

      Si e katandasi Vicidolisti ket parti, pu pu pu.

    2. Wendy says:

      Mund te kete qene dhe nick name Veronika…hahahahaha

  4. otto says:

    Kjo eshte per te ardhur keq per delet (anetaret e PD) qe shkojne per te votuar.Bariu nen presionin e Xenit dhe Gites e ka paracaktuar. Eshte per te ardhur keq qe ngelem pa opozite.

  5. Fleks says:

    E rendesishme eshte qe nuk u be si puna e LAKERORIT.

    Pra Berisha pas doreheqjes nuk rikandidoi perseri e ne vend te LAKERORIT(byrekut) si konkurent te gjente nje PETULL.

    Te dy si Lulzim Basha ashtu dhe Sokol Olldashi jane konkurente kopetente,dinjitoze dhe te perkushtuar.

    Kushdo qe te fitoi,do jete nje arritje e madhe per Partine Demokratike dhe mbeshtetesit e tyre ne Shqipericke dhe jashte saj.

    Se fjala Shqiperi eshte dicka me e madhe,kurse Shqipericka eshte vetem nje pjese e saj,pra e Shqiperise.

    Sidoqofte neser del rezultati e bashke me te dhe urimi per mesfushorin e ri te Partise Demokratike.

    Kur vete Berisha behete trajneri i hatashem i saj

    1. arianita says:

      fleks ca numri kishe ti kur votove??? hahhaha se mos ke votu per olldashin se te myti berisha hahah

      ti kujton qe berisha s’esht me kryetar hahahha hahahhahaha jo do shohim ?

      si tha qe njoh zgjedhjet dhe pastaj i deformoj per mos ti njohur ashtu do bej po me lezet!! berisha ideotari dhe basha foltori ?

  6. PD-ja Ceta- Dragobis po shkermoqet perdite e me shume says:

    Shqiperia shpeton kur krimineli Sali Bisha, shpellari verior kanunor, te perfundoje ne burg.

    Pse duhet te denohet populli pergjera ordinere dhe jo Ky kriminel qe ka i ka vene zjarrin dy bere Shqiperise me vrasje makabre ?

  7. Sebastian says:

    E kom tnon dhe po e them prap, prisni dhe pak dhe PD do te kete vetem 5% te elektoratit dhe ata do jene komunistet e betuar te Partise se Punes. Te fala nga Tirona

  8. ALpini says:

    nje antar nje vote ishte ngjarje e re ne politiken shqiptare.
    jemi mesuar deri dje qe zgjedhjet te beheshin ne kongres dhe 2 mije delegat e mbyllnin brenda dites votimin,2 mije delegat qe ishin stacionuar ne kongres dhe jo si me kete ngjarje ku vetem ne Durres sot ne liste ishin mbi 4800 votues dhe kjo vetem me nje qender votimi ne pallatin e kultures A Moisiu.
    me sa arrita te mesoja ne liste mungonin emrat e atyre qe ishin antaresuar mbas muajit maj 2013,kjo ishte e gjitha dhe duhet te dini ngaqe jeni ne merak te madh se kete muaj jane bere afersisht 3 mije antaresime te reja prane deges se PD ne Durres te gjitha te klonuara nga tarafispekulativ Olldashi.Keta te klonuar sot nuk arriten te votonin dhe nje hije trishtimi kish pllakosur mbi Igli Caren,Armand Telitin,Klod Pajunin,Doklead Ademin e deri ke me i fundit langaraq i radhes gjate qe i rrine pronto Olldashit.
    Para disa ditesh e kam thene diku se Olldashi humbjen me te madhe do e shijoj ne Durres se ne Durres e njofin mire se çfare njeriu ordiner eshte e njofin mire edhe socialistet qe ne kete fushate me te kane pas armpushim dhe sulmet i kishin ne drejtim te Bashes.
    Basha do fitoj,Basha ka fituar per shume arsye por edhe per inatin tuaj o socialiste plehra te pa riciklueshme.

    1. Claus says:

      Ja dhe Alpini na doli durrsak!
      Qe nga sot klonohet ne “Bregpin”.

      “Bregpini” na thenka qe Olldashi (Coli i Meros) na paska qene njeri ordiner dhe kete e ditkan edhe socialistet!!!!
      Fantastically!

      Prandaj durrsaku Ferdinand Xhaferri donte te rregullonte cilesine e Diellit. Dhe ka plotesisht te drejte. Ngjyra blu i absorbon mire rrezet e Diellit, kete nuk ka arritur ta kuptoje Ferd Xhaferri duke ia vene fajin te mirit Diell.
      Ja dhe viktima e pare nga rrezatimi na doli dhe ky qenka “Bregpini”

      Keni kaluar ne halucinacione nga rrezatimi diellor o “Bregpin”!
      Beji te fala Ferdinand Xhafferit se paska patur te drejte.

    2. psy says:

      Ma-le-pini qenka pa humor.T’a gezoni Lulin ju te Durrsit e me tutje Durrsit.Kjo do te thote se PS e keni po asnje opozite,me 83 vota…Hallall!

  9. capaculi says:

    Ky stan ate bulmet ka, kur di te vjedhesh me manipulim listash do e perdoresh edhe brenda strofkes se egersirave te PD

  10. Geni says:

    Mos ka pare njeri Kreshnik Spahiun. Se kam kohe qe se kam pare. ? Di gje njeri ku eshte fshehur

  11. drita bashaj says:

    Mos u merzitni se Sala do zgjidhet. Edhe Lulka do i heqe vize emrit te tij dhe do shkruaj Sali baba Dovleti. Ne fund Sala do i falenderoje te tere qe i njohin meritat e tij dhe i luten me lot ne sy ta coje perpara ne greminen e hapur partine e zgjebosur nga krimi dhe vjedhja. Zot ver dore sa me pare, se s’kane mbetur burra ne Shqiperi!

  12. ALBAN DEGA says:

    ZGJEDHJA E NJE KRYETARI TE PARAZGJEDHUR NGA SALI BERISHA DHE ARGITA

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sot ne Tirane zhvillohet kongresi zgjedhor i kryetarit te ri te PD-se. Nje estrade e vertete.
    Titulli i saj i vertete eshte “Zgjedhja e nje kryetari te parazgjedhur nga Sali Berisha dhe Argita”!
    Ose…. ose… “Votimi i nje kryetari te paravotuar” prej tyre !
    Nga 50 000 vota te mundshme kryetari i paracaktuar dhe i kllonuar nga Berisha dhe klani i tij familjar do te marre 100 000 vota.
    Kusaria e votave fillon qe nga partia e tyre e kusareve me kryekusarin e sterkorruptuar dhe kryevrastarin e sprovuar Sali Berisha ne krye!
    Votimi eshte vecse nje show ala Sali Kadafi i nje partie te privatizuar, komanduar dhe kllonuar nga nje person. PD-ja eshte Sali Berisha!
    Te tjerat jane dokrra Vicidoli me kokrra Anadolli!

  13. Te gjithe leta njerez ndahen ne tre kategori :ne interesaxhinj,,,,fatkeq ,,,,,dhe budallenj ! Kaq vjetedhe nuk e kuptuan se bejne pjese jo ne nji parti politike ,por ne nji bande cetnikesh dhe paramilitaresh serb !

  14. Baro Liçaj says:

    Besoj se demokratet e vertete shqiptare e kane te qarte se cila eshte demokracia e Sali Berishes, se cili eshte manipuluesi i te gjitha llojeve te zgjedhjeve ne Shqiperi,i cili e quan diten e djeshme te votimit per Kryetarin e ri te PD- se si nje dite “te madhe historike “.Prandaj Kryetari i PD- eshte i paracaktuar, Ai eshte djali i Saliut dhe vellai i Zen e Argita Berishes, Lulezim Basha. Ta gezojme dhe t’i urojme suksese manekinit te ri !

  15. h dial g says:

    me mire ta marr luli se coli
    luli mbahet me furka si domatet por sa te iki vera do iki edhe luli dhe do plas lufta aty dhe luli as roje ska per te ngel.
    e kane kthyer partine ne partine e veriut dhe kjo eshte vetvrasje politike.
    se veriu nuk ka deputet as sa gjysma e jugut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje