Korçë,vijon gjyqi për skandalin e pikturave, magazinieri: Nuk i njihnim veprat, vetëm i numëronim

24 Korrik 2013, 18:50Kulturë TEMA

 Ka vijuar sot seanca gjyqësore për skandalin e pikturave të galerisë së arteve Guri Madhi në Korcë. Seanca e sotme ka vijuar me pyetjen e njërit prej dëshmitarëve, konkretisht të magazinierit të galerisë së arteve, Vasillaq Nico.

Ky i fundit gjatë dëshmisë së tij ka rrëfyer se nukiI njihnin veprat, por gjithmonë i mbikëqyrnin ato si numër. Gjatë seancës në disa momente, është vënë re ndryshimi i versionit të rrëfimit të dëshmitarit, krahasuar me ato cfarë ai ka deklaruar më herët, cka bëri që gjykata të bënte vërejtje në drejtim të Nicos.

Me tone të ashpra është shprehur gjatë seancës së sotme i pandehuri i cështjes, përgjegjësi i Galerisë së Arteve Sotiraq Xega,i cili ka akuzuar dëshmitarin e sotëm se ka vjedhur, por se gjykata nuk ka arritur ta vërtetojë këtë fakt.

Xega ka kërkuar ndryshim të trupit gjykues, duke deklaruar se nuk mund të vazhdojë më në këto kushte gjykimin. Seanca u shty, ndërkohë që pritet shqyrtimi i kërkesës së të pandehurit për ndryshimin e trupës gjyqësore.

7 komente në “Korçë,vijon gjyqi për skandalin e pikturave, magazinieri: Nuk i njihnim veprat, vetëm i numëronim”

  1. mirel says:

    Ok, vazhdoni vidhni, gjykata eshte e paafte te gjykoje.

  2. A says:

    Cdo magazine ka librin e inventarit me specifikat e veta. Fare e thjeshte, cdo pikture nga mbrapa duhet te kishte numerin e saj te artikullit, kurse ne librin e magazines cdo pikture fillon me numerin e artikullit, me daten se kur eshte bere hyrje ne magazine, dimensionet, eshte pikture me bojra vaji, akuarrel, moderniste, natyre e qete, portret, pejsazh dhe cdo pikture ne kete liber ka edhe nje foto me ngjyra qe i perket kesaj pikture. Kaq nuk ka shume filozofi, kur ka vjedhje, shkelje ligji, korrupsion dihet se ne kete menyre do trajtohet problemi.

    1. Mira says:

      Vladimiri duket që ishte i paaftë, Vladimiri e di se cilëve diplomatë u janë bërë dhuratë, Vladimiri e di që nuk mund të dalë më në Korçë….!Vladimir Topi mos e mbulojë më Niko Peleshin sepse me ardhjen në qeveri të “Rilindjes”, pikturat do të gjenden! Mjerë Vladimir Topi dhe Niko Peleshi në shtator, të gjejnë vrimë ku të futen! Përveç pallatit të kulturës për këtë skandal duhet të “investigohet” dhe Teatri i Korçës bashkë me Bibliotekën për vjedhje ose abuzime. Ju lutem Z.Rama, na gjeni këta hajdutët e pikturave.
      Shpresoj te “Rilindja”, besoj te ju, besoj te korçarët e majtë!

  3. Stef Staku says:

    AMALIZE : Me piktorat e Vamgjush Mios Krim Berisha pagoi Woolsprapthin e OSBE – kur Basha u be Kryetare Bashkie ne Tirane.
    I duhej certefikuat vjellja e votes …
    Se ku mund te jene pikturat e dine edhe Ambasadorja Gjermane qe eshte ne Tirane.

    1. Mira says:

      Po ambasadorja gjermane është “bythë e brekë”(shprehje popullore) me Niko Peleshin, domosdo që e di se ku kanë vajtur pikturat.Miliona Euro ka marrë borxh Niko Peleshi për bashkinë dhe teatrin e Korçës dhe të gjitha këto nën umbrellën e Zonjës ambasadore. Ajo vjen shpesh në Korçë për të “këshilluar” Niko Peleshin. Me erdhien e Edi Ramës në pushtet, çdo gjë do dalë në dritë!

  4. NjeQytetarOptimist says:

    “ndërkohë që pritet shqyrtimi i kërkesës së të pandehurit për ndryshimin e trupës gjyqësore.” ?!?!

    I pandehuri, ka bere kerkese per ndryshimin e trupit gjyqesor..?!?!More Albanistan, a jeni ne terezi ju ?!?! Si more nje i pandehur ndryshon nje trup gjyqesor !?!? Ore, c’palo ligje keni ne ate vend more ?!?!

  5. Mira says:

    Ekipi i Rilindjes Korçare që di se ku kanë vajtur pikturat e Mios:

    1 BASHKIM MUHAMET FINO
    2 ARTA AGIM DADE
    3 OLTA ANXHELO XHAÇKA
    4 ILIRIAN ANESTI PENDAVINJI
    5 ILIR TELHA XHAKOLLI
    6 YLLI MIHALLAQ PETRAJ(ZIÇISHTI)
    7 ARDIT PETRIKA KONOMI
    8 ARTUR ENVER PORPOLLOGU
    9 ANA SULEJMAN VERUSHI
    10 ADRIATIK FETA BRAÇE
    11 ZAMIRA STAVRI BEQIRAJ(KITA)
    12 ILIR ÇELIK TORRA
    13 NADA PANDO NASTO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje