Ibrahimoviç: Ronaldo nuk është futbollisti më i mirë në botë

27 Korrik 2013, 11:25Sport TEMA

Suedezi Zllatan Ibrahimoviç është shprehur se Kristiano ronaldo nuk është futbollisti më i mirë në botë.

Deklarata e tij u bë në prag të ndeshjes miqësore mes Realit dhe PSG. Ibra u pyet nga gazetarët në lidhje me zërat për një kalim të mundshëm të Ronaldos tek PSG, duke dhënë mendin e tij për portugezin.

“Kristiano Ronaldo është njëri ndër lojtarët më të mirë në botë. Është shumë normale që ai të lidhet me PSG-në shumë shpesh, sepse projekti i këtij klubi është që të bëhet më i miri në Evropë dhe mundohet të mbledh të gjithë lojtarët e mirë”, ka thënë Ibra gjatë një konference.

Mirëpo kur përkthyesi i pranishëm i mori fjalët e tij gabimisht, sikur suedezi tha se Ronaldo është më i miri në botë, Ibra ndërhyri dhe tha: “Jo, ai është një ndër më të mirët, jo më i miri”./b.l

 

3 komente në “Ibrahimoviç: Ronaldo nuk është futbollisti më i mirë në botë”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Mire aty IBRAHIMOVIC .
    The nje te vertete qe e dine te gjithe ,mirepo kam mendimin qe ,AS TI nuk e do RONALDON tek P.S.G.
    Pse ? Ti e di vete aresyen .
    Por ashtu sic erdhen punet tek BOSHTI BARCELONE-MADRID ,vete RONALDUA e ka kuptuar se nuk do te kete me periudha te “ARTA”dashurie ne MADRID.
    Sidoqofte ,per hir te se vertetes ,nuk eshte keq qe te kesh sherbimet e RONALDOS .
    Kam mendimin se ANCELOTI do ta mbaje kete vit RONALDON dhe do te shikoje se si AI ,RONALDUA do te pershtatet me idete edhe ashtu te reja te ANCELOTIT ,derisa ky i fundit te kete duart e “ZGJIDHURA ” per te bere zgjedhjet e tij .

    1. Adriatik says:

      Pervec aty golit me angline ti o cigan bosnje nu ke asnje vlere si lojtar…ndersa Cristiano ( sa emer i bukur) eshte me i forte se Messi megjithese lionelin e kam qejf si karakter

  2. juliano says:

    jam DAKORT me kete,ronaldo nuk eshte me i miri,ne kete bote futbolii nuk ka no.1 sepse ka shume yje si neymar,messi,ronaldo,rooney,etj sejcili ka stilin e vet dhe nuk mund te nxjerresh njeshin nder keta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje