Misioni i Partisë Demokratike

27 Korrik 2013, 16:28Politika TEMA
Misioni i Partisë Demokratike

Nga Shenasi Rama*

Në Dhjetor të vitit 1990, PD ka pasur një mision historik. Misioni historik i PD, ashtu sic e kam pase menduar unë atëherë, dhe si e besoj edhe njëlloj edhe tani, ishte që të ofronte një alternativë të balancuar për të shmangur ekstremet e mundshme me të cilat përballej shoqëria shqiptare në atë kthesë historike. Edhe pse kishte shumë faktorë që ndikonin për keq, nuk  duhet me ia mohue meritat për arritjet që mund të kenë në pika të caktuara, as PD-së e as Sali Berishës.  Prapëse prapë, ky ishte një shans historik që nuk duhej humbur por që fatkeqësisht u humb. Këtu në Rrethin e Ferrit, është trajtuar gjerësisht kjo temë. Mirëpo, përpjekja intensive për të ngjallur të vdekurin që është në koma, PD-në, është një shkas për reflektim lidhur me misionin e kësaj partie dhe me të ardhmen e saj.

Çfarë misioni kishte PD?

PD duhej të ishte instrumentale për të arritur transformimin e thellë e rrënjësor të shoqërisë në shtetin shqiptar nga sistemi parti-shtet, në një  shtet-komb modern. Këtë duhej ta bënte duke përdorur me efikasitet dhe pjekuri burimet njerëzore, natyrore e materiale që kishim në atë pikë e që nuk ishin të pakta por të konsiderueshme. Ekstremet kryesore me të cilat përballej vendi në atë pikë e nga të cilat do të duhej që të ruhej ishin shtatë. Këto ishin lufta civile, shkatërrimi ekonomik, zvetënimi i pjesës së shëndoshë të shoqërisë, rrënimi i strukturës shtetërore, fragmentarizimi shoqëror, varfërimi dhe polarizimi ekstrem, dhe reduktimi i shtetit shqiptar në jofaktor në lidhje me ceshtjen kombëtare. Lista natyrisht është shumë më e pasur, mirëpo të gjithë problemet e tjera lidhen me këto procese, burojnë prej tyre, ose janë të lidhura ngushtë me to.

Si do të ndikonte PD në arritjen e këtyre objektivave?

E vetmja mënyrë  përmes së cilës mund të arriheshin këto objektiva strategjikë ishte që të punohej për ruajtjen e forcimin e shtetit dhe transformimin gradual të ekonomisë e të shoqërisë. Kjo do të arrihej duke punuar me kujdes me popullin dhe me partitë e tjera që dolën nga PPSH. Arsyeja ishte se këto parti, e në radhë të parë, PS, kishin përvojë të madhe në drejtimin e shtetit. Në atë udhëkryq kur duhej të bënte shtet-kombin, udhëheqja e PD-së zgjodhi rrugën me të lehtë duke mos bërë as shtetin, as kombin. Nga një anë ndoqi popullin, nga ana tjetër vendosi të ndiqte modele fantastike dhe eksperimentale politike e ekonomike që nuk ishin vënë në jetë kund. Shteti shqiptar u bë si karroca e Nastradinit.

Ja një shembull. Tre Heronjtë e PD-së, sic u shpreh Mëkëmbësi i Sali Berishës, janë Azem Hajdari, Sali Berisha dhe Gramoz Pashko. Ja cfarë bënë këta të tre, të ashtuquajtur heronj të PD-së. Gramozi solli në PD intelektualët e degjeneruar dhe hodhi teorinë e “Çekut të Bardhë” dhe dihet rruga dhe fundi i tij. Azemi solli në PD rrugacët e gangsterët, i hyri kontrabandës, vrasjes, dhunimit e krimit dhe dihet edhe fundi i tij. Sali Berisha solli spiunët e veglat e të gjithë regjimeve, i degjeneroi, zvetënoi e përdoroi njerëzit pa mëshirë dhe tani që kanë nisur si minjtë të braktisin anijen, po e sheh qartë fundin e tij. Udhëheqja e PD-së e shfrytëzoi pa mëshirë, pa respekt, ma dhembshuri, dashurinë e madhe të popullit për ndryshim, vullnetin e militantëve për të ndjekur një udhëheqje të dobishme dhe i ktheu në mish për top për Sali Berishën. Sepse në rrugë e sipër, Saliu doli nga fjala dhe nuk ndoqi rrugën e shërbimit kombëtar por interesin e vet. Kur sheh vetëm interesin tënd, të gjithë të duken të përdorueshëm. Duke nuhatur se e vetmja mënyrë ishte që të blinte njerëzit, Saliu e ndoqi me konseguencë këtë rrugë.

Përgjegjësitë e Parisë dhe të PD-së

Nuk është vetëm Sali Berisha përgjegjës për këto që ndodhën me PD-në dhe me vendin. Lënia në rrugë e shtetit nga shtresa sunduese dhe paria e atëhershme e Tiranës, braktisja e popullit dhe turrja drejt pasurimit të pafre e coi vendin në katastrofë. E gjithë kjo periudhë 22 vjecare ka qënë një përpjekje për të dalë nga gropa e thellë ku kemi rënë, mirëpo nuk kemi mundur që të dalim prej aty. Kjo gropa e jonë, ky pus ku jemi kapur në cark e ka emrin tranzicion. Misioni i PD-së duhej të ishte dalja nga tranzicioni.

Mirëpo, edhe me ndihmën e pamohueshme të partive të tjera që dolën nga PPSH, PD ka dështuar në mënyrën më të përplotë në arritjen e këtij objektivi strategjik. Në të gjithë fushat ka bërë të kundërtën e asaj që duhej. Lista e zullumeve, të gjitha të qëllimta e të ndërgjegjshme është e frikshme. Atë e dinë të gjithë dhe nuk do rreshtoj argumentet këtu.

Por PD dhe kur themi PD tani themi Sali Berisha, është përgjegjëse pikërisht për cuarjen e shtetit shqiptar në ekstremet e mundshme të kriminalizimit, të degjenerimit të shkatërrimit të shtetit, të zhvlerësimit të idesë së kombit, të fragmentarizimit të shoqërisë dhe në shpërdorimin e pashembullt kund të vuajtjeve, mundit e sakrificave të emigrantëve shqiptarë. Të gjitha ato që duheshin shmangur ndodhën: lufta civile, shkatërrimi ekonomik, zvetënimi i pjesës së shëndoshë të shoqërisë, rrënimi i strukturës shtetërore, fragmentarizimi shoqëror, varfërimi dhe polarizimi ekstrem, dhe reduktimi i shtetit shqiptar në jofaktor në lidhje me ceshtjen kombëtare. Edhe më keq, në krye të shtetit janë bashkëfajtorët e PD-së dhe të Sali Berishës. PD është njëra këmbë e parisë së Tiranës dhe PS-LSI është tjera. Se truri është ai që ka qënë, dhe i bën këmbët të kërcejnë si do vetë.

Një Fillim i Ri?

Duke luajtur këtë farsën e zgjedhjeve brenda në PD Sali Berisha i dha vetes e mbështetësve të vet të Trustit të Gështenjave kohë të cmueshme me marrë frymë. Në krye të PD-së u zgjodh një njeri pa shtyllë kurrizore, vegla e Familjes, hetuesi i UCK-së, i akuzuari për vjedhjet massive në Rrugën e Kombit e shumë gjëra të tjera. Ky është një fillim i ri, por jo për shqiptarët. Në fakt, ky është një fillim i ri për familjen Berisha por jo për militantët e njerëzit që besuan tek ai ideal i fillimit të rrugës së PD-së. Saliu e din se në tre-katër muaj këta që do të drejtojnë shtetin do të diskreditohen. Nuk do të bien ministra nga hëna, dhe këta që jetojnë në Tiranë e kanë të gjithë një të shkuar politike. Nuk ka shans që këta të bëjnë qeveri pa 3-4 vetë tërësisht të korruptuar apo edhe sharlatanë të papërsëritshëm. Prandaj ai e mban hekurin në zjarr e cekanin gati. Si të hiqen nga puna këta 60000 vetë që vodhën me të e për të gjatë këtyre tetë viteve, ku do të shkojnë? Vetëm në rrugë për të protestuar. Kjo i duhet edhe Trustit të Gështenjave. Se aq arra ka thesi, po i mbushe xhepat ti, nuk i mbush dot pala tjetër.

Mirëpo, ky nuk është një fillim i ri për ata që janë militantë me shpirt. Këta janë një masë e konsiderueshme që tashma nuk dinë më se cka me besue. Këta kanë parë me sytë e tyre se sin ë emër të vjedhjes së shtetit u bënë krime e aleanca që habisin, u kthyen njerëz si qershitë e atij katundarit që shpiku parimin “e lagu-s’e lagu” edhe pse ishin të lagura e të shkelura nga të gjithë palët. Këta e kanë parë dhe e dinë se Sali Berisha, Lukl Bash e të gjithë të tjerët jkanë bërë krime pa numër. Këta duhet ose të pranojnë që nuk kanë shpirt, ose të pranojnë që Saliu i ka mashtruar dhe i mashtron.

Kjo nuk është një fillim i ri për kuadrot ‘besnike ‘ të PD-së që nuk lanë gjë pa bërë. Tani të gjithë shohin një mundësi të mbijetojnë duke i ikur Sali berishës e fshesës që po përgatit Lul Basha. Duke synuar të bëjë një parti me kuadro që kanë përvojë zyrtare, Berisha po kërkon të bëhet si ai lumi që nis me një rrëke në mal. Mirëpo, jo që PD-së nuk i vjen e nuk i vjen radha, Por si duken bathët nuk do të ketë opozitë që të ndryshojë lojën për nja 12 vjet. Kush do ta bëjë opozitën??? PD nuk ka as ideologji, as vlera, as moral, as strukturë të konsoliduar, as mundësi që të krijojë dicka të tillë. Në emër të ckaje do të mund të mobilizojë njerëzit Saliu? Halli i tij është që të mos humbë njerëzit.

Misioni i Ri?

Tashmë PD është një parti tërësisht e dështuar dhe ka dështuar sic thotë për dicka edhe kryetari i saj i vërtetë “në mënyrë të shkëlqyeshme”.  Tani PD ka vetëm një mission, ruajtjen e Sali Berishës dhe të interesave të Trustit të Gështenjave të Tropojës.  Mirëpo ky mission johistorik por i caktuar nga kryetari i saj i bjen krejtësisht ndesh interesave të shqiptarëve si komb. Në arritjen e këtij misioni, PD do të bëjë gjithcka mundet për të mbajtur peng opozitën. Misioni i saj tashmë është misioni i një partie oligarkike, thellësisht të kriminalizuar, të sunduar nga tropojanët, në fakt nga më të këqinjtë e Tropojës, vegël e Trustit të Gështenjave të Tropojës. Misioni I PD-së është që të përdorojë pa mëshirë shqiptarët për të ruajtur interesat e Trustit dhe të Familjes Berisha, sidomos interesat jetike që do të bëhen shpejt shumë të rrezikuara.

Ç’duhet bërë?

PD është një parti e diskredituar, e degjeneruar, e zvetënuar, një bandë politike që ka në krye një bandit politik e kriminel të pashembullt. PD është një strukturë tipike oligarkike, vegël e Trustit të Gështenjave, një makinë e verbër në duart e Sali Berishës. Me një fjalë, PD është si një bostan me të cilin kanë luajtur futboll dhe e kanë lënë të kalbet në mes të rrugës. Kur i afrohesh PD-së  të zë lemeria nga ajo që të kalon ndërmend e nga krimet që janë kryer në emër të saj. PD dhe Sali Berisha janë si rojtarët tek Dera e Ferrit shqiptar. Këta e ndërtuan Ferrin dhe tani duan ta ruajnë për veten e tyre.

PD është e pariparueshme. Me kohë do të tkurret e do të tkurret deri sa të kthehet si partitë që kanë qënë një kohë të gjatë në pushtet në vendet e tjera. Ajo do të jetë një parti nostalgjikësh, të uriturish, njerëzish  që për interesa nuk lanë gjë pa bërë, njerëz që “kanë hangër bukën” e Sali Berishës, dhe vegël e Trustit të krimit. Prandaj PD duhet të shmanget dhe të kthehet në një forcë e cila është më e shumta e anashkaluar dhe pa qënë e zonja që të mbajë peng interesat e popullit.

Në vend të përfundimit

Lë të jetë edhe ashtu, ama ne na duhet një opozitë e pastër, një fillim I ri, njerëz të rinj, mendësi e re, dhe një mundësi e re për të ndërtuar të ardhmen që na duhet. Dhe e ardhmja e shqiptarëve është pikërisht në atë rrugë që nuk e ndoq e që nuk do të ndiqet as prej këtyre që kanë pushtetin sot, d.m.th., në ndërtimin e shtet-kombit shqiptar, në bazë të një programi kombëtarist që ne e kemi parashtruar këtu e disa herë në Rrethin e Ferrit. Ne që jemi jashtë mund t’u themi atyre që jetojnë në atë Ferr, ka ardhur koha me harrue PD-në e Sali Berishën e me mbajtë parasysh këta që janë në krye të shtetit. Ka ardhur koha që me besue tek njerëzit e mirë, se aty janë, dhe janë ata që duhet të thyejnë derën e Ferrit e të kërkojnë një fillim të ri, për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për të gjithë shqiptarët e tjerë.

*Themelues i Partisë Demokratike

40 komente në “Misioni i Partisë Demokratike”

  1. liri a vdekje says:

    NUK I MBAJ MEND ARRITJET E SB NE CA PIKA TE CAKTUARA PER TU FUT NE HISTORI PER MIRE E KAM FJALEN ,E MBAS KETIJ RRESHTI E NDALOVE LEXIMIN E KETIJ SHKRIMI SE MU DUK SH I PAVLERE SI FILLIM HARTIMI NE KOHEN E KOMUNIZMIT

    1. Ram Berisha says:

      – Misioni i Partisë Demokratike?
      – Berishajt Përjetësisht në Pushtet!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/face-off.html

    2. andi shkoder says:

      Ke gabuar qe se vazhdove. Ja vetem dicka interesante nga ky shkrim, dicka qe pak kush preferon ta publikoje: “Tre Heronjtë e PD-së, sic u shpreh Mëkëmbësi i Sali Berishës, janë Azem Hajdari, Sali Berisha dhe Gramoz Pashko. Ja cfarë bënë këta të tre, të ashtuquajtur heronj të PD-së. Gramozi solli në PD intelektualët e degjeneruar dhe hodhi teorinë e “Çekut të Bardhë” dhe dihet rruga dhe fundi i tij. Azemi solli në PD rrugacët e gangsterët, i hyri kontrabandës, vrasjes, dhunimit e krimit dhe dihet edhe fundi i tij. Sali Berisha solli spiunët e veglat e të gjithë regjimeve, i degjeneroi, zvetënoi e përdoroi njerëzit pa mëshirë dhe tani që kanë nisur si minjtë të braktisin anijen, po e sheh qartë fundin e tij. Udhëheqja e PD-së e shfrytëzoi pa mëshirë, pa respekt, ma dhembshuri, dashurinë e madhe të popullit për ndryshim, vullnetin e militantëve për të ndjekur një udhëheqje të dobishme dhe i ktheu në mish për top për Sali Berishën. Sepse në rrugë e sipër, Saliu doli nga fjala dhe nuk ndoqi rrugën e shërbimit kombëtar por interesin e vet. Kur sheh vetëm interesin tënd, të gjithë të duken të përdorueshëm. Duke nuhatur se e vetmja mënyrë ishte që të blinte njerëzit, Saliu e ndoqi me konseguencë këtë rrugë”.

      1. rebeli says:

        Kjo qe per zoterine eshte interesante,siç eshte dhe per mua,ESHTE PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPERISE.Autori i shkrimit i pergjigjet pyetjes se çeshte PD?

    3. Konica says:

      Z. Shenasi…mjaft me PD-ne dhe parine e Tiranes se na lodhe…cfare ke per thene ndonje gje te re se keto qe ke shkruar i ke thene e sterthene me mijera here. Edhe perfundimi se na duhet nje opozite e paster, me njerez te rinje dhe mendesi te reja nuk se thote ndonje gje te re. E ke kapur nga bishti problemin. Nuk eshte opozita, por forca ne pushtet qe percakton zhvillimet. Ka 23 vjet qe gjithkush merret me Berishen kur ai eshte ne pushtet dhe kur eshte ne opozite. A ka mundesi te marrim nje pushim kur vjen fjala per Berishen? Se na lodhet. Se fundi…nese “ta ha bytha” kaq shume, kthehu atje ne Shqiperi e bej politike dhe sjell ndryshim. Boll bere gam gam ketej nga USA.

  2. REA says:

    zOTI PROFESOR, QE TE MOS E GENJEJME VETEN DHE TE TJERET, KJO QE NDODHI PRITEJ, SEPSE POPULLI E KA KUPTU QE HERET SE KUSH ESHTE BERISHA , ARGITA, lUlja hollandeze, azemi dhe Gramozi etj. Partia demokratike nuk kish dhe nuk ka asnje program demokratik , ajo ishte partia e spiuneve, cubave dhe horrave intelektuale.Gjendja eshte shume e rende si ekonomikisht ashtu edhe moralisht.Cdo behet me kete vend ne grope? Duhet vendosur menjehere morali duke derguar para gjyqit Berishen , lulzimin e te tjere , nga
    te dy krahet e politikes.
    Kush eshte Lulzim Basha ? Te behet transparence mbi figuren e ketij palacos qe pranon ne paje partine demokratike.Transparence per GERDECIN,21janarin , pasurite perrallore. Ky shtet udhehiqet edhe pa parti , pra vetem me ligje te forta dhe te respektueshme

    1. pilo lala says:

      Ky “profesori” therriste para zgjedhjeve per nje bojkotim total te zgjedhjeve, dmth qe Berisha ti mbushte dhe ti numeronte vete kutite.
      Keta “profesore” me shume mendohen per emrin e tyre, se per Shqiperine.
      Analistet e Gazetave shqiptare, jane shume here me te qarte ne analizat qe i bejne PD.

  3. vlora 01 says:

    faleminderit Shenasi nje analiz e shkelqyer.

  4. socialisti says:

    mire ishte te degjoni edhe ty o profesor por keta te PD-se kan nje huq te keq qe as te pyesin dhe as te pjerdhin, megjithate foli te eci perpara gomarit qe i ke hypur.

  5. Ok Shinasi says:

    Ok Shinasi, kete here, ke ba sqarimet e nevojeshme mbi kete qe na pret, dakord me ty (perjashtuar gjera te vogla)
    na ke vu para nesh te Ferrit misionin me e thy Ferrin, ok,
    ne njerezit e mire Duhet & Do ta thyjme Ferrin, sakte, gati jemi,
    po nje pyetje e kam: -Ti (qe hyn ne njerezit e mire), ti ku do jesh?, shnet e t’mira prej Ferri, TR.

  6. Asllan Loka says:

    Profesori i nderuar ! Me vjen mire qe perfundimisht mendimi elitar i diaspores per PD eshte i njejte me ate qe kemi shprehur ne ne komunikimin qe kemi patur me ju nepermjet internetit. Pra PD eshte nje kjoske e qe duhet hequr nga rruga ! Sali Berisha erdhi ne krye te kesaj force politike si element i agjentures dhe kishte per mision kthimin e klases komuniste ne klase kapitaliste . Ky qe e zevendesoi eshte i katapultuar per te garantuar kete vazhdimesi . Parti politike pa model historik dhe pa shembull shtetformimi vetem sistemi agjenturoro-politik i pas 90-tes pati dhe nese akoma shkojme pas ketij traktori te prishur , do te ndjehemi perhere te ndotur nga lubrifikantet , perhere duhet te jemi te veshur me kominoshe dhe perhere do te funksionojme si SMT-te e dikatatures ! Modele shteti ka, model politikanesh historike gjithashtu ka, votues ose klase socialo-politike ka, mungon vetem udheheqja e besueshme e pa perlyer ne llumnajen 23 vjecare tre politikes filoserbe te Sali Rame Drages e Lul Taze Isuf Bashes- menaxhereve e sportelisteve te ish firmes piramidale “Vefa”! Ju uroj gjithe te mirat!

  7. valter says:

    Fiks fare, bravo Shenasi!

  8. Albboston says:

    Misioni i PD ishte te krijonte pershtypjen qe ne Shqiperi ka pluralizem ! PD DOBIÇE e Ramiz Alisë !

  9. viktor says:

    Te gjithe ne vitet 90te enderruam dhe shume shpeite keto enderra dolen klyshte e diktatorit e na i prene ne rruge ne kthyen ne nje diktature te re te shekulit te ri ne ate te kriminelit te mefies haidutit tradhtarit te nje klike banditeske te kryekriminelit serbiberisha.Nje gje u arrit urrejtja e popullit ndai ti beri qe te mos kishte mundesi te pergjakte edhe nje here kete popull ndofta te arrinte edhe qellimin e ti shkaterrimin e keti kombi perfundimisht se misioni i ti ajo ishte.Populli e beri te tine do kete kuraio dikush ta hape ate dosie qe rrjedh vetem gjak qe ky kriminl te marre denimin e merituar dhe neser te mos dale nje kriminel si ky e te loze me fatet e keti kombi.Popuit naiv zhduken ishalla sjemi te tille dhe dime te ndaim demokracin nga krimi.Ai kriminel dhe klika e ti duhet te paguan te keqiat qe kane bere keti kombi.

  10. Aliu says:

    Zotri Rama.Ketu te ne xhirohet ne boshllek.PD si e nisi e bitisi.Jane rreth 30 perqind e popullit qe manipulohet ngaPD .Kure Bashkohen bashke injoranca dhe fukaralleku mjere per ate vend.Prit tani kure te filloje tritoli shtyllave elektrike si dikure.Inteligjenca komtare e ka per detyre ta cliroje kete popull nga padija shekullore.Ndersa Rama i PS dhe ekipi i tije te japi prova se e ka seriozisht rritjen hap mbas hapi te nivelit ekonomik te popullit.Sipas meje po u plotsuan keto kushte te pakten per 60 perqind te popullit ,atehere , do te fillohet me mendu ndryshe ,ne te kunderten sikur pame lotet ne forme shiu per enverin dhe salen do ti shohim edhe per edin dhe vecanerisht per Meten .

  11. Lirim says:

    Shkrimi eshte plotesisht i drejte, por faktet jane perseritur shpesh, dhe humbet qartesia. Z. Rama duhej te sillte para lexuesit faktin kryesor perse demokracia deshtoi ne Shqiperi. Dhe kjo ishte grabitja e prones pronareve te ligjshem sapo Sali Berisha mori pushtetin, sikur ne Shqiperi te kish fituar perseri diktatura e Enver Hoxhes dhe jo demokracia, te cilen populli shqiptar e priti me aq shume shpresa e gezim. Ne shkrim te dilta qarte fakti qe Sali Berisha si nje komunsist ekstremist ne krye te PD, mori pushtetin dhe vuri ne veprim ligjet e diktatures. Ai grabiti pronene e ligjshme dhe e ktheu ate ne mall per korrupsion. U korruptuanm te gjithe organet shtetrore, u pasuruan pushtetaret e Berishes dhe te partise socialiste, u bene milionere me pasurine e te tjereve. Ky ishte fillimi i korrupsionit qe e mbyti Shqiperine. Rezultati i 23 Qershorit ishte rezultat i krimeve te njohura dhe gjithe bemave te Sali Berishes ne krye te shtuquajtures Parti Demokratike, e cila tani duhet te shperbehet krejtesisht, dhe te formohet nga fillimi partia e re demokratike.

  12. kiu says:

    kriminel të pashembullt. PD është një strukturë tipike oligarkike, vegël e Trustit të Gështenjave, një makinë e verbër në duart e Sali Berishës. Me një fjalë, PD është si një bostan me të cilin kanë luajtur futboll dhe e kanë lënë të kalbet në …..Perle!!!!!!!

  13. deniel says:

    disa shkrime te tuat i kam lexuar dhe me kane pelqyer po ky shkrim kesaj radhe as me pelqen as me terheq dhe per me teper i pakuptimte .dihet qe dhe pd ka dale nga ppsh sepse i vuri ramizi ,saliun ke pd nano qorrin ke ps,gjinushin ke psd dhe godon ke republikania.dihet qe pd historikisht parti jevgjish ka qene .populli ne 92 u ngrit kunder diktatures dhe pd prandaj pati shanc te fitonte .po historikisht keta kane qene komuniste dhe diktatore.keshtu qe pd nuk ka qene asnjihere asgje per popullin tone asnji parti dhe asnji politikane ska qene per popullin shqiptar.hera e pare qe populli voton nji artist nji qytetar nji njeri me vizion qe eshte edi rama qe eshte i vetmi qe ka bere per popullin shqiptar ka bere tiranen .ti thuaj gjera qe dihen e jo futja kot.ska per tu ngritur kurre me pd e djathta do duhen 20 vjet te organizohet .ky qe e ka marre ttani dhe qe e votoi i gjithe populli do e beje shqiperine dhe nuk besoj se do e rrezoj populli per nja 20 vjet.mos shkruaj me perralla pd ca lesh pd parti jevgjish ka qene dhe do jete

  14. Aleksandër Matrënga says:

    Personalisht nuk kam menduar kurre se shqiperin do ta nxjerrin nga ferri demokratet dhe veçanerisht ‘tre heronjt” e maleve verilindore.Sepse kur filloj levizja e permbysjes ne mitingjet qe zhvilloheshin shihja njerez,burgaxhinj,imorale hajdute dhe te degjeneruar ,spiune qe kishin kuptuar permbysjen dhe si minj braktisen anijen qe po mbytej dhe ne krye te tyre disa arriviste qe çfrytezuan shume bukur keto levizje.natyrisht te vetmit qe e kerkonin me ndershmeri dhe ndjenje ndryshimin ishin te perndjekurit dhe te burgosurit politik.Ku lume laraman dhe i turbullt te vetmen uje te paster kishte keta te fundit ,pra ish pronaret,te perndjekurit dhe te burgosurit e ndershem politik.Ne fakt keta te fundit me marrjen e pushtetit nga PD u menjanuan dhe u persekutuan me shume se ne komunizem.
    Eshte e para here qe autori flet shkurt e sakt,megjithese paragjykimi per qeverine e ardheshme nuk qendron ,te shohim pastaj ketu jemi flasim.Shpresa per nje qeverisje te mire jane shume te medha ,priteshmeria eshte shume e madhe.

  15. Qamil qafderry says:

    Nuk e kuptoj se kush jan “njerzit e mir”,qe thot autori,ku jan ata,se nuk i kem par.
    C don te thot autori me “te mbajm parasysh ata qe jan ne kry te shtetit”!!!
    E ku ka shqiptar te mir!
    Historikisht ishin ca mbetje neper grykat e maleve qe nji vrap pele I conte ne athinen helene dhe nji “not sale ” i nxirrte pa lag ne brigjet e romes se famshme perandorake, por shqipot ilire ishin vec ca neandertalas shpelle….
    Edhe tash kan nji pozicjon dhe natyr qe do ta krahasonim me Majamin dhe Kalifornine sebashku te vendosura buz maleve zvicerrane ;por a ndegjon mushka shqiptare per me bo shtet!?
    Dhe mushka don vec hu.
    Skenderbeu ishte grindavec i pabes,
    Ahmet zogolli kurvaro tradhtaro kusaro vrases
    Enveri dictator sadist me tru te cmendur
    Ramiz alia,hardhuc me helm gjarpni, dhe vesh lepri, sal berisha skizofreno psikopato, i marr prej perndije, tos nano bixhozxhi kupleraje me hundet e mushme me kokain,lir meta hajn me kollare, Lul bashkija peder lulishtesh, piktori rama……..

    1. pilo lala says:

      Qafderr,
      Shko vizitohu, besoj qe i ke Insurancat.
      Ke nevoje per nderhyrje… ne tru, jo ne qafe.

  16. REA says:

    PO S’I NUK PROPOZON NJE NGA KETA FILOZOFET ANTIBERISHE NJE REFERENDUM POPULLOR KU TE KERKOHET TRANSPARENCE NGA GJYKATA PER GERDECIN, 21 JANARIN ETJ. PSE NUK VIHESH NE KRYE TE NJE REFERENDUMI TE TILLE ZOTI SHINASI?

  17. lesh says:

    Misioni u krye
    1- Shkaterroi pronat dhe pronaret
    2- Dhunoi te burgosurit politik
    3- Forcoi spiunat
    4- Drejtoi politike anikombetare
    5- Shkaterroi patriotizmin
    6- Nuk I sherbeu asnje dite Shqiperise
    7- Mashtroi dhe beri lojen e demokratit duke qene antidemocrat dhe anti Shqi[tar
    8-Afroi te pa moraleshmit dhe e njollosi shqiperine perjete
    9- Kete mission I dhane ish pushteti anti shqipetar dhe ai e kreu me passion
    10- Misioni u krye

  18. Emigranti says:

    Shinasi kini bere nje analize shume te mire ndoshta duke qene e cilter dhe analitike rendon pak dhe njerezit i frikesohen te vertetes Une them se ajo parti do te ngelet parti e verioreve ose me sakte e Tropojaneve Persa i perket analizes se tre personave jam teresisht me mendimin tend eshte turp ta quash hero te demokracise nje njeri te tille si Azemi

  19. Stef Staku says:

    ANALIZE : Shkrim i shkrum prej nji mjeshtrit. Ka edhe elemente te filozofise se popullit tone. Urime.

  20. ramiu says:

    fjale dhe vazhdimisht fjale shinasi ram berisha

  21. reformer says:

    i dashur Shenasi, e megjithate bota rrotullohet.
    nodshta reformimi i PD-se do te vije edhe sipas shprehjes “kercen prifti nga belaja!”, por do te vije.
    pranimi i humbjes nga Berisha dhe vete procesi nuk dime akoma per c’arsye, tregojne se edhe berisha ne fund fare eshte reformuar!

  22. realitet allashqiptar. says:

    PS-PD parti per tu pasuruar.
    ^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^
    PS dhe PD 22 vite pasuruan politikanet koka te tyre dhe vetem demokratike apo socialiste s’kane qene KURE.

  23. tom thiu says:

    Gabim logjik dhe deshtim moral te permendesh emrin e Azem Hajdarit, kur ai nuk eshte me!

    1. otto says:

      Autri nuk e di q eAzem Hajdarin e ka vrare (thuhet) Sali Berisha se eshte emigrant.

  24. fshatari says:

    Sado qe te hedhim mendime apo te bejme analiza rreth misionit te x partie apo te cdo nisme tjeter nga shoqata, grupime etj duhet te merret parasysh dhe faktori filozofik i kesaj nisme apo jetegjatesia e x procesi qe ne rastin tone quhet trazicion.
    Une mendoj qe PD-ja vertet pati nje mision historik, por jo aq sa te rrinte ne pushtet kaq gjate, une e shikoj shume te thjeshte kete gje, PD-ja u krijua artificialisht per te krijuar pluralizmin qe do te bente shqiperine nje shtet demokratik (nuk besoj kurre qe Saliu me te tjere dolen ne rruge si nje force reale, situata ne ate kohe ishte sistur nga regjimi i Alise,).. Per kete PD-ja ishte e destinuar te humbiste, ajo kishte vetem nje mision: te mblithte rreth saj njerezit me te ndershem e intelektuale, te krijonte nje levizje, te shtronte nje rruge te drejte per politiken e aredhshme, dhe kjo gje do te behej vetem me demokratizimin e partise ne brendesi, apo sic flitet tani te krijonte rregullat e lojes.
    Kete gje nuk e bene madje ata moren rreth vetes njerez te paafte e bene aq shume gabime qe tashme i dine te gjithe.
    E perseris edhe nje here, qe asnje parti ne ate kohe nuk mund ti vinte vetes nje mision kaq te gjate, ishte vete mentaliteti i shoqerise sone qe duhej trasformuar drejt pluralizmit,sistemit kapitalist etj, dhe kjo nuk mund te vinte nga ai brez politikanesh te asaj kohe, duhej patjeter te kalonim kete etape emancipimi, vecse kalimin ne kete civilizim qe kemi arritur tani dujej ta kalonim sa me me pak humbje, deri tani kemi humbur shume fale keqinterpetimit te misionit politik te PD-se.
    Berisha me te tjere vertet ishin ne “vendin e duhur ne kohen e duhur” por jo ta personalizonin levizjen per demokraci..

  25. tironci says:

    sali berisha dhe familja e tije meritojne gjygjin
    ky bastard shkaterroi kete vend

  26. ...5 YJET... says:

    Një reagim i mirë për cështjet kardinale ku PD dhe Berisha perfunduan te shkaterruar nga Sovrani dhe jo nga Rama,Meta qe padyshim kane meritë për lojën! Por zgjidhja duket empirike,e paqarte,megjithse ka nuancim për të mbritur tek e vërteta qe duhet kryer,po nga Sovrani.Sovrani nuk ka me kohe dhe mundesi te merret me rikonstruksione PD e ringritje Salizinjësh ramiziste. Sovrani ka vetem nje detyre,pasi varrosi kete parti e lider te saj butaforik:Të ndjekë realizimet dhe arritjet e Rilindjes qe si tha ambasadori italian kane prioritet zhvilimi ekonomik(prodhim-treg shitje dhe punësim)si dhe ndeshkimin me drejtësi reale te krimeve e korrupsionit të ish mazhorances berishiste!Nuk ka detyra te tjera te ngutshme Rilindja po ti shtojme dhe pranimin ne BE kandidat dhe stabiizimin e rendit. Sovrani kete do shikoje dhe c’behet ne varrezen PD,nuk ka perse të mendojë per rikthim,pasi misioni modern i Sovranit eshtë kudo vdekja e partive politike,vdekja e Njeshave partiake ku Italia dhe goditjen e parë dhe Sovrani shqiptar e ndoqi me varrosje te PD dhe NjESHIT Sali Berisha!300 dite mjaftojne te shohim frutet e Rilindjes,dhe ne moszbatim te premtimeve per zhvillim ekonomik e punesim dhe mosfutje te kultures se ndeshkimit per krimet,korrupsionit,Sovrani ka mision te varros kete Rilindje dhe jo me parti kriminale,banda të pasurimit vetjak dhe pushtetit te vjedhur,ti varros dhe te marrë ai vet,Sovrani,situaten në dorë!Nuk ka me PD dhe nuk duhet te kete,pervec disa deputeteve qe ne minorance do japin frymen e fundit. Pas 300 diteve Sovrani do filojë te varros edhe kemben tjeter te trurit qe ka vdekur!Deri atehere edhe z.Sh.Rama do këtë perforcuar idenë e re botrore të “Societa liquida” ku Zygmunt Bauman jep drejtime filozofike edhe për shoqerine globalizues në kundergoditje të krizës se madhe ekonomike prure edhe nga partite politike”pluraliste”që asnjëherë nuk kane realizua premtimet e tyre.Dhe për keto ato duhet ti vdes Sovrani me Levizje!Varrosja e PD dhe Sali Berishës,është frut vetem i Sovranit shqiptar qe duhet te thellojë forcën e tij investiguese dhe goditese në te ardhmen!Shkrim i mire i z.Sh.Rama…

  27. tekniku says:

    Analize e sakte dhe kurajoze.Vetem fakti qe kemi 22 vjet qe shohim surratin e Berishes ne TV duke dhene mend kujtdo dhe percdo gje te ben te ulerish.Ca MENDJESHKULUR ne ate vend duan qe autori i shkrimit te marre me teper pergjegjesi per te zgjidhur hallet e Shqiperise dhe harrojn qe emigracioni shqiptar kudo qe ndodhet ka hallet e veta me bollek prandaj o njerez qe keni varur shpresat te parate e emigranteve shterngoni rripin se koha e bollekut dhe dergesave ne Shqiperi vdiq.Kerkojani Sali Berishe ti gjeje ku jane ato miliarda dollare qe kane hyre ne Shqiperi ne keto 22 vjet nga te gjitha anet.Jane aq shume para sa nu do te mund te diskutohesh ku nivel mizerabiliteti dhe i ulet jetese.Pasaniket qe nuk kishin vecse “morra” ne 1991 i keni para syve tuaja.Pyetini ku i gjeten keto para sa po blejne cdo gje ne Shqiperi.Pyesni le ta zeme Samir Manen ?

  28. Hajdutet e saliut te auditohen e hetohen says:

    Shenasi Rama e thote shume sakte e qarte ketu:

    Sali Berisha solli spiunët e veglat e të gjithë regjimeve, i degjeneroi, zvetënoi e përdoroi njerëzit pa mëshirë dhe tani që kanë nisur si minjtë të braktisin anijen.

    Ajo do të jetë një parti nostalgjikësh, të uriturish, njerëzish që për interesa nuk lanë gjë pa bërë, njerëz që “kanë hangër bukën” e Sali Berishës, dhe vegël e Trustit të krimit.

    Thelbi I shkaterrimit e degjenerimit te sotem berishian te Shqiperise eshte sepse demokratet antikomuniste te vertete u larguan dhe perzune dhe u zevendesuan me pjesen me te qelbur te sherbetoreve te gjithe regjimeve. Sekretari I PPSH berisha u be kryetar I PD, dhjetera sih sigurimsa u vune ne kupolen e PD, hetuesa komuniste sot jane deputete dhe ne krye te PD pikerisht ata qe denuan te persekutuarit qe rrihen edhe sot. Prandaj PD nuk lejon hapjen e dosjeve sepse do turperohen figurat e djegura te saj. Keta ishin arsyeja pse saliu beri krimet qe beri dhe kjo kupole duhet larguar dhe vene para drejtesise.

  29. luan says:

    Skanim i se vertetes, sado e dhimbshme te jete. Pergezime Shinasi. Nuk e di pse merremi akoma me nje “morfom” te tille si PD. Zgjidhja eshte formimi i nje organizimi te ri jashte ketyre parti-klika. Ketu dua mendimin tend Shenasi. A ka ndonje cike moral dhe tharm dinjiteti shoqeria shqiptare per tu ngritur perseri…?

  30. Nuk jam dakord me artikulllshkruesin kur thote nji fjale shume te /*grasatuar/* se na paska merit PD ja dhe Sali shkerdhata!Zotni ,merite e ketyre qe permendem me larte do te ishte ne radhe te pare qe te mos ishin vegla te serbeve !
    Merite e tyre do te ishte qe te mos shkaterronin te gjitha fabrikat dhe uzinat !dhe miliona te tjera .
    Nuk kane asnji merite pervecse duhet te dalin para drejtesise dhe jo ti varim merita ne qafe !

  31. Berati says:

    Bravo profesor !respekt per radiografine e Pd.Me duket se misioni PD eshte perfunduar.

  32. Adem Pilo Peshkatari says:

    Partija Demokratike ishe nji organizat kriminale e families mafjoze berisha e mbeshtetur mbi krimin e organizuar tipik shqiptar me rrenj ne tropoj, vecse jo mafje ilegale por mafje shtetnore….
    Dhe e till do mbetet.
    Ka padrinon,kupolen,seksionet, operativet,ushtaret ,killerat, ….
    Dhe esht parimi mafjoz i heshtjes.
    Vrasjet dhe likujdimet mafjoze brenda llojit ne luften per dominance jan te pashmangshme, azem hajdari hongri manallin si pasoj e ksaj.
    Tash kan ndryshu koht
    Bosat dhe padrinot caktohen me marrveshje,pa luft.
    E pse te bejn konflikte brendaperbrenda kur kan aq shum prej jasht tyre?
    Tash ,nji risi esht se sal padrino do jet jo me ne pushtetin shtetnor,
    Ai do jet si bicim boss ne ilegalisht.
    Dhe do e terheq Lulin per kapistren.
    Te shofim se kush do t ja fus sales per me u bo superbosi mafjoz.
    Olldashi nuk ishte i zoti aq shum,Patosi nuk ka ate integritet qe te ben dinjitoz si kapo mafje
    Duhet nji Sal 2.
    Tipa te till i nxjerr shekulli
    Ne shekllin e kalum dul Enveri,
    Kte shekull e ka xan Sala
    Te shofim nanji qe ec me shpejt se koha, se mos vjen

  33. nastradini says:

    SALIU PER MOMENTIN E KA MENDJEN TE SHPETOJE KOKEN.

    nga NDESHKIMI i Drejtesise per krimet qe ka kryer. Ne te gjitha vendet e rajonit po denohen kryeministra dhe pushtetare hajdute dhe te korruptuar. Saliu pervec qe ka vjedhur edhe ka vrare. Prandaj edhe shkrimi i sotem i Shenasi Djalit apo shenasi Profesorit nuk ka asnje vlere reale. Me praktike do te ishte qe Shenasi Themeluesi i PD-se te drejtonte pyetjen madhore:

    A DO TE NDESHKOHET SALIU PER ZULLUMET E TIJ?

    apo do te lihet te livadhise si ne vitin 1997 per t’u kthyer me Kale te Bardhe ne pushtet si ne vetin 2005? Hulumtimi dhe zhbirilimi i kesaj pyetje do te kishte me shume interes per publikun sesa shkrimet e gjata pa vlere per MORALIN patriotik ne shkretetiren ideollogjike ku gelonin VEMJET enveriste te PD-e. Sepse degjuma Edi Ramen ne emisionin TOP STORY qe te deklaronte serbes serbes: “Nuk ma merr mendja te hakmerrem.” Drejtuesi i emisionit Sokol Balla ferkonte duar mjaft i kenaqur nga deklaratat e Edi Rames dhe shtoi nga vetja e tij se “Sali berisha eshte Burre Shteti qe ka bere historine e Shqypnise.” ne nje kohe kur disa dite me pare bandetit e Saliut i kishin dhunuar gazetaret dhe i kishin thyer kameren e xhirmit. C’po ndodh? pyesnin nastradinin miq dhe te njohur. Kujt i sherben kjo METAMORFOZE paszgjedhore e Koalicionit Fitues qe kerkon te paraqitet si Jezu Krishti albanez me votat e fituara nga mileti i perdhunuar nga pushteti i Sali Berishes? Kete duhet ta sqaroje media dhe intelektualet shqyptare qe sic e permend edhe Shenasi Djali:

    TE MOS VAZHDOJE AVAZI I VJETER.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje