Një koncesion 185 milion euro fitim për një “kompani ministrash”, thotë Jaka

27 Korrik 2013, 16:28Politika TEMA
Një koncesion 185 milion euro fitim për një “kompani

Një kompani private e përzgjedhur nga qeveria në ikje, do të përfitojë 39 euro për çdo zhdoganim të subjekteve me vlerë mbi 1 mijë euro.

Qeveria në ikje miratoi një koncesion që ia jep skanimin e kontenierëve në dogana një kompanie me emrin ‘S2 Albania’.

Ky shërbim do të jetë si monopol, ndërsa ligji detyron me forcë tregtarët dhe individët të paguajnë tarifën, edhe atëherë kur nuk e marrin shërbimin.

Sipas statistikave të qeverisë, në vit bëhen rreth 320 mijë deklarata doganore dhe po t’i shumëzosh me këtë vlerë, rezulton se kjo kompani fiton 12. 480. 000 euro në vit.

Kodi doganor i kufizon doganat të mos skanojnë më shumë se 12 për qind të kontenierëve. Por, Qeveria e ka vendosur tarifën mbi të gjithë, edhe për ata që nuk skanohen. Madje, përmes një manovre tjetër ligjore, tregu është zgjeruar edhe më shumë.

Fillimisht, kur ligji kaloi në Parlament, përcaktohej se tarifa do të paguhej nga kontenierët dhe automjetet e tjera në doganë. Por, në kontratën koncesionare kjo është ndryshuar dhe detyrimi është vendosur mbi deklaratat doganore. Përmes këtij ndryshimi, të ardhurat e privatit rriten me disa herë, sepse një kamion mund të ketë deri në 20 e madje më shumë deklarata njëherësh.

Si rezultat, në shumë raste, koncesioni prodhon edhe paradokse, duke bërë që tarifa e arkëtuar nga privati të jetë disa herë më e lartë se taksat që merr shteti. Sipas Ministrisë së Financave, nga ky koncesion privati do përfitojë 12.5 milionë euro në vit.

Por, disa ekspertë thonë se kostoja do të jetë shumë më e lartë, deri në 20 milionë euro në vit.

Koncesioni është dhënë për 15 vite dhe kompania fiton 187. 200. 000 euro.

Dhoma e Tregtisë kundërshton me forcë koncesionin për skanimin e kontenierëve në dogana. duke e cilësuar atë si të dyshimtë dhe jotransparent.

Dhoma është shprehur kundër koncesionit që në fazat e para. Realisht ishte një mungesë e transparencës, sidomos për sipërmarrjen shqiptare për ta bërë të qartë se cilat janë tarifat, cili është shërbimi që sipërmarrja merr dhe njëkohësisht, cilat janë kostot“, thotë kreu i Dhomës së Tregtisë. Nikolin Jaka.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë. Nikolin Jaka. thotë se këto janë kontrata “që cenojnë konkurrueshmërinë”.

Realisht një qeveri 8-vjeçare, i ka bërë këta ministra të mendonin më mirë mbase për të ardhmen e tyre, por që është për t’u diskutuar dhe për t’u bërë transparente procedura e dhënë lidhur me shërbimet që kanë qenë në dispozicion të administratës publike“, thotë Jaka./ TemA/TCH/

15 komente në “Një koncesion 185 milion euro fitim për një “kompani ministrash”, thotë Jaka”

  1. Latif Dreqi - Forumnist says:

    O Sali Mahmuti, po nuk e kupton qe do i vjellësh te gjitha ato që po VJEDH?!!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/mahmoud.html

    1. fenix says:

      Z. Kaka esht sekseri me i rrezikshem i Lulkes. Shantazhon pronaret ne tiron per te hap sheshe ndertimi.

      1. beni says:

        me kak frikacak se ty nuk kam pare. ke nonje prone apo ta kane marre e sdi si me e kerku.

    2. Durim says:

      A eshte ky z, Jaka ai zv.ministri qe u fut ne burg per korrupsion me tendera dhe ne nje vend normal nuk mund te kishte te tilla funksione per gjithe pjesen tjeter te jetes. Sdq, hajduti i di me mire stilet e vjedhjes dhe ndoshta i ka kapur hajdutet e tjere me presh ne dore.

      1. elio says:

        ore ti duro po deshe sa te duash por Jaka ka dale i pafajshem 1 vit me vone ne gjykaten e apelit

  2. N Shabani says:

    Te anullohen menjehere kompani te tilla hajdute dhe mafioze, me siguri qe mund te jete ndonje kompani e Shkelzen Berishes qe nuk I ka lene kusur ketij vendi. Abuzuesit te hyne ne burg dhe I pari te hyje Sali Berisha.

  3. Marjo says:

    Ore zoteri, po ku ishe deri dje ti qe nuk e ke ngritur zerin,pse I denoncon keto gjera sot dhe jo atere kur duhej,apo te eshte prishur ndonje interes ty tani dhe po ngre zerin,apo deri dje kishte cecua bicak?????

  4. liri a vdekje says:

    ky qelbanik deri dje hante e vidhte si ke suma e turkut tashti qe mbaroj aty do kaloj ke suma tjeter ,nuk esht asgje me shume vetem nje hajdut ordiner qe nga burgu shkove aty

  5. KRIPTOOPOZITARI says:

    PAS KESAJ ESHTE I BIRI I DIKTORIT ? ? ?

    -Koncesioni eshte i firmes Kastrati, ortakut te miqve te Gjukanoviç; Vellezrit Stanaj ?
    -Kordinator i kesaj afere eshte Drejtori i doganes se Tiranes , Bujar Vukaj, ? i biri i vëllamit te vellait te ndjere te Berishes. ? ?
    -Te tjerat jane komente boshe.

  6. gjergj thanasi says:

    Ky koncesion eshte hajdutllik i gjalle. fatkeqesisht nuk i takon ketij zoterise ta denoncoje kete vjedhje. Nuk kane ngelur shqiptaret per mbrojtjen e zotit jaka. Ai nuk ishte i zoti per te mbrojtur vetewn e vet, kur Shkelzeni e futi ne burg per t’i vjedhur nje pjese te tokes qe Jaka kishte pertej liqenit artificial.Me pas pasi jaka i firmosi letrat SAhkelzeni e nxorri nga burgu dhe e gradoi kryebiznesmen te Shqiperise.
    Sa per koncesionin puna eshte shume e thelle. Madje edhe ndinje gazetar gazete opozitare(para 23 qershorit)perpiqej t’i kompleksonte personat, qe po investigonin kete hajduteri. Me porosi te trimave te Visho Ajazit ky fare gazetari pretendonte, qe firma koncesionare Rapiscan LTD eshte prone e zv/presidentit Dik ceni, pra mos t’i mprihnim briret me kete fiorme. Njelloj si Sala kompleksoi opoziten me Betchel, si gjoja firme e Presidentit Xhorxh Upker Bush, pra mos t’i mprehtte opozita briret me kete firme.
    Theksoj se ky koncesion mund te preke edhe sigurine kombetare te Shqiperise. Gjithashtu ne praktike firma mund te zbatoje edhe praktika te konkurences se pandershem ne demte biznesit shqiptar.
    Zgjidhje nuk eshte edhe dhenia me koncesion e komplet doganave ndonje firme angleze me demek prestigjoze sic enderron edhe ndonje individ i PS-se

  7. myzeqari says:

    A more Nikolin une te njohe mire dhe them kete gje qe dhe ti je i dhjere deri ne kryqe se dhe ti ke bllokuar te gjithe mensat e ushtrise, mensat e spitaleve komisariateve burgjeve etj. Por nuk i ke ne emrin tend por te gruas tende Alma Tafani. Rri rehat se mut je dhe ti tropojan je. Te futi Sala ne burg te nxorri dhe te beri kryetar te dhomes se tregetis apo ca muti je nuk e di…

    1. adi says:

      Muzeqar more i shkrete, qente le te lehen se karvani shkon perpara………..

  8. bythelepirsi i vertete says:

    ty vetem burgu te ben trbjet,mer fare e keqe.

  9. permetar says:

    Genjeshtrat e jake hajdutit por keta hajdute qe e kane vendin ne burg genjejne se duan shoke si veten etyre,dhe po te thone te verteten nuk i beson njeri,prandaj duhet tju hiqet e drejta e shkrimit ne gazeta ketyre hajduteve.

    1. goni says:

      Ca thu mor trap, nuk jemi ne diktature, te mos flasim te mos shkruajme, mos denoncojme po kush do ta bej????trapat anonime si ti?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje