VIDEO LAJM/ Policia e bën ndonjë arrestim në flagrancë

29 Korrik 2013, 20:21Sociale TEMA

Këto janë pamjet e pikës së këmbimit të parave në rrugën e Durrësit, që u sulmua nga 3 të mitur në tentativë për vjedhje.

Ngjarja ndodhi në mesditë.

Në pikën e këmbimit ishte vetëm një punonjëse.

Të paarmatosur dhe pa maska, adoleshentët i kanë tërhequr vëmendjen punonjëses duke i marrë një vazo me lule dhe më pas njëri prej tyre hyri te banaku dhe mori shumën prej 10 mijë eurosh.

Gruaja, që ka kuptuar skemën e grabitjes, ka shtypur menjëherë sinjalin e alarmit, që bie në sallën e policisë.

Drejt vendngjarjes mbërritën për pak minuta patrullat “Shqiponja”.

Pak metra larg pikës së këmbimit valutor u kap njëra prej të miturve, ndërsa 2 të tjerët u kapën pas pallatit në përpjekje për t’u larguar.

5 komente në “VIDEO LAJM/ Policia e bën ndonjë arrestim në flagrancë”

  1. BERISHA DHE BASHA LARGOHU BECAUSE I WANT ALBANIA FREE. says:

    Ah medet per policine shqiptare, hajvanitet fare.

    1. Korab Gashi KU-UK says:

      Muli asht kompetent!
      E kap minin me qerre ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/policia-shqiptare.html

  2. enea says:

    Ka mundesi qe kete ngjarje e ka organizuar vete policia per te thene qe ja po punojme.

    1. Ripjellje says:

      Po edhe këtu nuk rri dot pa dyshuar o toç kuklle ?

    2. fl says:

      JO mor jo, po kur arrijne dhe vajzat nen 18 vjec te marrin guximin per vjedhje, mendo se ku jemi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje