Është periudhë pushimesh dhe shumë njerëz ose i kanë mbaruar ato, ose presin që t’i nisin.
Për të gjithë ata që duan të largohen nga stresi i përditshëm, vjen ky koleksion i fotove fituese të konkursit prestigjioz të revistës “National Geographic” për udhëtarët.
Nëse mendoni se edhe ju realizoni foto të bukura gjatë pushimeve, shihni këto imazhe që ju lënë pa frymë.
Në total 15.500 fotografë profesionistë dhe amatorë nga e gjithë bota morën pjesë në konkurs.
Fituesi është fotoja e parë në radhën poshtë, që tregon një kampionat garash ujore në Brazil./ep
Mua me teper me pelqen fotoja e fundit. Shfaq nje festivitet per tre elementet jetik ne Toke — ujin, ajrin dhe Diellin.
FANTASTIKE!
Shikoni dhe 10 fotot më të bukura të natyrës të ekspozuara në Muzeun e Historisë së Natyrës në Londër.
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/the-masters-of-nature-photography.html
Këto foto janë vërtetimi i thënies “një foto vlen sa një mijë fjalë”. Të bukura.
kan harru me qit surratin e Sal Cecen Malokarit duke qajt mas votimeve,
Nuk do te me pelqente te kaloja pushimet as ne shpella me fantazma, as mes kafsheve te egra, as mes njerezve te bojatisur ne fytyre, as ne vende qe te ze melankonia, por vetem ne ishujt fantastik te Greqise ne Jon dhe ne Egje, aty ku natyra te dhuron cdo gje. I vetmi problem eshte se do te duheshin shume jete qe te njohesh bukurite e ishujve te pafund mes detit, diellit, ushqimit te mrekullueshem dhe banoreve te tyre!
“qe te le pa fryme” ne shqip nuk ka te njejtin kuptim me “breathless” ne anglisht. “qe te le pa fryme” ne shqip do te thote te te kete rene me grusht stomakut. “breathless” mund te perkthehet ne shqip ne kuptimin e “te le pa mend”
Te bukura jane, po asnje nuk ia arrin Vlores dhe bregdetit.
Male dhe det ne te njejten kohe.
Vend fantastik.
dhe qindra ndertime pa leje ?
Ska gje, do i prishi Edi
KUKUVAJKA DHE POLTIKANI.
Fotoja qe admirova i takon Zotit G.Mc.George,po e quaj Kukuvajka.
Pershtatja e saj me mjedisin,gjetja qe ky shpend ka bere me nje ambjent ku eshte maskuar aq sakte sa opozitaret nuk e dallojne dot per ta sulmuar,perben nje mbrojtes te vertete per te mbijetuar.
Pikerisht kur politikane qe realisht jane fallco,i anashkalojne ligjeve te drejtesise ngaqe jane pershtatur mjedisit ku punojne ne saktesine analoge te kukuvajkes.
Ndaj edhe ligji keta “pelivane” nuk i kap aq lehte sa mendojme ne njerzit e zakonte.Nese Berluskoni denohet 4 vite burg,ai ishte nje kukuvajke e vertete.Ka ne Shqiperine 100 vjecarte “kukuvajka” te tilla?????