Ish- drejtori i burgut të Shënkollit, leje të dënuarve për 300 euro

4 Gusht 2013, 11:55Politika TEMA

“Të uroj shnet Zotni, shiko e ma maro të mërkurën at muhabetin se më neron…”.

Ky është vetëm një nga mesazhet që i dënuari për vrasje Kastriot Kola, i dërgonte ish drejtorit të burgut të Shënkollit Lezhë, Valentin Mirit, të cilit i kërkonte të firmoste lejen shpërblyese, pasi i kishte dhënë shumën prej 300 eurosh.

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet ndaj të pandehurit Miri, ndaj të cilit ka ngritur akuzat për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv”.

Në dosjen e organit të akuzës zbardhen të gjitha aferat korruptive të ish-drejtorit të burgut të Shënkollit, i cili, kundrejt shumave nga 10 mijë lekë deri në 300 euro firmoste lejet shpërblyese për të dënuarit, si dhe lejonte përdorimin e celularëve në qeli.

Madje, në një nga rastet Valentin Miri kishte marrë lekët për t’i dhënë leje Kastriot Kolës, por nuk ka mundur ta firmosë, pasi nuk ka firmosur mjeku i burgut. Në dosjen e prokurorisë thuhet se Valentin Miri i ka shpjeguar të dënuarit me vrasje përse nuk e firmoste dot lejen, duke argumentuar mes të tjerash se do të shkarkohej nga detyra e drejtorit të burgut, ndërsa Kastriot Kola i ka thënë t’i mbante lekët.

Hetimet ndaj Valentin Mirit, ish-drejtor i burgut të Lezhës, nisën pas një informacioni që Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje i referoi Prokurorisë së Tiranës. Miri, me detyrë drejtor i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Shënkoll – Lezhë, dyshohej së në kundërshtim me ligjin kishte dhënë leje të veçanta dhe shpërblyese për disa të dënuar. Gjithashtu, dyshohej dhe në lidhje me lejimin e të burgosurve që të mbanin mjete të ndaluara në dhomat e tyre. Po kështu dyshohet se ka marrë në mënyrë të kundraligjshme shpërblime financiare nga familjarët e të dënuarve, për t’u lejuar atyre celularë në qeli, si dhe duke u dhënë leje shpërblyese të jashtëligjshme/A.XH

11 komente në “Ish- drejtori i burgut të Shënkollit, leje të dënuarve për 300 euro”

  1. miro says:

    burgjet jane bo si han me tre yje, 300 euro nata.

    1. Pal Dod Mark Qun Ndre Shkjezi says:

      E ka than Mero; Minister ma idiot se Mul Noka nuk ban ma nana Shqipni.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/gamor-ti-gamor-kush-tvuni.html

  2. plaku Mere says:

    Po cmund te persesh nga maloket e bajtaktarit

  3. Teuta says:

    Ore Bogdan keta jane krenaria e partise dhe qeverise tuaj te cilet kane frike nga qeveria e re.

  4. Lulashi says:

    Paska qene njeri i mire drejtori! I ka pas cmimet e ulta!

  5. Oooouuuuu,,,,,,kjo puna e 100euro dhe 300euro ,24 oreshi , ka shume vite qe praktikohet !Mbase tani nga fundi ky drejtori (qe besoj se do jete me 7 klase) mund te mos kete qene i rregullt me Eprorin e tij, prandaj po ndiqet ,se keta i kane rrjepur te burgosurit e shkret ,per shume vite ,sa ka qene demokrati Sali,se kur ishte Tosi ne pushtet ishte shum mizerje,nuk paguaje dot,nuk ja gjeje kollaj vrimen, kesaj pune ! Kush ka njohur Mond Kosenin ,ne Elbasan,e di mire se si ishte kjo pune!Dhe meqenese kujtova kete Kosenin,ky njeri ishte si komisar,,,,Katani,,,,,ky duhet te vihet nga qeveria e re ,kryepolic i Shqiperise dhe shikoni si dhjesingjak te gjithe ata qe kane problem me ligjin !

  6. viktor says:

    ne cdo burg te vendeve evropiane nuk lejohet ne asnje menyre perdorimi i cellulareve ne burgje nuk mund ti jepen gjera personale qe i perkasin te pandehurit jane sende private dhe duhen mbajtur ne arkiv deri sa i burgosuri mbaron denimin nuk lejohen gjera te tilla neper burgje sepse perdorimi i cellularit mund te krijoj krime te reja nga ana e te burgosurit nepermjet komunikimit me cellular eshte dicka shume e rezikshme .Persa i perket lejeve drejtori nuk ka asnje te drejte te japi leje te burgosurit por keto leje jepen vetem nga gjykata e denimeve vetem me lejen e gjyqesorit jepen keto leje por sipas procedurave qe ka gjykata dhe motivin e lejes . drejtori i burgut ka vetem te drejte te komandoj burgun te respektoj rregullat dhe procedurat qe jane percaktuar sipas ligjit dhe ne asnje menyre drejtori nuk duhet te kete kontakt me te burgosurit sepse eshte shperdorim regullash te percaktuara . prandaj ketu ne shqiperi s’duan tja din fare per ligje puna eshte vetem te bejne lek sa te munden .turp drejtorit qe per ato leje humb punen e tij pergjithmon tani lereni te qiet ne byth me duart e tij .

  7. anonimos says:

    keta loket per leke i heqin vete nuk eshte nevoja tu thuash,,, dru me pre

  8. lugu says:

    Mos prisni qe te ndodhe cudia me keto qe do vijne, po e njejta situata do jete, ndoshta do te ndryshoje vetem cmimi per sherbimin qe do ofrohet, qe sigurisht do te jete me i larte, per arsye se , 8 vjet opozite dhe fushata i ka derrmuar financiarisht.Lum populli per keta politikane, per keto qe do ikin, si dhe per ato qe do na vijne.

  9. ardjani says:

    puna e ketij drejtorit eshte e thelle, nuk eshte ashtu siç e paraqesin keta zoterinjt; drejtori do te mirrte pjese si kandidat, i treti ne listen e PD per qiarkun e Lezhes por nje “intrige” permbrenda partise demokratike te qiarkut Lezhe e ka bere viktime.
    Njerezit e ex sigurimit lokal te diktatures se vjeter ja kane pergaditur planin, ato quhen … serpenti (gjiarprinj), dhe vetem Krishti ju vjen rreth ketyne serpentave (gjiarprinjeve).

    perbile situata e ketij drejtorit verteton ate qe eshte thene ne gazeten tema keta ditet e fundit, mbi konfliktet e intrigat e mbrendeshme qe ka karakterizuar PD ne keto zgjedhje te fundit.

    Prandaj, llafe mund te lindin sa te doni edhe pertej peshes se natyrshme, por realiteti eshte ky.

  10. Laciani says:

    O plaku mere/ nga je ti nga jugu,sepse ju te jugut e quani
    veten qytetar te tiranes me 2-3 vjet emigrim ne tirane ,
    ne lacianet qe jemi 25 km nga tirana jemi maloke,silluni mire
    o moter bukura se nuk do u japim permeso di sogiorno do ju trajtome si emigrane klandestin,nuk do beheni tironca kurre!!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje