Vrasësi i tre personave në plazhin e Vlorës para pak ditësh vazhdon të endet në liri. Dyshimet janë se Delin Hajdaraj, që vrau tre persona të pafajshëm, mund të jetë larguar nga vendi, ndaj policia e ka shpallur në kërkim.
Ajo që të trondit është hezitimi i policisë për të nxjerrë emrin e tij prej ditësh. Madje, as për të komentuar se çfarë tipi është ai, a rrezikohen qytetarët prej tij dhe nëse ka ndonjë foto që mund të tregojë se kush është ai njeri që qëllon mbi turmën në mënyrë të çmendur.
Ndërkohë djali i Diana Ademit, njërës nga viktimat e masakrës së Vlorës, ka rrëfyer për GSH momentin kur ka marrë vesh lajmin.
Rudi Kolgjini, 22 vjeç, shprehet: “Kam qenë në Tokio në hotel; kur hapa adresën e “Facebook”-ut, pashë se një shoqja e mamit e kontaktuar nga Oliveri (nipi i Dianës), më kishte shkruar se mami ishte vrarë gjatë kohës që ishte në plazh. Menjëherë kam kontaktuar me familjen e gjyshes dhe më treguan gjithçka. Nuk arrija ta besoja. Dola jashtë hotelit dhe aty humba ndjenjat. Më shoqëruan për në spital miqtë e mi. Më pas u riktheva në hotel dhe lexova çfarë kishte ndodhur. Isha komplet i pavetëdijshëm e më dukej çdo gjë ëndërr. Shoqëria ime organizoi gjithçka për kthimin tim të nesërmen për në Gjermani. Aty na pritën një grup shokësh, dhe bashkë me të dashurën time dhe me motrën e saj u nisëm në drejtim të Italisë, ku morëm tragetin për të ardhur në Shqipëri”.
“Mamaja më merrte gjithmonë në telefon për të më pyetur si isha, çfarë po bëja. Kishte merak dhe donte të informohej për çdo gjë. Edhe atë ditë bëri të njëjtën gjë; më pyeti nëse isha mirë dhe unë i thashë që po kaloja shumë mirë. Nuk e imagjinoja kurrë çfarë mund të ndodhte, sepse mamaja ime ishte një njeri që nuk i bënte keq askujt, dinte të bënte vetëm të mira. Dhe, kur e mora vesh për ngjarjen, për asnjë moment nuk mendova se vrasësi kishte dashur të qëllonte atë”.
Rudi thotë se ata si familje vendosën që trupi i saj të prehet në Vlorë./ep
Po, moj zonje e nderuar! Ai iku ne drejtim te pa ditur. A thua eshte mi e u zhduk neper labirinthe nentokesore. Nuk do policia e korruptuar e Saliut ta kape.
Ishte nje askident, nuk ishte me qellim , dhe kjo ka shume rendesi,
Krimi nuk justifikohet aspak, por duhet thene se ishte aksident
dhe aksidente ndodhin kudo….
Ketu ne New York , ne mes te Manhattanit nje grua ishte ulur ne kafene ne tavoline ….dhe nje plumb I erdhi dhee goditi ne koke –Ajo ishte turiste ne Manhattan, dhe kish ardh per qejf, por fati I saj I keq rastisi qe aty plasi nje sherr ne ruge dhe ata u goditen me arme ..
.Nje plumb rastisi qe vajti e qelloi zonjen ne kafene…..
Para ca ditesh nje tjeter grua ne Manhattanin e jugut u vra Brenda ne shtepi nga nje plumb qorr qe vitne nga ruga…
Me vjen shume keq per te ndjeren, zonjen Diana, dhe I shpreh ngushellimet me te sinqerta djalit te saj !
ngushellime RUDI …me vjene shume keq per mammane tende…
Mendoj se krimineleve duhet tu permendet edhe origjina sepse shpesh degjojme mbiemra veriore e thuhet vetem banimi. P.sh keta nese jane nga veriu mos prisni te kapen. Nentekst eshte qe nga zonat me më shume persona te ngjarjeve te tilla,te jene sa me pak drejtues te larte ne organet e rendit. Mendoj se do te kete efekt edhe brenda komuniteteve.
NGUSHELLIME TE AFERMVE!
Nuk ka rendesi fare, nese eshte larguar apo eshte ne Shqiperi nje kriminel, qe pa ju dridhur dora qellon mbi turmen. Mbi turmen u derdh nje bresheri e tere edhe ne 21 janar. Dhe ata qe qelluan jane ketu midis nesh. Asnje nuk u largua. Bile edhe ky “snajperi” i Vlores prej tyre ka mesuar, se ka te njejtat zakone, te njejtin dialekt, te njejten “burrni” skutash. Asnje meshire per vrasesit!
Ngushullime familjeve te viktimave!
NGUSHULLIME – ………… ska fjale ……..
http://www.google.com/search?q=Delin+Hajdaraj%2C&ie=utf-8&oe=utf-8&aq=t
Nuk mund as tia zvogelojme dhimbjen ketij djali dhe as tia kthejme mamin ne jete !Gjithsesi ngushellime !
mos eshte nipi ose cuni i ndonjerit ky qe s’po e kapin dot! shume polici te lodhur kemi, i sjell verdalle nje bastard 22 vjecar qe duhej ta kishin ngritur ne ajer qe 1 ore pasi beri krimin e shemtuar. Zoti na ruajt!
Muli ka ikur ne drejtim te paditur..!!!
Ngushelime ore djale . e degjova intervisten tende me theri ne zemer ajo gjuha shqipe jote me emocionoi shume kur thoshe mamaja ime mamaja ime, jane nene vete. zoti te dhente shendet qe mamaja jote te jete engjell mbrojtes te jetes tende. .