Inspektorët ndërtimorë të Tiranës qëllojnë me levë qytetarin (VIDEO)

5 Gusht 2013, 08:59Politika TEMA

Inspektorët ndërtimorë kanë qëlluar me levë në kokë një qytetar, gjatë aksionit për shembjen e një shtese pranë shkollës “Andon Zako Çajupi” në Tiranë. Ngjarja është shënuar pasditen e djeshme në kryeqytet gjatë një operacioni për shembjen e një shtese pa leje në një subjekt privat në këtë zonë.

 

Do të ishte një aksion normal për shembjen e një objekti privat, por ka degjeneruar në dhunë fizike, duke shkelur të drejtat e njeriut dhe duke terrorizuar opinionin publik.

Pasi ka nisur me ofendime banale mes inspektorëve ndërtimorë dhe një qytetari, debati ka degjeneruar në dhunë duke lënë të plagosur banorin e zonës ku do të kryhej aksioni, raporton A1Report.

Pas sinjalizimit të policisë së Tiranës nga qytetarët, të cilët denoncuan dhunën, forcat e komisariatit numër 4 kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e qytetarit dhe 2 personave te tjerë, ndërsa janë marrë në pyetje dhe inspektorët ndërtimorë, të cilët jashtë rregullave të punës, ishin pa uniformë dhe me pantallona të shkurtra, çka lë dyshime nëse janë civilë që përdoren nga kreu i Inspektoratit Ndërtimor, Florenc Hoxha, për t’i bërë presion qytetarëve.

Në momentin kur banori shoqërohet në makinën e policisë, me urdhër të Florenc Hoxhës, i cili ndodhet aty, qytetari i thotë këtij të fundit: “Jam banor i zonës. Nuk kam lidhje me ngjarjen. Kam ardhur të hap pompën e ujit”.

I pyetur për konfliktin, Hoxha u shpreh: “Nuk di gjë për konfliktin, por do t’jua sqaroj pasi të marrë informacionin e nevojshëm”.

Nuk është hera e parë që zoti Hoxha përfshihet në konflikte të tilla, të cilat edhe më herët kanë degjeneruar në dhunë ndaj qytetarëve të thjeshtë.

Mësohet se i arrestuari ka thënë se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se kishte shkuar aty për ta hapur pompën e ujit, pasi ishte banor i zonës.

Për ngjarjen e rëndë ka nisur një hetim, pasi dhuna është një rast i përsëritur ne te tilla situata. Pas deklarimeve në polici nga të dyja palët, organi i akuzës do të hetojë për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

17 komente në “Inspektorët ndërtimorë të Tiranës qëllojnë me levë qytetarin (VIDEO)”

  1. Mira says:

    Florenc Hoxha do të jetë dhe kandidat për zgjedhjet parlamentare 2017, këta mafiozë do partia…., këta kriminela “futen” në parlament!

    1. jimmi says:

      kjo eshte praqitja e atministrades kriminale te Albanistanit me ne krye lulzim bashen ilire meten etj

    2. O milet! says:

      Policia bashkiake nuk ka autoritet per te ndaluar dhe shoqeruar qytetaret!
      I vetmi institucion qe a ka kete te drejte eshte policia e shtetit.

  2. Labi 2 says:

    Ata jane punonjesit e Lulit, te tjeret jane jane qytetare dhe si te tille duhet te jene te paret,por vetem kur luli nuk ishte kryetar,ndersa tani i pari eshte Florenci dhe shpura e tij banditeske,qe jane bere tamam si Arturo Ui.

    Eh qytetaret e shkrete qe presin qe hallet t’ju a zgjidhe Luli.
    Ai do zgjidhe halet e punonjesve te korruptuar te administrates kur te pushohen nga puna si te paafte e te korruptuar dhe jo hallet e qytetareve te thjeshte qe kane halle te medha.

    1. Rasumi says:

      Edhe ju te shtypit shkerdhata jeni! Deri Dje prishini prishini kur te tjeret Kane hedhur leket a thua se jetoni Ne Paris ju! Per bathoristet Eshte ok te Zene toka tu legalizohen pronat ndersa te tjeret I ka bere lopa! Ore ka nje ligj qe thote Ndertimit pa leje Nga 2006 do legalizohen qe hyri Ne fuqi Perpara nje muaj e ca Ne fuqi! Shqiperia keshtu edhe po te jesh celen edhe Rama ti legalizon e Tani e ka dredh ! Ska faj ai se ndaj votuam per te po ketu jemi ! Sa per kete pleren Florenc Hoxha si sdoli ndonje tja qij ate kurven me ndonje leve ! Po popull muti vriten kot me kot!

  3. TaniB says:

    Ne nje vend normal kreu i bashkise duhet te kishte dale ne konference per shtyp te kerkonte falje publike dhe pse jo te kishte dhene doreheqjen.

  4. fatbardh says:

    Mos e merrni seriozishrt asgje qe ben bashkia e Lulit, eshte thjesht nje show.Ne kombinat gjerat sot jane sic kane qene ,dhe kjo bashki eshte institucioni me i pafytyre qe mund te gjendet.Mos kujtoni se na e hidhni o PLEHRA.

  5. Sic duket ne shqiptaret nuk mund te rrim pa prodhuar ksi figurash te urryera qe kur marrin karrige poshtrojne edhe ata qe I kane ba kryt dhe kur ja heqin karrigen I bahen servile edhe djallit

  6. Zamo says:

    Te prishin por ne zbatim te ligjit dhe jo ne menyre selektive

  7. robert says:

    Tirana ne meshire te fatit, faji i vetem i qytetarit eshte qe nuk ka paguar leket te Flori, ndaj edhe u be i vdekur ne dru, se te jete per ndertime me prish ne keto 3 muaj jane bere mbi 2000 ndertime te tilla, po ka dicka qe per 1900 jane paguar leket te Flori , per 100 qe do prishen seshte derdhur asnje qindarke

  8. santiago says:

    florenc hoxha mban 3-4 gangstera nga prapa per te treguar forcen,por do ti q.. t motra nje dite

    1. alban says:

      Santi qetesohu se mund te jene ropt dhe motrat e tua pastaj,kshu qe mos e zgjat mo shum sec te takon.

  9. juli says:

    do ti qihet mor do ti qihet HOXHES dhe keq fare po ja te iki NOKA nga pushteti me gjith kulicAJT,A THUA PO LOZIN PEZA KETA?SKANDAl ,polici rrinte si guak shikonte

    1. alban says:

      Ti Jul po flet shum keq,por nuk mundesi si te te gjej se flas un me ty pastaj.

  10. FREDI says:

    DO TA HAPIM BYTHEN O FLORENC ME GJITHE ATA BARKEDERAT QE KE AFER, EDHE 25 DITE…. HAHAHA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje