Refuzimi i rekursit për ‘Gërdecin’, juristët: Prokuroria t'i drejtohet Kushtetueses

4 Gusht 2013, 10:00Politika TEMA

Pak ditë më parë Gjykata e Lartë vendosi mos pranimin e rekursit të prokurorisë për çështjen Gërdeci ndërsa organi i akuzës pretendoi mungesën e hapësirës apo kompetencës së veprimit për të dërguar çështjen me tej. Por juristët shprehen se nga pikëpamja formale hapësirat kushtetuese dhe ligjore ekzistojnë dhe duhen shfrtyëzuar nga prokuroria.

Sipas Plarent Ndrecës, ndjeshmëria e lartë publike e kësaj çeshtje e obligon Prokurorinë e Përgjithshme që ta ankimojë në Gjykatë Kushtetuese, të ezaurojë çdo mundësi që i lejon proçedura penale dhe kushtetuta për të çuar deri në fund atë akuzë që ka ngirtur.

Thelbi i qëndrimit me të cilin Prokuroria e dërgoi çështjen në Gjykatën e Lartë ishte akuza ndaj disa prej të pandehurve kryesorë. Gjykata e Faktit dhe Apeli rrëzuan akuzën e ngritur nga Prokuroria ndaj të pandehurve kryesorë për “vrasje në rrethana cilësuese”. Pikërisht me kërkesën që kjo akuzë të lihej në fuqi dhe mbi këtë vepër penale të jepeshin dënimet.

Gazetari: Cila mendoni se është zgjidhja përfundimtare pas refuzimit të rekursit nga ana e gjykatës së lartë për çështjen e Gërdecit?
Plarent Ndreca: Nga ato cfarë kam ndjekur nëpërmjet media lidhur me këtë çështje që ka karakter të fortë publik, jam vënë në dijeni të këtij fakti që gjykata e lartë ka kaluar me mos pranim rekursi kërkesën e prokurorise. Gjykoj që ka hapësirë për të vijuar me këtë proçes dhe një ndër mjetet juridike kushtetuese që parashikon kushtetuta e shqipërisë është dhe ankimi në gjykatën kushtetuese për këtë vendim të Gjykatës së Lartë. Që do të thotë që prokuroria ka të drejtë që këtë llojë vendimi që i ka cënuar aksesin në gjykim, ka të drejtë ta çojë për shkelje të drejtave kushtetuese në Gjykatë Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ka praktika në këtë rast që interpretojnë nocionin individ që parashikohet në Kushtetutën tonë.

Gazetari: A ka kufizime në këtë pjesë për prokurorinë?
Plarent Ndreca: Sigurisht që ka kufizime. Pikërisht këtë ka bërë gjykata kushtetuese e cila ka interpretuar nocionin individ dhe ka futur në kuptimin e këtij nocionin jo vetëm përsonat fizik apo juridik privat por dhe personat juridik publik. Kufizimi në legjitimin e prokurorise për të bërë një ankimi në gjykatën kushtetuese ka të bëjë vetëm për të drejta kushtetuese te karakterit procedurial. Nëse prokurorise i është cënuar e drejta kushtetuese proceduriale atëherë ajo legjitimohet të bëj një ankim në Gjykatën Kushtetuese. Në rastin e Gërdecit prokurorisë i është cënuar aksesi në gjykim, nuk i është dhënë mundësia që të dalë përpara trupës gjyqësore, për të parashtruar akuzën e saj, për të parashtruar provat ndaj të pandehurve, për të mbrojtur çështjen e saj. Pra i ka kaluar në mos pranim.
Nuk jam i informuar se sa ky rekurs ka qenë i bazuuar në kodin e proçedurës penale,
Kodi i proçedurës penale parashikon tre raste kur mund të bëhet rekursi
1. Kur ka shkeljetë rënda proceduriale, 2.Kur është shkelur rëndë ligji material dhe ai proçedurial, 3. Kur ka çështje të pavleshmërisë së Gjykatës së Shkallës së Parë dhe asaj të Apelit.
Sikur njëra nga këto raste të qëndronte formalisht, mos marrja në shyqrtim dhe mos kalimi në gjykim i kanë cënuar aksesin prokuroririsë e cila është palë dhe gëzon të njëjtat të drejta të barabarta me çdo palë tjetër në gjykim dhe nuk mund ti cënohen. Pra janë të drejta proçeduriale që kanë të bëjnë me një parim kushtetues me barazinë ë e palëve në gjykim dhe me parimin tjetër atë të aksesit në gjykatë. Konventa Europiane e të drejtave të njeriut parashikon në nënin 6 të saj se nuk ka gjykim të drejtë në rast se nuk ka proçes të rregullt ligjor

Gazetari: A e ka ndjekur më parë prokuroria këtë llojë praktike ?
Plarent Ndreca: Në informacionet që unë kam prokuroria nuk e ka ndjekur këtë lloji praktike fatkeqësisht më parë. Ka patur dhe çështje të tjera me impakt publik që prokuroria ka patur mundësinë të ndjek dhe këtë mjet që i garanton Kushtetuta.

Gazetari:Pra mbetet vetëm në vullnetin e prokurorisë që të bëj ankimimin në Gjykatë Kushtetuese?
Plarent Ndreca: Në rast se prokruroria formalisht ka plotësuar kriteret e kodit të prodecurës penale për të bërë një rekurs mos pranimi ka sjellë cënimin e aksesit në gjykatë dhe mjafton kaq që gjykata kushtetuese të shfuqizojë vendimin e gjykatës së lartë. Por në rast se prokuroria nuk ka plotësuar një nga këto tre kritere për të bërë një rekurs në gjykatë të lartë atëherë vendimi i gjykatës së lartë është i drejtë
Ajo që unë theksoj me forcë është që nga pikëpamja formalë prokuroria ka një mundësi ligjore dhe kushtetuese për ta shfrytëzuar,

Gazetari: Ndjeshmëria e lartë publikë a e obligon prokurorinë që ta ankimoj në gjykatë kushtetuese?
Plarent Ndreca: Kjo është një arsye më shumë që prokuroria e përgjithshme të ezaurojë çdo mundësi që i lejon proçedura penale dhe kushtetuta për të çuar deri në fund atë akuzë që ka ngirtur./News24

9 komente në “Refuzimi i rekursit për ‘Gërdecin’, juristët: Prokuroria t’i drejtohet Kushtetueses”

  1. TURP! TURP! TURP! TURP! says:

    TURP!
    TURP!
    TURP!
    TURP!
    TURP!
    TURP!
    TURP!
    TURP!
    TURP!
    TURP!
    TURP!
    TURP!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/sali-berishas-recollection-gerdec-march.html

  2. Patriot says:

    Pa udenuar krimet makabre te diktatures komuniste dhe persekutoret ne to si dje dhe sot,ne Shqiperi kurre nuk do te kete drejtesi,por vetem riciklim te botes se krim-korrupsionit politik ne te tri pushtetet nen demagogjite komuniste-nazifshiste si sherbe,perca e sundo dhe rrej rrej se dicka do te mbetet.
    Drejtesi e vonuar,dhe drejtesi e mohuar,do te thote drejtesi e dhunuar,nje bashkefajesi dhe nje krim qe vazhdon.
    Me politikane,gjykates dhe prokurore e avokate te lidhur pazgjithshmerisht me te djeshmen dhe te sotmen sa korruptive aq dhe kriminale ne vite nuk mund te kete drejtesi.

  3. rb says:

    Gerdeci duhet te kete nje perfundim. Patjeter denim. Nuk ishte faji i Luan Hoxhes ish Shef i Shtabit te Pergjithshem, por i ish Ministrit Mediu e Ish Kryeministrit.
    Ate varr masiv e ngriti politika, jo shtabi i pergjithshem. E ngriten diku pas kodrave te fshehur, por mjaft afer Areodromit e Portit kryesor detar per te nisur pasurine e ketij populli qe te pasuroheshin. Kur u plasi ne dore bomba terhiqen si te pa burra qe jane. Ku pyet Ministri shtabin? Ai eshte gjitheçka.
    Po te dinte rregullat e sigurimit teknik nuk do ti hynte asaj aventure sado fitimprurese te ish. Po ta kish marre shtabi ne dore, ose po ti thoshte Ministri Shefit te Shtabit se eshte vendosur per te demontuar municionet e dinte ai si vepronte dhe me 1000 % nuk do kish ndodhur. Ne ushtri eshte bere norme qe dhe kur leviz nje makine me tesha e lecka del ne urdher dite, caktohet rruge kalimi i vajtjes e ardhjes dhe, caktohet pergjegjes makine dhe shoferi hedh firmen per instruktazhin e bere e jo me per nje veprim aq te madh per municione.
    Kurre nuk do te ishin futur ne pune femije, gra, pleq, por do te zgjidheshin e do benin nje kurs specializimi.
    Politikanet duhet te mbane pergjegjesi ligjore per ate krim masiv. Boll duke “lare” krime kaq te renda neper konferenca shtypi te shpeshta, te shpelara e organet e drejtesise bejne gjume.

  4. doleci says:

    Te dale iniciativa per referendum ku te kerkohet penalizim mbi çdo gjyqtar a gjykate te cilat kane hedhur valle mbi pellgje gjaku duke dredhur shamine e klauzolave te sajuara me sofizma. Kerkesat ne referendum nese miratohen te kene fuqi prapavepruese.

    ATJE KU ESHTE PRIVUAR JETA E PAFAJSHME TE PRIVOHET LIRIA E ATYRE QE KANE NEPERKEMBUR GJAKUN E TE TJEREVE DHE DHIMBJEN E DINJITETIN E TE AFERMVE E TE GJITHE SHOQERISE,

  5. fatmiri says:

    Gjykata e larte duhet te shkrihet menjehere dhe gjyqtaret te paraqiten para drejtesise! Ndryshe ç’ben shoqeria civile per kete krim makaber? Pse ngrihet Ballahuri per kete krim dhe te organizoje njerezit me protesta para gjykates. Po ç’eshte kjo qe bejne si u do qejfi gjykatesve. Deri ne perplasej fizike me ta. Po sindikatat kane vdekur. Ashtu si votoi, Shqiperia duhet te ngrihet ne revolte popullore kunder gjyqtareve qe jane maskarenj.

  6. Juristi says:

    Ky avokati ka folur ne tym, sepse nuk eshte e rastesishme qe ne 21 vjet jete Gjykate Kushtetuese e prokurori ne demokraci, nuk ka asnje rast te vetem qe kjo e fundit te kete regjistruar ndonje ankim ne kushtetuese. Prokuroria eshte organ i mbrojtjes se akuzez, person juridik i te drejtes publike dhe nuk mund te kerkoje ne Kushtetuese mbrojtje e nje te drejte individuale themelore si ajo per nje proces te rregullt ligjor. Asnje prokurori ne boten e qyteteruar nuk legjitimohet te beje dicka te tille. Me vjen keq per te prekurit nga tragjedia e Gerdecit por kjo ceshtje ne baze te ligjit merr fund ketu. Avokati ka fol si politikan, jo si profesionist.

  7. GJYKATESIT EPA NDERSHEM TE PASTROJNE HALET PUBLIKE says:

    CFARE PISANJOSER GJYKATESIT E GERDECIT I FSHIVEN MEDIUT SHKELZENIT E SALIUT BYTHEN TER KETO VITE KURRE HAIR MOS BEFSHIN E VDEKSHIN SA ME PARE

  8. daja says:

    Cilsimi ligjor i vepres nga ana e gjykates eshte me se i drejte,por masa e denimit e dhene vlen per tu diskutuar.Edhe nje miop e sheh se aty nuk kemi te bejme me vrasje me dashje ne rrethana cilsuese,sepse askush nuk ka dashe te vrase njeri aty,aq me teper femijet.Per sa i takon anes materiale,cilsimit ligjor te vepres une mendoj se eshte plotsisht i drejte,cka vlen te diskutohet ktu eshte masa e denimit te dhene.Une mendoj se Gjykata e Larte duhej ta kishte gjykue ceshtjen dhe te linte ne fuqi vendimin e shkalles pare e dyte persa i takon cilsimit ligjor te vepres,ndersa mund te linte perseri en fuqi apo ta ndryshonte ate vendim persa i takon mases se denimit te dhene per te pandehurit ose fajtoret.

  9. prokuror province says:

    avokati ish Opgj pa nivel, ja fut kot, po ska faj ai qe gazetari e shef si avokat te PS e shkon e interviston… E shkreta PS ka ngelur ne doren e ish policeve dhe juristeve medioker, e pretendon te beje reforma ne drejtesi.
    Triumfi i injorances!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje