Në një intervistë për “Top-Channel”, kryeministri i zgjedhur Edi Rama jep detaje të tjera që lidhen me vizitat në Itali, Turqi dhe Greqi. Sipas Ramës, qëllimi primar i këtyre vizitave është nisja e një kapitulli të ri për diplomacinë shqiptare si dhe fuqizimi marrëdhënieve me këto tre shtete të cilat ai i quan partner strategjikë. Sipas tij, Shqipëria gjatë viteve të shkuara nuk ka bërë sa duhet për sa i përket marrëdhënieve me këto tre shtete.
Bisedoi: Muhamed Veliu
Zoti Rama, pavarësisht se ju nuk e keni marrë ende detyrën si kryeministër i vendit, kjo nuk ju ka penguar që të zhvilloni disa vizita jashtë vendit, si ajo në Stamboll, apo në Athinë. Cili ka qenë qëllimi i këtyre vizitave?
Janë takime njohëse dhe takime pune për të vendosur piketat e bashkëpunimit në funksion të një partneriteti strategjik, që shtrihet mes Italisë, Turqisë dhe Greqisë, për sa na takon dhe po ashtu me vetëdijen e plotë se në marrëdhëniet bilaterale me këto vende Shqipëria nuk ka arritur në gjithë këto vite të bëjë sa duhet dhe të punojë si duhet për të mirën e popullit shqiptar dhe të gjeneratave që vijnë.
Ju keni folur për kapituj të rinj në marrëdhëniet me Greqinë, një shembull që duhet të ndiqet edhe me Turqinë dhe për një tjetër stad bashkëpunimi me Italinë. Konkretisht çfarë do të thonë këto hapa që ju po ndërmerrni?
Më Greqinë dihet që ka një moment për t’u kapërcyer, pas një periudhe të vështirë në marrëdhëniet mes dy vendeve, për arsyet e njohura. Ne jemi të përgatitur për ta kapërcyer këtë moment dhe për të hapur një kapitull të ri, pas një periudhe që i çoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë në një nivel shumë të ulët, gjithmonë për shkaqe që janë bërë të njohura dhe që nuk kanë lidhje me qeverinë e re. Ne jemi të gatshëm, ashtu sikundër në jemi të gatshëm që të ngremë në një nivel të panjohur më parë marrëdhëniet me Turqinë, që e konsiderojmë një partner strategjik dhe jam i bindur se marrëdhëniet bilaterale me Turqinë do të njohin zhvillime të panjohura më parë. Italia është një partner strategjik i kahershëm, një partner strategjik që e ka ndihmuar shumë në gjithë këto vite Shqipërinë, por nga partneriteti strategjik më Italinë, Shqipëria nuk ka arritur dot, për shkak të paaftësisë së qeverive të saj të marrë atë që mund të merrte në funksion të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit.
Le të ndalemi pak te marrëdhëniet me Turqinë. Në ndryshim nga kryeministrat e tjerë të vendit, duket qartë fakti se ju e barazuat Turqinë si një partner strategjik me Italinë dhe Greqinë. Çfarë ju shtyu ta përfshini Turqinë në këtë partneritet strategjik me vendin tonë?
Përfshirja e Turqisë në partneritetin strategjik është pjesë e programit tonë të Rilindjes në kapitullin e politikës sonë të jashtme dhe është rezultat i një analize të detajuar dhe shumë të vëmendshme lidhur me këtë faktor kaq të rëndësishëm dhe fatkeqësisht të lënë jashtë vëmendjes së nevojshme gjatë gjithë këtyre viteve.
A nuk mendoni se kjo dhënie rëndësie ndaj Turqisë do t’i xhelozojë fqinjët tanë?
Unë nuk besoj se ne duhet të merremi me xhelozi potenciale. Unë besoj se ne duhet të forcojmë marrëdhëniet me fqinjët tanë dhe të çojmë përpara një proces partneriteti strategjik me të tre këto vende në funksion të një Shqipërie më të fortë politikisht, ekonomikisht dhe shoqërisht.
Çështja e kufirit detar mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë mbetet një çështje mjaft problematike. Do të doja t’u pyesja nëse gjatë qëndrimit tuaj në Athinë është prekur kjo çështje.
Është një çështje që natyrshëm nuk mund të lihet jashtë bisedave, është një çështje për të cilën ne kemi një qëndrim të njohur, është një çështje për të cilën në kemi të gjithë vullnetin për ta zgjidhur dhe është një çështje tek e cila edhe fqinjët janë të interesuar të gjejnë zgjidhje dhe jam i bindur se me vullnet të mirë dhe me besim reciprok nuk ka gjë që nuk zgjidhet.
Zoti Rama nuk është hera e parë që ju shpreheni për zgjidhje të këtij problemi me Greqinë. Më konkretisht ju lutem, si do të zgjidhet?
Tani ne jemi qeveria e re e Shqipërisë për një kohë shumë të shkurtër dhe sigurisht që do mirëkuptoni që çështje të kësaj natyre të mos cenohen në rrugën e zgjidhjes së tyre nga propagandimi i parakohshëm i ideve dhe i rrugëve të mundshme të zgjidhjes.
Dhe një pyetje të fundit zoti Rama. Gjatë qëndrimit tuaj në Athinë u lajmërua ardhja në Tiranë e ministrit të Jashtëm të Greqisë, zotit Venizellos. Cili është qëllimi i ardhjes së tij në Tiranë?
Tiranën do ta vizitojnë shumë shpejt, menjëherë pas marrjes së mandatit nga qeveria e re, ministrat e jashtëm të të tre vendeve partnere strategjike të Shqipërisë dhe këtu nuk shoh asnjë arsye për të bërë dallime, apo asnjë arsye për të spekuluar lidhur me këto vizita të shpejta, që janë vizita të dëshiruara nga të treja palët dhe që janë të mirëpritura padyshim nga ne.
Pas Italisë, Turqisë dhe Greqisë, cili është destinacioni juaj i ardhshëm në kuadër të këtyre takimeve?
Sigurisht që pasi qeveria e re të fillojë nga puna ne do të shkojmë menjëherë në Prishtinë, nga Prishtina do të shkojmë në Bruksel dhe nga Brukseli do të shkojmë në Nju Jork, ku do të plotësojmë edhe udhëtimin e menjëhershëm të qeverisë së sapokrijuar.
Zoti Rama, faleminderit.
Faleminderit juve dhe kam besimin se me një politikë të jashtme të re, të hapur dhe kurajoze, Shqipëria në rajon do të ketë një rol edhe më të fortë si mishërimi i një partneriteti të madh me SHBA dhe me BE.
Po jo mor zotri, kush kujton se je ti.
Un te garantoj ty se ta baj ftyren si kpuca!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/rojet-bregdetare.html
Bravo Edo,mos e rruj hic.Aty plako.
Burri ka 1 qendrim dhe jo si ai BARBARI i shpellave qe bonte trimin me qytetaret e vet dhe kur vinte puna me grekun e ulte koken si 1 kurve e keqe.
Ky titulli I shkrimit eshte mashtrues –Edi nuk thiote aspak qe qendrimi yne per detin nuk ndryshon _-Perkundrazi ai thote do bejme bisediume edhe per kete ceshtje . megjithse Edushka ka nje ….qendrim te njohur…. lol
Ai duket qe bije ne kontradikte me veten
Edi haron se per detin nuk e ka mandatin te beje bisedime, sepse ka nje vendim gjykate
–Ja tha kete edhe professor Kristafi ne artikullin e tij te botuar ketu ne Tema…..
Ndaj ben mire qe ceshtja e detit te mos jete ne axhenden e bisedimeve, sepse
ka nje vendim gjykate per detin, dhe ne jemi vend demokratik, ku nuk nderhyeht ne vendimet e gjykatave
Nuk jemi vend diktature ku kryetari I qeverise ben c’te doje me gjykatat dhe vendimet e tyre
Cdo qeveri ka te drejten te bisedoj per ceshtjen e kufijve detar.
Ky problem duhet zgjidhur 1 ore e me pare.
Ajo qe nuk ka te drejte Ed Rama(apo cdo k/minister) eshte te veproj me koken e tij dhe te bej leshime per 1 ”vote” prej leshi qe greket mund te na japin per ne Evrope,ashtu sikur bente BARBARI.
Vendimi i Gjykates Kushtetuse eshte dhe Korniza brenda te ciles do te duhet te zhvillohen bisedimet si dhe bisedimet te jene transparente.Kaq e thjesht,dhe ti s’ke pse te dhjaksesh dhe te kerkosh me qiri ne dore gabime ke Rama.Nuk duhet akuzuar per krime qe nuk i ka kryer akoma.Kur te bej gabimin do protestojme te gjithe dhe do ta ”zgjidhim” problemin,por tani per tani nuk mund ta besh fajtor pse nuk shprehet ashtu sikur te pelqen ty.
Nuk ka pune fare te futet ne nje ceshtje ku ka vendos Gjykata kushtetuse qe eshte gjykate supreme e Shqiperise , Pike
Kjo qe them une , eshte sipas ligjeve qe funksionon shoqeria demokratike, nuk eshte s eme do qejfi mua
Te njejten gje tha edhe Profesor Kristafi qe eshte professor I te Drejtes nderkomebtare qe, Edi Rama nuk ka tager te merret me kete ceshtje
Pra kjo ceshtje qendron jashte fuqise se Kryeminsitrit shqiptar, sepse vendimet e gjykatave
nuk jane pjese e diskutimeve dhe e bisedimeve shteterore –Ato vetem zbatohen ,
por nuk diskutohen
Une nuk kerkoj gabime per te, por ajo qe thote Edi tregon nderhyrje ne puent e gjyqesorit –Kjo eshte demokracia
Nuk po e mburr njeri Salen.
Sala iku, dhe shume mire qe iku, se ishte tip dogmatiku dhe nderhynte ne puent e gjyqesorit —
Tani nuk duam te perseritet e njejta gje…..
Ndaj Edi eshte komplet gabim qe e fut ceshtjen e detit ne axhenden e bisedimeve,
dhe tregon se ka nje politike me dy -fytyra ne lidhje me Greqine
Ajo ceshtje e detit vetem mund te shkoje per tu shqyrtuar ne gjykaten nderkomebtare
ne Hage nga greqia, por ne nuk mund te diskutojme me per te ….
Bravo raimond sepse asnje qeveri dhe asnje “lider” nuk ka drejte te bisedoj apo te hyje ne bisedime me nje shtet tjeter ndaj nje ceshtje qe gjykata kushtetuese ka dhene verdiktin e saj.
Nuk leshon Rama asnje cm det,te jesh i sigurt,ti edhe te gjith keta ketu,me nafte apo pa nafte qofte..
Dean,
Ne te dy kemi me se dy vjet ne forum dhe e njofim njeri tjetrin. Ti ne shkrimin lart thua :
“Burri ka 1 qendrim dhe jo si ai BARBARI i shpellave qe bonte trimin me qytetaret e vet dhe kur vinte puna me grekun e ulte koken si 1 kurve e keqe.”
Dean, ne kemi rene dakord te dy me shprehjen tende “agree not to agree”. Ne intervisten siper ne lidhje me Greqine Edi foli tamam si diplomat duke mos thene asgje ne thelb.
Mendoj se, per sa i perket ujrave Edi do kete ne dore ai mjet argumentimi vendimin e gjykates kushtetuese shqiptre per mos pranimin e marreveshjes aktuale. Sa so do te jete i forte ky argument do ta shofim ? Me fal por ne se greket gjejne nafte ne keto ujra, Greqia do ti marri keto ujra me hir ose pahir. Fakt eshte qe per keto ujra nuk ka ndonje Konvente nderkombetare. Diplomacia eshte mer dhe jep. Ndoshta greket heqin ligjin e luftes ose ndonje gje tjeter ne kompensim te ketyre ujrave dhe qeveria e re do ta shesi kete “deal” si nje fitore te madhe.Mos harro se ne Greqi kemi shume shqiptare qe punojne dhe jetojne me familjet e tyre dhe ne Shqiperi tregu i punes eshte i tejngopur.
Dean, mos harrojme cfare ka thene Thacer :
“„Nuk ka miqësi të përjetshme,por interesa të përjetëshme të një shteti”
Mos harrojme se shpesh “kompromisi” mbizoteron ne politiken e jashteme te shume vendeve, sidomos kur keto vende jane te dobta ekonomikisht, ushtarakisht dhe nuk kane muskuj. M.gj.ate let’s see.
Naten e mire, Dean.
Mire mengjesi plaku
Plaku,
Edi,me sa kam vene re une,sorrollatet pak si shume ne shprehjen e mendimeve te veta.Nuk do ta konsideroja si 1 nga politikanet me te afte ne artikulimin e tij.Jo se nuk kupton,apo artikulon dot veetveten,por zgjatet shume.Por keto ”fatkeqesi” linguistike Edi dhe cdo politikan tjeter,mund t’i konsideroj edhe Gjuhe Diplomatike,ne te njejten kohe.Thjesht spekullim.Dhe une kam mendimin se Edi nuk ka per t’i shpetu dot ketij fenomeni dhe,sa me shume kohe te kalojne,aq me shume i koklavitur ka per tu bo ne gjuhen e tij,pasi situatat kritike ta diktojne 1 gjuhe te tille.
Por,ajo qe une lexoj,”midis rreshtave”,ne gjuhen e Edit eshte se ai nuk ka per tu ngritur mbi vendimin e Gjykates Kushtetuese.Kjo per hir te faktit se ka qene akuzuar per 1 kohe te gjate si ”grek”.Akuza te kesaj natyre,zakonisht ndertojne edhe mendesine e 1 politikani ne Shqiperi dhe te Edit ne rastin konkret.
Ndersa persa i perket greqise.Greqia eshte 1 ”luan” qe s’te kafshon dot,sepse eshte pa dhembe.Po e quaj ”luan”,jo se eshte e tille,por se keshtu e ka bo Frika dhe Inferioriteti i Shqiptareve,se ne arenen Nderkombetare s’e pjerdh njeri.As ”Maqedonia” s’e pjerdh,lene mo shtete te fuqishme te cilat jane NGOPUR me shkerdhatlliqet e greqise.Ne keto momente qe po kalon greqia,Edi Rama do bej gabimin me te madh
nese,si ”ndere” nga ana e greqise,pranon heqjen e Ligjit te Luftes,apo 1 vote te Greqise ne Evrope.Kjo do te na coje po ne te njejten pozit sikur edhe gjate udheheqjes se BARBARIT.
Megjithate,mbetet per tu pare dhe nuk ja vlen te spekullosh.
Pershendetje,plaku.
Moçalor kokqytetit pse nuk shkon per vizite ne evropen veriore e ne ameriken veriore. atje asht zhvillimi, mirqenia, kultura e ardhmja. atje ku ke shkue jane vende moçalore jane republika bananesh
Bravo,loku,bravo!
E ke bo per 1 Lek,e ke bo.
Mos na mungo ketu ke Tema se kena nevoje per idiot si puna jote.
Andej nga Ballkanweb a vazhdon akoma me komentue???????
—ke te drejt DEAN , si do ta kalojme kohen pa keta tipat idiot , se kemi nevoje edhe te qeshim
o macali i dhive ti qeke malokar 14 karatesh,e po nga e gjen internetin ne maje malit ti qe komenton or truri krimbur po ik shiko dhite e delet mer mllef i shpifur ti qeke tallash fare ti vuke nga fiksaqionet,me ty o mocalor plotesohet ai 2600 tonesh plera qe po sjell skizofreni rraca jote DRUZHE saliu…
Djali bole qe je,rrite fjalorin oj pusht se ngele te bananja …
ne QOFTESE NUK NDRYSHON QENDRIMI PER DETIN? I BENI SHERBIMIN ME TE MADH KOMBIT DHE RRESPEKTONI TA PARET TAN, QE KAN DHEN JETEN PER KTO TROJE, HALLALL E PAçI DETYREN E RE NE QOFTESE KJO ESHT E VERTET.
Po a ndrroi qëndrim apo do vazhdoj lojën e qibritave aty ku e la Birisha; Sazanin Italis, Pasha Limanin Turqisë ndërsa detin Greqisë?
ku e tha ky kaq prere , se lexova asgjekundi
turqia vendi per tu mare shembull per ritjen ekonomike vitet e fundit.
vendi me monedhe te zhvlersuar sot nga vendet me ritje ekonomike me te larte ne bote.kur pyeten erdogan si arite deri ketu u pergjigj.
PA VJEDHUR.
Bravo Rama! Kufirin te thana jorgove
Shkurt dhe sakte.Pergjigje te nje lideri me dimension europian.Qe te kesh mbarevajtje pike se pari respekto fqinjin pastaj ata me te largetit.Kjo eshte motoja e njeriu qe di te administroje dhe te mbaje miqesi me kedo qe nuk ia cenon interesat e brendshme dhe jo per te krijuar armiq imagjinar dhe pa nevoje.
Puntori identifikohet ne shum aspekte shikone si ju ka ber tavolina e punes qurulldi si leshe magjupi.
Ky qe nuk rregullon tavolinen e punes do rregulloj nje shtet?
Kryeministri me tavolinen plot lodra te femive sa bretkoca i paska ne tavolin e ku je Ismal Qemali o? Ise Boletini ne dore te kujte ka ra Shqipnia.
Pritni se jane vetem fjale te nje interviste dhe asgje me teper kur te ulet ne tavoline me greket do tja shofim burrnine po i afrohet ora te tregpoje veten se kush eshte
Prishtinë> Bruksel> Nju Jork!
RAMA thote shqip qe :DETI ESHTE I YNI !
Z. Baze, nje kerkese:
a ka mundesi te beni nje artikull investigativ se mbi cfare baze ligjore apo shtigje marreveshjesh te paplotesuara mire qe nga 1913a, Sali Berisha arriti te jepte hapesiren e shumeperfolur detare?
Sado i lig te jete Saliu, jam i sigurt qe ka shfrytezuar ndo1 dobesi juridike, se nuk e ka prone te cifligut te vet qe ta jape kshu kot qofte dhe 1 pellembe toke zyrtare.
Do jete ne dobine e opinionit publik nje sqarim i tille qe te pergatitemi per reagimin e versionit te ri hibrid qe do nxjerre Rama me Venizelos.
Samaras ka vajt ne Amerike dhe ka takim me Obamen ,dhe ceshtja kryesore eshte dhenja per shfrytezim e e naftes dhe gazit grek kompanive amerikano izraelite ,dhe ju mendoni se do dali pengese Rama apo kushdo tjeter per pune deti po qe se atje ka nafte ?ha ha sa shakaxhinj patriote.
Argument pa lidhje ne rastin konkret. Po pse, ti mendon se kompanite e medha naftenxjerrese e kane problem nqs nafta bie ne toke apo ujrat shqiptare? perkundrazi u bie me lire nga ne, qe jemi byth e breke me amerikanet dhe nenshkruajme cdo gje pa kushte. Kurse nga greku ka taksa te tjera se eshte toke e BE-se.
Duhet kerkuar ne arsye te tjera gjeopolitike pse-ja.
SA MBRAPA E LA PARTIA E DERRAVE SHQIPERINE SI VRISNIN POPULLIN NE 97 TEN GERDECI 21 JANARI TMERR PRISHEN FABRIKAT E SISTEMIT TE VJETER PREVEN PYJET QELBEN DETIN RRASKAPITEN FSHATARIN IKU U QERUA KJO QELBESIRE PARTI ME KAFSHEN E VICIDOLIT E BUCEN E TEFIKUT JOZEFINA LESHIN
KUR TE BEHET MARREVESHJA PER KUFIRIN E DETIT ME GREQINE NUK DUHET LESHUAR ASNJE CM DET,NDRYSHE NE ZGJEDHJET E ARDHSHME EDI S’MERR ASNJE VOTE, TA MENDOI MIRE KUR TE HEDHI FIRMEN.
o verior edhe un verior jam tu perjashtu nji pjes te shkodres, verioret e tjer jan vari K….
Edi mos kalo ne mendje tu besh leshime grekerve ,sepse ata qe tradhtojne interesat e vendit ,vin dita dhe ndeshkohen
O Raimond vlonjati, ç’janë këto broçkulla që këput more. Po sikur Gjykata Kushtetuese të vendos që të gjithë detin Adriatik dhe Jon të na e japë neve, duhet që shtetet e tjera ta respektojnë këtë?! Për këto ka rregulla ndërkombëtare mor lalë, që Qeveritë janë të detyruara të bisedojnë dhe të bëjnë marrëveshje brënda kuadrit të tyre dhe jo ç’ti teket njërit e tjetrit që duan të hiqen superpatriotë e shpëtimtarët e kombit, duke abuzuar në padijen e popullit për këto çështje. Qeveria e di më mirë se çfarë duhet të bëjë. Le të presim.
gjykata NUK mund te japi “gjith adriatiun” neve,sepse i “gjith adriatiku”nuk eshte apo ka qene ndonjehere i yni…
kufiri sotem detar eshte caltuar njehere me rregullat nderkombetare,dhe kushtetuesja keto kufij po mbrone!
amani moe njerez , cjane keto dokra qe flisni, cdo gje shqiptare duhet ti jepes shqiperise , ska me derci – verci me popullin shqiptar do vije dita jone dhe do ta shikoni me Edin perpara se sa me kembe ne toke do jemi ne shqiptaret e coptuar e shqyer nga gjithe ballkani, do vihet pika mbi I , dhe kete do mta beje Edi Rama , po se beri populli di si ta zhduke nga politika , sic zhduku Sali Berishen , u lodhen me dokra dhe hajdutlleqe , te presim dhe po ne duhet te ngrihemi perseri mper te vendosur dinjitetin tone si Komb . Te presim …………….