Tanimë nuk ka dyshim se diploma e juridikut në Shqipëri ka humbur vlerë. Madje me shaka thuhet se një në dy persona ka një diplomë të tillë.
Por ndërsa në këtë fushatë zgjedhore u tha se arsimi i lartë është katandisur në atë derexhe sa printon vetëm diploma për juridik dhe ekonomik, në fakt nuk mbeten pas edhe degët filozofi, sociologji dhe psikologji.
Siç raporton e përditshmja Shqip, për këtë vit, në universitetin e Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe të Korçës, qeveria ka miratuar rreth 730 kuota për sistemin part- time dhe në distancë po ashtu janë edhe rreth 150 kuota për sistemin e ditës, për këto degë: Filozofi, Sociologji, Punë Sociale, Psikologji. Kuotat më të mëdha i ka universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, por edhe universiteti i Elbasanit.
Më pas vjen universiteti i Durrësit dhe i Elbasanit, që ka edhe numrin më të vogël të të drejtave të studimit për këto degë të shkencave humane.
Kuotat janë kursyer për degën e Shkencave Politike, në të cilën mund të studiohet vetëm në sistemin me kohë të plotë, ditën. Gjatë këtyre viteve, kjo degë ka vijuar të jetë ndër më të kërkuarat, por asnjëherë nuk është përfshirë në studimet me kohë të pjesshme, apo për edukimin në distancë./ep
Kanë humbur vlerë për shkak të cilësisë tmerrësisht të dobët që të ofrojnë universitetet shqiptare dhe jo për shkak të numrit….!
eshte pikrisht numri i madh i studenteve qe ul edhe cilesine e diplomave.
nuk ka me klasifikim,,por te gjithe qe regjistrohen ne gjimnaz pas tre vitesh do te regjistrohen edhe ne universitet.
thjesht ne testimin qe ju be mesuesve nga ministria e arsimit,60% ishin mbetes dhe pjesa tjeter ishte me mesatare 5.8.
imagjinoi vete si jane te tjeret.
kjo eshte ‘mrkullia” qe solli berisha.
Numri i madh i diplomave krijon problem në tregun e punës dhe jo në cilësinë e të diplomuarit….!
Asnje problem nuk krijon ne tregun tone te punes numri moj Mirushe, sepse nuk funksion zgjedhja si jashte. Si 2 si 20 per nje vend e fiton ai qe eshte paracaktu. Vetem cilsise i prish pune numri
Platoni ne librin e tij “REPUBLIKA” ka thene qe
shteti duhet te komandohet nga filosofet.
Kurse ne shqiperi komandojne doktoret dhe piktoret.
Platoni ia ka fut kot. Sigurisht 2500 vjet me pare filozofi was edhe ekonomist edhe jurist etj dhe perfaqesonte ajken e mendimit intelektual.
Problemet e sotme ne Shqiperi vetem filozofi nuk i duhet. Te gjithe te tjeret, i duhen.
Gjithsesi per mua ministria e arsimit duhet te fokusohet ne edukimin e shqitpareve ne shkencat ekzakte, matematike, fizike, inxhinieri, deket teknologjike, IT etj. Te gjitha bursat apo insentivat e shtetit duhet te jepen vetem ne keto dege.
Nje komb pa inxhiniere, matematiciene, dhe tekniciene te mire ne teknologji moderene, ka per te mbet nje komb refugjatesh dhe pa te ardhme. Komb pa industri, novacion, apo progres real ekonomik.
Vlora,
Une jam i majte dhe me lejo te lutem te them se, “fajin” per gjendjen e krijuar ne sistemin aresimor shqiptar nuk e ka vetem Berisha. Shif, sic spjegova me siper, se cfare po ndodh sidomos ne Italine e jugut, ku ka nje superprodhim te njerezve me shkolle te larte te cilet tregu nuk i do sepse nuk ka nevoje.
Une mendoj se eshe edhe nje cke ceshtje mentaliteti te neve jugoreve. Shume familje ne Italin e Jugut ( kam vajzen te martuar me nje shqiptar atje )i çojne femijet neper universitete per te treguar se, femijet e tyre dhe familjet e tyre jane dikushi.
Vlora, nje komshiu im zvicerjan eshte profesor universiteti dhe djali i tij, mire me mesime, filloi punen si cirak per murator sepse ai mendon qe, me vone te behet nje arkitekt i mire. Pra ka nje perspektive te madhe ne tregun e ndertimit.
“Vlora”, keta kane nje menyre tjeter te menduari ne krahasim me ne jugoret. Nuk them se, jane me inteligjente por kane me teper eksperience si shtet, mere me mend, Zvicra esthte krijuar me se 760 vjet me pare.
Pershendetje
e keqja nuk qëndron tek univirsiteti i rrëmujshëm bjeri ti biem, por dhe njeriu i rrëmujshëm që nxjerr. Shkurt merret diploma me nivel anqlfabetësh. Duke polemizuar paqësisihst në fb. ndërmjet të tjerash përmënda profesrin e math të matematikës Sezai Radhimën. Ai ipte matematik në shkollën 7 vjeçare të Tragjsit. Ai punonte kaq shumë sa që shkolla e Tragjasit u kthze një kombinat i mathë që prodhonte matemacienë. UNË DUKE U INDINJUAR NGA DIJET MINIMALE TË DISAVE QË MBAROJNË UNIVERSITETIN DHE I PZET PËR VOLUMIN E TRUNGUT TË KONIT OSE TË NDAJ BASHKTINGËLLORET NGA ZANORET, TË PËRGJIGJET ME TË QESHUR çJANË KËTO PZETJE QESHARAKE. sHKROVW NË FB QË ME GJITHË SE MBARUAM NË DEGË TË TJERA ISHIM KAQ TË PREGATITUR SA QË EDHE SOT MBAJ MËNT BINOMIN E KATRORIT, DSIPËRFAQET DHE VOLUMET E FIGURAVEE GJEOMETRIKE. nJËRI ME MBIEMËR NGA NJË FMILJE E DËGJUAR MË SHKROI: z- HEMIL! ç,KE FITUAR NË JETË NGA BINOMI I KATRORIT. dESH JU PËRGJIGJA ASHPËR:” kAM FITUAR SE NUK NGELA GOMAR SI TI.POR NJË PEDAGOG MATEMATIKE JU PËRGJIQ THAT DHE E BLLOKOI. mORALI I KËTIJ EPISODI ËSHTË SE SHKOLLA FALLDO PO PREGATIT PRINDËR FALLSO, DIPLOMA FALLSO, SHTET FALLSO DHE SHOQËRI TË DEGJENERUARË ripërtritja e shkollave në shqipërinë anarkike kërkon revolucjon paqësor koseguent si e gjith jeta e shoqëris shqiptare. JETOJMË NË SISTEMIN E TËRËSISË SË ANARKIVE. DUHET TERAPIA SHOK NË VENDOSJEN NË VËNT TË DUKURIVE.
Nuk ka problem. Do te kemi:
taksiste me arsim te larte
Shitese me arsim te larte
babysiter me arsim te larte
A nuk ndodh keshtu edhe ne perendim ?
Pse duhet te shqetesohemi. rritja e arsimimit do te ngreje nivelin e sherbimeve.
Por kujdes, nese keta i futen politikes atehere …….
Prodhim i diplomave eshte nje ane e medaljes , ana tjeter eshte perzgjedhja e tyre per tu punesuar . E ne rast se kjo e fundit funksionon sic duhet atehere jane njerzit qe do te zgjedhin a ju duhet me nje diplome e tille . Por ka ndodhur e kunderta kane gjetur hapsira punesimi jashte cdo kriteri dhe per kete ju eshte dashur diploma.
Faktet tregojne se, kete Problem e kane edhe vendet e Europes se jugut dhe konkretisht Italia, Greqia, Porugalia, Franca, Spanja. Nga qeverite e ketye vendeve eshte bere gabimi i madh qe, nuk jane bere studime ne lidhje me nevojat qe, ka tregu i ketyre vendeve per profesjone te ndryshme. Ka nje superprodhim ne fushat ekonomike, juridike, socjale etj. dhe mungesa te medha ne fushat inxhinjerike, teknike, etj.
Di me siguri se, ne Spanje ka programe ( kane filluar tashme ) qe, njerezit te bejne nje rishkollim ne kuptimin qe, njerezit ku ka superprodhim ne fushat juridike, ekonomike, socjale etj. te bejne rishkollme dhe te marrin shkollim per deget qe, ka nevoje tregu sidomos nefushat e inxhinjerise.
Konkretisht jane hapur shkolla per mesimin e gjuhes gjermane dhe jane derguar mesuese gjermane per te bere shkollimin e rinise spanjolle te papune ne fushat e profesjoneve teknike si elektricist, mekanik, murator etj.
Ne fakt une mendoj se, edhe ne Shqiperi eshte bere nje politike e qellimeshme per superprodhimin e njerezve me shkolle te larte. Mendoj se, qeveria m.q.s e di se nuk ka vende pune per njerezit qe mbarojne gjymnazet krijoje trikun e shkolles se larte. Pra te rinjte ne vend qe te shenoheshin ne listat e te papuneve u shenuan ne listat e studenteve pra u be nje ulje artificjale e te pa puneve, pra si nje lloj ventili. Mendoj se, kjo ishte si fitorja e Pirros per qeverine sepse tani del problemi se, ku do ti futesh ne pune keta njerez, te cilet fatkeqesisht tregu i Punes ne Shqiperi nuk i do. Fatkeqesia eshtet se familjet kursejne si dreqi per shkollimin e famijeve, paguajne deri ne pese ose gjashte mije euro ne vit dhe ne fund marrin diploma te pavlefeshme si nga ana e kerkese se tregut ashtu edhe nga ana cilesore.
Desha tju them se, Zvicra eshte nje shtet me vite Kapitalist dhe ku ekonomnia e tregut ka vite qe funksjonon. M.gj.ate qeveria ben cdo vit planin per sistemimin e te rinjeve pasi mbarojne shkollat. Ata qe nuk jane shume te afte jane sisitemuar neper ndermarje dhe shkolla per zanate te ndryshme etj.
P.sh. sot Zvicra ka nevoje per te rinj qe te shkollohen per kasape, kjo sepse tani ne Zvicer per shkak te faktorit demogfarik nuk ka shume femije. Grate zvicerjane ne vend qe te lindin 2,13 femije ne vit ( gje qe ben edhe riprodhimin e shoqerise ) ato lindin 1,70 dhe kjo sjell mungese te femijeve ne shkolla.
Prandaj qeveria ka filluar bisedimet me vendet e BE per te marre nga keto vende te rinj per shkollim si kasape dhe kuptohet kur te mbarojne shkollen do mbeten ne Zvicer.
E tregova kete histori per te thene se, tregu nuk i rregullon te gjitha sic thote Sala. Tani ka ardhur koha qe, te behet nje kombinim midis tregut dhe rolit regullator te shtetit. Pra administrata shteterore te studjoje dhe planifikoje sic ben Zvicra, Gjermania, Austria etj.
Kuptohet se, nje Problem tjeter shume i madh eshte edhe cilesia e diplomave qe merren ne Shqiperi. Mos harrojme rastin e djalit te shefit te lega nord qe bleu Diplomen tek universiteti privat “KRISTAL” pa qene nje dite ne Shqiperi.
Me thene te drejten une nuk do te kisha qejf te isha nen lekuren e Edit. E presin Probleme te medha ne te gjitha fushat dhe une i uroj atij dhe qeverise se re suksese. Let’s hope and pray.
z plaku
ju siper keni bere nje permbledhje te shkollimit ne baze te
kerkeses se tregut.
por un do te shtoja qe nuk eshte vetem tregu qe permbush
kerkesat e nje shoqerie, sidomos nje shoqerie ne degradim
sic eshte ajo shqipètare.
tregu mund te themi qe mund te jete edhe shkaktar i perkeqesimit
te nje shoqerie dhe shembuj kemi plot.
Shoqeria shqiptare ka kaluar ne degradim burri vret gruan,
vetvrasje ne menyre te larte dhe ketyre fenomeneve mund ti
japi shpjegim filosofia dhe sociologjia.
linda,
Faleminderit per shkrimin shume civil. Une mendoj se ti ke shume te drejte kur thua se :
“Shoqeria shqiptare ka kaluar ne degradim burri vret gruan,
vetvrasje ne menyre te larte dhe ketyre fenomeneve mund ti
japi shpjegim filosofia dhe sociologjia.”
Une e kisha fjalen qe, per shembull universitetet, spialet, zyrat e konsulences per problemet familjare, zyrat e konsulences per Probleme te ciftit (burre e grua etj), spitalet psikiatrike kane nevoje le te themi per 500 njerez me shkolle te larta dhe sipas mendimit tim ne se ti nxjerr ne treugn e pues me shume se 550 specialiste me shkolle te larte atehere keta 50 te tjere do mbeten pa pune ose do zene pune si kamarjer, shites etj.
Kam mendimin se, tani ne Europe eshte kaluar tashme ne nje ekonomi socjale tregu dhe po tentohet , si ne Gjermani, Zvicer, Austri etj, qe kesaj ekonomie ti shtohet edhe faktori shtet ne kuptimin qe shteti te krijoje kushte pune per tregun dhe te vendosi rregulla dhe pse jo edhe ndeshkime.
Linda, une nuk jam ekonomist. Une jam pesionist dhe kam shume kohe dhe lexoj me qejf per problemet ekonomike dhe socjale. Me sa kam lexuar kohet e fundit thuhet se, p.sh. faktori KAPITAL dhe faktori PUNE duhet te jene ne ekujliber. Fakti qe, tani ne kohen e krizes, faktori KAPITAL ( i cili nuk ka atdhe dhe shkon atje ku fitimi eshte me i madh ) eshte bere shume i fuqishem ne krahasim me faktorin PUNE.Ky eshte edhe nje nga shkaqet qe ndodhi kriza. Kapitalistet e medhenj kane cuar Fabrikat dhe vendet e Punes ne Kine, Indi, Brasil etj. Ata nuk investojne me ne Europe per ndertim fakrikash, pra per krijim vende te reja pune duke bere qe te rritet papunesia ne Europe. Prandaj ne kete rast del se Kapitali duhet kontrolluar ne nje mase te caktuar nga shteti.Kujdes, ketu une nuk thashe qe shteti te jete mbi tregun sepse do kishin ekonomi socjaliste te planifikuar sic ishte ne kohen e diktatres.
Keto fjale qe thashe jane mendimet e nje socjal liberali te madh zvicerjan me emrin Roger de Weck. Ne se di gjeramanisht ke shume materjale nga ai ne Youtube.
Me fal se e zgjata.
Pershendetje
Mendoj se ke shume te drejte, analize e mire dhe aktuale. Desha vetem te shtoja dicka per diplomat e universiteteve tona. Kam 4 vjet qe punoj ne Tailande si drejtues i nje kompanie Amerikane dhe me thene te drjeten gjate kesaj kohe kam qene vetem 2 here ne Shqiperi per nga nje jave, per te takuar prinderit se familjen e kam me vete, por ajo qe doja te thoja eshte se nje nje ditelindje te nje punonjesi te kompanise ku ai kishte ftuar pothuajse vetem te huaj me rastisi te takoj nje amerikan qe kishte punuar ne shqiperi kohet e fundit dhe kur vartesit e mi me prezantuan mua menaxherin e tyre tek ky person, ne fillim ai nuk tregoi ndonje reagim, por kur me pyeti se nga jam, ai u shokua e kishte te pamundur te besonte se une jam nga shqiperia duke me dhene argumentat e arsimit te sotem ne shqiperi, une i thashe kam mabruar ne 1990 dhe kam bere master ne USA per 2 vjet, gje qe e bindi ate ne aftesite e mia. Problemi eshte shume,shume i madh ne kete turren e fallciteteve digjen edhe njerezit origjinal dhe te afte, spse askush nuk u beson diplomave te kthera ne letra higjenike.
Me mire nje i papune i shkolluar se sa nje injorant papuns
Jo jo shoku nje i papune i shkolluar gjen pune, por ti e ke kaluar universitetin duke pire kafe e bere logje dhe perdor kete justifikim pa asnje vlere. (Pranoj qe ka shume veshtiresi per te gjetur pune por nje i shkolluar di si te sistemohet).
Ky fakt nuk perben ndonje problem madhor sepse personat qe i kane marre diplomat nga shpia do te eliminohen vete nga konkurenca. Ata qe do te duan te punesojne dike ne kete fushe duhet te vendosin konkurse per te testuar njohurite e ketyre personave dhe me kete rast te shohin se ku jane me superdiplomat e tyre.
Ndersa per plakun, kesaj radhe ke perzier disa shtete qe per hir te se vertetes nuk duhen futur aty ku i ke futur ti. Italia e Franca nuk futen ne ate thes me gabelet e Portugalise apo te Greqise. Keto jane shtete te vjetra me tradite industriale te vjeter te cilave problemet nuk ju vijne nga mungesa e personelit punetor teknik po nga parametra te tjere. Edhe pse kemi tendence ti quajme italianet si gabele ndonjehere, ata prodhojne gjera qe bota i ka zili. Shpesh themi qe mekanika gjermane eshte numri nje, normal qe eshte e vertete por makinat me prestigjioze ne bote i prodhojne italianet e nuk kane pak por tre-kater marka te njohura. Plaku, pavaresisht se ka probleme ekonomike kjo nuk zbeh ne asnje menyre aftesite industriale te ketyre shteteve pararoje ne bote. Mos harro edhe faktin se Italia e Franca kane 57 e para e 64 milion e dyta goje per te ushqyer ndryshe nga Zvicra qe ka 7 milion krymsha dhe qe nje pjese te pasurise e fiton nga bankat pa bere asgje. Sa per ilustrim plaku, OKB zgjodhi tani vone nje drone prodhim breshkaxhish per misionet e saj te vezhgimit ne Afrike se e gjykuan me te avancuar dhe ne raport me teknologjine me te lire se konkurentet e tjere te prodhuar nga shtete te tjera. Une kam punuar me italianet ne Shqiperi dhe kam pershtypje te mira per ata si specialiste per pune mekanike e xhenerike. Te pakten ne Shqiperi kane pasur logjistiken me te mire ne kampet qe paten hapur ne kohen e luftes se Kosoves. Ata qe kane qene ne kampet italiane kane qene te trajtuar me mire se te tjeret. As nuk jam fare filo italian se sjam fare ne Itali, po ate qe e kane e kane. Kam punuar edhe me 2 gazetare zvicerane nja 3 dite si perkthyes ne Shqiperi ne te njejten periudhe dhe me e pakta qe mund te them eshte se njeri nga ata nuk dinte gje tjeter veçse te pirdhte vend e pa vend bile ne prezence tone (timen dhe nje shoferi shqiptar qe kishin marre me qera) Pavaresisht se ne qeshnim me te, ne nje moment shoferi u nxeh dhe desh i tha qe ta mbyllte bythen ndryshe do ti linte ne maje te malit (ishim diku nga Hasi afer kufirit) po e mbajta une me zor se ai plehra e meritonte ta braktisje ne maje te malit se ishte debil. Eshte per te qeshur po edhe ai kolegu i tij e kuptonte se ky debili e tepronte. Nga gjuha e kuptova se ky pordhaci (ishte burre i vjeter) hahahahah ishte nga Zvicra gjermane ndersa tjetri ishte frankofon. Une atehere flisja anglisht se frengjishten se dija akoma.
inspektori,
Faleminderit per shkrimin civil. Une desha te thosha :
– Ate qe ti ke provuar me zvicerjanin qe pirdhte, une dhe shoket e mij qe punonim ne gjeofiziken shqiptare e kishim te perditeshme me kinezet. Ata nuk e kishin per gje te p….. ne cdo kohe dhe cdo vend.
– “Inspektori” une kam punuar ne te zeze ne Vereona te Italise per tre vjet me radhe. Isha hamall ne Magazinen e materjaleve elektrike te nje ish partnerit tim italjan te cilit ne kohen e diktatures i shisja telat e Shkoderes.
– Jam shume dakord me ty qe, italjanet jane shume specialista dhe shume punetore te mire dhe sidomos shume njerezore.
– Une shof shpesh tv. italjan dhe shpesh kam degjuar se, ata kane problemin se kane nxjerre pa kriter shume njerez me shkolle qe, tregu italjan nuk i merr dot dhe sidomos ne Italine e jugut. Bile nje politikan italjan thote se, ne kemi me shume “gjenerale” se sa ushtare ne kuptimin qe kemi shume me teper p.sh. ekonomiste se sa punetore.
– Pastaj une mendoj se, Gjermania, Austria, Zvicra etj. kane nje sistem me te mire se, Italia, Franca,Portugalia etj. sepse ne Gjermani, Austri dhe Zvicer femijet qe, mesojne zanate te ndryshme shkojne p.sh. kater here ne jave ne nje firme private ku punojne si nxenesa dhe nje here ne jave shkojne ne shkolle per te mesuar anen teorike te zanatit.
Pervcec kesaj, ne fund te kater ose tre viteve keta i japin provimet jo ne komisjonet e krijuara nga shteti por ne komisjonet e krijuara nga shoqerite zvicerjane provesjonale. P.sh. une e dhashe provimim per kontrollor Elektrik ( mbas shkolles se nates dy vjet ) ne nje komisjon te caktaur nga lidhja zvicerjane e elektricisteve. Kutohet se, kjo shoqate ( e perbere kryesisht nga pronaret e firmave elektrike ne Zvicer ) i jep shume rendesi cilesise se shkolles dhe provimit.
Nderas ne Itali per tu bere elektricist ata shkojne vetem ne shkolle dhe quhen “perito” me duket. Pra nuk kane pregatitje praktike.
Pershendetje.
3 milion banore, 70 parti politike, tridhjete universitete, me mijera juriste,filosofe, ekonomiste, sociologe.
Edhe Eldorado nuk do te kishte kaq shume, jo me vendi me i varfer ne Europe.
MONOPOLI I POLITIKES.
Ajo urtesi qe nuk u levrua per femijet e popullit shqiptar 67 vite ka qene POLITOLOGJIA thjesht qe, kete kulle te rehateshme qe pasurohesh me fjale, ta kishte monopol vetem nje kaste e caktuar mercenaresh.Ndaj rinia jone duhet te synoje kete fakultet nese duam te kemi shtet me themeli te sigurta per begatine e te gjitheve jo te disave.
Ne pergjithesi shqiptaret jane politikane shume te dobet,qe s’dijne ABC-ne e politikes,s’dallojne barin e dreqit(koskuten) nga gruri.Rinia jone sot le dasmen (politiken) dhe shkon per shkarpa (ne klubet e nates). Ashtu na lane super egoistet,ashtu e duan rinine sot neocifligaret.
Femijeve te tyre,mercenareve te tyre ju dhane fakultetet per tu shellerur ne kariget e politikes.
Politika te meson idete baze te shtetit,ajo e thekson se: DREJESIA ESHTE KUSHTI I PARE I BEGTISE.
Z.Luarasi. Po qe thone se politika eshte kurve? Mos duhet te formojme prej syresh me shumice?
Nese nje komb do ta shkaterrosh , atehere shkaterro themren e akilit qe eshte arsimi. Ky dem kolosal eshte bere ne shqiperi. Universitetet shqiptare renditen ne fund te te gjitha universiteteve qe ka sot bota. Sot numerohen rreth 23 mije universitete, ne jemi te fundit. Ne asnje vend te botes nuk njihen universitetet tona. Ne shqiperi blihen diplomat sic mund te blesh nje kilogram qepe ne pazar, ose nese do te shkosh ne kafenete e universiteteve mund te besh porosi, nje kafe dhe nje diplome, qofte edhe master, qe te dyja do ti blesh. Ky eshte arsimi shqiptar, sdo te kete ndonje vend tjeter qe mund ta gjesh me te shkaterruar se ne shqiperi arsimin. Shume qeveri te reja kudo ne bote e fillojne punen e tyre me reformen arsimore.
“plaku” sa here qe i vendos vetes detyre te mos shkruaj, me del ti, hap nje diskutin interesant dhe ja qe involvohem edhe une.
Ke plotesisht te drejte lum miku. Me shumicen komentuesve ketu te ndajne vite drite, si nga ana e mentalitetit ashtu dhe nga ana se “ke pare bote me sy”. Ka shume qe kane pare bote me sy, por ata me shume i ka pare bota se sa ata ate.
Shkurt, ne kete pike nuk dua te zgjatem.
Sistemi arsimoro-profesional ne hapesiren gjermanofolese eshte ndryshe nga hapesira e “botes tjeter”.
Sa per hapesiren tone arsimi dhe profesioni kane filluar ndoshta 70 vjet me pare, kur universitet e para ne Europe kane mosha edhe me ta larta se 700 vjecare, por nuk eshte shume problemi ketu, se sa tek dobia e mases se specialisteve qe nxjerr hapesira gjermanofolese.
Po sjell nje shembull nga shtypi:
Nje shkolle e mesme diku nga jugu i Gjermanise, nuk e di a ishte gjimnaz a shkolle e mesme profesionale, mori nga nje kompani per prodhime plastike nje porosi.
Shkolles, kjo kompani i kerkonte qe nxenesit e grupit te teknikes, te mund te gjenin nje zgjidhje teknike (ne parim fare e thjeshte) per te bere te mundur lehtesi dhe shpejtesi ne prodhim. Ishte nje detaj i tille qe punonjesit ankoheshin me muaj qe kjo metode pune u kishte sjelle dhimbje te mollezave te gishtave ose kallosje te tyre!!!
Porosia mbaronte me shumen perkatese si shperblim per zgjidhjen e ketij problemi qe per firmen ishte nje perfitim i madh.
Presori (ne shqip) e mori kete porosi dhe e dha si detyre ne klase. Detyra u mor, mjetet per prova u gjeten, diskutimet filluan (diskutimet e lira jane pjesa me interesante e shkollave te kesaj hapesire) te gjithe degjoheshin me interes, “mesim nuk behej” por vetem zhurme, kaos, prova etj!
Nuk kaluan disa jave dhe zgjidhja u gjet!!! Ishte vertet fenomenale intuita dhe fantazia e atyre te rinjve.
U bene provat e para, dolen me sukses. U paraqit puna dhe rezultati tek kompania dhe cdo gje nuk kishte te kritikuar.
Nxenesit kishin bere nje shpikje, firma perfitoi por dhe shkolla dhe klasa qe perfituan vlera financiare. Shpikja u patentua!
Pra ne keto vende, sic e thua dhe ti, ekziston sistemi dual, gje qe nuk e kane vendet e tjera.
Pra teori dhe praktike.
Shqiperia doli nga nje analfabetizem i thelle, hyri ne nje sistem rus arsimimi, u mbush tregu i punes, i vuri te rinjve nje note mesatare ndersa tani i ka hapur dyert per cdokush qe kerkon te studioje.
Gabim nuk eshte, por…
Perse neper banka duhet te punoje nje ekonomist me shkolle te larte, per nje pune qe e ben cdokush, mbush formulare?
Ne Gjermani, Zvicer, Austri punojne ekonomiste me shkolle te mesme.
Ne fund nuk te le puna te besh manipulime.
Nga ana tjeter jam i bindur qe nje inxhinier elektrik nga Shqiperia eshte njesoj me nje teknik elektrik ne keto vende. Keto vende kane standarte te larta, gje qe inxhinieri elektrik shqiptar nuk i ka.
Cilen veper ka ndertuar Shqiperia me forcat e veta?
Asnje. Te gjithe specialistet vinin nga BS-ja, Kina ndersa sot dhe ligjet ti bejne te huajt, kur vete ke me qindra mijera juriste!
Pra puna dhe arsimi kane tradite. “Garazhet” jane shkolla e pare, aty femijet prekin kacaviden, pincen, riparojne dhe modifikojne bicikleta me motor dhe pa motor, fillojne me modifikime kompjuterash etj,etj.
Ernst Heinkel, konstruktor i famshem ne aeronautike, kujto aeroplanet gjermane tip Heinkel gjate Luftes se Dyte, filloi karrieren ne moshe fare te re me nje praktike ne nje fonderi. Sa here ju thyen kockat nga provat per fluturim dhe kete ne moshe 20 vjecare dhe nuk u thye.
(Me shkoi mendja tek ky njeri se lexova diku per te)
Ky eshte nje rast i vetem, mund te gjesh sa te duash per te tjere.
Por ne Shqiperi dhe ne shume vende ndryshon puna. Pa patur diplome nuk “ke vlere”.
Eshte kompleks muhabeti, “plaku”…
Pershendetje.
Z.Claus. Te lumte per shkrimin, shpresoj ta lexojne sa me shume vete.
Claus,
Faleminderit per shkrimin dhe fjalet e mira.
“Claus”, ti e di se une kam mbaruar per inxhinjer Elektrik ne Tirane ne kohen e diktatures. Pasi mbarova shkollen u bera krynergjitik ne kombinatin M.Mame ne Tirane. Nuk punoja vete por jepja vetem udhera.Pastaj shkova ne tregetine e jashteme. Me beso te lutem se, kur erdha ne Zvicer dhe gjata pune si montator Elektrik une nuk dija se si perdoret trapani. Me beso Claus se eshte e vertete. Fati im qe, punedhenesi im ishte i marosur pas anglishtes dhe me mbajti ne pune. Me kete desha te konfirmoj ate qe thua ti.
Claus, une kam mendimin se, keta ketu jane per specializimin e ngushte dhe jo shume per kulture te pergjitheshme. Pastaj keta ketu i japin shume rendesi kur ti je ne pune dhe naten ben shkollim te metejshem. Ne se ben shkollim te metejshem te rrisin menjere rrogen ne shkalle te konsiderueshme. Thjesht muhabeti keta nuk kane lende te para dhe mbijetojne duke i sherbyer segmntit te tregut te njerezve qe kane leke. Keta mbijetojne me kualitet dhe korrektesi. Kane nje respekt shume te madh per punen dhe kane tradita te shkelqyera ne kete fushe. Kujto te lutem qe, gjermanet e humben luften e dyte boterore dhe tradita dhe mentaliteti bene qe, te behen ata qe jane sot ne bote dhe Europe.
Dje, lexova dicka nga nje socjal-liberal zvicerjan me emrin Roger de Weck, eshte drejtori i pergjitheshme i radio televizorit zvicerjan dhe ndoshta publicisti me i madh qe, ata kane tani. Ky Person tha se Zvicra duhet ti jete shume mirenjohese Gjeramanise sepse para dy Qind vjetesh universitetet e Zürich dhe Berne ishin me 10% perofesore gjermane. Edhe sot universitetet zvicerjane kane ne perqindjen me te madhe profesore gjeramane dhe e djathta zvicerjane e kritikon shume kete fakt.
Claus, me fal se shkrimi doli jo konçiz dhe i shperndare si vaji ne lakra. Lenini ka thene : Me fal se shkruajta dhume gjate se nuk kisha kohe te shkruaja shkurt.
Te uroj ty dhe familjes gjithe te mirat.
nje korigjim ju lutem : Para 200 vitesh univesitetet ne Zürich dhe Berne ishin me 100 % ( jo sic e kam shkruar une 10% )me profesore gjermane.
Për Savo Dukatin
.Oreeee matematikan i famshëm i Tragjasit, binomi mësohet pasi ke mësuar mirë gjuhën shqipe.Ti je lyf matrak ( do të thotë bosh fare) për të shkruar,çne mban mend trinomin,binomin etj.Sa per shumicen e studenteve në Tiranë gjithmone kane përgatitjen më të lartë dhe ato që vijnë nga rrethet kryesisht ngelin që në vitin e parë.
Por kjo lloj përzgjedhje për shkollën e lartë është një nga shkatërrimet që saliu i bën rinisë,
por gjithashtu është kontrata e saliut për të mbushur fakultetet private me banorët e tiranës sepse rrethet nuk i sjellin këtu fëmijët në fakultetet private se nuk kanë interes të paguajnë mijra € për shkollimin e tyre.
Sistemi arsimor ne shqiperi eshte renuar nga keqfunksionimi i reforamve arsimore. shteti yn po nxjerr analfabet me diplome.duhet ndergjegjesim qytetar dhe shkeputje te sistemit arsimor nga politike
Sistemi arsimor ne Shqiperi eshte renuar nga keqfunksionimi i reformave arsimore. Shteti yn po nxjerr analfabet me diplome.Duhet ndergjegjesim qytetar dhe shkeputje te sistemit arsimor nga politika