Tetë ARSYE pse Serbia duhet ta pranojnë pavarësinë e Kosovës

12 Gusht 2013, 10:16Rajoni TEMA

Një medium elektronik kroat nga Mostari, “Tacno” (Saktë) ka botuar një artikull ku ka paraqitur tetë arsye se pse Beogradi duhet të ndryshojë kursin karshi Kosovës dhe ta njohë pavarësinë e saj. Artikulli i publikuar në muajin mars ka bërë jehonë në Kosovë, edhe pse është publikuar me disa muaj vonese. Pothuaj të gjitha portalet e kanë botuar atë. Më poshtë janë arsyet që portali ka radhitur se pse Beogradi duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Arsyeja e parë: Për shkak se Kosova praktikisht prej kohe të gjatë tashmë është e ndarë nga Serbia.

Serbia ka 13 vite, që nga koha e nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës me NATO-n, që ka humbur kontrollin faktik mbi Kosovën. Serbia aktualisht nuk ka asnjë kontroll mbi Kosovën dhe Kosova gjatë 13 viteve ka institucionet e saj si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror dhe këto institucione kanë zbatuar politika dhe ligje krejtësisht të ndryshme nga ato të Serbisë.

Arsyeja e dytë: Mosmenaxhimi i duhur i Kosovës nga ana e Serbisë gjatë kohës që e ka pasur nën kontroll.

Serbia, që nga Lufta e Parë Ballkanike e vitit 1912, deri në vitin 1999, ka pasur strukturat e saj në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe ka dështuar që të vendosë autoritet mbi popullatën. Forma e funksionimit të Kosovës gjatë asaj periudhe ka qenë kryesisht aparteide. Popullata shumicë shqiptare ka refuzuar aktivisht bashkëpunimin me strukturat dhe organet e Serbisë.

Arsyeja e tretë: Pranimi i Kosovës është në interes të vetë Serbisë.

Serbia ka problem në ushtrimin e kontrollit ndaj territorit ekzistues të saj, sidomos në pjesën jugore dhe lëre pastaj që të synojë shtrirjen e këtij kontrolli edhe ndaj Kosovës. Pretendimet për të shtrirë kontrollin ndaj Kosovës do ta varfërojnë Serbinë dhe do ta izolojnë atë nga Evropa.

Arsyeja e katërt: Për shkak të rrethanave të sigurisë.

Serbia ka probleme të brendshme me krimin e organizuar, korrupsionin dhe grupet e organizuara kundër shtetit. Gjendja do të ishte trefish me e rëndë dhe me e keqe nëse edhe Kosova do të ishte brenda saj.

Arsyeja e pestë: Për shkak se popullata e zakonshme e ka pranuar humbjen e Kosovës.

Në të gjitha hulumtimet e opinionit në Serbi pas vitit 2000, ka dalë rezultati se pjesa me e madhe e qytetarëve të zakonshëm e ndjejnë dhe e pranojnë se Kosova nuk është dhe nuk do të jetë kurrë me pjesë e Serbisë.

Arsyeja e gjashtë: Për shkak të serbëve në Kosovë.

Të gjitha qeveritë në Beograd e konsiderojnë prioritet mbrojtjen e serbëve të Kosovës. Nëse Serbia nuk mundet ta kthejë kontrollin në Kosovë, atëherë duhet ta njohë atë me qëllim që serbët e Kosovës të mos shantazhohen, kërcënohen, dhe trajtohen si rrezik për shqiptarët.

Arsyeja e shtatë: Për shkak se Serbia moralisht nuk ka të drejtë të flasë për Kosovën.

Përjetimet dhe vuajtjet e shkaktuara në Kosovë gjatë periudhës sa ka qeverisur Serbia kanë qenë të mëdha për shqiptarët, veçanërisht gjatë kohës 1989 -1999. Kjo kohë ka kulmuar me tortura, vrasje, përndjekje, masakra, djegie dhe diskriminim masiv ndaj shqiptarëve.

Arsyeja e tetë: Për shkak se popullata shumicë e Kosovës ka vendosur të mos jetojë me një shtet me Serbinë.

Arsyeja e tetë, por jo e fundit, është fakti se popullata shumicë e Kosovës ka vendosur dhe është e vendosur që të mos jetojë në një shtet me Serbinë. Përcaktimi i tyre duhet respektuar nga Beogradi./EXPRESS

 

 

5 komente në “Tetë ARSYE pse Serbia duhet ta pranojnë pavarësinë e Kosovës”

  1. anticensurë says:

    që të gjitha pikat qëndrojnë dhe një qeveri e mënçur duhet ta pranonte një gjë të tillë!!humbjen e kontrollit dhe njohjen e kosovës si shtet më vete!!
    gjëja që më bën më shumë përshtypje është pika “e dytë: Mosmenaxhimi i duhur i Kosovës nga ana e Serbisë gjatë kohës që e ka pasur nën kontroll.
    Serbia, që nga Lufta e Parë Ballkanike e vitit 1912, deri në vitin 1999”
    fakt që përmëndet rrallë nga politikanët dretëshkurtër shqiptarë!!ata përmëndin,me përjashtime shumë të rralla,vetëm periudhën millosheviçjane!!

  2. Profesori says:

    Po tani,nga pushtetarët e saj, si po menaxhohet Kosova e pavarur? Pse 30-35% e kosovarëve dhe deri 55% e të rinjve kërkojnë të largohen nga Kosova? Për këtë do të përgjigjet njeri?!

    1. andi says:

      Sigurisht qe nuk po menaxhohet mire Kosova sot nga Qeverija e saj, po ama shkjau nuk po ju rreh e persekuton ma, e kete mos e harroni. Ma mire do ishte te kishte suksese ma te medha Kosova, por dhe mrenda saj ka shume dhendurre Serbije, per rrjedhoje nipa e mbesa po ashtu, besa dhe spijuj qe punojne per pak pare per Serbin sa te duash. Megjithate per 12 vjet Kosova ka ba perparime te medha edhe kete mos e harroni. Rinija Kosovare pak dhe per qef punen nuk po e ka se ne prendim pak po punon ajo qe vjen sot.

    2. Kosova says:

      O PROFESOR PA TRU . TRAJTIMI I KEQ I NJERKES ESHTE I PADURUSHEM ,NE KRAHASIM
      ME ATE TE NJERKES .. EDHE NE ME QEVERINE TONE NUK JEMI DHE NUK DO TE JEMI
      KURRE TE KENAQUR , POR TE PAKTEN JEMI TE PAVARUR . KJO VLEN ME SHUME .

  3. Nori says:

    Profesori a din pse tentojn mu largu rinia pse eshte Qeveria e keqe Katstrof si te ju qe ka qen Sala Katstrof edhe te ne Hashim Thaci njejte por edhe ne do ja jepim nje viz Hashimit ta heqim qafe kismet si ju qe e hiqet qafe Salen qe ju ka be vetme gjerat te keqia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje