Dhjetëra objekte në bregdetin e Vlorës janë rrënuar nga fadromat e Policisë Bashkiake në bashkëpunim me Inspektoratin Ndërtimor. Aksioni filloi nga zona e Petroliferës deri në ish-Kampin e Pionierëve në Plazhin e Vjetër, duke shembur lokale, kabina plazhi e deri restorante.
Ndërkohë që në zonën e Plazhit të Vjetër Policia Bashkiake hoqi e të gjitha çadrat e vendosura pa leje.
Një pjesë e këtyre objekteve ishin ndërtuar duke dëmtuar pyllin.
Kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika ka premtuar jo vetëm prishje të ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare të Vlorës, por edhe të atyre me leje, që bien ndesh me planin turistik.
“Jemi pak me vonesë, se kemi dashur mos e inicionim aksionin gjatë sezonit turistik. Por do vazhdojmë gjatë gjithë vijës bregdetare. Do të shohim edhe ndërtimet me leje, që bien ndesh me planin turistik”, premtoi kryebashkiaku i Vlorës.
Gjika u shpreh se aksioni i prishjeve të ndërtimeve pa leje ka nisur që para tre javësh dhe do të vazhdojë tek të gjitha objektet, të cilat janë ndërtuar pa leje dhe prishin vijën bregdetare të qytetit do të prishen të gjitha.
Gjika i bëri thirrje drejtorisë së ALUIZNI-t, që të ndalojë proceset e legalizimit për të gjitha objektet, që së fundi u vetëdeklaruan në zyrat e shtetit.
“Do të rishikohen dhe vlerësohen të gjitha ato objekte, të cilat janë me leje e që prishin imazhin e qytetit e zonën e bregdetit. Për këtë është ngritur një grup pune për verifikimin e të gjitha objekteve me apo pa leje ose ato në proces legalizimi për ta kthyer Vlorën në identitet”.
ore gjika!po pse i le te ndertoheshin keta objekte?!?!?!sepse njerezit kane harxhuar para per ti ngritur.NUK DO TE ISHTE ME MIRE TE PARANDALOHEJ KJO GJENDJE?
Po Lul Hajdutit që e ka bërë hotelin në det me paratë e Rrugës së Kombit pse nuk po ia prishni?
O Pali po njerezit jane loqe or tej! Kane pare dhe shkojne tafti bafti shikojne nje vend aty ku t’i teket dhe bejne pallate. Milet trap o Pali!
kjo eshte nje nisme e mire dhe ne emer te shokeve te AMzhGJV embeshtetim.
Sikur edhe vetem kete gje te bej te mundur qeveria e re gjate gjithe 4 vjeçarit e ka te sigurt dhe nje 4 vjecar tjeter.
Mjaft me me ndertime te tilla, ti kthehemi civilizimit.
Problemi eshte se pari qe nje politikan duhet te kete nocionet elementare te ekonomise, pra kur kemi te bejme me shmbje lokalesh, qofte dhe pa leje,ajo qe humbet eshte ekonomia shqiptare.
Ne kete rast, shembja e lokaleve pa leje le te behej sapo sezoni turistik te perfundonte, ekonomikisht kjo humbje do te ishte me e vogel.
Se dyti, kur njerzit vijne me pushime zoti Gjika ne qytetin e Vlores, vijne per te pushuar, dhe shpenzojne parate qe kane kursyer gjate gjithe vitit, biles 2 apo tre vite per shtresa me te varfera.
atehere me cilen te drejte ti u heq qetesine !!! Lokalet pa leje i ke patur aty orej kohesh, ne mes te gushtit kur shqiptaret dhe te huajt vijne ne Vlore e gjete te punosh!!
Se treti, nje pjese te lokaleve qe jane me leje ti kerkon ti prishesh pasi konsideron si kane prishur identitetin Vlores !!!!
Po mire nese do te kishte te njetin vizjon si ty kryetari i Bashkise se Vlores ne kohen perapara se te shpallej pavaresia dhe per problem identiteti nuk do kishte lejuar ndertimin e godines ku i ngrit flamuri, ku do sihte ngritur flamuri sipas teje, apo te shpia pa gar e gjysherve te tu ?
Perpara se ti drejtohesh nje mikrofoni, pergatit te pakten se çfare do thuash, se ka raste qe ka dhe njerez qe kane ndofta me teper mend se sa ty qe te degjojne, dhe behesh qesharak.
Mos ki merak se nuk i eshte prishur qetesia asnje turisti. Gjithcka behet per show si cdo vit. Keto pamje jane afer ish fabrikes sode pvc ku ka vetem varferi e zhive
O njerez, qe nuk u mesuat te pakten nje here ne jete me rregulla. Nuk eshte Shpetimi qe urdheron per prishjen e ketyre objekteve me leje ose pa leje. Shpetimi eshte thjesht zbatuesi i urdherit nga kryeministi Rama dhe qeveria e re. Deri dje ishit ju qe ankoheshit se po betonizohej Vlora dhe bregdeti…… tani qe pritet te rregullohet ne baze te nje plani te caktuar, ju perseri ankoheni kunder Zotit Gjika. Ju birbot qe shkruajne ketu po tu vesh veshin gjithe kohes ankoheni.Vuani nga nje varferi e theksuar jo vetem ekonomike por edhe psikologjike. Boll u qaravitet! Lereni Gjiken te punoj eshte duke zbatuar urdherat e qeverise. Shpresoj shume qe te vendoset rregull dhe drejtesi ne vendin tim/ tone.
O sherif i vlores po ato ndertimet nga uji i ftohte pse nuk i prek apo e ke mbushur me lumesjare
Po ky eshte krye plehra o toni.Inspektoret e tij qe tani jane per kallzim penal te gjithe,bejne akte konstatimi:ndertim provizor per nje dykateshe te ngritur gjate zgjedhjeve mu perballe rrapit,te uji i ftohte…etj etj.Ky do fshire i pari e ka bere Vloren si hale.
Te pakten te heshtni.Nuk lahet i trashi me te hollin zoterinj te nderuar kryebashkiake te Vlores Durresit,Sarandes,Kavajes eeeeedheeee Pogradecit.Lejat e dhena mbajne firmen tuaj te nderuar zoterin!Jepni njehere HESAP per ato qe keni bere pastaj jepni mend se c’duhet bere.
Neqofre se ka navoje njeri per mendjen tuaj te sklerotizuar.Edhe uji kur rri ne nje vend qelbet.Jo me disa si ju qe keni nga 15 vjet ne ato karrike.
Per te shkuar ne Europe duhet te mendosh
e sillesh si Europian.
Per ¢do prishje brenda ligjit dhe rregullave
urbanistike duhet te jemi dakort.
Te mos mendojme per Partine por per Shqi
perine.
Jam pak me vonose thot ky .palla se ku ishe deri tani .mos gaboj ke nja 10 Apo 12 vite Si kryetar bashkie o pall me mustaqe .popullit shqiptar ju kane qerruar syte qe votojne per keto plehra .po ku ke qene o mustaqe .
Ed Rama,
nuk vazhdohet keshtu – kemi 20 vjet ata nderto ne prish – kush i paguan paret e prishjes, fadromen, shoferin, rehabilitimin e mjedisit ?
Burg : Burg dhe demshperblim – te dalin nga burgu vetem kur te bejne denimin dhe te kene paguar demshperblimin!
Ne vetem me dru dhe hu ne bythe marrim vesh qe po na kercet suma!
te gjitha ndertimeve pa kriter tu vihet kazma nga themeli,neqoftese duham nje vend normal
Z Gjika po pallatin e Armando Meshaut qe eshte ngritur ne lagjen 28 Nentori ngjitur me pallatin 1293 do e prishni? kush ja dha lejen e ndertimit ketij personi ne fjale?! Ah po ju i deturoheni dikujt, ndaj dhe e firmoset lejen. A nuk jeni ju qe firmosni lejet ne fund, a nuk jeni ju qe po lejon te ndertohet ne oborrin e shkolles se mesme “Ali Demi”( ne mes te qytetit) , dhe jo vetem po te shkolla 24 Maj, dy pallate 11 katesh qe “zene fryme” e shkolles? Cafre pamje po i jepni qyteti, ndertime pafund, pa palan urbanistik qe duket nje kaos i madh kur e shef nga lart?
Keto jane vec fjale te bukur qe ju jeni mesuar ti thoni kohet e fundit neper televizone, ku keni flluar te dilni ca me shpesh thjesht per interesa personale. CFARE DO MERRNI, CILA PJSE E TORTES DO TE TAKOJ TY?!
Po pallatin te xhamia qe i zuri frymen asaj shtepise 3kateshe private ? Ketu jeni te mbeshtetur dhe nga ligji se eshte bere jashte cdo rregulli e ligji. I zoti i shtepise vari dhe parrulla te shtepia e tij po bashkia nuk e qethi shume
ik o koqe me mustaqe
Cudi e madhe? Po si mund te dalin kryebashkiaket e te thone tani te tilla gjera? Gjeja e pare qe vjen ne mendje eshte se pse e lejuan kete katrahure. Shihni si eshte bere tek Uji i Ftohet, masaker me pallate shumekateshe qe kane dale edhe ne rrugen nacionale, pallat brenda ne det. Po nuk i shihte kush se cfare po behej? Te prishesh kioska e kafe te vogla eshte kollaj, po cfare te besh me shumekateshet, ato jane halli i madh dhe masakra e vertete. Keshtu ka ndodhur ne Vlore, Durres, Sarande, Lezhe, Golem,Pogradec, Elbasan, e sigurisht ne Tirane qe eshte betonizuar dhe nuk ka me shpetim. Dhe cudia eshte se ndaj kujt ankohen keta pushtetare? Mos erdhen UFOT e i ndertuan? Ne Vlore Gjika, ne Durres Dako, ne Lezhe Tushe, ne Tirane 11 vite Rama. Pra ne keto 8 vite katrahura me e madhe eshte bere aty ku pushtetin vendor e kane pasur socialistet. Une besoj se ka pasur nje marreveshje te heshtur edhe me qendrorin. Interesat e biznesit dhe parase nuk pyesin per ngjyrime partiake.