AP i bën apel Ministrisë së Shëndetësisë: Monitoroni gjendjen shëndetësore të romëve

15 Gusht 2013, 15:48Sociale TEMA

Avokati i Popullit, Igli Totozani, duke u ndalur sërish në çështjen e familjeve të komunitetit rom, mbetur pa strehim, i është drejtuar me një rekomandim Ministrisë së Shëndetësisë, për marrjen e një serë masash në ndihmë të këtyre familjeve.

Avokati i Popullit rekomandon marrjen e masave për trajtimin dhe asistencën e vazhdueshme shëndetësore për pjesëtarët e komunitetit rom në kampin e ish-Dekorit.

Sipas Totozanit, Ministria e Shëndetësisë duhet të angazhojë strukturat në varësi të saj për monitorimin e vazhdueshëm të gjendjes shëndetësore të këtyre banorëve.

“Në përputhje me nenin 22, të Ligjit Nr.8454 datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar me Ligjin Nr.9398 dt.12.05.2005, ku thuhet se: “Organet të cilave Avokati i Popullit u ka drejtuar një rekomandim, kërkesë apo propozim për shkarkim, duhet ta shqyrtojnë rekomandimin, kërkesën apo propozimin për shkarkim dhe të kthejnë përgjigje brenda 30 ditësh nga data e dërgimit të rekomandimit, kërkesës apo propozimit për shkarkim. Përgjigja duhet të përmbajë shpjegime të arsyetuara për çështjen në fjalë, si dhe çfarë veprimesh, mosveprimesh apo masash ka ndërmarrë ai organ”, kërkojmë të vihemi në dijeni brenda afatit 30 ditor për qëndrimin tuaj, ndaj këtij rekomandimi”, thekson Avokati i Popullit./A.XH

14 komente në “AP i bën apel Ministrisë së Shëndetësisë: Monitoroni gjendjen shëndetësore të romëve”

  1. Tironci says:

    ata nuk kane cati mbi koke ky thote shkoni monitoroni…o shoku gjeji shpi or lal. dun shpi robt. pastaj coi mjekun

    1. Belisarius says:

      PO gjendjen e GAY-ve kush e monitoron?? O Totozan, kur do kthesh serish syte nga ne se na ke lene ne meshire te fatit, ne dore te ekstremisteve

      1. emigranti says:

        Po ti o shqiptar çfare ben per te permiresuar jeten tende e bashkeatdhetareve te tu ? Apo ja fut nga nje te share neper gazeta e çlirohesh !

        1. Belisarius says:

          Sme duhet fare. Une per vete i fus nje pune nga pas dhe jam Ok. Puna ehste te rregullohen hallet tona se per ju kujdeset qeveria

  2. dritani says:

    3 milion jane pa monitorim shendetesor. Nuk jane shume…

  3. Treviso says:

    Zoti avokat, prisni pergjigjen pas 30 diyeve dhe keni per tu rehatuar nga ky problem. Largazot, nuk do ngeli rom i gjalle pas 30 diteve, per ministrine e shendetesise dhe per bashkine e Tiranes. Ne thane realitetin
    ministria e shendetesise nuk e din se ku eshte vehte dhe jo te merret me romet.
    Eshte pafuqia e avokatit te popullit qe bredhin romet sa me nje lulishte sa me nje tjeter. mjafton ti beje pak presion Lulzim qumeshtorit dhe gjendja e romeve to tu rregullonte brenda dites. Do thote dikush se nuk ka para per te baguajtur nenpunsit? Fondi i emergjences nuk preket per te baguajtur nenpunsit, per te pastrehet si problemi i romeve po. Shikoni se çfar shteti eshte. Dorzohet para nje problemi mikroskopik. Dorzohet se s’ka fuqi te strehoje 20 familje rom?!

  4. adi says:

    Ej se late neme te gjithe. Arrixhijte sot e mot neper rruge e cadra kane fjete, edhe ne Europe me cadra e rrulota rrine, kurse ky thote t’i monitorojne gjendjen shendetesore, t’i gjejne shtepi, pune e ku di une cfare. Po merruni o njerez me ndonje problem serioz se Shqiperia ka aq shume sa s’di nga ta nisesh

  5. genci says:

    Po ka nje problem Shqiperia, te madh shume biles: racizmin. E keqja eshte se askush se kupton se ne cnivele te papara eshte.

    1. adi says:

      Problemi me i madh ne Shqiperi eshte mendjelehtesia

    2. Dean says:

      Genco,Provoje 1 here kete fjali si do tingelloj:
      Monitoroni gjendjen shendetsore te Shqiptareve.
      Ku eshte ndryshimi,plako?!?!?
      Lene Iglin,ti,se Igli ate pune ka.Sa me justifiku rrogen.Igli sa ka ardh ne detyre e deri me sot,vecse me gejt dhe Romet eshte marre,pasi e di se keto jane pune pa zarar.E ke degjuar ndo1 here Iglin te flase per VIKTIMAT e 21 Janarit?!
      Thot ndo1 fjale me ze te ulet dhe shpreson qe mos ta degjoj njeri se o muhabet me zarar.
      Nuk i plas fort Iglit per Romet,po hajt mo.

  6. genci says:

    problemi tjeter eshte po aq i madh ne mos me i madh: frika e qytetareve. Shikoni cdo gje ia kerkoni Avokatit te Popullit, ai duhet te gjej shtepi duhet tu gje pune juve te merret me gjithshka. Po qeveria, ajo qe iken dhe ajo qe vjen? Ata jane apo jo pergjegjes per keto?Po ti cben qytetar? Pse sngrihesh ne kembe? Po rri pas tavolines duke ngrene fara luledielli e duke i ber bla bla bla nje njeriu qe punon.

  7. Jani says:

    Keta nuk luajne as llotari, mor aman……

  8. mao says:

    Po monitoroni njehere falas shendetin e gjithe femijeve te varfer shqiptare neper kopshte e shkolla o Totozan. Apo do te dukesh sikur punon para ketyre evropianeve qe vetem per pedere dhe per jevgj dhimbsen. Na myten legenat.

    1. disk says:

      Big Up bishe. E ke myt. Keshtu me duket edhe mua ky

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje