Kapshticë, vijon kthimi i shqiptarëve, duhet të kenë 600 euro garanci

22 Gusht 2013, 09:34Sociale TEMA

Kthimi i qytetarëve shqiptarë në pikën kufitare të Kapshticës ka vijuar edhe ditën e sotme.

Autoritetet shqiptare në këtë pikë doganore konfirmojnë se sot kthimet janë më të pakta, por ende përdoret si kusht, garancia në euro.

Kështu, policia thekson se qytetarët duhet të kenë 600 euro me vete si vlerë monetare sepse pala greke këtë argument përdor si justifikim për moskalimin e shqiptarëve në anën tjetër të kufirit.

Situata në Kapshticë vijon e tillë prej 3 ditësh, menjëherë pas ngjarjeve në Përmet mbi pronësine e truallit ku dikur ka qenë një kishe e vjetër.

E njëjta situatë ndodhi dhe në Kakavijë, ku policia iu përgjigj me parim reciprociteti duke bllokuar kufirin për rreth 3 orë.

Të alarmuar Greqia njoftoi konsullin grek në Gjirokastër dhe ky i fundit i kërkoi policisë shqiptare të hape kufirin për shtetasit grekë sepse pala greke nuk do të ‘shqetësojë’ më shqiptarë.

15 komente në “Kapshticë, vijon kthimi i shqiptarëve, duhet të kenë 600 euro garanci”

  1. Aleks Xinxa, Kryetar i Partise Arthqiomarksiste says:

    Tani, te rrime drejt e te flasim shtrembert nuk ja vlen. Ky rregull eshte per ne shengen, me apo pa vize duhet te kesh nje sasi paraje ne xhep. Tani pse allvanoi eshte mesuar urra byrra pa rregulla, kjo eshte tjeter gje.

    1. Shqiptari says:

      Leksi pleksi, une marr 600 Euro Borxh dhe i kthej kur te vete ne greqi, care kuptimi ka ky rregull pastaj ???

    2. hamdurulam says:

      E ka fajin Jonullatosi qe greket nuk kane zbatuar ligjin e Shen benit dhe te na kerkonte leftate .

    3. Agron says:

      ..prandaj duhej RILINDJA e ASHE 83 , dhe kjo RILINDJE e EDi Rames me date 9 Shtator 2013 fillon punen per nje ASHE = Aleanca per Shqiperine Europiane.

  2. mira says:

    Duroni dhe pak ju qafira, sa t’u dërgojë kryeministri i New York-ut një mesazh elektronik…..Nuk u bëtë ju që të poshtërroni një qeveri amerikane e cila mezi pret kalendarin elektronik të shtatorit, për të marrë qeverisjen elektronike të një Shqipërie dixhitale…!

    1. Shqiptari says:

      O mira i ke pire ca birra me duket, Ik futi ndonje dopjo tani te behesh esull.

      1. mira says:

        Po jo bre se po haja kërnacka bre me Nico Pelechin bre! Mbledhja e Ed Ramës u bë në hotelin me emrin New York, prandaj po të ndihmoj në deshifrimin e komentit….

    2. hamdurulam says:

      Mire e ke ti Mira ,por keta qe do vijne kane ndermend ta nderrojne administraten dhe Shqiperine dixhitale s’do kete kush ta drejtoje keshtu qe do i kthehemi postes me kala ose gomara ( qe ketu ka me shumice perderisa besojne cdo pordhe ).Perpara .

  3. Drini says:

    Me 5000 lek shqiptare, nuk shkohet ne greqi.

  4. moçalor + terùn + redneck = jugor says:

    ju te temes ne nje lajm ma siper keni shkrue se k’te problem e zgjidhi kryemoçalori i kokqytetit. ateher kujt ti besojme??

  5. era says:

    greket per kete kusht kane shume te drejte.

  6. lutfi says:

    kau ne ma ete ne te drejt se ne jemi msu me more buken me vete dhe futu ne mal ku shkon o i varfer shqipetar ;

  7. matrix says:

    Ca ka per tu habitur? Edhe ne gjermani, edhe ne itali, edhe ne cdo vend tjeter eshte i jejti kusht.

    Ju ka ngecuar sharra ne gozhde dhe po filloni te sajoni histori.

  8. Klodi27 says:

    Tani qe dogana greke ta sjell ne maje te hundes,eshte e vertete, por qe dhe keta te shkrete te ndergjegjesohen pak se nuk kalohet kufiri me duar ne xhepa. Me rregull rekomandohet nga 50-100 euro dita, sa dite do rrish aq euro duhen. Sinqerisht nuk kuptoj cfare pretendojne te gjejne ne Greqi, ata po falimentojne si shtet, ku do punojne? Hajde te kesh enderr ndonje Kanada a Amerike, po Itali e Greqi? Vendet e Mesdheut (ato qe jane ne BE) kane marre fund ekonomikisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje